Ka kohë që lehjet dëshpëruese të Kryetarit real të PD-së ecin në një rrugë të errët. Kjo rrugë, fundin e saj e ka në greminën e kaosit civil, i cili mbetet mundësia e vetme për mos ndëshkimin e tij ligjor. Kur Roberspieri u shpëtua përkohësisht nga arrestimi i kundërshtarëve të vet, disa jakobinas e këshilluan që t’i bënte thirrje popullit kundër rrezikut që i kanosej Republikës, por ai duke e ditur se çfarë kishte bërë gjatë qeverisjes se vet gjakatare u tha atyre: “Në emër të kujt ta nënshkruaj këtë thirrje?”. Avokati nga Arrasi e kuptoi se fundi i tij tragjik ishte i pashmangshëm, ndërsa Doktori nga Tropoja akoma ngushëllon veten me ëndrrën e riciklimit.
Sali Berisha mbetet i vetmi rast në histori kur amerikanët sfiduan vetvehten e tyre duke e ricikluar Berishën në pushtet pas asaj që ndodhi në 97, por ajo ishte një sfidë e detyruar. Ata që hodhën poshtë Les Valesen, braktisën Pinoçetin e Suharton u detyruan ta pranonin riardhjen e Berishës në pushtet. Çdo gjë ndryshon në proporcion me kohën. Kanë ardhur kohët që politika shqiptare të çlirohet nga ankthet mbytëse të së kaluarës së saj. PS-ja dalëngadalë po i nënshtrohet suksesshëm këtij procesi ndryshimi, ndërsa PD-ja është ende larg, shumë larg, përderisa brenda saj vazhdon të sundoje fantazma imperiale e Sali Berishës. Ai bën thirrje për të përmbysur Ramën, duke spekulluar me disnivelet e pashmangshme që sjell periudha tranzitive e ndërrimit të pushteteve, duke kapërcyer kështu dhe kufijtë moralë të një ndjesie reflektimi që duhet t’i sillte largimi poshtërues nga pushteti i një vote mbarëshqiptare.
Shtylla vertebrale e PD-së ishin të persekutuarit politikë; ish-të burgosur politikë, që mbetën serish të burgosur në brengat e hallet e tyre të pazgjidhura; si dhe ish-pronarët, të cilët mbetën sërish ish-pronarë nga qeverisjet e derisotme që e kanë futur vendin në kolaps ekonomik e civil me pasoja shkatërruese për të ardhmen. Gjithë shqiptarët sot dergjen mbi shtresën vullkanike të një konflikti të pashmangshëm për çështjet e pronësisë, i cili një ditë mund e do të shpërthejë tragjikisht nëse nuk do ndërhyhet me përgjegjësi të lartë politike. Sot shqiptarët janë populli që flenë më pak gjumë në kontinentin Europian, se më shumë se gjysmës së tyre iu janë grabitur pronat, por edhe përfitues-grabitësit s’mund ta bëjnë të qetë gjumin e tyre.
Dhe pikërisht Berisha… Berisha bën thirrje për kryengritje…! Në emër të kujt? U bën thirrje të burgosurve politikë, atyre që i dogji dhe i poqi me urrejtjen e vet të trashëguar. Unë kam qenë pjesëmarrës i të gjitha grevave të urisë që kanë bërë të burgosurit politikë për çështjen e tyre të drejtë. Isha edhe kur Berisha bëri thirrje për të mbrojtur plepuristat në 1998-ën, por PS-ja e asaj kohe në pushtet, u tregua shumë dinjitoze në trajtimin e asaj greve duke u plotësuar kërkesat duke mos shpifur e fyer grevë-bërësit siç bëri Berisha në grevën e fundit Shtator-Tetor 2012. Ai angazhoi falangat perverse të spiunëve që aktualisht i ka akoma, përderisa nuk u janë hapur dosjet si langonjtë e vet besnikë.
Sali Berisha, unë jam nga Vlora dhe duhet ta dish se diferencat karakteriale të burgosurve politikë të Vlorës, gjatë gjithë kohëve që ekzistuan në burgjet politike në Shqipëri, me ata të nahisë tënde ndryshojnë shumë. Në qoftë se nuk e di, mund të pyesësh. Mos vallë larot e tu më ngatërronin kur unë isha në grevë me emrin me ndonjë pjesëtari të asaj greve që ishte i nahisë tënde?
