Historiani i njohur analizon “Aleancën Popullore” partinë e shpallur dje si bashkim i 12 partive dhe organizatave politike. Pse e konsideron “një ngjarje shpëtimtare për kauzën çame” dhe kush është nipi i Abaz Dojakës që e drejton.
Pse profesor Xhufi e konsideron Shpëtim Idrizin një “besnik deri në neveritje” të një Berishe që ka dalë kundër interesave kombëtare në përgjithësi dhe kundër çështjes çame në veçanti. Detajet e hileve me Rezolutën Çame në Parlament
Pse sheh të Berisha arkitektin e një përçarjeje të madhe midis jugut dhe veriut. Si e analizon profesor Xhufi këtë tendencë në përbërjen e administratës dhe në ndarjen e investimeve. Pse mendon që ka një strategji të qartë dhe të rafinuar për të denigruar figura të jugut si Abdyl Frashëri, dhe për të ngritur figura të dyshimta si Ahmet Zogu.
* * *
Pëllumb Xhufi, një njohës i hershëm i çështjes çame ishte ndër të parët që përshëndeti dje krijimin e Aleancës Popullore të Artur Dojakës. Historiani i njohur e ka mbështetur çështjen çame që kur ajo u shfaq së pari në fillimin e viteve 1990 me krijimin e Shoqatës ‘Çamëria’. “Unë si shumë miq dhe dashamirës të tjerë të çështjes çame e përshëndes dhe e duartrokas një forcë të tillë të re dhe energjike që është shfaqur në mbrojtje të Çështjes Çame. Është një koincidencë e lumtur që një pjesëtar i Dojakajve, siç është Artur Dojaka, nipi i të ndjerit Abaz Dojaka, të marrë këtë iniciativë dhe të drejtojë këtë kauzë që u fillua nga xhaxhai i tij – thotë ai për kreun e AP, Artur Dojaka. Më poshtë, intervista e dhënë dje nga pro.Xhufi për gazetën DITA:
Prof. Xhufi, sapo është krijuar një grupim i ri politik, i quajtur ‘Aleanca Popullore’ nën drejtimin e Artur Dojakës. Ju pamë në panelin përshëndetës. Si e konsideroni këtë Aleancë?
E konsideroj si një fakt pozitiv këtë zhvillim për dy arsye: së pari, pasi çdo shfaqje e një force të re politike krijon impulse pozitive në jetën politike të vendit, por ajo ka vlerë të veçantë, për më tepër kur vërehet një lloj ngërçi politik duke sjellë elementë të rinj në jetën e vendit. Së dyti, që ka më shumë rëndësi, kjo forcë e re politike është fokusuar në një aspekt shumë të rëndësishëm të çështjes kombëtare, sikurse është promovimi i çështjes çame. Ajo që e bën një problem therës dhe të patolerueshëm çështjen çame është fakti se ka një diferencë se si kjo çështje ndihet dhe përjetohet nga komuniteti çam dhe nga shqiptarët nga njëra anë dhe, nga ana tjetër se si kjo çështje trajtohet nga të zgjedhurit e këtij komuniteti.
Pra ju, Profesor, si një një njohës i thellë i çështjes çame, pavarësisht se jini jo çam, shikoni nevojën e një ripërfaqësimi politik të këtij komuniteti?
Natyrisht. Unë e konsideroj dhe e ndiej këtë dhe e them pasi kam qenë i lidhur dhe i pranishëm me këtë komunitet qysh në vitin 1991 kur u krijua Shoqata ‘Çamëria’ me drejtues mikun dhe profesorin tim të nderuar, zotin Abaz Dojaka, i cili nuk jeton, e deri në këto momente kur kemi shfaqjen e një force të re politike. Por më duhet të them se përfaqësuesit që ka nxjerrë komuniteti çam nuk e kanë përfaqësuar denjësisht këtë çështje. Pritej shumë nga PDIU-ja që u krijua nga shkrirja e dy grupimeve politike disa vjet më parë, pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur në parlamentin shqiptar ishin dy deputetë që i referoheshin kësaj partie. Kjo parti kishte një detyrë kryesore dhe të paneglizhueshme: legalizimin e çështjes çame. Në ç’kuptim e them këtë? Çështja çame tashmë është si një bina e madhe që e shikojnë të gjithë, që askush nuk mund të injorojë, asnjë qytetar dhe asnjë politikan shqiptar. Çështja është se kjo bina e madhe duhet legalizuar. Pra duhet të bëhet çështje e shtetit shqiptar. Çështja çame as nuk çohet përpara dhe as zgjidhet po të mbetet brenda kornizave të një komuniteti, sado i madh që të jetë ai. Ajo duhet të bëhet një çështje kombëtare dhe si e tillë ajo duhet të adaptohet nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij, duke filluar nga qeveria.
