Nga Viktor Malaj
“Njerëzimi është racë e pakorrigjueshme.
Mjafton t’iu japësh idhujt dhe gogolët dhe s’duan
t’ia dinë për dallimet midis të drejtës dhe të gabuarës, të vërtetës dhe gënjeshtrës, të mirës dhe të keqes”.
William Hazlitt
Një letër e hapur që shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi i dërgoi shkrimtarit Ismail Kadare para pak kohësh ngjalli shumë reagime në shtypin e përditshëm të Tiranës. Me përjashtime shumë të rralla, të gjithë opinionshprehësit iu shmangën thelbit të letrës dhe u pozicionuan në formacione luftarake, gjë që tregon se shtysa e dhënies së mendimeve të tyre nuk ishte arsyeja njerëzore dhe kultura intelektuale por pasionet dhe paragjykimet me të cilët e kalojnë jetën këta individë.
Me përjashtim të studiueses dhe kritikes letrare, zonjës Klara Kodra, z.Sokrat Habilaj si dhe shkrimtarit Visar Zhiti, shumica e reaguesve të tjerë as që u morën me përmbajtjen e letrës por nisën anatemimin e Jorgaqit dhe njerëzve të tjerë anonimë, duke i etiketuar si “pjesë e nomenklaturës komuniste”, “spiunë”, “sigurimsa”, “bolshevikë” etj., që kërkonin të hidhnin baltë mbi Kadarenë. Zonja Kodra bëri një analizë profesionale, që ne të tjerët e kemi më të vështirë ta realizojmë, por nuk shkoi më tutje, ndërsa zoti V. Zhiti tentoi të merrej me thelbin e çështjes por u tërhoq me kujdes, me sa duket për të mos e prishur me askënd. Mirëpo, e vërteta që nuk do t’i bjerë ndesh askujt nuk mund të jetë më e vërtetë e dobishme.
Shmangia nga thelbi i çështjes dhe etiketimi i njerëzve, me qëllim për t’i bërë të heshtin, ka kohë që është bërë mënyrë sjelljeje me publikun e një skuadroni akrepash intelektualë, të cilët karakterizohen sa nga intelektualizmi shterp, aq edhe nga një lloj perversiteti moral. Janë, përgjithësisht, një kategori personash, të cilët, si arritje të tyre më të madhe kanë prodhimin dhe dhënien e diplomave universitare thuajse gjithë kokëboshëve dhe xhepplotëve të Shqipërisë ose janë individë që shërbejnë pa pushim dhe paguhen nga media shqiptare të korruptuara, të korruptueshme dhe korruptuese. Shërbejnë prej shumë vitesh duke përsëritur e ripërsëritur, pa ndërprerje, të gjithë termat e sotëm social-politikë, pa gjetur dhe ofruar kurrfarë zgjidhjesh për problemet më madhore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Po t’i referohemi një thënieje popullore të përdorur në mbarë Shqipërinë, këta janë individë që paguhen duke punuar sipas parimit “Korr e mos lidh”. Mirëpo, janë individë shumë vigjilentë dhe të gatshëm të pickojnë e helmojnë cilindo që shpreh mendime dhe vlerësime të kundërta me të tyret. Duke mos qenë të aftë ta përballojnë debatin me argumente, ata kanë zgjedhur të shfaqen si modernë, perëndimorë, demokratë etj. dhe palën tjetër ta shpallin “komuniste”, “lindore”, “bizantine” etj. Në këtë mënyrë besojnë se të tjerët do të tërhiqen, të heshtin dhe këta do të jenë të vetëm, të përhershëm dhe fitimtarë në mejdanin e mendimit, duke vringëllirë shpatat e marrëzisë, ndërsa dëgjojnë me kënaqësi belbëzimet e të tremburve prej tyre, që, të strukur në një qoshe të debatit, luten pa pushim, “Zot, na shpëto nga maskarenjtë!”.
