Burgu e për më keq qelia,pavarësisht arsyes dhe motivit pse je ndodhur e gjendur në të,në subkoshiencën e kujtdo mbetet si një pjesë e hidhur e jetës personale, të cilën ata që kanë pasur rastin e keq ta provojnë-politika e mbrapsht përmes akuzave fals, gjatë viteve ’92-’97 më ka arrestuar e burgosur tre herë-nuk do të dëshironin t’ia kujtonte kush, e për më tepër, t’ia përmendnin këtë fatkeqësi qoftë edhe si vlerë,ndonëse ky kapitull i jetës më bën të ndihem krenar;kur në një tjetër kuptim, është pikërisht kjo arsye, një shtysë e brendshme që një ish i burgosur i pafajshëm, të mos e harroj dhunën e padrejtë shtetërore dhe privimin e lirisë së tij.
Nuk di të them, nëse shprehja e vjetër, “në burg mos pafsh as hasmin!”, ndoshta tipike për regjimin zogolljan,vjen në ditët tona e përdoret në mes nesh si pjesë e tolerancës, apo prezenca e saj shfaqet sot rëndom si një dukuri që, nga njëra anë justifikon heshtjen e drejtësisë dhe, nga tjetra, mos funksionimin e saj përballë dhunës dhe shtrëngimit të paligjshëm shtetëror, nga mesa duket lind natyrshëm vetëgjyqësia. Sido të jetë, qëllimi i këtij shkrimi nuk ka për objekt analize çfarë ka ndodhur në këto vite të demokracisë rrjedhojë e keqpërdorimit të drejtësisë, dhunës dhe korrupsionit shtetëror. Në të kundërt,duke u ofruar lexuesve disa detaje mbi ngjarjet që u zhvilluan e ndodhën natën e 12 marsit 1997, deri në të ngrysur të 13 marsit ’97-të, brenda Burgut 313-të në Tiranë, vëzhguar nën këndvështrimin e një nga të arrestuarit e regjimit të Berishës së I-rë,të cilat bashkë me shkatërrimin e ushtrisë, policisë, gjykatave, prokurorisë,deri thyerjen dhe vjedhjen e bankave, 17-të vite më parë; sjell në vëmendje të tyre vetë-shkërmoqjen e shtetit në atë muaj, ku ndër shkaqet kryesore të rënies së tij, ishte vjedhja e votës më 26 maj 1996 dhe dhuna policore e shtetërore shfaqur përmes arrestimeve të paligjshme të opozitarëve të pafajshëm.
Është rasti të shtoj këtu se atë vit, si asnjëherë tjetër në psikologjinë e shqiptarëve,burgosja si masë ndëshkimi e humbi të drejtën e saj,duke u barazvlerësuar me thënien e hershme, “burgu është për burrat!”. Nga nënkuptohej hapur aspekti jo vetëm i paligjshëm i arrestimeve, por edhe e vërteta që objekt i goditjes apo dënimeve të padrejta, ishin bërë ndërkohë sidomos ata opozitarë që guxonin dhe kundërshtonin. Duke u rikthyer në atë ditë të rëndë të 13 marsit 1997, për t’u rrëfyer lexuesve çfarë ndodhi në Burgun 313-të në Tiranë, nuk do të parapëlqeja të shpjegoja rrethanat përse mbahesha në qeli, arsye të cilat opinioni tanimë i njeh; ndaj do të kërkojë mirëkuptim kur gjatë përshkrimit të ngjarjes,do t’i përmend ato shkarazi.
Shkurti 1997-të,nisi të ndihej fort në qeli, pasi ditët e atij muaji ishin të ftohta jo thjesht në kuptimin klimaterik,por më shumë të acarta në sensin politik,gjë që të arrestuarit e qelive të “pavionit VIP” në Burgut 313-të, e ndjenin jo nga numri i pakët i batanijeve që i jepej në atë klimë të akull të arrestuarve rishtazi që nisën e mbushën qelit ato ditë ndërsa Sali Berisha rizgjidhej president i vendit në shtetrrethim; por veçanërisht nga çfarë dëgjonim të na thoshin ata që vinin tek ne ‘për strehim’ nga jashtë.
Vëmendjen e lartë që shteti i kushtonte të burgosurve të pavionit special,siç quhej ai ku ndodheshin të arrestuarit Vip,në mes të cilëve komanda e burgut dhe një shumë lartë saj kishte vendosur të qëndroja për të më mbajtur në vëzhgim edhe mua; me sa kuptohej jo për rëndësinë e ndonjë posti në të shkuarën,por në funksion të skemës hakmarrëse të Gazidedes; nuk parapëlqenin të binin në qelit tona të burgosur të rinj,por atë muaj veç qelisë së Ramiz Alisë, ne të tjerët nuk na kursyen.
“Komoditeti” i pavionit special nuk i ngjason Gjirit të Lalzit apo Malit të Robit, zonave turistike ku sot janë mbledhur e banojnë me radhë disa pushtetar dhe biznesmen Vip,të cilët dallojnë nga të tjerë rreth tyre, prej madhështisë së vilave dhe oborrit të pyllëzuar; me ndryshimin që ne të arrestuarit e atëhershëm ,banor të “pavionit Vip” të Burgut 313-të, nuk ngjasojmë asesi me këta të Gjiri të Lalzit apo Malit të Robit, jo vetëm pse nuk kishim e kemi funksione,pasuri bankare e të patundshme,por sepse pavarësisht burgut që gatuan për ne, nuk kemi vënë dorë në pasurinë e të tjerëve dhe në atë të përbashkët.