Ju mendoni se PDIU nuk e realizoi këtë aspiratë?
Po, kështu mendoj. Në fakt PDIU-ja nuk e arriti këtë objektiv të saj.
Nuk e arriti se nuk mundi apo nuk e arriti se nuk deshi?
Mendoj se janë të dyja. Nga momenti që nuk krijohet një raport i drejtë midis misionit historik që i vë vetes një përfaqësim politik i komunitetit çam, dhe intereve të ngushta, të vogla madje dhe personale, nga ai moment çështja është e komprometuar. Kështu ndodhi në fakt me çështjen çame të përfaqësuar nga PDIU-ja. PDIU është një parti në parlament, është një parti që pranoi të futej në qeveri, madje pranoi të futej në qeveri në momentet më të këqija të qeverisë Berisha gjatë këtyre tetë vjetëve, pra në këtë një vit e ca të fundit të kësaj qeverie. Mirëpo, çfarë ka ndodhur ndërkohë? Përfaqësuesit e kësaj partie kanë treguar një luajalitet dhe një besnikëri deri në neveritje ndaj pushtetit dhe qeverisë, kanë votuar gjithçka të tyre, kanë miratuar gjithçka që ka bërë qeveria Berisha edhe akte antikombëtare, siç është marrëveshja me Greqinë për detin, siç është regjistrimi i popullsisë sipas oreksit të Athinës, ku PDIU mbajti një qëndrim të padenjë etj.
Por PDIU ndërmori iniciativën për miratimin e një rezolute për Çamërinë në Parlament. Si e gjykoni këtë nismë të saj?
Pyetje me vend. Erdhëm pra tek Rezoluta që u bë si të thuash ‘kali i betejës’ për PDIU-në në këta muaj të fundit. Rezoluta për Çamërinë është padyshim në nderin e Parlamentit shqiptar ta miratojë dhe padyshim që ata deputetë që nga viti 2004, kur ky problem është shtruar kanë refuzuar ta përkrahin dhe votojnë një rezolutë të tillë, kanë treguar se nuk janë përfaqësues të denjë të popullit shqiptar dhe të vullnetit të tij. Por këtu ka një problem. PDIU duhej ta kishte shtruar këtë çështjen e rezolutës më përpara. Ka një datë që nuk mund të injorohet: është 27 qershori, dita e gjenocidit grek kundër çamëve, e njohur si e tillë edhe nga parlamenti shqiptar. PDIU nuk e shfrytëzoi këtë moment e këtë datë, por e ngriti problemin e rezolutës në vigjilje të zgjedhjeve, gjë që e ktheu këtë çështje me përmbajtje të thellë kombëtare në një çështje elektorale. Vetë fakti që shtrohet para zgjedhjeve, e kthen automatikisht këtë çështje në çështje elektorale. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PDIU-së dhe kryetari i saj, zoti Idrizi e shtruan keq rezolutën: e shtruan si një sfidë që u bëhej partive shqiptare për të treguar se cila nga ato është patriote dhe cila nuk është patriote. Zoti Idrizi duhet ta dijë që çështja çame nuk është si puna e atij lakmuesit për të ndarë se cilët janë të mirë dhe cilët janë të liq. PDIU kishte rastin t’i bashkonte të gjitha partitë shqiptare dhe jo ta hidhte këtë si një sfidë. Madje kishte rastin të tërhiqte me vete edhe të gjithë opinionin në miratimin e kësaj rezolute. Kështu që çështja u politizua. Kjo u pa qartë edhe në ngjarjet që kanë ndodhur ndërkohë. Për shembull Partia Socialiste e futi Çështjen Çame në programin e saj. PDIU-ja nuk e përshëndeti këtë hap. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që një parti e madhe, sikurse është Partia Socialiste, e përfshin në programin e saj politik çështjen çame.Çdo çam unë mendoj se duhej ta përshëndeste këtë akt të Partisë Socialiste, aq më shumë përfaqësuesit e zgjedhur të popullsisë çame. PDIU-ja heshti, nuk e zuri fare në gojë një gjë të tillë dhe i ka qëndruar larg duke shprehur vazhdimisht besnikërinë e saj ndaj qeverisë Berisha. Mirëpo të gjithë shqiptarët e dinë dhe sidomos ata të komunitetit çam se në 8 vjet të qeverisë Berisha, ky njeri, pra Berisha nuk e ka zënë asnjëherë në gojë as çështjen çame as fjalën Çamëri. As popullsinë çame. Këtë nuk e ka bërë as në bisedimet e tij informale me anëtarët e komunitetit çam dhe me shqiptarët në përgjithësi, jo më ta ngrinte këtë çështje në takimet me bashkëbiseduesit e tij grekë. Berisha ka takuar ndërkohë presidentë, kryeministra, ministra dhe deputetë të Greqisë dhe asnjëherë nuk është shprehur për çështjen çame. Ky pozicionim i PDIU-së ka bërë që çështjen çame ta kthejë në çështje partiake. Pra një çështje të pjesës, jo një çështje të së tërës.