Në këtë skuadron, që përbëhet kryesisht nga individë të papersekutuar nga regjimi komunist, dallohen gazetarë të stilit Qypi, që ka një çerek shekulli që, me një fjalor të huazuar nga bordellot e kohës, nuk lë pa sulmuar askënd që nuk i pëlqen, e deri tek disa gazetarë apo studiues të tjerë që përpiqen të imponohen jo nëpërmjet dijes por shfryrjes së pasioneve. Është e sigurt se shumicën e tyre, po të ishte ende regjimi i para 1990-ës, do t’i shihnim duke u shtyrë në radhë për të marrë teserën e PPSH apo për të siguruar ndonjë vend në “nomenklaturën komuniste”. Ndërsa në gjithë këtë kohë passocialiste përpiqen të na bindin se qenia e dikurshme anëtar partie apo zyrtar i çfarëdo rangu në regjimin komunist paska qenë mëkat dhe, pse jo, edhe krim. Sipas tyre, gjithë këta individë nuk kanë sot të drejtë të shprehin mendimet e tyre. Që ta gëzosh këtë të drejtë, ose duhet të kesh qenë i persekutuar i atij regjimi, ose duhet të kesh qenë bari dhensh apo punëtor me kazmë. Këta pjesëtarë të skuadronit në fjalë nuk të fusin në burg, jo pse i pengon ndërgjegjja, por sepse nuk i lejojnë kushtet dhe rrethanat që ka krijuar koha e sotme. Në këto kushte, kanë zgjedhur të të burgosin fjalën tënde, në pamundësi të të burgosin trupin. Kjo është çfarë iu intereson atyre.
Në rastin e letrës së Jorgaqit për Kadarenë thelbi i çështjes qëndron nëse Kadare e ka shkruar romanin më të fundit në vitin 1958 apo tani vonë dhe e paraqet si arritje të rinisë së tij (ky fakt nuk cenon vlerat e veprës letrare të shkrimtarit por është domethënës për karakterin e tij), nëse është e vërtetë se në vitin 1958 Kadare e “kishte çuar kudo namin” e novelës së shokut të tij Nasho Jorgaqi kurse sot pohon se “Kur e kam lexuar… kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”. Gjithashtu, në thelbin e letrës së Jorgaqit bëjnë pjesë edhe vlerësimet e Kadaresë për metodën e realizmit socialist, që dikur argumentonte përparësitë e saj ndaj metodave të tjera ndërsa sot e konsideron si “art çnjerëzor” etj.
Shqytarët e vrerosur, që morën përsipër baltosjen e Jorgaqit dhe gjithë atyre që kanë vërejtje për Kadarenë, nuk u morën me asnjërin nga këto probleme. Disa prej tyre janë aq të pafytyrë saqë vetëm para dy vitesh u përpoqën ta bëjnë Kadarenë të heshtë rreth manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës duke përdorur të njëjtin fjalor me të cilin sulmojnë sot qortuesit e Kadaresë. Ka shumë vite që kjo kategori individësh, kur nuk të bëjnë dot të heshtësh, të rekomandojnë që librat e Kadaresë dhe disa libra të tjerë, të botuar para 1990, “duhen lexuar midis rreshtave”. Ata duan të na bindin se p.sh. fjalët “rrap madhështor” duhen lexuar si “ferrë e vyshkur” apo urimet “të rrojë shoku Enver sa malet me dëborë!” t’i lexojmë si “të rrojë sa dëbora në male (dihet se dëbora shkrin shpejt)” etj. Mirëpo disa shqiptarë “anadollakë” nuk pranojnë të lexojnë midis rreshtave ku ndodhet errësira e mbushur me gënjeshtra, por preferojnë të lexojnë vetë rreshtat ku ndodhet e vërteta e ndriçuar.
Në reagimet e tyre ndaj letrës në fjalë individët e lartpërmendur u përpoqën ta paraqesin qëndrimin e Jorgaqit si dashakeqës, si smirë, si dëshirë për t’u dukur (sepse po sulmonte Kadarenë, ndërsa mbrojtjen e Kadaresë nuk e konsiderojnë të tillë), si sulm i nomenklaturës komuniste që “s’ia fal Kadaresë antikomunizmin e sotëm”, si imitim i fletërrufeve të dikurshme etj. E vërteta është se N. Jorgaqi, jo vetëm në atë letër, por edhe në studimet e tij të mëparshme e ka pohuar disa herë vlerësimin e tij shumë të lartë për Kadarenë dhe veprën e tij letrare. Shqytarët e sipërpërmendur thonë se nuk duhet ndarë Kadareja si shkrimtar nga Kadareja si njeri dhe se “ai nuk mund të jetë një shkrimtar i madh dhe një njeri i vogël”. Ky pohim nuk qëndron, jo vetëm për Kadarenë, por për asnjë individ tjetër të kësaj bote. Aftësitë, prirjet dhe dhuntitë e shfaqura në veprimtarinë njerëzore janë një gjë dhe karakteri i njeriut është tjetër gjë. Ato ndërthuren dhe bashkëndikojnë por, në asnjë rrethanë, nuk mund të njësohen. Po të niseshim nga pohimi i tyre do të duhej që nobelisti norvegjez Knut Hamsun, i cili e cilësonte Hitlerin, vrasësin më të madh të njerëzimit, si “një profet i Ungjillit”, apo nobelisti serb Ivo Andriq, një armik konsekuent i çështjes shqiptare në Ballkan, të konsideroheshin edhe njerëz të mëdhenj dhe të mos kritikohen për asgjë.