Në qelinë time prunë shtatë djem thuajse të rinj,nga Tirana e qytete të tjera, demonstrues e të revoltuar për humbje të parave në firmat piramidale;kur vetë isha pak më shumë nga 35 vjeç. Meqë jemi tek ‘pavioni i të burgosurit vip’dhe folëm për merakun e Gazidedes së ndjerë për të më caktuar në këtë ‘repart special’, nuk është pa rëndësi të pohoj se, djemtë e rinj kur mësuan që akuzohesha për një letër njoftimi me tjetër emër, praktik kjo e njohur atë kohë për të emigruar në Greqi, ku i detyruar nga përndjekja qëndrova disa muaj edhe unë,ata çuditeshin kur krahasonin akuzën me ç’kishin lexuar në shtyp,nga veç të tjerash kishin mësuar se bashkë me dy politikanë të së majtës, paragjykohesha si një ndër drejtuesit e së ashtuquajturës “Hakmarrje për Drejtësi”. Akuzë të cilën,nuk e besonin as ata që e kishin botuar, sikurse vet punonjësit e SHIK-ut që ua kishin dërguar. Shkurt, tani lozej në funksion të një tjetër loje,me të njëjtin objekt,veçse duke ndryshuar taktikë; kriminalizimi në opinion e gjerë i personit tim. Nga tentohej të zhvlerësonin së pari problemet që ngrija në shtyp ndaj veprimeve antiligjore të SHIK-ut dhe kryetarit Bashkim Gazidede. Nuk kaluan veç pak ditë dhe në një natë të errët të mes shkurtit ’97-të, në “pavionin Vip” ku banoja, përballë qelisë së Ramiz Alisë, sillet me helikopter nga burgu i Bënçës dhe vendoset ngjitur me qelin time, kryetari i burgosur i Partisë Socialiste,Fatos Nano;i njohur tanimë si‘lideri historik’ i saj. Fill pas hapjes e mbylljes së derës të qelisë ngjitur meje, polici i shërbimit më kërkoi të mblidhja ç’të kisha për të ngrënë,‘pasi kryetari ka uri’,-foli seriozisht ai.
Pa dyshim, unë isha mirëdashës i Fatos Nanos. E njihja pak atë kohë, por si të gjithë të majtët progresist, ndihesha i revoltuar për arrestimin e padrejtë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe më shumë se besoja në atë që kisha provuar e dëgjuar të flitej për të,më saktë shpresoja por nuk dija se çfarë përfaqësonte tjetër ai veç të qenurit intelektual. Natyrshëm, nuk ishte ky momenti të mendoja gjatë për këto, u ngrita e mblodha në një qese plastike pak bukë e dy kokrra mollë që mi kishin dhënë të tjerë (vetë hyra e dola nga burgu duke m’u shkelur çdo e drejtë për të komunikuar me familjarët e mi,pa folur për ushqime dhe avokat; këtë të fundit e lejuan kur ‘ferra mori uratën’),për t’ia nisur me të shpejtë njeriut të ‘uritur,’siç tha ndoshta me të drejtë polici. Pas dy-tre ditësh gjeta mundësinë dhe shkëmbeva ndonjë mendim me Fatos Nanon. Kam folur edhe herë tjetër, Nanon e kam njohur pak. Kisha vlerësuar tek ai gjëra që më shumë thuheshin se posedon, sa kisha konstatuar që mbart. Nuk harroj përshtypjen që më la kur u takova me të në burg. Ishte shëndoshur së tepërmi. Në qafë mbante tre zinxhirë të trashë floriri, byzylykët nuk i mungonin; gishtërinjtë i kishte të mbushur me unaza.
Nuk kuptohej në ishte arrixhi, i arrestuar për kontrabandë të vogël floriri, apo kumarxhi nga ata të kazinove të mëdha. Qeshte për gjithçka që flitej dhe shndërronte në humor çfarëdolloj bisede. Kur e shikoja ashtu, ishte vështirë të kuptoja atë që ndodhte jashtë në popull me atë që bënte Fatos Nano në burg. Mos harroni, ishte shkurti i vitit 1997, kohë kur vendi ziente në prag të luftës civile. Gjithsesi çfarë shihja tek i burgosuri Fatos Nano nuk doja të besoja se ishte pjesë e përmbajtjes së njeriut emri i të cilit tek qindra mijëra socialistë ishte kthyer në simbol. Ishte mbrëmje e 12 Marsit 1997. Nuk besoj se të burgosurit si unë dinin apo kishin dijeni për çfarë do të ndodhte pak mbas orës 21:00 kur në mes të një qetësie thuajse absolute ndjemë një të lëvizur të ngjashme me tërmetin.
Nuk kuptuam ç’po ndodhte, por instinktivisht në mbrojtje të vetes ju afruam derës së qelisë. Shumë shpejt mësuam se përtej derës ndodheshin të tjerë, të cilët shtyheshin të na ndihmonin për të dalë jashtë qelisë dhe vetëm kur e pamë veten jashtë kuptuam ç’ndodhte. Nuk vonoi dhe mësoj se Ramiz Alinë dikush nga të burgosurit e kishte goditur në kokë. Shkova pranë tij ku gjeta Fatos Nanon dhe pyeta për çfarë ndodhi. Ai ishte i qetë, nuk ndihej i friguar. Në të kundërt, përpiqej të qetësonte të burgosurit e tjerë të cilët ndiheshin të interesuar për gjendjen e tij. Me sa kuptova në atë çast, goditja e Ramiz Alisë ishte e paqëllimtë dhe aksidentale.
Në një nga qelitë e pavionit special ku kishim qëndruar këto muaj u mblodhën së bashku: Ramiz Alia, Fatos Nano, Maksude Kadëna(Sudja), Fitim Gërxhalliu me të shoqen, pa përmendur vizitorët që vinin rresht, disa për të takuar Ramiz Alinë e të tjerë për t’u përshëndetur me Fatos Nanon. Nata shkoi përmes kafeve që bënte një e dënuar, ish-punonjëse e fondacionit “Xhaferri”. Rreth mesnatës Fatos Nanon e njoftojnë se e kërkonte në takim një pushtetar i rëndësishëm. Ç’është e vërteta, ai hezitonte ta takonte. Meraku nuk ishte vetëm i Fatosit, por edhe i ne të tjerëve që qëndronim pranë tij.