PDIU protestoi para pak ditësh para parlamentit shqiptar për çështjen e rezolutës…
Ai manifestim i partisë së Idrizit para parlamentit ka qenë parodia më e shëmtuar që kam parë ndonjëherë. Ai manifestim ishte një tallje e hapur për komunitetin çam dhe kauzën çame. Para kujt protestonin Idrizi dhe Tahiri? Para vetes së tyre. Sepse ata janë në parlament, ata janë në qeveri. Nëse ata do ta kishin seriozisht përkushtimin ndaj çështjes çame, do të kishin ikur me kohë nga qeveria, nga një qeveri që në sa e sa raste ka dalë kundër interesave kombëtare në përgjithësi dhe kundër çështjes çame në veçanti.
Të kthehemi dhe njëherë tek rezoluta. A kishte hije dyshimi në të?
Po. Nga ana tjetër ju shikoni që kryetari i PDIU-së, zoti Idrizi deklaroi vitin e kaluar se në rast se rezoluta nuk do të miratohej në parlament në kohën e duhur, ai do të jepte dorëheqjen. Por çfarë ndodhi? Ne jemi rreth dy muaj para zgjedhjeve, qeveria e PD-së nuk ka treguar asnjë vullnet për ta kaluar një rezolutë të tillë. Madje organizoi një mizanskenë të shëmtuar, ku u bënë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e PDIUsë, sikur rezoluta për Çamërinë gjoja paska kaluar qysh në vitin 2004, por dikush i paska ngatërruar letrat dhe ai dikush duhet të futet në burg! Ky është pak a shumë morali i qëndrimit që mbajtën përfaqësuesit e PDIU-së, në një kohë që unë them se rezolutat nuk janë dokumente të dhëna një herë e përgjithmonë. Mjafton të kujtoj këtu se Parlamenti i Botës, që është OKB-ja, brenda një viti në periudhën 1998-99 ka miratuar 6 rezoluta për Kosovën. Ndërkohë edhe parlamenti shqiptar për Kosovën ka kaluar disa rezoluta. Rezoluta i përgjigjet një momenti të dhënë historik. Kështu që edhe sikur një rezolutë për Çamërinë të ishte miratuar në vitin 2004, nuk kishte asnjë problem të miratohej edhe një tjetër, jemi në vitin 2013 kur kanë ndodhur aq shumë gjëra në skakierën rajonale e botërore, edhe në vetë Shqipërinë. Shqipëria tani është vend i NATO-s. Për më tepër jemi në vitin e 100-vjetorit të copëtimit të trojeve shqiptare. Pra të gjitha këto e meritonin një rezolutë si thoni ju gazetarët, të përditësuar për Çështjen Çame. Mirëpo në vend të kësaj, përfaqësuesit çamë në parlamentin shqiptar u kënaqën nga një gjoja ‘zbulimin’ e një deputeti, përkatësisht kryetarit të komisionit të jashtëm, i cili është shquar për flegmatizmin e tij dhe për heshtjen e tij 22 vjeçare në parlamentin shqiptar. Dhe këtë përfaqësuesit çamë e bënë në një kohë që këtë rezolutë e kishin shpallur si një betejë kryesore e PDIU-së në këto muaj që na ndanin nga këto zgjedhje. Pra del qartë se PDIU është implikuar në këtë klimë bashkëpunimi me maxhorancën ku bën pjesë, po i shijon në mënyrë të dukshme dhe të padukshme frytet e qeverisjes dhe frutat e qeverisë Berisha në vështrimin tim janë të hidhura. PDIU ka braktisur kauzën për të cilën komuniteti çam këtë parti e futi në parlament dhe pranoi të implikohej në një qeverisje të dështuar siç qe ajo e zotit Berisha.
Ju theksuat disa herë në bisedë faktin që kreu i partisë së shpallur sot është Artur Dojaka, nipi i Abaz Dojakës. Pse?