Një pjesëtare halucinacionante e familjes së E. Hoxhës i konsideronte kritikat ndaj Kadaresë si sulm i mafies dhe i agjenturave, ndërsa disa adhurues pa kushte të tij apo kinse adhurues u shprehën se Kadare është “i shenjtë!”, është pjesë e Trinisë (kupto: trinisë së shenjtë biblike). Kuptohet qartë se cenimi (qoftë edhe në formën e kritikës) i tij do të përbënte sakrilegj.
Sa i përket kohës kur Kadare ka shkruar romanin e tij më të fundit, as kritikët dhe as idhujtarët e tij nuk mund ta vërtetojnë këtë fakt. Këto janë fakte që vërtetohen vetëm me ekspertiza specifike. Personalisht, si lexues i tij, ky fakt s’më intereson fare, përveçse kur është fjala për raportet e Kadares me të vërtetën.
Raportet e Ismail Kadaresë me të vërtetën
Nuk ka asnjë dyshim që I.Kadare është një shkrimtar i klasit të parë. Ismail Kadare mund ta kishte marrë dhe duhet ta marrë Çmimin Nobel për letërsinë. Ai e meriton këtë çmim jo pse ka qenë për dy dekada një komunist formal dhe as pse ka një çerek shekulli që shfaqet si antikomunist i çakërdisur dhe as pse është shqiptar. Kadare e meriton çmimin e lartpërmendur për shkak të dhuntive të tij superiore letrare të manifestuara në shumë libra të shkruar, të botuar dhe të përkthyer në disa gjuhë të huaja. Madje, të duket qesharake dhe cinike kur mendon se një çmim i tillë iu është dhënë dikur disa autorëve që qëndrojnë dukshëm poshtë Kadaresë.
Pas vitit 1990, disa individë shqiptarë e patën cilësuar Kadarenë si shërbëtor të regjimit komunist dhe ndihmës të tij, ndërsa disa të tjerë e patën cilësuar si armik dhe varrmihës të atij regjimi. E vërteta e madhe është se asnjëri nga këto pohime nuk është i vërtetë. Regjimi komunist nuk jetoi gati gjysmë shekulli në Shqipëri për shkak të ndihmës së Kadaresë dhe as ra në vitin 1990 për shkak se ndihmoi Kadareja me ikjen e tij. Ismail Kadare nuk iu ka borxh shqiptarëve që e pësuan nga regjimi i para 1990. Pohime të tilla burojnë ose nga dashakeqësia, ose nga mendjelehtësia. Kur ishim të rinj dhe studentë ne i pëlqenim shumicën e librave të Kadaresë për shkak të ndjesive artistike dhe estetike që na shkaktonin dhe jo pse ishte anëtar partie (ne, as e dinim këtë fakt dhe as ishim të interesuar për këtë) apo pse kishte shkruar edhe për Partinë dhe “shokun Enver”. Unë dhe disa shqiptarë të tjerë të thjeshtë dhe anonimë nuk kemi këtë konsideratë për letërsinë artistike të Kadaresë të pas 1990, jo pse ai bën përpjekje të stërmundimshme dhe të panevojshme të vetëparaqitet si antikomunist, por sepse kjo letërsi nuk e ka atë nivel artistik të librave të tij të dikurshëm dhe sepse në sprovat (esetë) e tij letrare Kadare dëshmon se ka shumë probleme me të vërtetën dhe etikën.