Komanda e burgut insistonte për këtë dhe më në fund ne mësuam edhe emrin e njeriut që kërkonte kërkonte të takonte domosdo me Fatos Nanon. Fatosi u ngrit duke komunikuar se në çdo rrethanë nuk do të lëvizte nga burgu. I këtij mendimi ishin edhe të tjerë duke e shoqëruar atë për të shmangur çdo të papritur. Takimi u realizua. Spartak Ngjela, i sapoemëruar ministër i Drejtësisë, i kërkoi Nanos nën garancinë personale të tij, të pranonte largimin nga burgu për të qenë më i sigurt fizikisht diku tjetër. Fatos Nano siç kishte komunikuar me ne vendosi të mos largohej duke u rikthyer në qelinë të tjerët. E vërteta është se gjatë natës herë pas here kishte të shtëna me armë, të cilat bëheshin për të parandaluar ndonjë mësymje të burgosurish. Detyruar nga këto të shtëna u gjykua t’i dërgohej komandës një letër, ku të paralajmërohej që në rast të një përplasje të mundshme ajo do të mbante përgjegjësinë për gjithçka do të ndodhte; duke i kërkuar ndërkohë të ndërpriste të shtënat. Mbas marrjes së letrës situata u qetësua. Thuajse e qetë kaloi gjithë nata.
***
Mbas orës 10:00 të paradites gjendja veçanërisht ajo psikologjike në radhët e të burgosurve nisi të tensionohej. Ndihej që situata në rast se nuk do të menaxhohej me pjekuri, në kuptimin e hapjes së burgut, ajo do të dilte jashtë kontrollit. Nën këtë shqetësim personazhet VIP, të qelisë ku tashmë ndodhej Ramiz Alia, Fatos Nano etj ndiheshin të preokupuar, ndaj transmetonin qetësi tek të burgosurit e tjerë që vinin për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me ta se si duhet të vepronin. Nga dua të them, se kjo punë e kujdesshme e tyre pati efektin e vetë në qetësimin e gjendjes dhe maturinë e veprimeve të të burgosurve pa cenuar të drejtën e tyre për të rritur sigurinë e jetës. Nuk vonoi dhe pas orës 12:00 dyert e burgut 313 në Tiranë u hapën. Të burgosurit e të gjithë kategorive dolën. Në qelinë ku ne qëndronim mbeti Fatos Nano, Ramiz Alia, im vëlla dhe unë. Kishte aty edhe një tjetër, i cili u largua pasi Nano diçka i tha. S’kaloi shumë dhe pranë nesh vjen komanda e burgut. Ishin 3-4 prej tyre në mes të cilëve drejtori i burgut 313 një ish-i dënuar politik. Ai, pasi u dha dorën të gjithëve pyeti për mua dhe tim vëlla se kush ishim. Kur i thamë emrat, si të ironizonte çfarë shkruante shtypi tha: “As juve të ‘Hakmarrjes’ nuk keni ikur?”. Mua më bëri përshtypje kjo duke e krahasuar me njoftimin e një polici dashamirës i cili disa orë më parë më kishte porositur të ndërroja veshjen për t’u mbrojtur nga çdo eventualitet. Për më tepër, kur këtë, e kam ballafaquar me një tjetër të vërtetë të mësuar përmes shtypit nga një intervistë e Klement Kolanecit, i cili fliste se në momentin kur burgu ishte thyer nga brenda i kishin vënë skafandër në kokë, për t’ia hequr pak çaste më vonë. Nga kuptohet se kanë qarkulluar dy urdhra, ku i dyti ka anuluar të parin. Duke komunikuar me Nanon, drejtori i burgut ju drejtua atij duke i shpjeguar situatën e ndodhur pas së cilës i kërkoi që në kushtet kur siguria në burg nuk garantohet ne të niseshim në shtëpitë tona. Nano por dhe Ramiz Alia e ne të tjerët shpjeguam se në burg ndodheshim si të pafajshëm, ndaj s’mund të largoheshim si kaçakë. Drejtori heshti. Dhe siguroi se kishte marrë masat për të na nisur në shtëpi. Ashtu u veprua. Të hipur në një ambulancë Ramiz Alia, Fatos Nano dhe drejtori i burgut shkuan përpara, kurse unë dhe im vëlla ishim në një makinë që shoqëronte. I pari u dërgua pranë familjes Ramiz Alia. Pas tij Fatos Nano ku qëndrova edhe unë e im vëlla.
Pas takimit të Nanos me pjesëtarët e familjes së tij, na ftuan për të qëndruar. Në këtë çast dikush vjen dhe diçka bisedon me Fatos Nanon. Pashë që ky u shqetësua. Pas largimit të tij veçmas ai më komunikoi se kishte të dhëna që shtëpia e tij mund të sulmohej, ndaj duhej të mendonte për një lëvizje të mundshme jashtë Tiranës…Unë e quajta të arsyeshme këtë dhe mësova se ai e realizoi siç vendosëm largimin e tij.
Sali berisha është një kriminel sociopat dhe marrja nën mbrojtje e tij ose mosdenimi ne 2014 njeso si ne 1997 është më e pakta ,antishqiptarizëm.
Viti 1997 duhet rigjykuar. Krimet e medha në histori nuk mund te anashkalohen . Viti 1997 është krim i përmasave historike. Shkermoqja totale e shtetit ishte një skenar antishqiptar dhe ta lësh këtë krim ne heshtje apo harresë do te thotë të mos gjykosh antishqiptarizmin!?
Shqiptarët e vërtetë nuk mund dhe nuk duhet ta lëne atë pa gjykuar. Ne te kundertën antishqiptarizmi është fituesi dhe shqiptarët humbësi!!?
