Astrit Haxhialushi do të kryesojë trupën gjykuese e cila do të shqyrtojë çështjen e “21 Janarit”.
Gjatë shortit të hedhur në Gjykatën e Apelit janë përzgjedhur edhe dy anëtarët e trupës gjykuese të cilët janë Tom Ndreca dhe Fatos Qato të cilët së bashku me Haxhialushin do të shqyrtojnë dosjen e bujshme të “21 Janarit”.
Prokuroria ka ankimuar vendimin e 2 pafajësive të gjykatë dhe ka kërkuar dënimin e ish-gradistit Agim Llupo dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.
Në ankimimin e bërë një javë pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, organi i akuzës ngre pretendime mbi dy prej pafajësive, konkretisht mbi ato të dhëna për Agim Llupon dhe Ndrea Prendin për të cilët kishte kërkuar respektivisht dënimin me 25 dhe 23 vite burg.
Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë ka shpallur të pafajshëm ish-gradistin Agim Llupo dhe ish komandantin e gardës Ndrea Prendi.
mos keni dyshim ke gjykata nese apeli do mbahet ne shtatore kur te jete Edi Rama kryeminister Toma do japi denimin me shume se ce ka kerkuar prokuria se kshu jane keta pune
Po te me pyesesh zemren ,keshtu deshiroj,por na duhet te veme mendjen ne pune,duhet drejtesi.
tom ndreca po ku i gjejne keto korrake,ketij leshkoje jepi i thes dhe ti beje cope cope kazonat e plerave duke mbledhur shishe e kanace …