Brenda 24 orëve të fundit Edi Rama dhe ministrat e kabinetit kanë emëruar 10 drejtorët e parë në disa nga drejtoritë kyçe të administratës. Gjatë ditës së djeshme janë publikuar emrat e drejtuesve të Doganave, Tatimeve dhe Postës Shqiptare.
Por në përgjigjen që kryeministri Rama kishte dje në të parën konferencë online, ju është përgjigjur skeptikëve se “puna do e gjykojë këto emërime”. Elisa Spiropali vjen në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke marrë në këtë mënyrë edhe detyrën e saj të parë në administratën shqiptare. Një tjetër zonjë me moshe te re do të jetë në krye të Tatimeve quhet Briseida Shehaj.
Drejtimi i Postës Shqiptare i është lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ardit Çela, sekretar për marrëdhëniet me publikun në LSI. Qeveria emëroi dy ditë më parë Artan Lamen në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri kreu pardje disa shkarkime drejtorësh dhe emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere të Energjisë dhe Industrisë. Rikthehen në poste drejtues ish-kreu i KESH dhe ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda. Pas mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës u vendos që të shkarkohet drejtori aktual i KESH, Halit Velaj, dhe emërohet në vend të tij, Agron Hetoja. Ndryshime dhe në drejtimin e Albpetrol, ku shkarkohet drejtori aktual Ferdinand Murati duke emëruar në vend të tij, Endri Pukën. Po kështu është shkarkuar nga drejtori i OST, Arben Ibro duke emëruar në këtë pozicion Engjëll Zeqon.
Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave
Datëlindja: 15 mars1983
Vendlindja: Tiranë
Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve
Datëlindja: 18 prill 1984
Vendlindja: Sarandë
Ardit Çela, Drejtor i Posta Shqiptare
Datëlindja: 13 korrik 1987
Vendlindja: Poliçan
Artan Lame, Drejtor i ALUIZNI-t
Datëlindja: | 12 mars 1967 |
Datëlindja: Tiranë
Agron Hetoja, Drejtor i KESH
Datëlindja: 2 janar 1973
Vendlindja: Shkodër
Endri Puka, Drejtor i Albpetrol sh.a
Datëlindja: 19 tetor 1976
Vendlindja: Fier
Ëngjëll Zeqo, Drejtor i OST
Datëlindja: 11 shtator 1965
Vendlindja: Fier
Viktor Doda, Drejtor i Shërbimit Gjeologjik
Datëlindja: 10 tetor 1955
Vendlindja: Rubik
Rrapush Tola. Drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera
Datëlindja: 1 gusht 1962
Vendlindja: Librazhd
Dael Dervishi, Drejtor i AKBN
Datëlindja: 15 qershor 1976
Vendlindja: Tiranë
Une jam pro angazhimit te te rinjve ne poste drejtuese, por ne keto vende kyce si Dogana dhe Tatime duhet te vihen specialiste te fushes dhe jo thjesht figurina edhe pse mund te kene deshiren per te bere gjera te mira. Ne nje takim me homologe te vendeve te tjera, me biznese apo dhe me vartes keta drejtues do lexojne vetem letra, sepse nuk do jene ne gjendje te kuptojne asgje nga ato qe flasin. Vertete jane specialiste nga pas qe keshillojne per vendime dhe politika, por ne perballjen direkte me grupet e interesit do duken shume qesharake.
po 26 vjec e 27 vjec nuk menaxhhen ndermarrje te medha. Te rrime shtrember e te flasim drejt. eshte pak qesharake. Te rinjve u duhet dhene shansi por jo direkt ne krye te puneve, ta nisin nga njohja e punes, ndermarrjeve, dhe vit pas viti te behen gati per poste te tilla. Nuk behet fjale per hartime partie dhe fjalime ne konventa, behet fjale per ndermarje ku jane fatet e qindra familjeve dhe fatet e ekonomis se vendit
Ah or gozille vellai se te tjeret me moshe me te madhe para ketyre e qanë. Le te shpresojme se gjerat do te vene mire, pa mosha nuk mendoj se munde te jete problem.
Jam dakort me komentuesin ERI. e pergezoj nismen e nisur nga Rama per angazhim edhe me te madh te te rinjve ne administrate poooorr duhet te jemi te vetedijshem se kjo ka edhe reziqet e veta. deshira, shkollimi dhe qellimi shume shpesh nuk mjaftojne. edhe vete jam 30 vjec dhe ne jete kam patur mundesi te punoj ne role drejtuese. e them i bindur se eksperienca shpesh ben diferencen. uroj gjithsesi ta kem gabim dhe i uroj drejtorve te rinj suksese.
duhen disa kritere……………………..ne vijme nga lufta te renuar..
PERPARA RIPJERDHJE!
Drejtoresha e tatimeve e ka mbaruar fakultetin me mesatare 5.0. Nuk eshte normale.
Pse cuditeni kur Majko dhe Meta ishin vetem 28 -29 vjet kur ishin kryeministra.
Mesatare 10 ore 10 ku e degjove kte 5.0