Në prag të 8 dhjetorit, kur mbushen plot 24 vjet nga ajo që mori emrin Lëvizja Studentore e vitit 1990, folëm në ‘DITA’ me një nga nismëtarët e asaj Lëvizjeje, sot një nga politikanët e së majtës shqiptare, Pandeli Majko.
Gjatë këtyre viteve ai ka qenë disi i rezervuar të flasë për atë ngjarje. Studenti i Inxhinerisë i asaj kohe, me flokët krejt të zinj, ka mbetur po aq energjik, realist dhe optimist edhe pas 24 vitesh kur është krejtësisht i thinjur.
Ka shpesh doza të një humori spontan, por në aspektin e ëndrrave dhe vizioneve dhjetoriste ka mbetur i njëjti.
Në rrëfimin e tij gjatë kësaj interviste, ai u tregua i gatshëm t’u përgjigjet edhe disa pyetjeve ‘provokative’ si ato për një fletërrufe që i ka drejtuar ish-Kryeministrit Adil Çarçani, për një vlerësim realist të figurës së Enver Hoxhës dhe për Edi Ramën dhjetorist radikal.
Pse Majko mendon se Lëvizja Studentore në këndvështrimin historik duhej të ishte për të djathtën njëlloj si fondamenti i LANÇ-it për të majtën, pasi në thelb që të dyja janë lëvizje të rinjsh. Si ndodhi që dhjetoristi Pandeli Majko nuk pranoi të futet në PD dhe hyri në PS.
Takimi me Namik Doklen dhe pse nuk i kishte mirë ‘pipëzat’ me Gramoz Ruçin. Të gjitha këto në këtë intervistë që do botohet në dz numra në DITA.
– Zoti Majko, u mbushën plot 24 vjet nga dita kur nisi ajo që ka hyrë tashmë në histori si Lëvizja Studentore e Dhjetorit. Ju kini qenë ndër pjesëmarrësit e spikatur të asaj Lëvizjeje. Ç’është për ju sot ajo Lëvizje dhe aspirata që shpalosi në atë kohë?
– Lëvizja e Dhjetorit ka qenë shansi i fundit i një historie të drobitur shqiptare. Ajo ka pasur brenda saj disa “jetë” por që marrëdhëniet me lirinë e shpëtuan. Levizja e dhjetorit është bashkimi i rrethanës dhe rastësisë kundër manipulimit dhe kodoshllëkut të kohës kur ajo nisi.
Të mos harrojmë se konteksti social i nisjes së Lëvizjes Studentore ishte një shoqëri që kishte rënë në grackën e historisë… Ajo që po përplasej në Shqipërinë e kohës për të majtët ishte dramë, për të tjerët ishte mungesë shprese dhe për disa të tjerë edhe më keq. Në fakt, më e keqja po ndodhte pa u ndjerë. Po vdisnim duke qenë të gjallë. Kjo e fundit është e lehtë për t’u thënë por e vështirë për t’u shpejguar… Lëviz diku midis fjalës “moral” dhe pamundësisë për të menduar për të nesërmen. Veç ndihej nga të gjithë. Edhe kur nuk thuhej.
– Nga ajo Lëvizje lindi partia e parë opozitare në Shqipëri pas gjysmë shekulli, Partia Demokratike. Çfarë ju pengoi apo stepi që të mos bëheshit pjesë e asaj partie?
