Një në katër amerikanë nuk e di se Toka rrotullohet rreth Diellit. Sipas një studimi të kryer nga National Science Foundation, një në katër amerikanë nuk e ka idenë e teorisë së hedhur në vitin 1543 nga Nikolla Koperniku për vendosjen e Tokës në hapësirë dhe rrotullimin e saj rreth Diellit.
Studimi i publikuar të premten në një takim të Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës ka anketuar 2200 persona, të cilëve u janë drejtuar 9 pyetje rreth fizikës dhe biologjisë.
Pyetjes “A rrotullohet Toka rreth Diellit apo e kundërta”, i janë përgjigjur gabim 26 për qind e të pyeturve.
42 për qind e të pyeturve thanë se astrologjia është “shumë shkencore” apo “njëfarë shkence”.
Besimi në astrologji më shumë se te shkenca duket se është në rritje. Në vitin 2004, 66 për qind e amerikanëve mendonin se astrologjia ishte diçka pa kuptim. Por në vitin 2012, numri i amerikanëve që mendojnë kështu është më i vogël.
Ndërsa në Kinë, një anketë e ngjashme nxori se 92 për qind e të pyeturve mendonin se horoskopi nuk ka asgjë shkencore.
Në lidhje me shkencën, një në tre amerikanë mendon se duhen më shumë fonde nga qeveria.
Në lidhje me burimin që zgjedhin amerikanët për t’u informuar, anketa nxori se ka një rënie të interesit për televizionin dhe gazetat dhe rritje të internetit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Normale, popullit amerikan i behet lavazh truri cdo dite se sa e bukur eshte amerika.
Po, ashtu eshte: amerikanet nuk duan te dine ato gjera qe i dine ne maje te gishtave shqiptaret!!!
Ka jo pak amerikane qe nuk duan e as dine emrat e presidenteve amerikane…!
Por ka jo pak shqiptare (sidomos mes atyre qe bejne poziten dhe opoziten e perhershme), qe besojne se mund te jetojne edhe pa liri, edhe pa dinjitet vetiak, pa prone, pa…!
Amerikanet rrrojne sic ua ka qejfi!
Para 250 viteve banoret e saj hanin veshet e njeri-tjetrit tani u lumte bytha qe komandojne boten,toka rrotullohet vertete rreth diellit por edhe fundi i perandorive po ashtu,Pas 25 viteve Amerika do kete fatin e Bashkimit sovjetik dhe jugosllavise ,Kalbezimi dhe falimentimi i shteteve te saj sapo ka filluar. Rrofshin emigrantet europian qe e mbajne gjalle shtetin e qindra kombeve ne te..
ne amerike shkolla eshte per njerzit e bardhe dhe te tjeret perpeliten midis varferise dhe moskamjes dhe paditurise
Nje nga keta me siguri do te jete edhe ambasadori i akredituar ne Shqiperi e i lene pikerisht aty per kete aresye edhe pse mandati i tij eshte shtyre!
Janë kthyer në trutharë nga mbingopja dhe dhjamosja!?
O miq te panjohur
(Lali e Arusha, Euroopian e Pellumb Qazimi)
Nuk u them dot se Amerika s’ka probleme,
por sigurisht jo keto qe thoni ju…
Ju ende e shikoni Ameriken prej shkrimeve te faqes se katert te Zerit te Popullit dikur, kur dihet se sot tere ish-gazetaret e Asaj Faqeje te Zerit dikur kane nderruar faqe dhe jane bere proamerikane! Po te doni, i gjeni prane Ministrise se Jashtme ose ne Ambasadat tona…
Amerika ka lirine qe do ta enderronin te gjithe, qofte edhe per faktin se ata nuk fshehin asnje dobesi te tyre…
Kurse komunistet, as ne organizaten baze nuk e thoshin te verteten,
kurse Pleniumet ishin ca vende ku ca peshkaqene mblidheshin per te ngrene ndonjerin prej tyre, kur ne krye te USA eshte Barak Obama!
Perpiquni ta njihni dhe ta doni sadopak Ameriken, qofte edhe pse jeni votues te se majtes se sotme moderne…Ose, se paku beni sikur e doni, sic bente berisha juaj dje, dhe ca prej ketyre Djemve te Rames e Meta sot…!