PD do të festojë 22-vjetorin e themelimit të saj pas pak ditësh. Përgatitjet për festimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa organizatorët kanë shpërndarë ftesa për të gjithë krerët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Siç bën të ditur, Shqiptarja.com, jashtë listës së të ftuarve kanë mbetur partitë joparlamentare. Por krahas tyre, bie në sy edhe mungesa e ftesës për ish-bashkëpunëtorin më të ngushtë të Berishës disa vite më parë, kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.
Burime pranë selisë blu i kanë thënë gazetës se kreu i demokratëve, njëkohësisht kryeministër, i ka dërguar ftesë kreut të PS-së, Edi Rama; kreut të LSI-së, Ilir Meta; kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi; kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule; kreut të PR-së, Fatmir Mediu; kreut të PLL, Ekrem Spahia; kreut të PLD-së, Nikollë Lesi; kreut të PBK, Adriatik Alimadhi; kreut të PBKD-së, Artur Roshi; kreut të POSH-së, Zef Shtjefni, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë opozitën, deputetit Pandeli Majko, ish-student i dhjetorit, etj.
Ndërkohë, jashtë listës së të ftuarve kanë mbetur kreu i FRD-së, Bamir Topi; kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS, Paskal Milo; kreu i AK, Kreshnik Spahiu; kreu i PLD, Spartak Ngjela; kreun e PSV’91, Petro Koçi, etj.
Festimet e 22-vjetorit të PD-së do të zhvillohen në datë 11 dhjetor, ora 18:00, në Pallatin e Kongreseve.
Pardesyte e bardha te “demo-muterve” te PD te vitit 1990, jane futur ne nje depo ne magaziant e ministrise se brendeshme ne Lunder, sepse ishin inventar i saj qe u shperndane me procesverbal dhe me liste te miratuar per “demo-komunistet” e perzgjedhur e te miratuar nga Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit, si persona te ngarkuar per krijimin e PD ne qender dhe ne rrethe. Nje shoku im nga Korca, me ka treguar se ne ato vite ka kerkuar nga PD-WC e rrethit nje pardesy te tille dhe i thane: Nuk e ke emrin ne listen e ardhur nga qendra(nga sigurimi i shtetit.
Me keto veprime Berisha tregon hapur se nuke eshte per bashkepunimin mbare kombetare.
Lenja jashte e personave te poshteshenuar tregon qarte se Berisha eshte njeri qe nuke di te mbaje ekilibra politike, dhe aqe ma shume njerzore ,ne keto kohe moderne.
Gjithsesi nuke i sherben unitetit ndasija partiake.