– Nuk doja dhe pikë. Isha i fejuar dhe gjërat i shikoja të lidhura me familjen. Në atë kohë studioja në degën Inxhinerisë Mekanike që ishte shkolla më e ashpër e vendit për nga ngarkesa mësimore. Të marrurit me politikë me dukej një “komoditet” që nuk mund ta gëzoja… Kjo që po them ishte vendimi im pasi PD ishte krijuar. Më erdhën mjaft shokë që më nxitën të angazhohesha, por përgjigja ime ishte e shkurtër: “Jo!” …Me ata që kisha konfidencë ju shtoja jo pa dëshpërim se im atë ishte komunist dhe mua nuk më shkonte të bërtisja nga mëngjesi në darkë kundër tyre…
Në Shqipëri ngjarjet në vitin e mjegullt 1990 kishin “vrapuar” rrëmujshëm. Hapja e ambasadave kishte krijuar ilaritet. Shoqëria jetonte frikën e vet të edukuar nga qeverisja e gjatë e komunistëve. Në fakultet profesorët tanë hijerëndë të Inxhinierisë nuk ja thoshin shumë në të shpjeguarit e politikës së ditës… Por duket se me urdhër në orët e seminarit u zhvilluan mbledhjet të “orkestruara” për të dhënë e marrë opinione për “njerëzit e ambasadave” qe sapo ishin larguar jashtë vendit… Në klasë ra heshtje kur profesori e hapi këtë temë. Në bankën pas meje ishte ulur një shok i imi nga Durrësi, më i miri i inxhinierisë… Dhjetën e merrja edhe unë, por e tija ishte ndryshe. Ishte i lindur për atë profesion. Kur u ktheva e pash të zbardhur në fytyrë dhe u rrafshua në tavolinë. I vëllai i tij ishte me të larguarit e ambasadës. Priste edhe përjashtimin nga shkolla… ishte “normë” e kohës. Në një moment kërkova fjalën dhe i dhashë pak gojës duke thënë se faji i largimit të njerëzve nuk duhet parë veç tek ata… Profesori na shikonte mendueshëm, mbajti shënime dhe ne fund kërkoi që të zgjidhej sekretari i rinisë. I pari që e kërkoi fjalën ishte shoku im me “cen” në biografi që më propozoi mua… Kur e pyeta pse ma bëri këtë “nder” ishte e qartë se me mua ndihej i mbrojtur. Në radhët e “mekaniksave” lojrat me politikë nuk pëlqeheshin. Quhej kohë e harxhuar dhe ne kohën e kishim si uji në shkretëtirën e ngarkesës me mësime. Por ja që zgjedhja si sekretar i grupit kishte “detyrime”. Nëna ime ishte sekretare në Fakultet dhe më thirri në mbarimin e orëve të mësimit e shqetësuar. Duhet të shkoja në mbledhjen rinisë së fakultetit se do zhvilloheshin zgjedhjet. Isha i këputur ndaj refuzova. Kur zëri i sime meje u ngrit me dëshpërim se po e “turpëroja”… Ula kokën dhe me mërzi shkova në sallë. Mbledhja ishte masive pasi në fakultet studionin 2300 veta. Sekretarët e partisë dhe ai i universitetit ngriheshin me radhë me një formalitet cfilitës. Në një moment diskutimi kërkova fjalën dhe ashtu i mllefosur i kthehem sallës dhe them “Deri kur do i lejojmë komunistët të na marrin për dore…” Ra një heshtje e thellë. E vetmja gjë që mendova ishte “E hëngra!”… Fati im ishte sekretari i partisë së universitetit që, i hutuar lëshoi shprehjen “Po, kemi qenë të detyruar…!” Pas kësaj ndjeja brrylat e studentëve, me këmbë dhe me dorë, që më uronin pa fjalë. Isha “krenar” dhe i merakosur se kisha lëshuar një “fjalë” qe nuk e di ku më shpinte. Kur filloi procesi i zgjedhjes për drejtimin e fakultetit, sekretari partisë lexoi emrat e përzgjedhur për votim. Nga salla u ngritën dhe më propozuan mua. Më i habitur se sekretarët e partisë isha unë që dola nga mbledhja sekretar i rinisë së Fakultetit. Nëna ime u shastis kur e mori vesh dhe pyeti me zë të ulët “Ore tallesh ti?!”…
– Është përmendur herë pas here një fletë-rrufe që ju i kini vënë ish-Kryeministrit të asaj kohe, Adil Çarçanit. Mund të na tregoni sot se si është puna e asaj fletërrufeje?
– Po… Fakultetin e doja dhe më donte. Kisha respektin e pedagogëve. Në muajin nëntor shkova tek një pedagog dhe i kërkova të më ndihmonte për të shtypur në kompjuterin e tij një “letër të hapur” për kryeministrin e vendit, Adil Çarçanin. E kisha shkruar vetë. Letra do të bëhej në emër të Komitetit të Rinisë së Fakultetit…
Politika më ka pëlqyer dhe rregullat e saj i ndjeja, edhe kur nuk i kuptoja. Vendosa t’i drejtohem “ekzekutivit” dhe jo partisë. Doja të krijoja një sinjal jashtë sistemit partiak. Si rregull, duhej t’i shkruanim Ramiz Alisë që ishte në një protagonizëm për “ndryshim” dhe që nuk po prodhonte asgjë mbi ngrehinën politike të kohës. Por jo! Kaq e kuptoja dhe padashje kisha futur një “gozhdë” në mekanizmin e kohës… Letra ra si “bombë”. E ngjita në hyrje të fakultetit dhe ajo u kthye në një vend “pelegrinazhi” për njerëzit që vinin ta lexonin… Shkova tek “Zëri i Popullit” që kishte botuar shkrimet e guximshme të Ylli Popës dhe Sali Berishës, por aty më panë mua dhe shokët që më shoqëronin si “alienë” të ndonjë planeti tjetër… Nuk e botuan!
