Ndoshta ka qenë emocioni i fortë i rikthimit në liri pas 23 vitesh burg pa pasur asnjë faj. David Ranta, 58-vjeçari nga Nju Jorku i dënuar padrejtësisht në vitin 1990 për një vrasje që nuk e kishte kryer, është goditur nga infarkti që ditën e parë të lirisë. Sipas New York Times, burri është dërguar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar se arteria e tij ishte tërësisht e bllokuar, por fatmirësisht kanë mundur t’i shpëtojnë jetën. Ai është ndier keq ndërsa ndodhej në një nga hotelet e qytetit, ku së bashku me familjarët kishte festuar rikthimin në liri. “Rikthimi në botën jashtë burgut pas pothuaj një çerek shekulli në burg mund te jetë një eksperiencë çorientuese”, tha avokati i tij, Pierre Sussman. Ranta është dënuar në vitin 1990 për vrasjen e rabinit Chaskel Werzberger, një i mbijetuar i kampit të shfarosjes në Aushvic. Ranta ra në grackën e një detektivi, i cili është vërtetuar se ka falsifikuar provat në dëm të 58-vjeçarit, që për pasojë kaloi 23 vjet prapa hekurave. / Përgatiti: Gazmira Sokoli