Shikoni, unë e konsideroj një ngjarje shpëtimtare për kauzën çame daljen e kësaj force të re politike, e cila në fakt prej një viti është prezente në opinionin shqiptar dhe ka luajtur një rol pozitiv që në fillimet e saj edhe për vetë PDIU-në. Unë do të thosha se edhe për Rezolutën shtysa kryesore është rezistenca dhe kundërshtimi që Lëvizja Çame i ka bërë qëndrimit flegmatik dhe bashkëpunues të PDIU-së me qeverinë. Kur u pa qartë se përfaqësuesit e PDIU-së në parlament nuk kishin asnjë predispozitë për t’u angazhuar me seriozitet, me vendosmëri për çështjen çame, dhe që nuk janë në gjendje të marrin vendime të pavarura, siç duhet të marrë një përfaqësi dinjitoze e popullsisë çame, në këto kushte u vendos që Lëvizja Çame të dalë si një forcë e re politike. Unë si shumë miq dhe dashamirës të tjerë të çështjes çame e përshëndes dhe e duartrokas një forcë të tillë të re dhe energjike që është shfaqur në mbrojtje të Çështjes Çame. Është një koincidencë e lumtur që një pjesëtar i Dojakajve, siç është Artur Dojaka, nipi i të ndjerit Abaz Dojaka, të marrë këtë iniciativë dhe të drejtojë këtë kauzë që u fillua nga xhaxhai i tij. Unë këtë e quaj një garanci, garanci për integritetin, për vendosmërinë që këta djem të rinj do ta çojnë përpara me sukses çështjen çame drejt zgjidhjes së saj përfundimtare, duke hyrë së pari në axhendën e shtetit dhe të qeverisë shqiptare dhe mandej, sipas të gjitha standardeve dhe rregullave ndërkombëtare, në bisedimet Shqipëri-Greqi.
Profesor Xhufi, ju thatë se zoti Berisha e ka injoruar çështjen çame, ndërkohë që muajt e fundit ai u shqua për një retorikë të fortë nacionaliste, shihni një kontradiktë këtu?
Jo nuk ka asnjë kontradiktë. Zoti Berisha e ka provuar dhe dëshmuar që në fillimin e viteve ’90 se çështjen kombëtare e ka hedhur prapa krahëve dhe në rast se ndonjëherë ai i referohet çështjes kombëtare dhe, në këtë kuadër, edhe çështjes çame, këtë e bën vetëm për demagogji. Mua më shqetësoi shumë fakti që pas tetë vjetësh qeverisjeje, pas shumë aktesh politike që nxorën në ankand interesat e Shqipërisë, sikurse ishte marrëveshja detare me Greqinë, kujtoj gjithashtu regjistrimin e popullsisë të bërë sipas kritereve të vendosura në Athinë, kujtoj shkollat greke që u hapën me firmën e Berishës në zonat jo minoritare sikurse është Himara, varrezat e ushtarëve grekë që u ngritën në Përmet e Korçë duke dhunuar varrezat e shqiptarëve. Zoti Berisha i ka shpallur miq të tij personalë Bollanon, Dulen e grekë të tjerë, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë takim me bashkësinë çame dhe nuk është marrrë për asnjë moment me çështjen e tyre. Të gjitha këto as më shumë e as më pak janë qëndrime antikombëtare. Pa le, na sajoi dhe termin ‘albanofobi’ gjë që ngjalli me të drejtë reagimin e partnerëve tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, por edhe të fqinjëve tanë, qofshin serbë, maqedonas apo grekë. Por ai dihet pse e bën këtë, për më tepër në prag të zgjedhjeve të rëndësishme të këtij viti. Është e habitshme se si për të gjitha këto qëndrime ai ka pasur bekimin dhe mbështetjen edhe të dy deputetëve çamë në qeveri.
Si e parashikoni 23 qershorin?
Berisha duhet ndëshkuar duke e larguar nga pushteti më 23 qershor. Shiko, ne si komb kemi një veçanti. Nuk mjaftojnë vetëm arsyet e standardeve të jetës, të çmimeve, të mjedisit, të korrupsionit etj., për të kërkuar rotacionin politik. Ne duhet ta kushtëzojmë atë dhe me qëndrimin që politika dhe qeveria mban ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur. Ne jemi një komb që ende jetojmë të ndarë në pesë shtete. Kështu do të vazhdojmë pafundësisht? Absurde ta mendosh. Por kjo qeveri nuk e artikuloi asnjëherë çështjen kombëtare dhe nuk ka asnjë platformë për të. Madje, po të hyjmë edhe pak më thellë, do të vërejmë se gjatë këtyre 20 e ca vjetëve Berisha është arkitekt i një përçarjeje të madhe që ka dashur të ushqejë midis jugut dhe veriut. Shikoni përbërjen e administratës së tij dhe do të bindeni për këtë. Shikoni se i ka ndarë investimet. Kujtoni për shembull sjelljen e tij me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare se si me një strategji të qartë dhe të rafinuar denigronte figura të mëdha kombëtare të jugut si Abdyl Frashëri, madje dhe Ismail Qemalin që ngriti flamurin e Pavarësisë dhe ngriti në piedestal figura të dyshimta dhe që u është dëshmuar tradhtia kombëtare si Ahmet Zogu. Pikërisht për këto qëndrime Berisha duhet larguar nga pushteti në 23 qershor! Berisha dhe përfaqësuesit e PDIU-së.
Bravo gazetes Dita qe i jep hapsire cdo problemi te shoqerise shqiptare pa bere perzgjedhje politike. Kemi vertete nje gazete ndryshe. Uroj shume te mbetet keshtu edhe ne vitet qe vine.
Respekte per Profesor Xhufin.
Ndjehem i kenaqur shume nga sa lexova intervisten e Z XHUFI, duke menduar sikur “KA LEXUAR EDHE MENDJEN TIME.” Kjo eshte shakaja ime. Analiza e shkelqyer e keti HISTORIANI te shkelqyer, mbush me krenari c’do SHQIPTAR, qe e do dhe ka dashur me zemer c’do CAM.Raca jone e ka treguar ne shekuj ndjeshmerine e dashurine per njeri tjetrin.Kjo eshte vertetuar si ne GENOCIDIN grek ndaj CAMEVE, por edhe i SERBEVE ndaj KOSOVAREVE. Por eshte mallkim qe nga rraca jone dalin edhe te neveritshem, por MALLKIMI per ta ka filluar e do te forcohet me shume.
Me kenaq qendrimi i XHUFIT per MBESHTETJEN ndaj levizjes se re dhe te DOJAKES.
Faleminderit PR.XHufi , patriotizmi juaj eshte rruga e ndjekur nga te paret e tu GJoleka , Hekali ,Buzi e gjithe Kurveleshi e Laberia ne krahe kurdohere te çamerise martire , besimi juaj per A.Dojaken eshte legjitim sepse dera e Dojakate eshte e njohur nga me te mirat e çamerise dhe ky pinjoll po ndjek rrugen e te pareve si i ndjeri patriot Abaz Dojaka qe per here te pare qe nga Kongresi çam me 1946 ne Vlore me Janar 1991 krijoi SH.P.A.çameria , ky akt rihapi dhe ngjalli shpresat tek populli çam pas nje periudhe heshtje gati 50 vjeçare nga monizmi e lufta e ftohte , i kam pare me 2010 sarajet e Dojakate e Sejkate e çeçenje nga me te medhate ne FILAT , madheshtore te heshtura si jetime si vete Filati e çameria , jam ne mergim dhe dhimbjen e kam me te madhe per çamerine hallemadhe qe e gezojne te tjere dhe ne bijte e saj sikoheshim ne heshtje e me frike nga zaptuesit , kete frike e pame ne doganen greke ne Qafe-bote kur me dokumenta perndimore na pyesnin jeni çame ? ku do shkoni ? ne pohuam me krenari origjinen dhe ata njoftuan levat e tyre qe na ndoqen pa u ndare nga mengjesi ne darke nga nje xhip ushtarak me antene dhe pse makinen e lame ne nje shesh para policise ne Filat , shpresojme i nderuar Pellumb qe te perkrahur dhe nga ju dhe vellezer te tjere nga te gjitha krahinat te fitojme te drejtat tona per çamerine ( çameria ju takon te gjithe atyre qe ndjehen shqiptare ) eshte cope atdheu SHQIPERIE kullon gjak akoma , ky formacion duhet te bashkepunaje me te gjithe qe mendojne me pare per Kombin SHqiptar para karrikeve te pushtetit , Respekt dhe suksese ne jeten tuaj te perditeshme Patrioti PR.Pellumb XHufi
Ju lexoj perhere me vemendje. Bravo prof. Xhufi. Bashke njihemi edhe personalisht pasi kemi kaluar ne te njejten rrugetim. Jeni shume analitik dhe i duhuri i perhershem i analizes politike shqiptare. Te pershendes, Artan
Analize e perkryer dhe e qarte edhe per tifozin me qorre te Berishes dhe te shpurres se tij duetit Idrizi-Dule.
Suksese Dojakeve dhe perpara ceshtja came.
I papar si gjithmone profesor Xhufi.
Dashamiresi numer 1 i ceshtjes came dhe mbrojtesi i interesave kombetare.
Kjo levizja came kam degjuar qe ka burra persembari. Shpresoj ta shkundin ceshtjen came nga sirtaret e korrupsionitvqe e ka futur pseudo-patriotin Idrizin.
Brravo profesor nuk te bjen fjale ne toke ne kete analize.
Kuvendi i Shqiperise ka shume nevoje per nje historian dhe politikan patriot si Pellumb Xhufi.
Por Pellumbi i di vete punet e tij; une jam thjesht nje admirues i tij si historian dhe si njeri.
Profesor Xhufi!
Ju pershendes dhe ju uroj suksese ne punen tuaj hulumtuese si historian, si dhe per patriotizmin e realizmin tuaj ne argumentimin e ceshtjeve qe trajtoni.Edhe une sikurse ju,jam shprehur ne favor te “Aleances Popullore” dhe besimin tim, ne drejtesine e nje djali pasardhes i Dojakajve te nderuar.Kam njohur dhe patur respekt te madh, ndaj profesorit te nderuar te etnografise Shqiptare,kostumografit te nderuar Abas Dojaka, si njeri i ndershem, puntor e kembengules.Uroj qe dhe nipi i tij,te vazhdoje denjesisht ne kete rruge, te nisur nga xhaxhaj i tij.Ju uroj suksese, ne realizimin e kauzes se tyre,e cila eshte dhe kauza e cdo Shqiptari i cili e quan, mbron e lufton per emrin Shqiptar.
I dashur Profesor, te pershendes dhe te uroj per artikullin i cili natyrisht eshte nje material i vertete historik shkruar nga nje historian i vertete.
Abaz Dojaken e kam patur shok klase per 4 vjet ne gjimnaz.Ishte cam i devotshem,i ndershem dhe krenar por ishte edhe shqiptar i vertete prandaj dhe duhet nderuar dhe i duhet dhene vendi qe meriton ne historine tone.Urime edhe nje here.
Te fala Th. Meksi
Ju pershendes. Eshte nje pikllim ne zemrat e cdo Shqipetarit per ato Genocide, Masakra dhe Krime kuder njerzimit qe kombi Grek i Shkaktoj kunder Shqipetarve te Cameris, te cilet nuk i kursyen as foshnjet e mitura e mos te flasim per pleq dhe gra respektivisht gra shtatzena te cilave jau nxierren femijen nga barku. Ish Mbretria e mbretit Pirro Priftit Epiri u zhduk. Kombi shovenist Helen te ardhur nga Egjipt ka frik nga historia e te kaluares, prandaj rrenoj cdo gje si i perkasin te kaluares se Shqipetarve, qofshin monumentet Kulturore apo ato Kulturohistorike. Ne Shqipetaret jemi pjes e pandashme dhe e pa tjetersueshme te Kombit te vjeter Ilir, i cili emer i zhduk si pasoj Pushtusit Helen dhe Sllav. Eshte nje fjal popullore te cilen e perdorin perendimoret ( Posi nje popull i huaj gezon te drejta te barabarta me nje popull autokton, ateher kombet nuk kan perse te luftojn per ta mbrojtur vendin e vet ) Ktu behet fjal per Hebrejt, Romet, Raca e zez. Polaket etj, gjat luftes se dyt botrore. Kurse ne Ballkan ndodh e kunderta ku te huajt siq jan Greket dhe Sllavet gezojn te drejta te plota ne vend te huaj ( Ne trojet e pushtuara Ilire ) dhe dominojn mbi nje Popull autokton siq jan Shqipetaret ! Eshte koha qe te zgjohen Perendimoret dhe nipat e tyre SHBA:ja, Canadaja dhe Australia me popull dominues te Races se bardh me origji nga Perendimi, me qellim qe ta ndihmojn Kombin e vuajtur Shqiptar per bashkimin e te gjitha trojeve te vjetra Shqipetare, Perveq kesaj Iliret e asimiluar ne favor te kombeve te vetshpalluara Sllave dhe Greke ne Ballkan, te ju behen provat e gjakut me ekspertizen me te persosur te globit, per te deshmuar identitetin e tyre Kombetar, para asimilimit. Duke u bazuar ne kto fakte mund te ringjallet Kombi & Shtei i vjeter Iliria ( ILLYRIA) Asgje nuk eshte e pamundur veq mungon vullneti i aleatve tane per te vepruar. Me nderime Vellezerore Xhevat Ban Daci
Bravo profesor Xhufi si gjithmon i sakt , dhe shum keq qe parlamentit i mungon nje njeri i till, por aty gjen lloj lloj kricash e halabakesh dhe nuk ka vend per njeriun e mir.
Normal, djali i agjentit te Sigurimit, Abaz Dojaka, nuk ka pune me te djathten, ka shkuar te funderrimat e veta, aty ku e ka vendin. Po Xhufi çfare ka qe i kruhet me punet e Sigurimit? Çamet nuk i lidh asnje me te majten e regjimin krimnal te Hoxhes e Alise apo derivatet e tyre te llojit Rama. Edhe çam edhe i majte nuk mund te jesh.
na dhive se qeshuri o armando leci, BL i sali hajvanit…
Duhet te jesh ose i marre ose i semure psikik qe te thuash se nuk mund te jesh edhe cam, edhe i majte. te qenet cam tregon perkatesine fisnore-krahinore kurse te qenet i majte ( ose i djathte ) percakton pikepamjet politiko-shoqerore qe ka dikush lidhur me rruget e zhvillimit shoqeror. Edhe nese Abaz Dojaka ka qene ( ne te vertete, nuk ka qene kurre ) ne sherbim te Sigurimit te Shtetit, do te ishte 1000 here me e moralshme se sa te jesh ne sherbim te Greqise ( apo Serbise ) sic jane ata qe tentuan t’i japin pjese te territorit (Detin ) apo qe e kane lejuar keto 22 vjet te ” shije ne leme ” ne Shqiperi. mjafton te kujtojme pershendetjen qe Presidenti i sotem i Greqise iu beri para 3-4 muajve shoqatave dhe partive te minoritetit grek ne Shqiperi, duke iu thene se ” Ju pergezoj per punen e madhe qe kini bere per helenizimin e Vorio-Epirit ( nenkupto: Shqiperise Jugore )”. Prandaj, sa te kete edhe Lecer e Kasnecer, ceshtja came do te vuaj derisa t’i gjendet nje zgjidhje adekuate.
Respekt per Pellumb Xhufin.
armand leci(
Mos je gje i biri apo fis i
armand leci!
Mos je gje i biri apo i aferm i Elmas Lecit,oficerit besnik te PPSH-se dhe drejtor ne ate kohe i shtepise se oficereve ne Korce qe spiunonte shoket e tij oficere qe frekuentonin lokalin?Aty ke kete gozhde dhe nuk e nxjer dot,prandaj dhe akuzon te tjeret.Sipas teje,duhet te jemi akoma ne kohen e xhaxhit se nuk lejon ti pluralizmin tek Camet,i do te gjithe bythlepirsa te Sales.Ne se mbronte etnografine Shqiptare,nga huazimet e huaja i nderuari Abas Dojaka sipas teje i ka sherbyer sigurimit te shtetit?Po ne se do ishte dakort si ti per ti falur Camerine dhe detin Grekut sic desheron ti dhe Saliu,atehere do te ishte burre i nderuar?
Po ikni more agjente te Serbit e Grekut,se po te ishit te SHISH-it Shqiptar, gjysma e se keqes, megjithse ky nuk i sherben Shqiperise, por Sali Berishes,i cili eshte ne sherbim te te huajve armiq te Shqiperise,Serbit dhe Grekut.
Armandon e tregon mbiemri”lecka”, se cfare brumi eshte gatuar.Por profesorin emermadhXhufin dhe shume te nderuarin Abaz Dojaka nuk i ecenon dot nje pleh, i pleherishteve serbosllave, si leci e leckave…
pullumb xhufi for president!o popull duhet nje referendum popullor mbas 23 qershorit dhe te propozojme president te shqiptarise z.PELLUMB XHUFI!falimnderit profesor
urime per Aleancen Popullore dhe si gjithmone nje kenaqesi te lexosh SHQIPTARIN PELLUMB XHUFI!
imagjinoni z XHUFI perkrah ceshtjen came e kush ky historian komunist i ndyre , dhender blloku?!!Me shume te vjen keq qe ne kete vorbull eshte futur dhe nipi i te ndjerit Abaz Dojaka e per cfare qe te jete pjese e koalicionit me PS dhe kete e thote vete z xhufi pasi PS ka bere nje rezolute !!! miq cam kudo qe jeni mos bini pre e propagandes komuniste dhe kuajve te trojes per ceshtjen tuaj !!!!
BRAVO QOFTE ARITET TA NDANI CAMET NE MOMENTIN MA KRITIK PER CAMERIN
MOS HARRONI NUK KENI PER TE FITUAR ASNJE GJA. AS NJE DEPUTET NE ASNJE
ZONE. SHIKONI SA GEZUAR ESHTE V.DULE NGA KJO NDARJA. BRAVO QOFTE ATIJ QE
REALIZOJE KETE VEPRIM. QA TE BASHE PARAJA HEDH UJIN PERPEJETE, POR PARAJA
ARMIKUT TE NGEL FYTE…
Z.ibrahim, me mire pa gje se me dordolece.
Nje analize dhe vleresim i sakte i ceshtjes Came
O Ibrahim,camet i percau Shpetim Idrizi qe u ngjit pas karrikes se pushtetit per te lepire kockat qe i hedh Sala
Suksese aleances Popullore dhe kryesuesit te saj Z. Dojaka. Te ndjerin Abaz Dojaka e kam njohur per fatin tim te mire. I ndritt shpirti atje ne ate bote ku shkoi. Une jam dashamire e njohes i mire i Cameve dhe kam konsiderata te larta per ate komunitet te lavdruar. Shpresojme qe Aleanca Popullore ta zgjidhe (te pakten ketu ne Shqipni) problemin e dhimbshem te komunitetit te tyre. Forca aleanca! Nderime e respekte te medha per te nderuemin historianin tone Zotini P. Xhufi. Punofte per here penda e tij e shkolluar dhe e talentuar. Respekte PROFESOR XHUFI>
A Dojaken e kam njohur personalisht,nese ka burre qe me te vertete e meriton te quhet i tille ai eshte A Dojaka,nuk ka fjale qe te flitet per ate njeri qe deri ne fund te jetes punoj per komb e atdhe.Abazio ishte kryetari i pare i shoqates Cameria qe dinte te bisedonte dhe te fliste me cdo politikan pasi fjala e tij e urte zinte vend te cdo njeri.flm
Pellumb Xhufi shqiptar i madh
Zoti Xhufi je krenaria e Kurveleshit!
Keta jane kurveleshasit ,burra e jo buke shkale.
Faleminderit per kontributin qe jepni per interesat kombetare.
I uroj suksese kesaj partie per zgjidhjen e çeshtjes çame ,qe eshte kauza e te gjithe Shqiptareve.
Ceshtja came duhet diskutuar me teper,jemi nje komb dhe pse mos te jemi te pandar??!!
Falenderoj Pr.Pellumb Xhufin per vlersimin qe i ben Arturit, Abazit dhe ne pergjithesi familjes tone patriotike. Sa per dijenin e komentuesave, vellai i madh i Abazit, Dervish Dojaka se bashku me Kasem Demin, Rexhep Plakun dhe Taho Sejkon, ka qene antari i komitetit cam dhe nje nga nenshkruesit e Momerandumit (1949) drejtuar fuqive te medha per ceshtjen came. Harun Dojaka bashke me Taho Sejkon ka qene nje nga pjesmarsit ne konferencen e Tiranes ku akuzuan E.H. per kultin e personalitetit. Abazi Dojaka se bashku me Ferhat Sejkon (gjetshin rahmet te dy) ishin nismetaret e ngritjes se ceshtjes came ne 1990-ten.
Po ju tregoj nje ngjarje qe dhe sot me iriton. Ne 14 Janar 1991, Mitsotaqis beri viziten e pare ne Shqiperi. Ne kete vizite programoi dhe nje takim me nismetaret e PD-se. Ferhati me tokoi dhe me porositi tu trasmetoj pjestareve te delegacionit te PD-se ne ate takim lidhur me ngritjen e problemit cam. Si nje nga nismetaret e PD-se dhe si cam, fola me Alexander Meksin dhe te tjere. Fakti eshte se grupi i perbere nga Sali Berisha, Alexander Meksi, Gramoz Pashko, Azem Hajdari etj. nuk e pane me vend qe te ngrinin problemin cam para kryeministrit grek. Kjo ka qene nje nga arsyet qe une u largova, pasi i akuzova grupin si servila dhe sherbetore te grekeve.
Pershendetje Profesor Xhufit,qendrim realist ndaj ceshtjes Came dhe per me teper asaj Kombetare.Politikanet qe shfrytezojne ceshtjet me rendesi kombetrae per perfitime dhe interesa te ngushta personale,qe behen rrogos pas qeverise si ne rastin e kesaj qeverie e cila ka mjaft mekate ndaj mbrojtjes dhe zgjidhjes se problemeve me rendesi kombetare duhen ndeshkuar me voten e popullit.