Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Është për t’u “habitur”, se në zgjedhjet e 31 marsit 1991 rezultati përfundimtar u shpall më 1 prill! Shpejt, saktë dhe pa trazira! Nga ai moment zgjedhjet në Shqipëri morën rrokopujën dhe kjo rrokopujë fillon pikërisht më datë 2 prill 1991. Nga ajo ditë ra një veprim demokratik siç ishte vota dhe bashkë me të tërë Shqipëria që kishte marrë një rrugë të mbarë. Asnjë palë zgjedhjesh nuk janë bërë të sakta që nga ajo ditë e “zezë”, e projektuar për ta thënë me plot gojën nga PD, njerëzit e saj dhe tërë hordhia që ndiqte nga prapa atë parti.
2 Prilli ka autorët e tij dhe ata janë në PD, të vdekur a të gjallë, ata i gjen vetëm në PD-në e djeshme dhe të sotme. Nëse Shqipërisë i vjen ai aparati “për gënjeshtrën” siç ka premtuar FBI për Byronë e Hetimit, dëshira ime më e madhe është që ato elektrodat t’i vihen Sali Berishës, por dhe të tjerëve. Çfarë them dhe unë? Pjetri ka vdekur, Aliu po ashtu, Azemi po e po, pra ka mbetur vetëm Saliu. Pra, nëse ato elektroda do të vendosen në trupin e tij, jam i sigurt që grafiku do të kërcejë si në majat e Himalajeve. Dhe kam frikë se kanë gënjyer aq shumë, sa po të vendosen edhe tek eshtrat e Aliut a Pjetrit, përsëri ato kocka do të japin sinjale elektrike. Aq shumë kanë gënjyer, kanë gënjyer dhe kanë vrarë, kanë vrarë dhe kanë çuar një vend në greminë. Dhe autorët janë vetëm ata që dikur e kishin selinë tek Rruga e Kavajës. Përshëndetje!