Dhe te mendosh qe Gazidedes nuk i hyri gjemb ne kembe nderkohe shefi i tij erdhi ne pushtet per here te dyte dhe perseri vrau.
dhe perseri eshte i lire
Medet!!
kjo ndodhe ngaqe ne shqiptaret jemi nje popull frikacak .duke pasur te gjitha keto fakte berisha dhe te gjithe pushtetaret e atehershem duheshin varur ne litare.por nga nje ane mire t’ju behet ,votoni edhe njehere berishen serb.
Kam pare nje foto te nje reviste italiane dhe e kam ende: Leke Cokajn te shtrire e te gjakosur ne toke dhe nje Vlonjat me cigare ne njeren dore dhe ne tjetren sopaten me te cilen kishte goditur Leken: Keshtu ecen demokracia, duan studentet e Vlores te jape doreheqjen qeveria dhe qeveria te iki?????? Po ata nuk jane e gjithe Shqiperia. Nese ka pakenaqesi ajo hapet ngadALE NE TE GJITHE VENDIN DHE PASTAJ DO APO NUK DO QEVERIA DO TE BJERE. ATO METODA QE U PERDOREN ISHIN RADIKALE DHE TE REVOLUCIONAREVE EKSTREME QE PUNOJNE VETEM ME GJAK.
Shoh cdo ditë detin dhe më kujtohen 84 viktimat që u mbytën nga italianët, se u vajti informacioni, se ata ishin kriminel e trafikant. Ishte viti 1997 dhe ateher ishte president Sali Berisha. Kaloj në sheshin e Flamurit dhe shoh memorialin e Artur Rustemit, që e vranë forcat e Sali Berishes. Ngjitem lart te varrezat e qytetit dhe shoh varret e mbi 1000 viktimave të vitit 1997,shumica të rinjë, kur president ishte Sali Berisha. Kaloj te Qafa e Koshovices në Fier dhe më kujtohet se si mercenarët e Sali Berishës talleshin duke i ngritur fustanin një gruaje vlonjate dhe pastaj pas reagimit të saj dhe të biritj i vranë që të dy. Lexoj lajmet e vitit 1997 të agjensive të huaja që flasin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për vrasjet dhe zhdukje njerëzish nëpër gjithë Shqipërinë, kur President ishte Sali Berisha. Kaloj në rrugën e Shkodrës dhe janë akoma gjurmët e karburantit që Sali Berisha i dërgonte Milloshevicit për tanket dhe mjetet e tjera që shtypte revoltën e kosovarëve. Etj. etj. Sa shumë foto, pamje të gjalla dhe sa dokumente mund të gjesh për vitin 1997, që po t´i harrosh ato nuk mund të ecësh përpara, sepse rrezikon përsëritjen e tyre, por edhe për të mos i falur këta kriminel. Se u harrua viti 1997 ndaj ndodhi tragjedia e Gërdecit dhe vrasjet e katër protestuesve përballë kryeministrisë. Dhe përsëri në krye të vendit ishte Sali Berisha. Prandaj s´duhet harruar Viti 1997.
panajoti
Nuk eshte e lehte te harrohet 1997 dhe mbi te gjitha kush ka perjetuar,per fat te keq ,ngjarje si qafa e koshovices.Nuk mund te harrohet kollaj sepse kush ka udhehequr ato forca drejt vlores nuk jane ndeshkuar dhe per me teper shfaqen edhe ne tv dhe kane edhe pushtet.I dime te gjithe se kush jane por asnjeri nuk flet.Ishin servile te betuar te regjimit :prefekt hakia,komandant asllani,oficere (nqs mund te quhen keshtu )te shikut nga tirana e nga baza .Kishte edhe njerez te varfer qe i kishin mare mish per top.Qe asnje force politike nuk flet me per keto gjera eshte shqetesuese por per mua do te thote qe u organizua nga ato per te mbuluar pislleqet qe kane bere.
Mimoza fotoja nuk eshte e Lek Qokajt, por e nje vlonjati gjynahqar, qe kishte nje kamer ne dore dhe fshataret e Lumit te Vlores e kujtuna per spiun te SHIK-ut dhe e bene per spital. Per me shume pyesni doktoreshe Cakerrin, socialiste 24 karateshe, qe ka qene ne spital, kur kane ardhur dy gjynafqaret te torturuar dhe te mbuluar me gjak. Ka fotot edhe te Lek Qokut, por jo me njerez me sopate ne dore.
per cfare 97 flet!?a nuk ishin vlonjatet qe e priten Sali Berishen me osana dhe e votuan ne2013,populli shqiptare e harron shpejt drurin bile do me shum ate qe e rreh.
E nderuar DITA.
I nderuar zoti Adrian Thano
Elbasan, 16 maj 1997.
Mbasdite e ngarkuar me ankth. Kërcet automatiku. Luftojnë djemtë. Kundër kujt luftojnë? Ku është armiku? Luftë e ashpër. Luftohet kundër vetvetes. Djemtë luftojnë me njëri-tjetrin. Luftojnë dhe nuk pushojnë. Gratë kërkojnë me të qara e të bërtitura fëmijët. Fëmijët qajnë e ulërijnë nga tmerri. E ku ka më keq? Lufta vazhdon. Njerëzit të tmerruar shikojnë nga ballkonet,nga dritaret e shtëpive. Zemërimi i djemve arrin kulmin. Breshëri të dendura automatiku. Qindra plumba godasin muret e pallateve. Krisma rrënqethese. I ashpër luftimi.Bie një djalë. Kërkon ndihmë. Po kush vete ta ndihmojë? Plumbat vijnë e shkojnë. Megjithatë njerëzit tentojnë drejt tij. Plumbat ua presin hovin. Përsëri tentojnë për ndihmë. Por përsëri plumbi i zi ta ndalë vrullin. Djali përsëri kërkon ndihmë. Po kush e ndihmon? Pas pak bie dhe një djalë tjetër. E mbulon gjaku. Dhe ai kërkon ndihmë. Po kush është i zoti të futet mes plumbave? Ata të marrin jetën. Kur papritur dhe një tjetër bie….Dhe ai kërkon ndihmë. Ndihmën ia jep vëllai, por plumbat nuk falin. Bie edhe vëllai pranë vëllait. Ata duhen ndihmuar patjetër. Po si t’i ndihmosh kur breshëria e plumbave godasin asfaltin? Nuk rreshtin asnjë minutë. Ra dhe një tjetër. Vajti një nënë ta shohë. E kapi për krahu. Atij iu pre koka. Kapi tjetrin. Dhe ai po ashtu. Po ashtu dhe i treti. U turrëm që t’i merrnim.Por…një breshëri automatiku…Dhe një tjetër…U larguam.