Unë po të shkruaj sepse dua të të them diçka fare hapur këtu në gazetë: Ti Sali Berisha, je një tranvestit politik që e ndërrove orientimin tënd në kujdesjen e një kirurgu satanik si Ramiz Alia. Shndërrimi yt ndodhi në pavionin ogurzi të Komitetit Qendror për të ardhur në krye të së djathtës shqiptare; më saktë për ta shkatërruar atë. Misioni yt ka mbaruar dhe ti bashkë me të. Mjerë ata që akoma s’e kanë kuptuar.
Sot që ti po lëngon në errësirën e egocentrizmit tënd të shfrenuar, kapluar gjithandej nga ethet e obsesionit të vetëm që ke, pushtet me çdo kusht e çdo mjet, bën thirrje për protesta e kryengritje…!
Po të pyes prapë: Në emër të kujt? Në emër të atyre që u rrëmbeve pronën dhe jetën, në emër te atyre që baltose e gënjeve për vite me rradhë? Ti sot je kthyer në një kufomë politike në dekompozim e sipër, që me kutërbimin tënd po ndot jo vetëm ajrin e zyrave të PD-së, por edhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Atrofizimi politik i PD-së, për aq kohë sa ajo do të jetë domen i yti, nuk do të ndalet kurrë. Mjerë PD-ja me ty, lum PD-ja pa ty!
Zoti Rama! Krokodili Berisha noton dhe gjuan në ujërat e turbullta të politikes shqiptare vetëm nga moshapja e dosjeve. Vetëm dosjet janë prangat e trashëguara nga komunizmi. Ai i përdor me shumë sukses për të mbajtur rreth vetes, për të ushtruar pushtet edhe kur nuk është ën pushtet. Po u hapën dosjet, Berisha do të mbetet komandant pa ushtar, se të parët do të largohen Jozefinka Avdalli dhe Edush Halimi, i cili kur unë isha në greve, do të deklaronte se kisha privatizuar gjysmën e Sarandës, kur unë aktualisht edhe sot jam pa shtëpi dhe jetoj me qira. Kur këputen zinxhirët, langot e harrojnë të zotin e tyre.
Zoti Rama! Këputi zinxhirët dhe prangat e dosjeve. Bëje këtë që Shqipëria të hyjë në normalitetin e saj aq të nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Bëje të lirë Shqipërinë dhe shqiptarët nga brengat e së kaluarës komuniste për të mbetur gjithmonë njeriu i ndryshimit të madh. Bëje që të bëhesh i tillë.
Kur të hapen dosjet, lukunia e langove që sot trimërohen e kapërdisen nëpër gazeta e televizione, do të tulaten njëherë e përgjithmonë, por edhe atyre do t’u bëhet mirë se do të shpëtojnë njëherë e mirë nga qehajaji i tyre i pashpirt dhe keqpërdoruesi Berisha. Ai do të mbetet përgjithmonë siç deklaroi Dostojevski për Bjelinskin kur u inaugurua monumenti i Pushkinit në Moskë, “fenomeni më i qelbur i jetës intelektuale ruse”, ndërsa Berisha do të mbetet dukuria më e shëmtuar politike e periudhës poskomuniste në Shqipëri.
Kur Napoloni u kthye nga Rusia i mundur dhe pa armatën e tij të madhe, Hygoi do të shkruante për të: “S’kish më Napoleon, kish mbetur Bonaparti si një romak i goditur nga shigjeta e një parti”. Kështu po ndodh dhe në Shqipërinë e sotme me Berishën:
Berisha ka vdekur
Gjallë është veç Saliu,
Si një lluc e mbetur
Që pret ta lajë shiu.
