Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 18 milionë euro të vjedhura u përcollën si të ishin vjedhur 18 lekë!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Vargje > 18 milionë euro të vjedhura u përcollën si të ishin vjedhur 18 lekë!
Vargje

18 milionë euro të vjedhura u përcollën si të ishin vjedhur 18 lekë!

Leda Hysa
Published January 20, 2019
Share
SHARE

 

Vjedhja e radhës,

qe prapë një batërdi,

tetëmbëdhjetë milionë,

u vodhën përsëri!

 

Tetëmbëdhjetës i janë bashkangjitur,

jo pak po gjashtë zero,

jo miliona në lekë,

po miliona në euro!

 

Në varfërinë ku na çuan,

ky është vërtet lajm i kobshëm,

po media dhe shteti e kaloi,

si një lajm më se të zakonshëm!

 

Ky mund të jetë rasti i dhjetë,

që mashtrimi me TVSH-në ka funksionuar,

pa frikë njëqind e ca milionë,

nga paratë tona kanë avulluar!

 

Nuk e dimë sa njerëz janë burgosur,

se më pas hollësitë nuk rrëfehen,

po dimë që në këtë vjedhje të pasosur,

lekët mbrapsht asnjëherë nuk kthehen!

 

Lekët asnjëherë mbrapsht nuk kthehen,

po kalojnë nga xhepi në xhep,

kusarëve në këtë batërdi,

mundësinë për manipulim vetë ligji u’a jep!

 

Këtu kusarët në çdo cep kanë mbirë,

më shumë tani që qeveris Edvini,

dhe vjedhja natyrshëm është kthyer,

në mënyrë jetese dhe mendimi!

 

Kusarët në Shqipëri janë komodë,

në mjedisin më ideal për të vjedhur,

dhe më të shumtit gjer më sot,

mrekullisht burgut ja kanë hedhur!

 

18 milionë këtu janë shumë,

ndaj thashë që është një lajm i kobshëm,

para këtij lajmi-kapja e Balilit,

kthehet në një lajm krejt të zakonshëm!

 

Edvini e kaloi me një shënim në Tuiter,

e lexova dhe u pataksa,

në vend që të vinte borinë e alarmit,

shkroi vetëm: “Mos luani me taksa!”

 

Ndofta këtyre u duket një lajm i pavlerë,

se milionat janë vjedhur shpesh e më shpesh,

qeveria akuzohet për milionat e saj,

dhe shteti ka ikur i gjithi për lesh!

 

Sherrnajat pa bukë të politikës,

çdo ditë na heqin nga çatia më shumë se një tjegull,

dhe ujqit bëjnë kërdinë,

në gjithë këtë mjegull!

 

Me 18 milionët që u vodhën,

nëse vjedhja do të evitohej,

për studentët që në protesta u lodhën,

gjithë qyteti “Studenti” mund të riparohej!

 

Shto vjedhjet tek ARRSH-ja dhe OST-ja,

e ç’mavri të shtojmë më parë,

me paratë e shtetit tonë “të varfër”,

do qenë ndërtuar dy teatro kombëtarë!

 

“S’kemi lekë! S’kemi lekë! S’kemi lekë!”,

qeveritarët nëpër studio përdridhen.

Shqipëria paska lekë pa fund,

gjersa miliona nga të katër anët vidhen!

 

Në fakt qeveria për një gjë ekziston,

vetëm për një gjë qëndron në pushtet,

gjersa paratë e popullit dot s’administron,

rruga e duhur është….të iki vetë!

 

Arben Duka

Leda Hysa January 20, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • Zalo says:
    January 20, 2019 at 3:21 pm

    SUPER VARGJE ! Më mirè dhe mè Bukur Nuk ka , por EDVIN HAJDUT RAMA është bèrè njèsoj si PD KRIMI dhe LSI GRABITJA !!! Me lloj lloj HAJDUTÈSH dhe PLAÇKITÈS si Arben Ahmetaj Damian Gjiknuri Niko PeLESHI !!! RESPEKTE ARBEN DUKA

    Reply
  • shqipe-pelivani says:
    January 20, 2019 at 3:58 pm

    Po mor zalo,po.por, 230 miljonshii lulash mutit, e miljonat e ,sali gjirizit, plus blloku ne dore,me mbi 700 i like kokmadhit,nuk i harrin dot askush,ok sir?

    Reply
    • Xha Sulua says:
      January 20, 2019 at 8:49 pm

      Kush te tha ti harrosh o shqipe e pelo, qetesohu. Kujtohu bile qe ti ndeshkosh sa e ke fuqine ne dore, jo ti falesh sic i fali shteti i Rames

      Reply
      • shqipe-pelivani says:
        January 20, 2019 at 11:30 pm

        e kujtoj qe s’eshte shteti ai qe i ndeshkon,por drejtesia.. ja dhe ca dite dhe komletohet SPAKU dhe ju dhe une do degjojme kengen:- Atje te guri me vërë… nje nga nje,,,

        Reply
  • Popullore says:
    January 20, 2019 at 4:14 pm

    Filluan vjedhjet me maska, po kthehet 1997-ta!

    Reply
  • shqipe-pelivani says:
    January 20, 2019 at 4:16 pm

    Bjeru,o ben duka bjeru sa te mundesh…
    Ashtu siç bëre ne 2005 kur punje te gaz. “KOHA”,kontribove jo pak per te humbjen e se majtes. Bere paqe me salen dhe e quajte ate shqiponje,nders te tut(Majtas) i quajte harabel,si shembull more Braçen,nga qe ishte i shkurter dhe s’ish dy metrosh sa ti… Ketu e kam poemen,Replike me ty,te cilen ta dergova me zarf,por qe ti s’e botove. Do ta hedh ndonje dite qe te kem nge,ta shohin te gjithe miqt tane.(Replikë,rreth librit qe pate botuar ,”Humor”, per kryetarin e Agrares,”ZHYVELRIA” kane kaluar 14 vjete qe kur e kam shkruar kete poeme,replike,por,qe tregon te njejtin arben, si ky i sotmi ,qe ben çmos,si pa dashje, te kontribojne humbjen e se majtes!!…

    Reply
  • demo says:
    January 20, 2019 at 7:21 pm

    Kur plas nje bombe,behet nami,alarmohen mediat,shteti,opozita,,por kur bombat e vjedhjeve plasin perdite,behet si ne Siri,Irak,qe nuk perben me lajm.Nuk ka dite qe te mos plasin skandale vjedhjesh miljonere.Rames i ka ikur Qeverisja nmga duart.Ne opozite po presin si ujq te uritur Basha me Monen,qe jane te provuar ne afera vjedhjesh.

    Reply
  • Kris 1 says:
    January 20, 2019 at 9:00 pm

    Pa u larguar nga drejtimi i shtetit hoorri r riLindes nuk ka te arthme per popullin,nuk ka te majte por ka Salinj ne pushtet

    Reply
    • shqipe-pelivani says:
      January 20, 2019 at 10:16 pm

      Pa qene ne krye te shtetit shqipetari i madh i rilindjes, Ed Rama, jo vetem qe te aedhme s’ka,por, s’do kete as te majte’,madje, as te djathte!…

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?