Djemtë po jipnin shpirt. Ne nuk i ndihmonim dot. Njëri kërkon ndihmë i shtrirë në mes të rrugës së asfaltuar. Eshtë plagosur rëndë. Ecën barkas. Plumbat vërshëllejnë mbi trupin e tij. Ai ecën por nuk e kapin. Përsëri ecën,përsëri plumbat mbi të. Por ai nuk jepet. Ecën,ecën,ecën…I shpëton rrezes së shikimit. Plumbat nuk e kapin më. E rrëmbejnë katër duar. E çojnë në spital.Morëm vesh se shpëtoi…
U vranë djemtë e nënave. Vdiqën nga plumbat në mes të rrugës. Policia nuk u duk. Ambulanca për ndihmë nuk u duk. Do të mbetet në kujtesën e banorëve të lagjes”Vullnetari” ajo pasdite maji. Unë dhe ata pamë me sytë tanë atë betejë të vërtetë luftarake. Luftohej për jetë a vdekje. Po përse luftohej vallë? Cili ishte motivi? Shumë nga ne mbetën të paqartë. Luftohej për çështje nderi? Jo.Luftohej për pronën? Jo. Luftohej për çështjen e madhe të kombit? Jo dhe jo. Atëhere përse? Për sedrën e sëmurë, për jetën e vështirë dhe pa rrugëdalje. Kjo duhet të jetë. Por edhe kjo duhej të eliminohej. Ata ishin djem të rinj. Nuk kishte mbaruar rritja e tyre. U prenë në mes ata bisqe të njomë.
Ne na shqetëson një pyetje gjithmonë. Pse u vranë? E kupton, ti o shok? – Jo! Eshtë gjelle e pështirë gatuar për gropë e jo për Evropë. Kush mban përgjegjësi? Ata, që nuk e parandaluan këtë ngjarje të dhimbshme. Ata, që e nxitën këtë katastrofë. Po kush janë ata? Saliu me qeveritarët e tij. Ata me paaftësinë e papërgjegjshmërinë, etjene sëmurë për pushtet me cdo kusht, goditën rëndë lirinë e demokracinë, shkatërruan shtetin, dogjën Shqipërinë. Ata, që me genjeshtra, mashtrime e hipokrizi, me korrupsion e krim, sot e kësaj dite kanë forcuar pushtetin e kanë shtuar pasurinë duke vënë nën këmbë drejtësinë. Dhe kanë sy e faqe të dalin para popullit e të thonë se me djersë e ndershmëri e kanë fituar pasurinë, ndaj kërkojnë përsëri votën. Ata, që veç nga vetja e tërheqin krrabën e veç ters e vërtitin rrotën, për të mbushur thesin, për të qenë në fronin e shtetit gjithë kohën,në pambarim… Turp! Tmerr! Mallkim!
*Shënim: Në mbasditen e 16 majit 1997 në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit u vranë 5 djem, nga këta dy vellezër.
n,q,s nuk denohet sali ram berisha e banda e tij kurre nuk do te kete paqe ne shqiperi e kosove kudo ku jetojne shqipetare.
largimi I tij do te beje qe vendi te kete nje opozite te forte per te cilen ka nevoje .
largimi I vishos sine krye te shikut.
Ej, në 97-n u ngritën për lekët e humbura, jo për demokracinë e dhunuar !
Ndërsa demokracia ishte dhunuar në zgjedhjet e 96-s, kur PD-ja dilte 90 % si në kohën e qoftë largut !
Të mos e harrojmë këtë !
Sa për të punën e fustanit, më mirë të mos e përmendim si argument, se të tilla veprime bënë vlonajtët dhe tepelenasit, aq më tepër në Berat, me dhjetëra.
Kohë si e 97-ës nxisin instiktet më të egra te një pjesë e njerëzve !
Edhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ishte politika e PS-së , veçanërisht e Fatos Nanos personalisht që bëri të mundur që sali Berisha të rikthehej në pushtet dhe ta mbante për 8 vjet.
Z.Pobrati
Fajtore jeni dhe ju dhe brezi juaj i se majtes qe kurre nuk bete presionin e duhur per ndeshkimin e Sali Berishes.
Ja ku jemi sot pas vrasjeve dhe tmerreve qe ka bere ai njeri, prape i rrezuar dhe prape ben komande!
Populli e do ne burg, ju, nje kaste politikanesh dhe mbeshtetesish te tyre en hije, e lini te lire.
Kjo vecse verteton Katovicen.
Ose friken tuaj.
Respekte Dita
Gazeta DITA, gazete e shqiptareve, KURRE mos hiqni dore nga kerkesa per denimin e TE LIGUT
Le tju quajne radikal, le tju baltosin dhe te behen bashke kunder jush. KURRE mos u kompleksoni dhe mos pranoni qe e KEQJA te qendroje mes nesh duke na helmuar te gjitheve.
Harram mbeshtetja qe ju kemi dhene nese edhe ju beheni burreca, si keta “burrat” e me nder socializmes shqiptare qe pjerdhin ne nje poc me Saliun
LE TE BEHET DREJTESI, PA DHE BOTA TE PERMBYSET!