Adil Çarçani na u përgjigj dhe pranoi të na takonte. Shkova klasë më klasë të fakultetit dhe fillova përgatitjen për takimin. Po përgatisnim një “bombë” por që nuk dihej si do i vente filli. Papritur dhe pa na lajmëruar kryeministri shkon një mbasdite vonë në konviktin e vajzave të fakultetit. Kaq u desh dhe aty “plasi” debati… Siç më thanë ishte një bisedë ku nuk munguan përplasjet. Lajmi për vizitën e frikësuar të kryeministrit në Qytetin Studenti u përhap si rrufe. Na kishte “rrëshkitur” dhe kishte vajtur të takonte vajzat… Në darkë në konviktin e studentëve të fakultetit tim, “elektriksit” morën një krevat sustë dhe bënë “lidhjen” e sistemit… Transformatori plasi dhe dritat ikën. Pas kësaj filloi ajo që quhej Lëvizja e Dhjetorit 1990. Në përfaqësinë e dhjetorit unë mora pjesë falë këmbënguljes së shokëve të mi, sidomos të “elektriksave”.
Isha në Pallatin e Brigadave, por shikoja me kujdes. E gjitha dukej si histori dhe lojë po ashtu. Ishte historike pasi dukej qartë që po fillonte një kohë e re për vendin. Ishte pak “lojë” pasi ishim ulur përballë regjimit… Në karriget tona duhet të ishin ulur të tjerë, por që ishin veç “hije” pasi ose ishin vrarë ose ishin në burgje dhe kampe përqendrimi. Lëvizja demokratike në Shqipëri u zhvillua duke i pasur protagonistët e lirisë në burgje. Amnistia erdhi më vonë. “Torta” e politikës ishte ndarë. Vendosa të mos flas në emër të të tjerëve, por të asaj që besoja. Pasi ngrita dorën për krijimin e PD-së shkova të vazhdoja studimet. Detyrën time e quajta të mbaruar. Por, ja që nuk ishte ashtu…
– Dhe ju u bashkuat me Partinë Socialiste…? Pse?
– Fakulteti im ishte mbyllur pas rrëzimit të statujës së Hoxhës. Kisha filluar punë në bazën prodhuese ngjitur me të dhe ndiqja në distancë rrëmujën e politikës. Një ditë më vjen një student i elektrikes që dikur kishte “përveshur” krahët kur diskutohej emri im në Lëvizjen Studentore. Quhej Ilir Zela. Më propozoi të shkonim dhe të takonim Namik Doklen (ishin kuksianë dhe njiheshin) tek Partia Socialiste. Kjo e fundit sapo ishte krijuar mbi ngrehinën e Partisë së Punës. U ngurosa në fillim. Doja të refuzoja por ia kisha borxh. Pranova me idenë “shif dhe bëj”… Kur hyra në godinë m’u duk se “tradhtova” gjithçka. Por, jo! Pas takimit me Namikun erdhi një takim tjetër me Fatosin, Maqon, Servetin, Ermelindën, Ethemin… Kishin ngelur aty në një godinë bosh dhe kishin veç njëri-tjetrin për të bërë atë që bënë më vonë. Ishte operacioni social më i vështirë në postkomunizëm dhe që ndryshoi partinë më konservatore të lindjes ish-komuniste në një parti perëndimore.
Kur të rinjtë e “rilindjes” më pyesin sot se si ka qenë partia dikur… iu them shkurt: “Imagjinoni një parti ku më rebeli isha… unë!” Thuajse padashje bashkë me Ilir Metën, Ilir Zelën, Ndre Legisin dhe Monikën sollëm Lëvizjen Studentore në kampin e majtë. Krijuam me një pavarësi kokëfortë Forumin e Rinisë Eurosocialiste duke e bërë atë më të fuqishmin dhe më të organizuarin në vend. Hymë në parlament si deputetë të së majtës por u ulëm në karrige që i meritonim dhe përfaqësonim veten dhe të tjerët. Nuk jam penduar aspak. Përkundrazi.
