Në vazhdën e daljeve publike të eksponentëve të PS-së për të dhënë 100 arsyet për të cilat nuk i duhet dhënë vota Berishës, një tjetër argument është dhënë sot nga selia rozë.
Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, në një konferencë shtypi sqaroi se arsyeja e radhës ka të bëjë me planin rregullues të Tiranës. Lame kërkoi sqarime nga kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në lidhje me planin e ti rregullues të Tiranës të miratuar tashmë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Ai tha se nëpërmjet këtij plani synohet të shfarosen hapësirat e gjelbra, të cilat janë të destinuara të kthehen në sheshs ndërtimi. Lame tha se për këtë duhet të përgjigjen hartuesit e këtij plani, vetë kryebashkiaku Basha dhe dhëndri i kryeministrit, Arbër Malltezi. Lame i ftoi këta të dy në një përballje televizive, për të sjellë argumentet në lidhje me planin urbanistik.
Duhet te kene pare ndonje film me kartona ku shfaqen qytete te betonuara qe simbolizojne “civilizimin” dhe qytete te gjelberta qe simbolizojne “shtazerine”.