Sepse krimet duhen denuar qe ato te mos perseriten me !
Per dijenine tuaj gjemohen dhe denohen ( sipas ligjit ) naziste te regjimit Hitlerian akoma sot sado te vjeter qe jane ne moshe.
PS : Nese do te prekeni vete nga krimi ( nuk uroj kurre kete ) atehere ju do te jeni i pari qe do kerkoni te sillet para drejtesise edhe pas 70-80 vitesh autori ( t ) i krimit ( krimeve ) !!
Te gjithe jemi deshmimtare te shperberjes se shtetit ne vitin 1997, jemi edhe deshmimtare te pasojave te atij viti te mbrapsht.Demokratet per kete nuk e mbajten samarin dhe fajesuan socialitet. Si erdhen revoltat dihet. Gjithashtu, edhe renja e Qeverise ishte e zakonshme. Por te binte shteti, pra te hapeshin depot dhe per rjedhoje te mos funsiononte rendi dhe vendi te kalonte ne anarki si kohen e shpellave, kjo ka ndodhur vetem ne kete vend dhe per kete fajtor eshte grupi i PD-se qe drejtoj vendin ne ate kohe dhe vecanarisht Berisha, Bode, Gazidede.
Ne opozite Berishta, si nje aktor i mire u kap mbas nje dege lisi, pra u kap mbas korupsionit dhe kontrabandes. Me kete ariti te bind popullin qe ky eshte njeriu i kulluar dhe i duhet vendit per te rritur bollekun e shqiptareve.
Si popull i cuditshem qe jemi e votuam dy here rardhazi dhe ky na shperbleu bukur: Jo vetem qe nuk e zhduku korupsionin e kontrabanden, por i thelloj me tej ato aq sa sot mund te themi me plot goje qe eshte krijuar Oligarkia financiare, paraja eshte perqendruar ne pak njerez qe kontrollojne tregjet, cmimet e deri komandojne edhe Qeverine.
Per te gjitha keto qe thashe, te cilat i kemi jetuar vete del; konkluzioni se ky vend i bukur me resurse te medha dhe me nje popull puntor ka humbur nga politikanet, te cilet nuk ka prokuror dhe gjykate qe ti gjykoje.
Studentet nuk bene revolucion te tipit francez apo rus. Ata bene nje akt krejtesisht qytetar, packa se cfare ndodhi me prapa. Ato duhen kujtuar nepermjet nje memoriali prane Universitetit te Vlores, pavaresisht interesave partiake. Duke ndjekur historine e ketij vendi vitet qe ndoqen, PD ka komprometuar keq te djathten shqiptare me qendrime antikushtetuese, antishteterore, antikombetare, anti..,anti.., prandaj duhet te nxirret jashte ligji. Eshte parti qe nuk mund te reformohet. E djathta nuk humbet sepse Shqiperia ka plot njerez te ditur e te ndershem qe mund te ngrejne nje te djathte konstruktive, kombdashese e shtetdashese.
Ato faktet qe ngre Panajoti duhet te vihen ne fuqi te 100 per te dale tere punet e perbindshme qe ka bere ish presidenti e ish kryeministri, bashke me Fatos Nanon…
1997 nuk eshte gje tjeter vecse deshmia e gjalle e asaj qe jemi popull karagjoz, shoqeri karagjoze, me nje klase politike karagjoze, qe ndjefshin ne femijet, nipat dhe mbesat e tyre, dhimbjen qe ka ndjere shqiptari i varfer dhe i ndershem ne gjithe keto dite kur femija i ka kerkuar buke dhe prindi nuk ka patur cti jape!
Edhe ne vendet e prapambetura te botes nuk bie shteti sic ra ne vitin 1997. Pra, u shperben repartet ushtarake (??????), nuk funksionote rendi, institucionet dhe vendi kaloi ne anarki , ku u organizuan bandat e hajduteve dhe krimineleve qe bene kerdi mbi popullin e thjeshte.
Dhe te gjitha keto ndodhen mbas doreheqjes se Qeverise. Pse. A do vije koha te zbardhet ky mister. Koha nuk eshte e larget, deshmimtare ka plot. Jane te gjitha mundesite qe te percaktohet qarte fajtoret dhe skenaristet e kesaj masakre qe ju be ketij kombi. Sigurisht, populli i thjeshte e do Qeverine ne radhe te pare per rend e qetesi dhe nuk ja ka per borxh politikaneve anarkine.
Ne vitin 1997 u vrane me mijra djem nenash te varfera. Djemte e politikaneve u strehuan ne Europe dhe nuk u vra as nje djal politikani.
Mendoj qe viti i mbrapshte 1997 duhet te gjykohet dhe te dalin fajtoret.
Lufta ne 97 u be per lek ato qe po ha Naniu ne Vjene
mos vetem Nanua???
Sot aktualisht Sokol Mulosmani,pastron paret e vjedhura ne fshatin Shtyllas Fier,gjoja ka mare kredi dhe ka bere freshtari.
Partia socialiste duhet ta hetoj. Nje pyetje: E ka mar vertet PS pushtetin??/
Dite me te mira erdhen mbas vitit 1997 per popullin shqipetare
KUSH SHEH MBRAPA SHKON MBRAPA KA THENE RAMIZ ALIA.SHIKONI MOS BEHET PERSERI NDONJE 1997 E RE .
LERENI ate qe iku.forcave madhore populli fukara nuk ka cti beje. qeverite ju kthehen analizave atehere kur vjen urdheri nga madhoret.e dini ju kush jane madhoret?????