Po e vutë re në “listën e atyre” që gjeta në PS mungon emri i Gramoz Ruçit. Me të s’i kisha mirë “pipëzat” nga fillimi, por jo për shkak të sjelljes së tij se sa times. Tani erdhi koha që Gramozi kur pimë kafe thotë edhe shprehjen “ne të vjetrit…” dhe mua më kap gazi… Po nuk kam çfarë të them! E kujt ia merrte mendja se unë që dyshohesha rëndom për “tradhti” dhe i dekoruar si “Pishtar i Demokracisë” do të bëhesha i “vjetër” në historinë e një të majte, historinë e së cilës do e kishin zili edhe dramat shekspiriane. Tek e fundit, është shtëpia dhe familja ime politike që nuk e ndërroj me asgjë.
– Shumëkush mendoi se ëndrra idealiste e studentëve të Dhjetorit u zbeh shumë shpejt. Edhe ju shpesh kini qenë tepër kritik me regjimin që erdhi pas 22 marsit 1992. Pse ndodhi kjo zbehje?
– Kjo është drama e Partisë Demokratike, por jo e Lëvizjes Studentore. Ajo, Lëvizja, e kreu detyrën e saj si një dashuri në kohë kolere. Ja dha me butësi dhe dashuri e besim të gjithë autoritetin e saj publik partisë së parë opozitare. Djemtë dhe vajzat e saj u shpërndanë si frymë e një ndryshimi dhe nuk u morën me “plaçkën” e fitores. PD-ja ka patur një druajtje të pashpjegueshme karshi një Lëvizjeje të rinjsh që thjesht bënë detyrën përpara kombit dhe historisë. Thënë ndryshe “magjia” e saj i ngjan shkëndijës në asgjë që krijoi botën e lirisë.
Lëvizja Studentore në këndvështrimin historik duhej të ishte për të djathtën njëlloj si fondamenti i LANÇ-it për të majtën, pasi në thelb që të dyja janë lëvizje të rinjsh në kushte të ndryshme, sigurisht.
Në Shqipëri konflikti i brezave ka prodhuar më shumë politikë se sa duhet si pasojë e “statuskuove” të lodhura të brezit më të vjetër. Kjo është e mirë dhe e keqe pasi në historinë tonë kombëtare evolucioni ka ndodhur me “shpërthime” duke nxjerrë në skenë politikanë të rinj në moshë dhe që për arsye të ndryshme kanë bërë gabime e faje edhe për këtë arsye. Ahmet Zogu doli nga konflikti me elitën e sfilitur turkoshake. Enver Hoxha mbijetoi nga diskreditimi i një pjese të elitës së vjetër politike nga kolaboracionizmi i Luftës së Dytë.
Në fenomenet e politikës aktuale ngatërrohet perceptimi me përmbajtjen që do të thotë mosha e re me risinë politike. Liderët po tentojnë teknologjinë e “pemishtes” së të rinjve e cila rrezikon ta vrasë politikën. Politikanët i prodhon koha dhe jo lideri.
Kjo që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike për mua është një “ndjenjë” që e kam provuar dikur. Të ulurit në karrigen që nuk të takon është një fenomen që nisi në gjenezë dhe po vazhdon edhe aktualisht tek e djathta politike. Nëse PD-ja do të ishte investuar të orientohej nga shtresat e veta, të profilit të saj politik, sot ajo do të ishte një dinozaur i frikshëm. Por, jo! Aty gjen një tufë majtistësh që kujton se i bën të djathtë lufta politike me Partinë Socialiste. Kjo e bën debatin politik në Shqipëri si “sherrin” midis origjinales dhe kopjes. Sjellja politike e së djathtës po mbështetet gjithmonë e më shumë tek të qenit kolektor i pakënaqësive sociale se sa tek përfaqësimi social dhe pamje e një garanti hijerëndë ndaj frikës njerëzore për të ardhmen.
Intervistoi Xhevdet Shehu.
Pjesa II është botuar sot në DITA:
http://www.gazetadita.al/levizja-e-dhjetorit-90-majko-hesapi-i-fundit-i-dhjetoristeve-jane-spiunet/
‘POLITIKAN I SPIKATUR’ I KUJT VENDI E KU KA ‘SPIKATUR’ APO NE SHPERBERJEN E SHTETIT E POPULLIT ?