Shqytarët mjeranë të Kadaresë, duke u përpjekur ta paraqesin si hyjnor, kërkojnë nga të tjerët që ato që ka thënë apo thotë Kadare, të merren si postulate, të mos diskutohen, të mos vihen në dyshim dhe, aq më pak, të kundërshtohen. Ata duan që ne, shqiptarët e zakonshëm, për hir të cilësisë artistike të letërsisë kadareane, të pranojmë verbazi dhe të duartrokasim edhe atëherë kur Ismail Kadare nuk thotë të vërtetën, edhe atëherë kur ai trillon apo thotë gjëra që e bëjnë qesharak. Të mos jesh dyshues dhe, më së paku, kritik kur ndesh pohime të tilla të Kadaresë si: Letërsia nuk ka kurrfarë lidhjeje me jetën, se nga mënyra si lëviznin balerinat në teatrin kinez të viteve ’70 mund të kuptoje sa anëtarë të Byrosë Politike kineze do ta pësonin në javët në vazhdim, se Italia e pushtoi Shqipërinë në prill 1939 sepse Konti Çiano donte të shtinte në dorë Geraldinën, se udhëheqësit komunistë të regjimit të kaluar bënë çmos ta rrëzonin Skënderbeun por u rrëzuan prej tij dhe broçkulla të tjera si këto, do të thotë të mos kesh respekt as për veten dhe as për të vërtetën historike.
Adhuruesit pa kushte dhe rezerva të Kadaresë duan të na bindin se libra të tij si “Mosmarrëveshja” duhen konsideruar si “dhiatë e antropologjisë kombëtare”, mirëpo arsyeja e shëndoshë nuk mund të mos konstatojë se, në një pjesë jo të vogël të tij, ky libër është një lajthitje intelektuale. Përdorimi i fantazisë në çështje të historisë dhe moralit nuk mund të jetë produktiv si në krijimtarinë artistike.
Qysh nga viti 1990 Ismail Kadare ka bërë një përpjekje vigane, si askush tjetër jashtë fushës politike, për të bindur opinionin e brendshëm dhe të jashtëm se ai ka qenë armiku kryesor i regjimit komunist dhe në luftë të vazhdueshme me të. E filloi këtë me “arratisjen” nga Shqipëria atëherë kur nga regjimi komunist nuk rrezikohej as edhe një fshatar i thjeshtë, duke pretenduar më vonë se ikja e tij do i shërbente rënies së regjimit, e vazhdoi me paraqitjen e vetes në libra eseistikë sikur të ishte Prometeu i mitologjisë, dhe nuk pushoi kurrë së mohuari dhe anatemuari shumëçka që ishte krijuar në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.
Në këtë kuadër janë edhe pohimet e tij rreth realizmit socialist në intervistën që paraprin botimin e librit “Mjegullat e Tiranës”. Në të, ndër të tjera, ai thotë: “Çështja e heroit pozitiv ka qenë e para që më ka dalë përpara në raportet e mija me realizmin socialist. Për t’i rënë shkurt, ishte shëmtia e parë që arrita të dalloj, pa ndihmën e askujt, përveç se të letërsisë… Nuk e kisha marrë me mend se do të vinte dita që mbi shpinën time të ndieja se ç’turp do të ishte të gjendeshe si hero pozitiv në një vepër të realizmit socialist… Personazhi qendror, d.m.th. unë vetë isha një student që më rrinte mendja ditë e natë se si pas mbarimit të studimeve, të shkoja ku të më dërgonte partia për t’i shërbyer popullit… Për herë të parë… unë kuptova se sa çnjerëzor mund të ishte ky art”.
Pohime të tilla të lënë pa mend, edhe sikur të ishin bërë nga një njeri i rëndomtë dhe jo më kur ato i bën njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të kulturës kombëtare. Është e sigurt se pohime të tilla nuk burojnë nga padija. Kur mendjet e mëdha udhëhiqen nga pasionet dhe interesat vetjake, jo rrallë, sjellin pasojat e stuhive dhe jo ato të diellit pranveror.
Bazuar në pohimet e mësipërme rezulton se metoda e realizmit socialist dhe, rrjedhimisht, edhe letërsia e krijuar sipas saj, janë të shëmtuara, të turpshme dhe çnjerëzore. Problemi bëhet akoma më i çuditshëm dhe i ndërlikuar kur vëren se shkrimtari ka ardhur në këtë konkluzion, kryesisht, duke pasur parasysh “heroin pozitiv”.
Që realizmi socialist ka pasur kufizimet e tij, herë të drejta dhe herë të padrejta, kjo nuk ka diskutim. Por, siç thotë me të drejtë kritikja Klara Kodra, e keqja më e madhe erdhi nga trysnia që organet partiake dhe shtetërore shqiptare ushtruan mbi shkrimtarët dhe artistët duke i degjeneruar parimet e kësaj metode deri në absurditet. Dihet se parimi kryesor i asaj metode ka qenë pasqyrimi me vërtetësi i jetës. Nga ana tjetër, “heroi pozitiv” i asaj letërsie ishte (ose, më saktë, duhej të ishte) individi që vë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak dhe që është i gatshëm të sakrifikojë për shoqërinë. Pikërisht, ky hero, i cili ishte i gatshëm “për t’i shërbyer popullit”, siç thotë Kadare, i jepte karakter çnjerëzor letërsisë (po sipas Kadaresë).