Tani lamtumirë podiume, lamtumirë mitingje ku çirrej pa reshtur komunisti i veshur me mantelin e demokracisë të vjedhur tinëz në altarin e ëndrrave tona, sipas skenarit katovician. Hape rrugën o gjysh, të kalojnë të tjerët. Dhe kujdes, se duke qenë i prostatëzuar mendërisht e fizikisht, mos harro se WC-ja është “djathtas dhe vetëm djathtas”, nga ajo e “djathtë” që e ideoi dhe projektoi, babai yt shpirtëror Ramiz Alia! Dhe një herë o gjysh kujdes: “WC-ja” është “djathtas”!
Fatmir Lamaj është një ndër ish-të burgosurit politikë më të njohur në vend. Ai është nga Vlora dhe pjesëmarrës në të gjitha grevat e urisë që kanë zhvilluar ish-të burgosurit politikë, përfshirë grevën e fundit që përfundoi tragjikisht. Kjo letër e hapur e dërguar prej z.Lamaj në DITA është opinioni i tij për atë që po ndodh në PD, por edhe një apel për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit.
* * *
Fatmir Lamaj vs. Sali Berisha dhe…Robert Mugabe
Nga Eduard Zaloshnja*
Kur bebeja Sali i Berishajve lëshoi klithmën e parë në këtë botë, atje në Vuçidol, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri. Ndërkohë, babai i bebes Sali mirëpriste ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të djaloshin Sali me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karrierën mjekësore dhe në aktivitetin politik në radhët e Partisë së Punës.
Kur Sali Berisha voziste me varkë në Drilon të Pogradecit me të birin e Enver Hoxhës, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt kishin vite që u ishin kalbur eshtrat, pas pushkatimit dhe, ndërkohë, rreth 100 vjet burg politik ishin akumuluar në fisin Lamaj.
Kur Sali Berisha dëshmonte në gjyqin kundër heroit anti-komunist Hysen Shoshori, Fatmir Lamaj u arrestua, për t’i shtuar edhe një dekadë tjetër shekullit të burgut politik të akumuluar nga fisi i tij. Dhe kur Sali Berisha kujdesej për shëndetin e Hysni Kapos, Fatmir Lamaj torturohej në birucat e burgut politik.
Në vitin 1991, rrugët e jetës së Saliut dhe Fatmirit u takuan në Vlorë. Saliu, pasi ishte larguar nga PPSH, kishte dalë në krye të Partisë Demokratike dhe, gjatë fushatës zgjedhore të atij viti, e takoi Fatmirin e sapoliruar nga burgu. Që prej atij viti e deri në 2009-ën, Fatmiri votoi rregullisht për Partinë Demokratike, sepse, nga shtrëngimi i dorës që kishte bërë me ish-komunistin Berisha, kishte krijuar një bindje të brendshme se ishte penduar sinqerisht për militimin në partinë që i kishte shkatërruar jetën atij dhe gjithë fisit të tij.
Madje, në vitin 2004, një fotografi e madhe e Fatmirit të përgjakur gjatë një protestë kundër qeverisë Nano, ishte përbri një editoriali të Sali Berishës në gazetën Rilindja Demokratike, ku ky i fundit argumentonte se përse duhej bërë “një dëmshpërblim i menjëhershëm dhe i plotë i martirëve si Fatmir Lamaj”.
Thyerja e Fatmirit me Saliun ndodhi pas zgjedhjeve të 2009-ës, kur sorrollatjet për të marrë këstet e dëmshpërblimit të premtuar nga Saliu para zgjedhjeve, e bindën më së fundi se atij i interesonte vetëm vota e të burgosurve politikë dhe jo dëmshpërblimi dinjitoz i tyre. Dhe kur mori vesh se bashkëvuajtësit e tij ishin futur në grevë urie në Tiranë, Fatmiri hipi në një furgon dhe shkoi e u ngujua edhe ai me ta.
Dhe ironia nuk mbaron me kaq. Në ditën kur Fatmiri u deklaroi mjekëve se do të vetëflijohej, Saliu u deklaroi deputetëve të tij, me rastin e datëlindjes së vet, se do të jetonte dhe qeveriste edhe 34 vjet të tjera…
Dhe kjo deklaratë e Saliut na çon 10 mijë kilometra në jug të Shqipërisë, ku 88-vjeçari i rrjedhur nga trutë Mugabe po garon për t’u rizgjedhur për të n-tën herë president i Zimbabves…
*Botuar në 16 tetor 2012
Ndjehem i ligeshtuar nga keto lloj artikujsh qofte te FLamajt qofte dhe te komunisto-ballistit EZaloshnja.