Kta komunistet e rinj mund te rrejn per baballart e tyre se kshtu na rrejten per 5o vjet.Po per levizjet demokratike i kemi te freskta se i kemi jetuar vete e nuk mund te na rreni.Fatos Nano u emrue se dihet ne kongresin e 10 te PPSH kur ndrruan emrin.Kurse Rama kur ishin livizjet demokratike iku ne Greqi per te shpetuar lekuren nga friga e hakmarrjes.Kur nuk ndodhi gje erdhi per tu futur te PD.Sapo hyri aty u tha ci shkoni mbrapa kti malokut[Berishes].Pas ksaj Rama u shtrue ne spital gati nje muaj.
po kur flet edhe ti per politik more MARK eshte sikur te flasi ai shoku jot per muzik
Shoku majko duhet te ndihet I pafat gjithsesi… I eshte bere fusha e pasionit profesion qe e ushtron per mbijetese dhe nuk e le ti beje gjerat si engjell I pasionuar por si dreq I programuar.
Meqe bie fjala engjell majko…, a nuk I pyet pak shoket e partise qe ti e paske si familje dhe shtepi politike se si e vune pasurine e stermadhuar? Dhe po deshe na e thuaj edhe neve pergjigjen e tyre se ndoshta minimalisht do te na ndihmoje ta perdorim si model pune per tuu ushqyer! Apo… lere me mire. Lere fare se po morem edhe modelin tuaj e te berit te puneve do perfundojme te gjithe ne karnibalizem e do e hame njeri-tjetrin … se per te vrare e per te rjepur tani jemi fare mire te kulturuar, fale levizjes sdutentore qe nuk nuk ndodhi kurre si levizje studentore dhe superdobicllekut te majte dhe te djathte qe ju te vjetrit dhe te rinjte e bete realitet.
Mbahu fort ku je kapur majko. Se po te shpetoj ike ne gremine.
mark uk o kermeeee qe te ka mbytur+pushtuar krimbi o kalbesire serbe o sllav spiun,,,ta kom thone dhe po ta them PD-ja eshte sigel dhe si e tille eshte e destinuar te vdese mor sllav i pabese,po e tere klika e SHQUP-it jan te gjithe pjese e PPSH-se fillo nga sekretari i PPSH-se serbi sali ose me mire sllavi yt se keshtu te ngjit me mire tyve e mbaro tek ed paloka qe plaku i ketij plere ka qene ne min-e brendshme te regjimit ku saliu yt ishte sekretare dhe doktorr i familjes qe drejtonte regjimin+PPSH-ne,une 1-pegjigje dua nga ty si nje intelektual i SHQUP-it qe ti hiqesh po mire nga kush demokraci u frymezua saliu se PPSH-ja ku ky plere ishte sekretare vetem me rusine+kinen kishin hyrje+dalje dhe pse nuk i hapi dosjet meqene se erdhi gjoja demokrat ore po ti je krye-keput skizofren dhe i degraduar rende,ikore dreq shko e pastro qenefet e SHQUP mos na bo derr-berr ketu anadoll i mbaruar….
upsss harrova mark ukkkk kur po binte busti i E.HXH saliu yt i veshur me palltesy bridhte+patrullonte bulevardin me fiat 131 te komitetit te partise e ke ne video me figure dhe ze yyyyyyt ndyresire serbije…
https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU
Marka uk! Kjo qe tregon ti eshte historia sipas deshmive te barinjve qe, ne kohen e ndryshimeve, ndodheshin duke ruajtur dhente ne mal. Po mos i fut hundet gjithkund o i zi se pastaj i vjen era edhe hundes si prapanices. S’paske pasur fare dinjitet. Thjeshte nje llapaqen.
Po boll tallet by….. me dhjetorin se ju dhis….. gjak nga ai sistem dhe pa shtypur butonin ata ju nuk shkonit as ne hale.
Mire eshte qe para se te pergjithesohen njerezit e ngjarjet ne vetem te nje lloji e kategorie sic ben z. ddd, duhet pranuar se cdo rregull ka perjashtim, nganjehere me shume se disa.
Po te ishin te gjithe frikacake do te mund te ndodhte ashtu, por ja qe ka pasur jo pak qe nuk kane marre doren e PPSH-se. E une kam njohur disa. Nderim Atyre!