Ky pohim i pretendentit për Çmimin Nobel është shërbimi më i keq që mund t’i bëhej gjykimit mbi vetë autorin dhe veprën e tij. Shërbimi ndaj shoqërisë, sakrifikimi për njerëzimin është shtylla kurrizore e Doktrinës së Krishterë, nga e cila Perëndimi pretendon se udhëhiqet, ai Perëndim të cilin Kadare e glorifikon pareshtur dhe pohon se ne i përkasim dhe duhet t’i përkasim. Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel, pikërisht sepse sakrifikoi gjithë jetën e saj për njerëzimin (popullin), me motivacionin “Me punën e saj iu ka sjellë dinjitet të varfërve të kësaj bote…”. Kur letërsia dhe propaganda e regjimit komunist e vinte theksin tek ky lloj heroi pozitiv, Presidenti i SHBA, Xhon F. Kenedi i këshillonte amerikanët: “Mos pyesni se çfarë bën Amerika për ju por çfarë bëni ju për Amerikën”.
Nëse ka një element human (njerëzor) që përshkon artin e realizmit socialist, pavarësisht ekzagjerimeve nga ndërhyrjet e politikës, është pikërisht “heroi pozitiv”. Prania e këtij heroi, sipas Kadaresë, e bënte artin çnjerëzor. Sigurisht, në një kohë dhe shoqëri ku quhet art emisioni “Big Brother” dhe promovohen si “heronj” individë të zvetënuar si Kim Kardashianët apo ku një prapanicë e mbushur me silikon për pesë orë çmohet më shumë se një kokë e mbushur me dije për 50 vjet, nuk mund të ketë vend për të tillë heronj pozitiv si ata që sakrifikojnë për shoqërinë. Jo më kot, njëri nga shqytarët e Kadaresë, që hiqet si filozof province, thoshte në shtyp se “Njeriu i mirë, ai që sakrifikohet për interesin e përgjithshëm është një kategori e mjerimit filozofik… Po, kapitalizmi i ka njerëzit e tij të mirë:Tek punëtorët socialë, klerikët, dhe po deshe prostitutat”.
Nëse ato që thotë Kadare për realizmin socialist janë të vërteta, atëherë lindin disa pyetje: Nëse arti i realizmit socialist ishte çnjerëzor, a duhet hedhur i gjithi në koshin e plehrave? Po kështu, të gjithë shkrimtarët e asaj kohe a duhen mohuar, harruar dhe madje, ndaluar (sepse gjërat çnjerëzore shkatërrojnë njerëzimin)? Vetë vepra letrare e Ismail Kadaresë a i përket realizmit socialist? Nëse po, si mundet një shkrimtar, që ka shkruar e botuar vepra letrare çnjerëzore, të pretendojë fitimin e Çmimit Nobel për letërsinë? Nëse veprat letrare të Kadaresë nuk i përkasin realizmit socialist, si mundi shkrimtari t’i shmangej kësaj metode letrare “çnjerëzore”, jo vetëm pa e pësuar nga shteti diktatorial, por, madje, duke pasur edhe poste politike e shtetërore (anëtar partie, nënkryetar i Frontit Demokratik, deputet i Kuvendit Popullor)? Kaq budallaqe ishin të gjitha strukturat e shtetit të diktaturës, sa ua hodhi një njeri i vetëm?
Ismail Kadare ua ka detyrim moral dhe intelektual të gjithë lexuesve të tij t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve, dhe të tjerave si këto. Përndryshe, ne kemi të drejtë të besojmë se, me gjithë ekzagjerimet dhe deformimet, realizmi socialist ishte një metodë letrare humane (dhe jo çnjerëzore, siç thotë Kadare), se, në tërësi, librat e tij të para 1990 mbështeten në këtë metodë dhe se regjimi i kohës, me dashje, ka lejuar edhe shmangie, sado të vogla, nga zbatimi i kësaj metode.
Përfundimisht, unë besoj se e ardhmja i mbetet shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa me njeriun Kadare ajo nuk duhet të merret. Sepse, edhe në të ardhmen, njerëzimi do të ketë nevojë për Diogjenë që, me qiri të ndezur në dorë, të dalin ditën me diell nëpër rrugët e qyteteve, në kërkim të njeriut.
