Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muiznieks, thotë se qeveria shqiptare duhet të përfundojë hetimin e 21 janarit, duke garantuar një proces të paanshëm, të rregullt dhe të besueshëm. Në një intervistë për Neës 24, Muiznieks, theksoi se vetëm një proces i drejtë mund të japë sinjalin se shkeljet e të drejtave të njeriut në Shqipëri janë të papranueshme.
“Nxis qeverinë shqiptare që të vijojë me përfundimin e një hetimi tërësor, të paanshëm dhe të besueshëm dhe një proces të rregullt gjyqësor, për të dhënë kësisoj një sinjal të qartë që pandëshkueshmëria për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut është e papranueshme”, tha ai.