Eshte bere teper e neveriteshme kjo lufte cerek shekullore kunder “komunizmit” sidomos nga keto dy emrat e mesiperm qe jane fajtore ne instalimin e Berishes ne 90′ dhe e kane mbrojtur per shume krime te tjera.
Eshte gafe e madhe qe i jepen keste ketyre te permjerruve politike ? Per cfare aresye ?Nqs do kishin bere ndonje revolucjon ta hidhnin Enverin do ishin heronj dhe e meritonin.Keto ishin viktima te mjera qe perjshto rreth 200-300 veta qe ishin me gjithe mend kundershtare te vertete te atij sistemi te tjeret kane qene hajdut pulash.Ka patur ndonje budalle qe llapte ne publik dhe sigurimsat e rrasni brenda si pulastrene.
Edhe ky zalosnja eshte hipokrit i semure
Sistemit te enverit i rruajten topet si nga brenda si nga jashte.Ne 1990 ai kishte rene per shkaqe te brendeshme dhe jo nga Merita Zaloshnjes(nuk e kam fjalen per motren)
Letra e ketij kunder berishes jo vetem nuk emocjonon njeri por shkaton neveri sepse tani qe berisha eshte ne buze te varrit nuk ka nevoje per keto letra trimash.
Edhe populli i Tiranes nuk i perkrahu grevistat ne tetor 2012 sepse u treguan vetem lekista dhe i cuan dhe kartoline berishes per ditelindje ku e firmosi dhe ky trimi i vlores.
Berisha eshte frankeshtein monster por dhe ky vlonjati me skraparlliun nuk jane burra te mire por hijena qe konsumojne gjera te ngordhura si me enverin ashtu dhe me saliun.,.
Neveri per shkrimin e shemtuar me napolan pushkina dostojevske etj .Vetem titulli dhe piktura jane te pelqyeshme ,te tjerat zhgenjim total
Me vjen mire qe qenke ligeshtuar Begjeti , keshtu eshte kur e ke ndergjegjien te qelbur ,kur nuk e shikon dot veten ne pasqyre ,kur shikon se gjithe jeten ke adhuruar nje moster dhe nje sistem mostrash ,qe jua la leshin pa rruajtur si nedertal ne mes te Europes .Me vjen mire qe nanuritesh mes shifrash sigurimi dhe asaj 300 ke harruar ti shtosh dhe nje zero .Vetem ne 17 nentorin ,diten qe iku gjermani nga Tirana dhe u pushtua nga shqiptaret , u pushkatuan 1000 vete
U pushkatua elita tiranase …me pak fjale rane malet e u ngriten halet !
Jo ,i dashur dhe i trashur Begjet ,nuk llapnin ne publik ,partia jote ,ata baballaret e tu te sigurimit ,na perzinin ne cdo kohe dhe cdo situate .E dinin qe nje dite do lanin hesapet ,nje dite historia do shkruante .Prandaj ti u rrite me zerin e popullit ,me realizimin e planit te preshit ,kurse ne na edukuan memorien dhe qe nje dite perbindeshat vdesin .PERMBYSEN !
Ne fakt ,ishit aq te afte saqe luftuat gjithe jeten …shqiptarin .Ate qe i beret ju ktij vendi ,nuk ja ka bere as turku ne 500 vjet pushtim .Kjo eshte medalja juaj e krenarise .Kto 23 vjet ,jane hibridet qe ju rritet dhe stervitet si kelysha besnik te nje kauze bastardesh .
Persa i perket diskutimit prej analfabeti funksionl qe partia te ka lene ,te ksaj letre
i dashur Begjet ,duhet te marresh dike ta perktheje .Jo te gjithe shqipfolesit mund te kuptojne ,dhe sidomos ktu flitet per nje problem ne te cilin luajne koniuktura qe ti je ,{me shume respekt} idiot per ti kuptuar .Mjafton te lexosh qe shkruan per nje Sali ne buze te varrit ….