***
Kadare përtej “Mjegullës”
Nga Alqi Koçiko
Njeriu dhe shkrimtari, dy në një. Shkrimtari dhe epokat në të cilat ndahet vepra e tij. Këndvështrimet sesi ai e trajton këtë vepër, në varësi të sistemeve. Raporti i tij me veten dhe njerëzit që e rrethojnë. Sidomos me lajkatarët “e pakushtëzuar”. Kjo analizë e autorit Viktor Malaj vjen në vazhdën e debatit që u ngrit pas botimit të librit të fundit të Kadaresë, “Mjegullat e Tiranës”, dhe saktësimit të shkrimtarit Nasho Jorgaqi se vepra në fjalë zor se është ndër krijimet e para të shokut të tij të rinisë Kadare. Para pak ditësh, DITA botoi edhe një shkrim të kritikut të letërsisë Razi Brahimi, njëherësh kritik i Kadaresë dhe ish pedagog i tij i dikurshëm, që hedh dritë mbi ngjarjet e vërteta që kanë ndikuar në ngjizjen e “Mjegullave…”. Por Malaj afërmendsh që shkon përtej këtij momenti, duke marrë në analizë dhe ballafaqim qëndrimet e shkrimtarit të njohur ndaj realizmit socialist në dy kohë, dhe prej këtej, raportin e tij me të vërtetën. Për më tepër ju ftojmë të lexoni materialin, por sigurisht që nuk mund të mos biem dakord me autorin kur thotë se “unë besoj se e ardhmja i mbetet shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa me njeriun Kadare ajo nuk duhet të merret”.
A me te vertet Viktor Malaj beson se eshte mbi te tjeret dhe ka te drejte te gjykoje kedo, nderkohe qe ai ben te njejten gje, gjykon e vlereson? Dhe ne fund do ti vere kapak çdo mendimi te shprehur pas letres se kritikut Nasho? Disi e paaresyeshme, apo jo?
Ehe!
Po te lexosh shume vepra te Kadarese , duket qe atje mungon heroi pozitiv ne moden e realizmit socialist ,keshtu qe nuk eshte cudi qe Kadareja te kete qene kunder ketij heroi ne brendesi te mendimeve te tija …
Biles edhe kur lexon letren qe Kadareja i kishte bere Nexhmijes per te mare nje apartament te ri duket qe Kadareja eshte tip qe nuk vendoset ne resht , nuk eshte servil,
sepse atje ai nuk e kerkonte te drejtene tij me te lutura te Nexhmija, por e kerkonte plot dinjitet dhe me njefare ftohtesie te cuditeshme …
Une kur e kam lexuar ate leter te Kadarese , dukej ashiqare qe Kadareja ishte tip qe nuk te servilosej, dhe qe t emos harojme ne ate kohe ti shkruaje nje leter atyre lart , do e mushje plot lepirje bythe ..se ndryshe nuk ecej ne ate ruge
Ndersa Kadareja ne ate leter rezatonte nje zemerim dinjitoz per te drejten qe i takonte dhe as jepte as edhe nje iluzion sado te lehte per servilizem ndaj Nexhit
Porse jam dakort qe nuk ka azgje negative te reklamosh heroin pozitiv , eshte gje shume pozitive per shoqerine,
vecse njerezit dhe shkrimtaret nuk pelqenin kornizat qe realizmi socialist i vendoste fantazise se shkrimtareve , se ju ngushtonte lirine, ndersa heroi pozitiv ne vet vete eshte gje e dobishme per shoqerine…
Natyrisht , si cdo njeri edhe Kadareja ka te metat e tij, por as qe diskutohet fare se si njeri ne diktature Kadareja ishte shume mos-perfilles ndaj regullave qe diktatura kishte vendos ne Letersi, si asnje tjeter
Ne te njejten kohe vete Kadareja ka deklaruar se nuk ishte aspak kunder diktatures ne ate kohe ,sepse nuk mund te shprehej dot , sic thtoe edhe vete, por ama ne krahasim me te tjeret Kadareja jepte atehere shenja te daljes nga reshti
Ndersa kur Kadareja ka ikur ne France, pavaresisht se atehere ishte zbutur diktatura , ikja e tij beri buje –Biles atehere foli edhe Rexhep Qosja tek Zeri i Amerikes per ikjen e Kadarese , dhe foli shkelqyer ,
nderkaq te nesermen e fjales se Qoses ne mbeshtetje te ikjes se Kadarese te gjithe ne rinia flisnim dhe behej ceshtje e dites ….
iSHTE I VECANTE KADAREJA EDHE SI NJERI –Dallonte shume nga gjithe ju te tjeret ….