Jam Vlonjat dhe di shume mire se c’fare ka ndodhur ne qytetin tone ne vitin 1997-te.Kane ardhur mercenaret e Saliut nga Tirana,me lista njerezish per tu ekzekutuar.Lista ku duhet te vriteshin njerez te pafajshem te klasifikuar si “Rebelet e Kuq Komunist”.Jam i mendimit,se nese nuk zbardhet c’do detaj i atij viti te mbrapshte,Shqiperia do te zhytet ne paqartesi dhe krime te reja.Vrasjet ne rruget e erreta te Vlores nga Spiunet dhe Agjentet e SHIK-ut me urdher nga Tirana kane qene te pernatshme.Kini parasysh qe Sali Berisha vrau ne zemer te Kryeqytetit diten per diell dhe nuk pranoi ansje fajsi.Vetem kur FBI-ja zbardhi ngjarjet doli e verteta e 4 martireve te 21 Janarit.Tani,merreni vete me mend,sa njerez ka vrare ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine,ne fshehtesi te plote,naten Gazidede dhe Berisha???Nuk cuditem qe nuk pranojne asnje fajesi,por ne Vlore,kane vrare krye-familjare duke ju trokitur direkt ne dere ne thellesine e nates.Krimet kryheshin rreth ores 2 ose 3 te mengjezit.Krimet e tij jane te panumerta.Egersia dhe urrejtja e tyre ishte dhe ende eshte e pa.kufi.Perversiteti i tyre Kriminal kalon c’do cak e c’do kufi.Shqiptaret me 21 Janar paten rastin te shikonin vetem nje prove te vogel te Cmendurise perverso-Kriminale te “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Jam shume i sigurte,se nese ajo turma e 21 Janarit do gjendej ne ndonje periferi te Shqiperise,dhe naten,pa vemendjen e kamerave,Sali Berisha dhe Mercenaret e tij,do kishin vrare te pakten 80% te turmes.Imagjinoni per nej cast,turmat si ajo e 21Janarit qe protestonin ne largesite e Shqiperise.Vlore,Lushnje,Sarande etj,se c’fare masakrash kane pesuar???Fajin sigurisht per Saliun dhe Sejmenet e tij,e kane Komunistet.Ashtu si deklaroi pa ju dridhur qerpiku dhe ne gjakftohtesi te plote prej killeri me 21 Janar.Se pergjegjesia e plote dhe totale ishte e Edi Rames.
Z.pobrati mire e ka por z.Pobrati nuk eshte as Prokuroria, as Gjykata, as vullneti politik i se majtes qe po mbush vitin ne pushtet dhe tallet Xhelal Mziu me ta.
Komentet jane te teperta. Nuk duhet te ket asnje iluzion . Sali berisha ka kryer krim kunder njerezimit duke dhene urdher per perdorimin e LHL mbi popullsine e jugut te Shqiperise. Faktet jane tronditese. Prokuroria duhet te formuloj akt- akuzen “per krime kunder njerezimit” , ndaj tij . Nuk mund te ket qetesi dhe drejtesi ne Shqiperi, pa u denuar ky njeri, per gjithecka te keqe i ka bere ketij populli te vuajtur.
Me artrikuj te tille por edhe me opinione te tilla nga shume njerez qe ne vehte vehte prezantijne nje cmire dhe urrejtje te madhe per njeri tjtrin, neve po vertetojme qe jemi nje popull nga me te pa pranushmit ne europe por edhe qe jemi nga popujte e ndyre te ketij kontineti…..une ju them juve se cfar keni shkruar ne kete periudhe per te akuzuar Berishen ne ngjarjet e 97tes jane vetem shpifje, urrejtje dhe cmirzeze e njerezve pa tru dhe pa kolone vertebrare….denojeni per ate qe ka bere, po qene te verteta se sa per keto qe shkruanio nga ata njerez qe kane qene kudo gjetke dhe ne ate vendngjarje nuk kane qene….tju vije turp……me keto artikuj te stisur nuk po beni gje tjeter vetem se po u thoni botes se ne jemi populli me i keq ne bote……une di qe ju te kesaj gazete e keni nje material te nje koloneli qe ka qene ne Vlore nga fillimi i ngjarjeve dhe deri ne mbarim te tyre….botojeni ose dergojeni ne hetuesi dhe pastaj do te shikoni se cmunde te ndodhe…..
Ti nuk je Vlonjat dhe as Shqiptar.
“Vlonjati” e dika mire se sa i ndyre eshte, kur permend qe jemi “popull i ndyre” Po nuk di tjetren, sa me i ndyre eshte Çobani i tij berisha i cili e ka vendin vetem ne HAGE. Mjafton vetem nje kerkese e qeverise sone qe Haga te gjykoje ate dhe te tjeret rreth tij te cilet jane implikuar ne ngjarjet rrenqethese qe degjojme nga keta ushtarake te nderuar. Vetem kaq mjafton nga shteti shqiptar. te coje kerkesen ne Hage dhe merren ata pastaj se kush jane fajtoret.
Distancimi i Edi Ramas nga politika e vjeter ka si qellim qe gjerave tu shkohet deri ne funde. Kjo per faktin e quditshme se jane bere shume krime dhe tentativa kriminale ndej shqiptarve dhe shqiperise dhe askush nuk mban pergjegjesi.
U tentua te masakrohet Jugu i shqiperis, ate qe nuk e realizoi dote Xhaferr Deva dhe Rexhep Mitrovica me prijsit e tyre Paramilitaret Serbe dhe Exxect Gjerman kerkoi ta realisonte pinjolli i tyre Sali Rama Berisha. Une nuk e dije se c`fare faktesh kerkohen tjter pervec ketyre.
