Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Durrës, në lagjen 14, pasi një 20-vjeçar ndërroi jetë ndërsa ishte duke punuar gomën e një kamioni.
I riu, punonjës i gomisterisë ishte duke punuar gomën kur kjo e fundit shpërtheu duke i marrë jetën.
Një dëshmitar ka thënë për TCH, se ka qenë pranë vendit të ngjarjes në momentin që ka ndodhur shpërthimi fatal.
Ai tregon se sapo kishte kaluar me djalin e tij në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Gjithashtu ai thotë se e ka parë me sytë e tij viktimën, kur forca e shpërthimit e përplasi me një shtyllë hekuri.
j.l./ dita