Uuuu se harrova ,si si ,ke shkruar “as populli si perkrahu ne tetor 2012 ”
O popull blektoral ,ju keni 70 vjet qe adhuroni xhelatet tuaj …te lutem ,mos na perkrah ,une dhe ti nuk mund te jemi bashke ne asnje pike ..,ti vdes vetem per idealin e partise ,humbja e njeriut ,e 1 njeriu per ne eshte tragjedi …per idealin tend eshte statistike …jeni thjesht numra per partine .
TI KE LINDUR SKLLAV DHE KESHTU DO VDESESH !
Nuk e harroj ate zyrtarin e shendosh te ministrise se financave qe doli e genjeu e tha qe Liraku i kish marr leket e burgut ne kohen kur Liraku kurohej ne Itali. E pash keto dite kete qelbesire po hante e pinte e Liraku nen dhe. Turp o Edi Rama, Sajmir Tahiri e Shkelqim Cani qe keta zyrtare ju i keni favorizuar e si keni cuar ende perpara drejtesise. Turp turp turp
Pirro ,ate zyrtarin e ka punesuar Ripjellja perseri …ishte te ministria e Ridvan Bacit
e kane ricikluar kta heronjte e ndryshimit ….te ndryshimit te karrigeve !
Me kujtohet gjyshja ime kur thoshte: merr syte e mija dhe shikoi gjerat.
Zoti Lamaj ka vuajtur prej regjimit komunist dhe meqenese kerkonte patjeter drejtesi u dashurua pas sorres Sale qe veshi petkat e palloit. Sot qe i rane pendet e kuptoi se, ai e ka mashtruar. Ndersa une do te thosha Zoti Lamaj, se ti je qe ke gabuar dhe gabimi yt dhe i shume te tjereve si ty i ka kushtuar milion shqiptareve vuajtje, si ato qe ke kaluar ti, dhe Shqiperise nje shkaterrim te papare. Kete e them sepse kur hypi Saliu ne podjum dhe tha une jam Demokracia, njerezit me sy ne balle dhe tru ne koke e dinin se nje pirat po behej pape dhe e kundershtuan si munden, por pati fatkeqesisht nje pjese histerike te popullsise qe perkrahen dhe e mbajten 23 vjet ne fuqi. Si perfundim e hengrem si ne me sy ne balle dhe ju me sy nga prapa. Fituan maskarenjte, kriminelat, hajdutet. Sa per dosjet o Zoteri po i gjete origjinal, drejtoi nje leter qeverise se re se na ben nder e na con ne zgjdhje te parakohshme.
Bocari ,pjeserisht ndoshta ke dhe te drejte .Por syte shohin gjera te caktuara ne momente te caktuar ,ndryshon koha ,ndryshojne dhe syte…opinionet .
Totalisht gabim rreshti i fundit .Pikerisht shkruan qeverise per hapjen e dosjeve
Lexoje me vemendje , kerkon pikerisht goditjen e themres se Akilit .Aty ky skizofren mendor ushqehet .Forca te reja levizin dhe jo shume te qarta .Manipulimi i ksaj shtrese vulnerabel eshte shume i thjeshte dhe po aq i gabuar .
Nga njera ane kemi nje LSI qe i fryn rishikimit te enferr hoxhes ,nga ana tjeter kemi kte idiot qe ulerin ‘neobllokmenet” …keshtu po ushqehet nje pol i trete{qe po investohet shume ne manipulim mendjesh dhe angazhim te figurave te paperlyera ,te ngelura padrejtesisht jashte skenes politike qe do coj uje perseri te plaku i cmendur …i cmendur per pushtet .Pikerisht qe mos te ndodhi ajo qe u be ne guzhinen e ramizit dhe mos te ulerijme neser si vazhdimesi te saliut ,duhet shume kujdes .Ne nuk mund ti lejojme vetes ,zgjedhje te parakohshme .Rama i ka te gjitha mundesite qe te vendosi me kujdes .
Dosjet duhen hapur ,asgje nuk do ndryshoje .Ky eshte shantazh politik i paster
i kujtdo qe i intereson destabilizimi i ktij vendi …pikerisht i atyre qe kte vend e kane konsideruar wc e tyre djathtas .
Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit.