Reagime tё larmishme u provuan pas deklaratёs sё fundit tё Kryeministrit, mbi tё drejtёn e votimit tё 16 vjecarёve. Pёrmbajtja e reagimeve ёshtё politke, por jo vetёm e tillw. Natyrisht ёshtё gjeneratori i politikёs qё e hodhi nё treg kёtё deklaratё. Nё njё vend tjetёr, nё njё kohё tjetёr dhe me njё kryeministёr tjetёr mbase kjo deklaratё do tё hynte normalisht nё axhendat e politkbёrёsve, tё subjekteve tё shoqёrisё civile, tё medias, analistёve etj.. Pёrtej politikёs kjo deklaratё, nё gojёn e Kryeministrit, ёshtё sa demagogjike edhe poshtёruese pёr brezin qё i drejtohet deklarata. Ka shumё arsye dhe argumente qё tё cojnё nё kёtё konkluzion.
Njё politikan me pёrvojё dhe nё detyrёn e Kryeministrit e di fort mirё se njё propozim i tillё tre muaj para ditёs sё zgjedhjeve ёshtё kryekёput nё pamundёsi juridike, politike, morale dhe organizative. Fati i kёtij bllofi qartazi ёshtё ai i njё koktejli demagogjik tё hidhur dhe erё rёndё qё mbetet brёnda gojёs tё Kryeministrit. Akoma mё keq ёshtё njё ofendim dhe poshtёrim pёr brezin e gjashtёmbёdhjetё vjecarёve, kjo pikerisht pse e bёn njё politikan qё asnjёherё nuk ka menduar pёr kёtё brez tё ri. Pёrkundrazi ёshtё ky njeri me politikat dhe veprimet e tij qё kёtё brez e ka ndrydhur nёn stresin e tunelit tё pashpresёs. Njё brez i tёrё nuk di ku dhe pse shkon. Endet nё bankat e shkollёs pa shpresё shkollimi tё vёrtetё. vret kohёn nё rrugё dhe kafeneve sepse nuk ka me se dhe si ta shpenzojё kohёn nё mёnyrё edukative-qytetare dhe frytdhёnёse.
Ky brez nёn qeverisjen e Sali Berishёs ka provuar poshtёrime dhe keqtrajtime si askund nё tjetёr vend europian. Kёto mosha janё future nёn kthetrat e mafies, e cila ka lidhje tё ngushta me shtetin. Ky brez ёshtё objekt i shfrytёzimit barbar, ashtu sic di tё bёjё vetёm mafia. Cfilitje nё punё tё paligjshme, poshtёrim fizik e moral deri nё humbjen e jetёs. Ne kemi parё mё zё e figurё qё nё punishten para mesjetare tё demontimit tё armatimit nё Gёrdec shfrytёzoheshin barbarisht fёmijёt. Pёr ata qё fitonin shuma tё majme, nga kjo veprimtari tёrёsisht e paligjshme, fёmijёt nuk ishin shpirtra njeriu, por kavie skllevёr. Fёmijёt nuk ishin as tё rregjistruar nga punёmarёsi, pa lёre mё tё tjerat.. Nё njё ngjarje ku humbin jetёn fёmijёt ёshtё vёshtirё tё gjesh fjalё apo emёrtim. E tillё ёshtё ndodhia e Gёrdecit. Jemi njohur me pamje dramatike, kur nё stoqet e minierave tё kromit fёmijёt e cdo lloj moshe seleksionojnё krom, bile kemi parё edhe raste kur fёmijёt i ka zёnё brёnda stoku i kromit!.. Mafia e kromit dhe e armёve i ka vrarё fёmijёt, iu ka prerё nё mes ёndrrat e tyre fёminore. Njё masё e konsiderueshme e kёtij brezi jeton dramwn Migjeniane
Me siguri qё nё ёndrrat e tyre nuk qenё vota pёr Sali Berishёn. Kryeministri dhe korifejtё e tij e dinё mirё se bashkёmoshatarёt e brezit 16 vjecar nuk ёndёrrojnё tё votojnё, as tё merren me politikё. Ata kanё ёndёrra tё pastra, ashtu sic ёshtё edhe shpirti fёminor i tyre larg psllёkut politk. Ata duan shkollё tё vёrtetë, jo gjasme. Ata duhet tё pergatiten pёr njё jetё ku dinjiteti dhe cdo gjё fitohet me dituri, punё, djersё dhe dinjitet. Ata duan tё shohin prindёrit e tyre qё t’u qeshë buza duke qenë nё gjendje t’iu pёrgjigjen kёrkesave nё rritje tё kёtij brezi. Kush mundet tё realizojё kёto, le ta ketё privilegjin t’i ftojё edhe pёr tё votuar. Nё tё kundёrt gjithёcka ёshtё hipokrizi ndaj njё brezi qё vetё kjo qeveri dhe ky Kryeministёr i kanё nxirё jetёn ende pa u rritur.
E pra a nuk meriton kjo deklaratё tё quhet tё emёrtohet politko-demagogjike, e pa denjё dhe poshtёruese pёr brezin e 16 vjecarёve?! Pa dyshim qё po. Mbase edhe mё keq sepse bёhet nga Kryeministri pёrgjegjёs pёr situatwn e sotme. Turp pёr atё qё ia nxuri goja dhe fshikullim pёr ne tё tjerёt qё degjojmё dhe heshtim para kёtyre turpeve e shёmtive. Sali Berisha duhet ti mbajё larg duart nga pastёrtia shpirtёrore e 16 vjecarёve, ndyshe djalli rrezikon tё shkatёrrojё tёrwsisht jetёn e tyre. Ne duhet ta shpёtojmw kёtё brez. Duke larguar Saliun! Larg Tyre. Dhe larg Nesh.
Zoti Kryeminister, a e dini se, sipas kodit te punes, asnjeri nuk mund te punesohet poshte moshes18 vjec? Kete e them, se ne rast se do miratohet nje ligj per te votuar 16 vjecaret, ketyre u lind e drejta qe dhe te votohen, pra te behen dhe deputete. Kjo moshe ende nuk ka mbaruar shkollen e mesme. A mund te ma shpjegoni kete deklarate tuajen? Ju lumte zoti Pajtim per analizen qe keni bere!
Zoti Bello ,keni gabu ,,une e kam konsultu me Shaban Noren ,dhe Ilir Meten,,,bile z.Noria propozoi 14 vjec po sdeshi Iliri ,dhe e lam 16…
Shashke e rradhes, duhet injoruar dhe te qeshim edhe me sahan lepiresin Ilir Meta qe e aprovon dhe a e dini pse ? Sepse LSI eshte Lidhja Sali Ilir. Perpara te fitojme zgjedhjet dhe ta shpiem Shqiperine ne Europe
Shkrim shume i mire, pergezime zoti Bello ! Shkrim ndjenje, babai, gjyshi, qytetari, atdhetart. Eshte fatkeqesi e madhe qe ne po lejojme te neperkembet edhe e ardhmje, femijet dhe niperit tane. . Degjojme te thuhet …. shashka e rradhes e Kryeministrit…. .
Shikoni ku kemi katandisur ! Ne pritje te shashkave ! Shashka pas shashkes, dhe ne presim shashken e rradhes. Dhe kaq.
Ndoshta e kuptojme dhe ndoshta jo. Nje gje eshte e vertete, Makiaveli do perdor c’do mjet per te arritur qellimin, vetem kjo i intereson. Pasoja eshte pa rendesi per te, pas meje KIAMETI
E drejte o Bardho! Por nuk duhet ti lejojme ti zhdukim me voten per qeverisje me te drejte.
Po te me pyeste dikush mua per propozimin e Berishes per moshen e votimit do te thoja se:
Berisha me 16 vjecar votues ka ne mend vetem ate pjese te 16 vjecare te pa shprese te cilet kane shkuar sa e sa here buze gremine , me shume kane menduar c ju duhet kjo jete dhe Berisha thote te ndezi nje qiri dhe e hane sapunin per djathe e me votojne mua. I ka zene peng ne FCB , se nuk kane ndonje lek se ndoshta do ishin ne kafene ose ne ndonje bingo se NUK kane nje SHKOLLE apo NJE PUNE, dhe per to FCB eshte bere nje si AZIL PLEQESH ku rrisin shtatin apo nje BINGO me pak lek e rrezik.
Berisha nuk ka parasyshe ata 16 vjecare te cilet duan shkolle ne fillim, arsimim por ka ne mendje te pa shkolluarit e informuarit qe do votojne Sali Berishen.
E ka bere ilir Meta dhe krenohet si nje kungull . Po e dini pse e beri?
Ka rritur antarsine fiktivisht. Psi punesoi Babain ( X) i mori peng gruan ( i tha sille me LSI ne do te rrishe ne pune) Prap ishin pak. Neser te sillni dhe 16 vjecaret ti regjistroni se nuk na del llogaria.( po deshet te rrini ne pune)
Tani kete po ben Saliu. Po kerkon te mbaje pushtet me vota familjare e me votues te pa rritur.
Nuk u be me Kosovare, tani po do te KOSOVARIZOJE femije .
Mos u merrni me kete problem, ka te tjera me te rendesishme.
Saliu ka pjerdhur nga trute. Na beri te gjithve si vehtja. Ai-i marri, hedh nje gur ne lume e ne turremi pas tij per ta gjetur” Varjani