Bashkëpunimi mes Sali Berishës e Jozefina Topallit po shkon drejt fundit? Përplasja e 6 majit (mund të quhet si më e forta e ndodhur gjatë këtyre viteve) dha sinjalet më të forta për shkërmoqjen e një bashkëpunimi të ngushtë mes tyre.
E nisur që në vitin 1996 kjo marrëdhënie politike, u shoqërua me ulje ngritje të mirëkuptimit, por me sa duket për Berishën ka qenë gjithnjë e më e vështirë për të funksionuar. Së fundmi, ai ka vendosur që jo vetëm të minimizojë pushtetin e saj në parti, por dhe më shumë: të sinjalizojë çdo kënd në parti se mbi të nuk mund të vendosë askush. Tashmë mund të thuhet se klani Topalli në PD po shkon drejt humbjes së plotë.
Fushata lokale
Në vitin 2011 kur në kryeqytetin shqiptar zhvillohej një luftë e ashpër për drejtimin e pushtetit lokal, kandidimi i njeriut të zgjedhur nga vetë Berisha erdhi mjaft i papritur për kryeparlamentaren Jozefina Topalli, duke krijuar pakënaqësinë e saj e cila u shfaq në gjithë fushatën zgjedhore të pushtetit lokal. Moment ky që nuk mund të harrohej nga Berisha, e që priti çastin zgjedhor parlamentar për të afruar në “pjatën e ftohtë” hakmarrjen e tij.
Topalli, jo vetëm që nuk dha suport elektoral, duke mos bërë qoftë dhe një takim në Tiranë, me fuqinë e saj si nënkryetare e PD-së, por në takime informale apo me bashkëpunëtorë të saj, gati gati shfaqej kundër një kandidature të tillë. I paharrueshëm ishte dhe momenti final, ku në selinë blu ishte zhvendosur e gjitha elita e saj, duke dalë në deklarata sulmi ndaj kundërshtarit, kur do dilte dhe rezultati final, me 10 votat e famshme.
Madje “surpriza” e Bashkisë së Tiranës, për Topallin u shpreh dhe nga vetë ajo në qarqe të ngushta. “Për besë e mori mandatin dhe unë që s’bëra asnjë ditë fushatë për të”, qe shprehur Topalli në tryeza të ngushta, duke parë kësisoj edhe atë çka e priste në marrëdhënien e saj me kryeministrin demokrat.
Kundërvënia ndaj Topit
E kaluar sërish në kohë dhe pse jo në kundërshti ndaj Berishës, lufta e hapur ndaj ish presidentit Bamir Topi filloi të konturohej gati në një inat të saj personal. Topalli stonoi në luftën politike ndaj Topit për shkak se ajo flitej të ishte kandidatja e shumicës për President të Republikës. Përplasjet institucionale mes Kuvendit dhe Presidencës vunë jo në pak raste përballë vështirësive Kryeministrin, për vetë faktin se u tejkaluan kompetencat e institucionit të Kuvendit. Shtuar këtu dhe synimet e saj për të qenë ajo kandidatja potenciale e pasardhësit të Topit, pasi vetë konjuktura politike i jepte mundësinë shumicës të zgjidhte vetë kreun e shtetit.
Madje, lufta e saj ndaj Topit u duk kaq personale dhe e vënë në krye të sulmit, shpërblimi do të ishte pikërisht posti i Presidentit. Por as kjo nuk do të vinte për zonjën Topalli, e para nuk mund të harroheshin nga Berisha zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe e dyta Berisha qeveriste me Metën e ky i fundit nuk e pranon Topallin në asnjë rrethanë.
Rezultatet elektorale
Për të bërë të qartë panoramën se si erdhi dhe finalja e 6 majit të vitit 2013, Berisha nuk mund të mos fusë në analizë dhe rezultatet elektorale të saj në qarkun e Shkodrës në dy zgjedhjet e fundit. Zyrtarisht këto rezultate lënë për të dëshiruar.
Në vitin 2009, në qarkun e Shkodrës pati një deputet më pak se çfarë ishin pritshmëritë e së djathtës në këtë qark. Kësaj atmosfere të pafavorshme iu shtuan dhe rezultatet në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Nisur nga vetë konturimi i kampeve politike zgjedhjet e fundit lokale në këtë zonë, faktuan se PD-ja po lëshon gjithnjë e më shumë terren ndaj së majtës apo kundërshtarëve djathtas të kësaj force.
Njëherësh, i sinjalizuar për pakënaqësitë që kanë vetë qarqet politike në Shkodër kundrejt Topallit, Berishës i shkon për shtat që të shfuqizojë atë apo dhe klanin e saj, që së fundmi u përfol aq shumë.
Përplasja për listat e kandidatëve për deputetë
Bashkëpunëtorë afër kupolës saktësojnë se spostimi i Topallit është tashmë më se i vendosur. Jo vetëm që Berisha nuk e pyeti për listën e 6 majit, por skenarin që vetë Topalli u nxitua ta anoncojë përpara mbledhjes, ia ktheu me dashje në boomerang.
Me emrat e saj, Topalli u paraqit në mbledhjen e natës së 6 majit, ku kryesia e PD-së po hartonte listat zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Por emrat e saj nuk do të pranoheshin nga Berisha dhe do të sillnin dhe një skenar të tillë, që i sinjalizuar më herët nga Topalli në media, Berisha shkoi deri atje sa e nxori jashtë nga mbledhja. Moment i cili, nuk u kapërdi lehtë nga Topalli, e cila e kthyer më vonë në mbledhje nuk kurseu dhe fjalët ofenduese ndaj emrave që përfaqësonin PD-në në garën e 23 qershorit me shprehjen “u mbush partia me qelbësira”.
Megjithë mllefin, ajo çfarë kishte nisur të bëhej, nuk kishte më kthim pas. Berisha ka vendosur ta zhbëjë dominimin e klanit Topalli dhe të vetë asaj në parti. Zërat që Topalli ka dalë vetë nga ajo mbledhje janë të pasakta. Një gjë mbetet e sigurtë në partinë që drejtohet nga Berisha: askush nuk mund të ikë nga një mbledhje, vetëm kur të nxjerr jashtë vetë ai.
Largimi në këtë formë, është i lexueshëm si e zeza në të bardhë, Jozefina Topalli cilido të jetë fati i zgjedhjeve të 23 qershorit në rastin më të mirë do të mbetet një fraksion në minorancë i PD-së, duke u lutur në fund të herës për të qenë së paku vetë pjesë e listave.
Basha, dhëndri i familjes Berisha në opozitë
Opinion nga Mero Baze
Kishte një lajm në çeljen e fushatës së PD-së. Si çdo i sëmurë i pashpresë, që njerëzit e përgjojnë tek koka e që nuk jep dot lajmin e mbijetesës, e arrin vëmendjen me çeljen e testamentit. Fjalimi i Lulëzim Bashës ishte një përpjekje e mundimshme për të qenë lideri i opozitës së nesërme kundër Edi Ramës. Ky ishte dhe i vetmi lajm i mitingut të PD-së mbrëmë në Tiranë. Nëse kish një gjë që binte në sy në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të PD, ishte fakti që Berisha po transferonte testamentin për PD-në tek Lulëzim Basha. Disa mijëra nëpunës me fytyra të lodhura dhe militantë nga periferitë e Tiranës, ishin dekori në të cilin u krye ky rit.
Lulëzim Basha u shfaq para dëshmitarëve si njeriu që u jepte atyre shpresë të përballonte Edi Ramën në opozitë. Ai, siç e theksoi dhe vetë, do ta quante tani e tutje Edi Ramën “armik” të tij, të PD-së dhe të shqiptarëve.
Edhe pse nuk ish në gjendje të formulonte një filozofi të tij si lider i opozitës së nesërme, Basha u pa qartë se ndjehej i emëruar në detyrë qysh sonte, ndërsa fliste për suksesin e pritshëm elektoral në Tiranë. Fjalimet e tij kanë gjithnjë një boshllëk kumbues, por ky i sotmi, i vendosur në një shesh ku më shumë se fitimtari, po promovohej trashëgimtari, dukej dhe më bosh. Jozefina Topalli nxinte. Ilir Rusmali, i fundmi që nuk ka honepsur dot kurrë boshllëkun e këtij kollovari, kish refuzuar tribunën, ndërsa të tjerët ishin thjesht duke marrë kthesën t’i përshtateshin dekorit të ri.
Sali Berisha bëri kujdes të mos thoshte asgjë, veç të falënderonte Bashën që i kish marrë mandatin Edi Ramës në Tiranë. Dukej se gjithë dasma ishte përgatitur për të treguar se Familja Berisha nuk do mbetet pa dhëndër në opozitë.
Por a do t’ia dalë Lulëzim Basha të jetë opozitari i ardhshëm afatgjatë i PD-së?
Besoj se do t’ia dalë të jetë opozitari i parë i socialistëve. Mënyra si ka qeverisur këto dy vjet në Tiranë, stanjacioni që ka prodhuar dhe së fundmi shkelja flagrante e ligjit duke mos lejuar as votëbesimin e kryetarit të Këshillit, e bëjnë atë ose një kryebashkiak që do të dorëhiqet, ose një kryebashkiak që do të shkarkohet pa ardhur vjeshta. I qartë për fatin e tij nën një qeveri socialiste, i braktisur nga LSI, paterica e vetme që i prodhoi legjitimitet të dyshimtë në fitoren e vjedhur të tij, Lulëzim Basha nuk ka asnjë shpresë jo vetëm të qëndrojë në krye të Bashkisë, por dhe ta fitojë ndonjë herë tjetër atë Bashki me këtë spektër politik. Shpëtimi i tij i vetëm është të jetë në krye të një opozite të re pas 23 qershorit, në një parti te bindur, të spastruar nga personalitetet dhe kundërshtarët dhe të mbushur me nëpunës të Shkëlzenit dhe Argitës.
Ai është sot i vetmi që përmbush standardin për të qenë kundërshtar i Edi Ramës, jo vetëm se ka bërë një betejë me të, por se është i vetmi mbi të cilin pushteti dhe drejtësia do të fokusojnë vëmendjen e tyre si objekt hetimi. Lulëzim Basha, ndryshe nga çdo drejtues tjetër i PD-së, është Ministri i Brendshëm i 21 janarit, që së bashku me Sali Berishën kanë përsipër katër të vrarë dhe një proces të dështuar gjykimi për vrasjet. Lulëzim Basha do të rritet si lider opozite bashkë me fëmijët e të vrarëve prej tyre para syve, dhe do të përfaqësojë më së miri antagonizmin e ri në politikën shqiptare, e cila nuk do të jetë më ajo mes ish- komunistëve dhe antikomunistëve, por mes një brezi politikanësh që do të konkurrojnë me të vrarët e tyre dhe jo të baballarëve të njëri- tjetrit. Lulëzim Basha përmbush kriterin themelor fatal që kanë pasur shumica e politikanëve shqiptarë, atë të vrasjes për të qenë peng i politikës.
Topalli, Rusmali, Olldashi, Bode dhe të tjerë, që do flaken një nga një në rrugë, nuk plotësojnë dot këtë kriter. Ata mund të jenë dëshmitarë të heshtur krimesh, por jo kriminelë, mund të jenë dëshmitarë korrupsioni, por jo të kapur duke vjedhur, mund të jenë shërbëtorë të heshtur të fëmijëve të Berishës, por jo ortakë me ta. Lulëzim Basha është kapur duke vrarë, duke vjedhur dhe duke u mbrojtur nga Familja Berisha. Nuk ka njeri tjetër më shumë se ai që meriton të marrë peshën e krimit dhe korrupsionit që ajo parti e trashëgon tashmë si hipotekën e vetme të saj.
Mitingu i çeljes së kësaj fushate elektorale nuk ishte një miting që kërkonte të shquante fitimtarin e zgjedhjeve, por një miting që kish bërë kujdes të shquante trashëgimtarin e partisë pas humbjes. Ai ishte risia e vetme e asaj feste të zymtë. Ah, po. Ishin dhe thirrjet Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin.
Jozefina, ylli i venitur i PD-së
Opinion nga Xhevdet Shehu
Presioni i 23 qershorit ka filluar të davaritë retë në kampin blu. PD do humbë në 23 qershor, i përzgjedhuri i Berishës për vijimësinë në opozitë është Lulzim Basha. Ngjitja e tij e djeshme në tribunën e PD-së ishte mjaft domethënëse. Rivalja e Bashës, Jozefina Topalli duket se e ka të humbur përfundimisht betejën. Ajo mund të konsiderohet tashmë ylli i venitur i PD-së. E ardhmja e saj në këtë parti duket gjithnjë e më e zymtë. Pas 23 qershorit, kur ajo nuk do të jetë spikere e Parlamentit, ka të ngjarë që kundërshtarët e saj politikë ta quajnë as më shumë e as më pak, por një ‘zhele”, duke perifrazuar një shprehje famëkeqe të saj. Duke kujtuar historitë e së kaluarës, Jozefina mund ta përfytyrojë veten si e përjashtuara e radhës dhe do t’i kujtohet ndoshta Konferenca e tmerrshme e Tiranës e vitit 1956. Mbase edhe Liri Belishova pas vitit 1960. Partia ku Jozefina bën pjesë ka ndjekur besnikërisht traditën e ish-Partisë së Punës dhe nxjerrë herë pas here ‘grupe armiqësore’ dhe ‘rrufjanë politikë’. Është më shumë një traditë shqiptare që nuk ka të bëjë me ngjyrat e kuqe, blu apo jeshile të partive. Me humbjen e PD-së, zonjës Topalli do t’i largohen favoret që i ka gazuar pa kufizim, mbi të gjitha do të ketë pak ose aspak ndikim në partinë që e deshi aq shumë dhe për të cilën ushqeu ëndrra të mëdha. Në duelin herë të hapur dhe herë të fshehtë me klanet brenda partisë, Jozefina po del e humbur. Trishtimi i lexohej fare qartë edhe në paraqitjen e saj në mitingun e djeshëm të PD-së në kryeqytet. A do të ndjekë dhe ajo rrugën e të dëshpëruarve, të përjashtuarve dhe të vetëpërjashtuarve nga ajo parti, si fjala vjen Arben Imami, Neritan Ceka, Genc Ruli, Genc Pollo, Bamir Topi dhe deri tek Eduard Selami? Le të bëjmë ca durim e ta shikojmë pas ndonjë muaji… Sepse diçka e ka në mend Jozefina dhe për nga natyra që ka, ajo e shpreh atë që mendon.
Po perseris nje thenie te Pandi Raidhit tek filmi \”Perballimi”
U pastrua qyteti edhe nga 1 bajge
Nena e Jozefines ka qene bashkepunetore e sigurimit te shtetit. Ka spiunuar vellain e burrit mbas kohes se daljes nga burgu. Me kete ajo siguroi mbijetesen e saj dhe te femijeve te saj.
Kur Jozefina mbushi moshen madhore u terhoq dhe ajo ne bashkepunim ne psedudonimin tashme te njohur.
Ja si perfundon misri kur rri shume kohe i thare.Ta qendisi kryetari.E kuptove se kur nuk flet dhe shkruan mire shqip kthehesh ne zhele.
DELETED – MOS PERDOR EMRA TE STAFIT PER TE KOMENTUAR
JOZEFINA eshte nji torollake per mos me thene INJORANTE.Per fat te keq ka qene edhe pedagoge ne Universitet por me logjike te cunguar dhe e ndyre nga goja, nga fjalori.pa kulture dhe pa edukate. E kemi pa ne parlament si eshte sjelle me OPOZITEN. VETEM PARLAMENT AI NUK MUND TE QUHET.FATKEQESI.!!!
Rroft e qofte demokracia qe na lene me fole gjithca.Ja kryetari I mbrojtjes se figures te Enver Hoxhes flet e shpif dhe bene poezi pa ja ndier.Do ngelesh pa pune mbas dates 23 qershor.Nuk ju paguen njeri se e majta ka humbjen e rralles.
Mark, nuk thuhet “humbjen e rralles” por “humbjen e radhes”. “rralle” do te thote “jo shpesh”. Meso shqip o i uruar, gjithe injorantet grusht bashkuar rreth Saliut jeni
Jozefina Topalli nuk lë rast pa kërcyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet :). I iku dhe vallja dem te shkretes :). Kercen bukur shejtanka
Ne se ka vend thenia ” E flaku si limoni i shtrydhur ” eshte veprimi i saliut me jozefinen. Ose sipas thenies se saj lapidare ‘ E kapi prej xhelesh dhe e flaku ” , ose ” jozefina vajti per lesh” .
Mbase ajo e limonit e ka origjinen qe ne rinine e saj dhe kur sala e mori ne forume si kishte mbetur me leng. por ai e perdori edhe ashtu, levoxhgen e rrudhosur.
Karikatura qe shoqeron kete shkrim te gazetes dita eshte shume domethenese dhe e goditur. Besoj pa u futur dhe pa deformuar idene e autorit mund te them se :
Periudha per te punuar bashke ( koha kur Jozi ne çdo fjale permendte doktorrin si hero mbitokesor ) mbaroi dhe doktorri i ktheu bythen asaj. Qe jane ashtu te lidhur bythas te kujton dy qen qe pasi kryejn aktin seksual,pas orgazmes me te bertitura, qendrojne ashtu si ne kete karikature. Ne kete pozicion femijte i qellojne me gur dhe lozin me ta.
Periudha e mjaltit kishte mbaruar shpejt. Tek qypi i tyre kishte kohe qe kishte dale gjella tjeter .Tani rrine te bashkuar formalisht.
Jozefina nuk ka vetem Bashen kundershtar , por ka edhe demokristianet Ndoken,Nikollen dhe gjithe shkodranet.
Vajte per lesh o Joziiii ! More me vehte edhe te tjere sidomos ate Rusmajlin qe ishte xhan njeri me goje si “mjalti” dhe me pamje engjellore ne karriken e atij komisionit te ç’ligjeve .
KAM THENE DIKU NE NJE KOMENT QE PAS 23 QERSHORIT , KETA DUAN 16 VJET PER T’U REFORMUAR DHE PER TE ARDHUR NE ISLA.
Kushe flete keq per Jozefine eshte komuniste.
Cfare munde te presesh nga komunistet ishin ne pushtet dhe i vume flaken.
Ne 23 qershore do ti veme flaken dhe Edi Rames qe nuk do qe shqiperia te Hyje ne Europe. Tradhetaret nuk i duam
Dio mio,che kazzo sei…
Pas nje mitingu Jozi pyeti nje nxenes:
– Gjeje cka pelqen ma shum Teta Jozit.
Ai i tha: kali.
– Po si e dite, tha Jozi sa qun i mire. Si e ke emrin…?
Loland tha femija.
Ne te vertete ai e kishte emrin Roland po nuk thoshte dot “r”
hahahaaaaa 🙂 Sa e madhe kjo. Dmth Kali me “r” eshte… Hahahahaaa 🙂 o mos vdeksh sa kam qesh 🙂
henkshin kokat te shpetoje shqiperia.
Kush e di se sa do jet merzit Jozi.
Po te isha prej Shkodret,un do cohesha ne Revolucion per me mrojt Jozin.
Hahaaaa..a,kamarjerja e Rinasit,Lulzimja me mund Jozin qy ka lind ke djepi i kultures shqyptare?!?
keto lloj tituj dhe lajmesh jane per te percare partine demokratike ne prag zgjedhjesh. e verteta eshte se per te paren here ne histori PD dele bashkuar dhe me nje aleance te forte pa krisje apo hatermbetje. ndersa kampi ikundershtar, ashtu si edhe para 2 dhe 4 vjeteve shfaqet i percare, me aleanca te fryra por pa vota dhe me eksponente shume te rendesishem te partise qe largohen me puc nga ana e krytetarit Rama. PD nuk ka asnje klan dhe asnje percarje dhe ne hyjme ne fushate vetem me nje qellim TE FITOJME. PD vjen para cdo interesi vetjak.
Te them te drejten ekipi aktual i kandidateve ne Shkoder eshte shume me i kompletuar se ekipi i kaluar. Mua nuk me duket si lufte klanesh brenda PDse sesa nje riformatim i duhur dhe shume i goditur i kandidateve ne bastionin e PDse, ne qytetin e Shkodres, qe i ka dhene aq shume PDse dhe qe eshte zhgenjyer aq shume nga Jozefina, sidomos kete mandat te dyte qeverises te PD. Mandati i 3 qeverises dhe goditja perfundimtare e bllokmeneve do te nise nga Shkodra per te perfunduar ne Vlore, me humbjen spektakolare qe do te pesoje Edi ne Vlore.
Shume ekip i kompletuar, filloi Nardi me Frrokun me djege flamujt e PS, ne Vaun e Dejes.
I paska leshuar perseri PD-ja(Parti pederastesh) shpellaret e saj per te komentuar neper faqe interneti. Me komentet e tyre i dallon nga larg qe jane pjese asaj perqindjeje analfabetesh qe dine te shkruajne dhe te lexojne por nuk i kuptojne ato.
Te tere nen orkestrimin e kryeshpellarit perserisin te njejten fraze, ate te “PD-ja eshte me e bashkuar se kurre”. Kjo shprehje eshte vetem per shpellaret qe nuk kuptojne realitetin. Si na qenka PD-ja me e bashkuar se kurre, kur ajo hoqi njerzit e saj dhe i mbushi listat me mercenare qe iken nga partite e tjera?! Mos do te thoni me ate shprehje qe vertete PD-ja eshte me e bashkuar se kurre, sepse ka mbledhur tere plererat e Shqiperise?. Ketu, po jam dakort. Parti e plererave, je me e bashkuar se kurre, sepse e tille je, moj PD!!!
Qe kjo parti te behet nga e para me njerez te rinj, duhet qe te mos marre as edhe nje vend ne parlament kete rradhe dhe me njerez te rinj te shfaqet pas 4 vjetesh perseri ne gare. Kush voton kesaj rradhe PD-ne eshte vertete injorant dhe shpellar!
zoti moderator nese je preferencial ne komentimet e zoterijve do te luteshs te mos botoni komentet fyerese ose ne te kundert botoje dhe kete OK?
moderator pse se botove te plote komentin
Duke qene njohes i mire i ambienteve te PD.. keni kapur thelbin. Kjo eshte nje tronditje per Topallin por jo rrezimi i saj. Ajo humbi dy ushtare te bindur si Trashani e Bushati por arriti te shmangte nga lista e sigurte kundershtarin me te madh mes deputeteve te shkodres Gjoke Uldeda. Duke marre gradualisht terren, kryesisht ne komunat e nenshkodres ai u kthye ne rrezik real per pushtetin absolut te Topallit ne Shkoder. Kuptohet qe nese do ndodhte kjo, Topalli do ishte apriori jashte loje per kreun e PD.
Jozefina ka ik per lesh. Por jo sepse e sulmoi klani basha. Thjeshte berisha ja vrau te gjithe mbeshtetesit. Ne pd ka klane qe i nderton vete berisha sepse sajon lojra luftash per te djegur ata qe do. Jozefina ka mbetur fare e vetme ne 140 deputetet e listes. Kjo do te thote qe do terhiqet zvarre edhe kta kater vjet dhe ……….koha e saj mbaron. Ne kto Kater vjet do te jete zvogeluar aq shume sa do te jete e padukshme. E pa qe po ja hiqnin te gjithe nga listat dhe iku se……u nxeh. As nuk guxoi te beje presion. Thjesht iku. Eshte e ikur. Dhe ajo e di. Me vjen keq per njerezit e saj te besuar qe nuk tregoi kurajo t’u dilte per zot. Dhe duhet t’u kish dale zot. Me cdo cmim
përse të ketë “anuar”berisha nga basha e jo nga topalli??
mos vallë shitësi i ngjalave i ka dhënë garanci për bashën??
mos vallë legalizuesi i korrupsionit ilir meta po bën këtë lojë elektorale për këtë arsye?shkatërrimin e grupit topalli dhe ngritjen në pozicion zotërues “yllkën në ngjithje të politikës”shqiptare??
një zot e di se si lu politika shqiptare!
e vështirë për ne të vdekshit,toksorët!!
…per mendimin tim Berishe vrasesi, ka anuar nga klani Basha, sepse ky Lulka, do ti ngrohe dhe mbroje 2 vezet e gjarprit, Argiten e Shkelzenin, ne menyre qe te trashegojne pa probleme ne te ardhmen PD-ne, qe tashme eshte partia e famijes serbe Berisha. Por nuk mendoj, se do te ishte e te njejtit mendim, Zhozefina dhe klani i saj. Prandaj po pastrohet rruga. Megjithate rruga eshte e gjate…
Jozefina ,ashtu siç beri me deputetin Gilman Bakalli,nje i “pabindur”,ashtu kerkon te beje me te gjithe deputetet e shkodres,te cilet i ka kthyer ne plasteline dhe i jep formen qe deshiron ose me mire i le pa forme ,jo vetem te jashtme ,por sidomos te brendshme.Nuk po permend emra se e gjithe shkodra i njeh.
Edhe me deputetin Gj.Uldeda kete ka kerkuar te beje me kohe,por nuk e ka pas te lehte.
Z Uldedaj eshte me intelektuali i grupit te deputeteve te shkodres se bashku me Znj Troshani,por nqs i pari eshte i paster politikisht dhe ideologjikisht e dyta eshte vajza e nje sekretareje partie ne gjimnazin e shkodres.
Por edhe ky Uldedaj komunist ka qene. PD ja eshte fund e krye parti me mentalitet komunist dhe me strukture njerezore qe vijne nga e kaluara komuniste. Kaçi, pSH eshte nje vlere e shtuar ne ate kazan ku gatuan gjithmone Berisha per hesap te familjes se tij. Zhelefina ka ciklin e mbylljes se karieres se saj ne se do te quhet karriere lehja e saj ne parlament e rruge per hesap te pronarit te saj. Eshte gruaja qe e keqperdori veten e saj ne politiken shqiptare te pluralizmit shqiptar, si nje lecke. Nje grua e pamend, e paedukuar, llazore dhe pamoral. Keshtu do te mbahet mend ajo e shkodres. Subjekt i barcaletave ku do te argetohen ne vite shume prej nesh. Shkodranet nuk do te rrine te bejne sehir. Nuk do te lene askend qe tu marre te drejten e humorit me kete grua-hiç qe u frye e u be sa nje ka. Ne demokraci detyra me e madhe qe mori, ishte kancelare universiteti dhe jo ashtu siç e prezantojne si profesore. Kancelare, sot i thone shefes se administrates, se sekretareve magaziniereve, pastruesve dhe letrave. Kaq. Per te tjera nuk ka patur asnjehere karrizem. Kete ka bere edhe ne parlament,veçse kete rradhe si altopolant i saliut. Fund i trishtem qe i pret gjithe te keqperdorurit ne te dy anet e politikes. Nje njeri qe nuk ka rrespekt per vete e vet, nga ai tjeter gje nuk ke pse pret.
mero 3 paragrafet e fundit shume te goditura
Edhe po te largohet,mire do te beje qe te qerohet,por ajo ka lene shume per ta mbajtur mend me vone : Nuk la vend te botes pa shkuar me parate e shqiptareve .( keshtu do te thone : -Po na e shperdoron parane me keq se Jozefina !
Do te na lere plot te tjera ,si femra me gojeshthurur publike, si e paedukate ,bastarde,mendjemadhe, dhe …. Shkodranet ja kane qendisur barsaletat plot kripe,por do “t’i botojne ” pas 23 Qershorit,kur ta nxjerrin jashte per zhelesh dhe te shkoje edhe kjo per lesh ! Them se do ta kene me prane edhe Pal Vaten .
Përshëndetje Dita. Shkodra eshte ne 50 përqind papunesi. Qeveria nuk ka statistika, tash 3 vjet njerzit jane nen uje dhe po vuajne. Nuk jane shperblye per damin qe u kanë shkaktue. Uji i ka mbytur me gjane e gjalle dhe hortikulturen. Vetem ai ministri i Gjirokastres dine statistikat e verteta as shkodranet vetë nuk dijnë! Erdhi ndihma 30,000 lekë te vjetra per çdo familje per kompensim te pergjithshem; edhe keto per 3 vjetet e kaluara.
Me pak fjale kjo gankstere iku per lesh
JAM KURIOZ TE DI SE CFARE DO BEJE (XHOZI-ZHELJA) MBAS 23 QER.ME NDOKEN E DISA TE TJERE QE E DUAN TA KAPIN PER LESHTE, SE ATEHERE DO E KUPTOJ SE KUSH DO SHKOJ PER LESH,DO I VIJE DITA DHE BALLES TA KAPI PER ZHELESH Z. LEEEEESH.
Kjo eshte nje ender qe ju e keni pare naten e pastaj enderoni endren me sy hapur diten.
S Berisha eshte strateg e fjalemabajtes.
Aq sa po e kane zili dhe opozitaret.
Berisha e Topalli jane si dy buaj te pavdekshem qe vetem dine te shtyjne perpara.
Nuk nuk keni per ti mare vesh strategjite e Berishes dhe Jozhit para se te ndodhin.
Prandaj vazhdoni te nederoni qe ti bien…..kur vrapon.
Nuk jam me PD-ne, por mendoj se ndryshimi i listes se kandidateve te PD-se ne qarkun e Shkodres, nuk ka te beje me dobesimin e Topallit.Konkretisht jane larguar A. Bushati dhe A. troshani dhe jane zevendesuar me H. Bushatin dhe V. Ademin.Nuk mnedoj se te paret ishin klan i Topallit dhe te dytet antiklan i saj. Sa i perket problemeve te tjera, nuk kam njohuri dhe nuk mund te jap ndonje vlersim.
Shkodra dhe Topalli nuk e kane humbur drejtimin e busulles ne 1997 jo me tani.Shpifni sa mundeni por ne Shkoder ndihet era e perhershme e fitores.Kur Shkodra ka fituar me Bushatin dhe Troshanin, njerez te zakoneshem,mund te fitoje me kedo qe e ndjen vehten shkodran
Shkodra nuk voton majtas, historija nuk mund te harrohet e nuk duhet te harrohet……
brockulla gazetaresh….qe rreken te shpikin e te shpifin per klane te Topallit……Si jua merr mendja se Topalli do pranonte te dilte ne fushate me nje ekip qe nuk e donte….eshte ajo qe ka hequr deputetet nga lista per interesat e saj…koha do ta tregoje….