Gjithmone atehere rinia tregojne se peshperisnin me njeri tjetrin :..Tha Kadareja keshtu, e tha Kadareja ashtu …..
si psh kur tha njehere ne nje kolektiv punonjes :..Une nuk shkruaj per klasen punetore, une shkruaj per intelektualet
Apo vogelsirat :….20 qindarka per te folur me ty, 30 qindarka per te ardhur tek ty…..
Ose shprehjen famoze :…Eshte teper vone Besnik… hahahahaha lol
Keto shprehje te vogla, por tejet pikante , tregojne edhe tipin e Kadarese dhe ishin pikerisht keto qe mbanin gjalle dhe e benin interesante jeten e rinise ne ate kohe gri te komunizmit .Keto shprehje sherbenin si nje nxites i bisedave plot humor dhe kolorit midis te rinjve e te rejave
Ose kur shkonte bashke me djalin e Mehmet Shehut dhe takonte Lasgushin ,Lasgushi i cili atehere ishte si armik i REALIZMIT SOCIALIST dhe qe te gjithe kritiket e stigmatizonin etj etj
Ishte dhe eshte shkrimtar shume i madh Kadareja, por si njeri, si tip , eshte akoma me i madh
Ne fund do thosha se ky artikull ishte i panevojeshem , ashtu sic ishte e panevojesheme edhe letra e ..Nasho Jorgaqit ……
Jorgaqi si shok i ngushte qe ishte duhej qe ate leter tja lexonte ne personalisht Kadarese , jo ta botonte, sepse edhe Kadareja nuk ja permendi emrin atij
Apo Jorgaqi eci me shprehjen qe tha njehere Mehmet Shehu per Kinen :…Miqesia me nuk mbahet,shoqeria jone ndahet ..lol
Nuk besoj se meqense kane ardhur sharlatanet ne fuqi, ne duhet te rezojme …Piedestalet,
TE CILAT VERTET I KEMI TE PAKTA,,POR AMA I KEMI TE JASHTEZAKONSHME
Njeriu nuk mund te ndahet nga vepra.Eshte koha qe ben vleresimin.:Ose i rrezon te dyja,ose i ngre te dyja. Ose Isi eshte nje shtirraq dhe vepra e tij shtirraqeri ne te gjitha regjimet,ose e kunderta,jane cpifaraqe dhe ziliqare kritikuasit e tij.Sot Tolstoi dhe vepra e tij jane nje .Kujtoni postulatin:”Dy care ka Rusia….Nikolla i dyte dhe car Lev Nikollajevic Tolstoi.Po ashtu edhe Lasgushin nuk mund ta ndash nga vepra e tij Artiste te ketij niveli si Mitrush Kuteli, Petro Marko,nuk mund ti ndash nga vepra,sado kaluan sprova te renda,shume me te renda mbi jetet e tyre dhe te familjeve te tyre.”Dashurite tragjike” te Kadarese jene si ai vaji masiv i konkubinave te Partise Demokratike,diten e doreheqjes se Sali Berishes.Mynxyre kukullash te perkedhelura!
Kadareja dikur nje shkrimtar gjenial,
ndersa sot nji plak avdall.
Ka rrjedhun i shkreti nga trute.
Njikshtu e kan gjith soji i burrave gjirokastrit,
n’pleqni komandohen nga grat.
Gjermani.8 August
Shkrim dhe mendime me nivel të lartë kulturor, artistik, shkencor dhe, mbi të gjitha, realist. Të vjen keq kur e dëgjon Kadarenë njeri dhe kur e lexon Kadarenë shkrimtar. Një e thotë e një gjë tjetër e bën.
Ismail Kadare ky servil i te gjitha “oborreve” ne te gjitha koherat po rreshqet nga binaret e objektivitetit si ne letersi por edhe ne jete,dhe me shkrimet e tija ngjall me shume “meshire” tek ai qe i lexon per “vetedijen e shkalafitur” te shkrimtarit te madh,qe dje s’dinte ku t’i kerkonte rrenjet e tua Parti,dhe sot nuk din ku te kerkoje rrenjet e egoizmit te vet,derisa na shfaqet si i ngurtesuar ne fillimet e shkrimeve te veta.Ja “futi” Enverit duke i bere qejfin por jo ustallareve te “Nobelit”,te cilet ia kane thene vazhdimisht ne sy “je pinjoll i oborrit te kuq”.