Qudia tjeter eshte se u shkatrrua nje shtet i tere edhe per ket askush nuk mbajti pergjegjesi ligjore. Te gjith pas hirit te ekonomise shqiptare dhe hirit te djegur ne magazinat te ndryshme te gjith i futen duart ne xhapa dhe pyesnin.Kush e shkatrroi shtetin. Berisha thot .nE JO SE ISHIM NE SHTEPI , NDERSA ai akuzon opoziten e athershm. Pore Opozita nuk kishte asgje ne dore, pore PS me largepamesi arriti te shmange nje gjakderdhe te kurdisur mire nga qarqet agresive antishqipotare me garantues te tyre Sali Ram Berishen. Perse nuk u vu askush para pergjegjesise. Se me sa duket keto qarqe pasi realizuan nje pjes te qellimit te tyre ate te shkatrrimit te ekonomise pasi lufta u evitua ata paguan Senjoxhilen dhe ajo beri pajtimin pasi leket e shqiptarve ne firma ata i moren naten me anie. Pra e gjith kjo masaker kaloi pa u njer fare vecse populli e vuajti si me viktima ne njerze ashtu edhe me shkatrrimin e ekonomise shqiptare.
Tani nuk e dijme se c`prasim.Kemi edhe fakte te tjera trenditese sice eshte Nafte dhen Serbise dhe Detin dhen Greqise keto bejen tradheti kombetar e per kete askush nuk duhet te pergjigjet.? Ne se lejohen perseri te harrohen keto krime atehere shkelim amanetin e 1 milion votuesve shqiptare.!
Mirembrema Dita, mirembrema z.pobrati dhe te nderuar komentuesa
Me vjen keq qe gjenden ende njerez qe marrin ne mbrojtje Saliun
Me kalojne mornica neverie ne trup kur e shoh ne keto kanalet satelitore.
Ulert ky burre i lig, i uleret atij populli te cilin ka kaq vjet qe e perdhunon.
Pse uleret??
Ka frikë nga shteti: o popull, nuk i dhimbsemi ne Saliut. Se sa e do popullin ky njeri, është parë këtu e sa vite. Pasojat e këtij të marri janë të pariparueshme për shekuj, kujtoni vetëm armatosjen e popullit në 1997-n vetëm për shkak të egos për pushtet, kujtoni pasojat. Ky njeri do vetëm pushtet e jo shtet. Qoftë e afërt Dita kur…
GJATE 22 VJETEVE DEMOKRACI KEMI PATUR TRAGJEDI NJERA PAS TJETRES DHE KULMI ERDHI ME TREGJEDINE E VITIT 1997 DHE JANE VRARE RETH 7000 SHQIPETARE DHE DIKTATURA PER 50 VJET VRAU 4000 SHQIPETARE DHE PASURIA KOMBETARE ESHTE PERQENDRUAR NE DUART TE 5% TE POPULLSISE KU E KANE POLITIKANET DHE TE MBROSH PASURITE DHE KRIMET PER BERISHES DHE BASHES KJO ESHTE MEKAT ,DREJTESIA DUHET TE RIZGJOHET ,POR ESHTE NJE SHOQERI CIVILE E SEMURE E CILA NUK NGRIHET PER KORUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUARE TE POLITIKANEVE..
PIRAMIDAT E 97 JANE VJEDHJA ME E MADHE NE HISTORINE BOTES.
Deri tani historia boterore e vjedhjeve bankare nuk njeh vjedhje me te madhe te LEKAVE qe j’u grabiten nje populli te tere. Kjo vjedhje u pergatit me kujdes nga banda me pushtet e komunistit Sali Berisha me sekserin e tij dinak Ridvan Bode. Kryeministri arkeolog ishte nje LOLO pak a shume sic eshte sot Lulzim Basha, dhenderi i firmes kusare VEFA, qe komandohej totalisht nga mafia e Saliut, prandaj edhe keto qe flet dhe qe tregon jane historia nonens, njesoj si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur e kapen ne flagrance me pastruesen e Muzeut te Ministrise se Brendeshme dhe e detyruan me zor qe te martohej me te.
Pse nuk ndodhi me pare katrahura e 97-tes,gjera te mbrapshta ne historine e shqiperise ndodhen gjate viteve 92-96.Firmat piramidale filluan me Suden me 1992 prane pallatit tim,pas dy vjetesh u spostua 300 metra me tej.Cdo dite prane sudes qendronin dy furgona me police te kryeministrit Meksi dhe ne darke mernin parat dhe i conin…..Ne vitin 1996 me 26 maj u vodhen votat me shik e police deri ne tepri.Triptan Shehu ne oren 10(para dite) te dites se votimit deklaronte se i ” fituam zgjedhjet”.Megjthese ndodhen keto ngjarje shume te renda shqiptaret nuk u ndjen por kenaqeshin me perqindjet qe merrnin nga firmat piramidale te Meksit dhe Berishes.FMN-ja paralajmeroji per mbylljen e tyre dhe Berisha ju kundervu ndersa Meksi nuk u ndje.Kur filloi kolapsi ne firmat piramidale nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i 1997 plasi revolta Popullore se u pren te ardhurat.Kjo eshte pergjegjesia e Meksit ne radhe te pare qe ilejoi (por ai i shfrytezoi ato) dhe e dyta po te kish dhene dorheqjen Meksi sipas kerkeses se revoltes popullore nuk do te kishte ndodhur ai shkaterrim i renies komplete te shtetit me ushtri,polici,administrate,uhapen burgjet.Keto jane veprimet kriminale te nje qeverie kriminale.Nuk jane ato prralla me mbret qe shet Meksi se jane implikuar shtete dhe individe, keto jane genjeshtra.Nese do vepronte drejtesia do ti drejtonte pyetje Berishes dhe Meksit si president dhe kryeminister: Ku e keni ushtrine, policine,administraten pergjigja e tyre do te ishte se u shkrine,po burgjet ku i kini dhe ato u hapen.Dhe drejtersia do te thoshte: Ju jeni kriminela.Kete te fundit e kane shqiptuar jurista te nje vendi te madh perendimor.
nji sugjerim
http://gazetadita.al/trazirat-e-vitit-1997-meksi-te-implikuar-individe-dhe-shtete/
Jane akoma ato qelite e VIPAVE e burgun 313-te ne Tirane?