Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.
Zyrtarët thonë se të paktën 11 vetë kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.
Megjithëse rreshjet e borës janë ndalur, temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -20 gradë celcius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.
Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celcius.
Stuhija ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve dje dhe pardje dhe guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. / VOA