-KADAREJA e ka krasitur me deshire veten e tij per ta pershtatur me kohen,por skartimi e ka nxjerre te pakuptushem te pavleresuar..,ate qe diti te realizoje heroin pozitiv dhe armikun e klases ,sic dinte vetem Ai..Por artisti jashte edhe kur gabon..nuk e djeg ate faqe te jetes se tij.
..Ky zoteri vuan,vuan ngaqe nuk ka qene totalisht i persosur,por ne e pranojme dhe e vleresojme sic eshte,pasi nuk ka perfeksion ne jete..asnjeri nuk eshte i persosur..te gjithe shahen perplasen dhe duhen…duaje Kadare veten tende ..qe te duan edhe te tjeret.
si nuk kane turp te shfaqin injorance e tyre keta bicim shkrusa
shkrim i merituar, analitik, i sakte dhe i merituar.
Duhet dalluar mire se ç’ishte e keqja dhe e mira e metodwsserealizmit socialist.
Nwse kjo metodw s’kishte asgjw tw mirw, letwrsia dhe autorwt e gjysmeshekulli duhen hedhur ne kosh.Atehere, ç’mbetet nga letersia shqiptare dhe ajo e Kadaresw’
Bravo zoti Malaj.
Artikull shume i mire. Kadareja njeri eshte nje medioker i vertete. Si shkrimtar sme intereson ne keto raste. Kur ndryshoi sistemi ne Rumani ai qe udhehoqi demostratat ishte nje shkrimtar,. Nuk iku shkrimtari ne france, por ndejti ne vendin e tij per te marre pjese ne ndryshimet politike dhe shoqerore. Tek ne e udhehoqi Azem hajdari me Berishen. Pse . sepse shume te tjere iken ose u shmnangen. E cme plas mua sesa shkrimtar i mire eshte Kadare, kur ne momentin me te rendesishem te vendit \nuk morri pjese.
E para : Ikjen e Kadarese e ka pergatite me kujdes Ramiz Alia,per të vetmen arsye me shpetue vepren e tij,mbasi ajo(vepra e Kadarese) asht pasqyre ma e mire e realizmit socialist dhe e sistemit komunist.Ne se Kadarene do ta gjente ne Shqipni periudha e ndrrimit te sistemit,vepra e tij do binte automatkisht me sistemin,lider I të cilit ishte dhe Kadare,komunist,nenkryetar I Frontit Demokratik,ku Kryetari ishte e shoqata e diktatorit,deputet I zgjedhun prej Byrose politike e të tjera funksione ne strukturat e nalta komuniste.
Se dyti:si njeri,Kadare ka probleme me vehten,ai na del si nji person I dyzuem,me dy fytyra,bizantin dhe oriental. I dyzuem ,edhe komunist I devotshem edhe anti komunist,ne të gjithe shkrimet e tij e konsideron Fishten si perfaqesues të regresit,prapambetjes,shovenizmit,si vjedhes të folklorit dhe ne darke ai do të lexonte dhe recitonte femijeve vepren e Fishtes.Si mundet nji njeri,per ma teper intelektual të shkrueje vjersha per Stalinin ,vetem pese të tilla jane ne Frymëzimet Djaloshare botim 1954 dhe nder kohe na paska shkrue nji roman kunder diktatorit.Kjo nga njerzit normal ,të ndershem quhet dyftyrsi,bizantinizem dhe orientalizem anadollak.Ai vete nuk duhet t’ia lejoje vehtes keto lajthitje intelektuale.Po,ka edhe të tjere njerz qi kete soj sjelljeje e konsiderojne menyre jetese apo mbijetese ,të tille njerz konsiderohen të shkathet,I pershtatetet kohes ,sillet kah frymn era etj etj,pra ai nuk ka ba as gja ma shume se nji “takije”orientalo-islamike.
Mendoj se te jesh vertete I ditur duhet te nisesh nga vetvetja duke vene ne dukje cilesite qe te karakterizojne ne kete fushe pot te mundohesh te Shafaqesh si I ditur duke perifrazuar, gjukuar,cenuar,keqperdorur cilsite e te tjereve mendoj se kjo Kurre nuk do te te Bente njeri dhe shkrimtar te madh si KADARE Ty Shoku Viktor
Shqiptaret mjerane nuk kane sy te shofin malet e larte ,por vetem per te pare ndonje ferre apo shkurre rruges qe te con per aty .