Shqiperia eshte ne kete gjendje se njerezit mendojne ne kallepe, jane burracake, ose hipokrite, dhe pranojne te perdoren, perfshire ketu edhe z. ddd.
Majko!
Babai yt ka qene komunist dhe OFICER I USHTRISE POPULLORE,ndersa ti NUK KE BERE ASGJE PER PENSIONET E ISH USHTARAKEVE !
Majkaa , majkaa ……..
Bobo oo,
Po pse nuk na tregon te verteten:u zgodhe si besnik nga baba e nga nena i partise qe te ndezish ate shkendi si shans i fundit te nje sistemi te drobitur.u zgodhe se ramizi e dinte se je besnik,nuk tradhetojsh Partine,qe per te mbijetuar kishte nevoje per kete levizje dhjetoriste….Loja Brenda soit,e pret ditur nga Ramizi qe nga disa vjet,po qe u pershpetuar pasngjarjet ne rumani.
Levizja e djetorit eshte ma shume résultat i vrasjes se Caucescuse,se guximit te rinise komuniste ne universitet!
Ky majko grabiti parate e tankeve qe shiti per skrap.Po ky majko mbron sot enver kasapin, c’pret nga majko komunisti,zbatues i katovices.
Majko eshte nje nga politikanet me korrekt dhe qe deshiron te sjell ndryshime.E veshtire te gjesh njerez ideal, edhe ai ka te meta,por e do shqiperin, njeh shtetin dhe ka vullnetin dhe do dhe di te bej shtet
nese e mron enverin le te denoj zoti ate kriminel qe varrosi njerz per se gjalli pushkatoj e internoj
E vertet,ai qe duket me i miri ne Shqiperi eshte me muti!
sali trapi: Se jeni trap dihet se edhe prezentoni vehten ne menyren ma te qart.Do ju pyesja ka shume trapa si puna jote ne fshatin tuaj.
Pandeli Majko mburret me komunizmin e prinderve te tij, por nuk e di qe ne BE dhe ne Boten Demokratike komunizmi eshte fjale turpi, njesoj sikur t’í besh propagande dhe agjitacion cifuteve te hane mish THIU.
Nje pedagog i tij komunist i vjeter ne Fakultetin e Inxhinierise thonte fare hapur: Pandeli Majko vetem inxhinier nuk mund te behet se nuk ka pyka fare, por ama eshte nje komunist i devotshem dhe besnik.
A te kujtohet ky pedagog more Pandi Enveristi qe shon dhe ben homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore?
avrizuja,
Te kam pyetur mbi dhjete here ketu ne Forum dhe nuk kam marre pergjigje. Cfare diplome ke more burre i dheut ???
Pershendetje
Nder te dy krahet e politikes se sotme,eshte trashegimtari me i mire,me dinjitozi,djale teper i sinqerte,me moral te larte,i paperlyer.Ish-Minister e Kryeminister,ndoshta pa nje kjoske apo aktivitet. Nuk e njoh nga afer,por mendoj se eshte politikani me pozitiv dhe njeriu me i mire ne parlamentin tone.
Ku ka tru Pandeli Firifiu qe te hapi kioska dhe te beje biznes o Nexhi-Nezhmija e Enverit? Nje pedagog i tij ne Inxhnieri tregonte se Pandi Komunisti nuk ha PYKA NGA TEKNIKA dhe i merr provimet me urdher te Partise. Prandaj puna qe ben me mire Pandi Socialisti eshte qe:
TE SHKOJE RREGULLISHT TEK LAPIDARET KOMUNISTE DHE TE BEJE HOMAZHE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE.
MINISTRI PANDELI MAJKO DHE NENDETSET E PASHALIMANIT
Fatos Nano pas katrahures se 1997 e kishte nuhatur nga paraardhesi i tij Sali Berisha se me me armet dhe municionet e Enverit mund te behej pare e madhe, dhe per kete qellim dergoi neper Bote Pandeli Majkon per te hulumtuar dhe studiuar shitjen e nendeseve te Enverit qe ishin duke u ndryshkur ne Pashaliman. Pandeliu si inxhier mekanik tha: PALO GJE! dhe u nis per te kerkuar bleresin ne fillim ne vendet e rajonit, por kur keta i thane: CFARE THUA MORE? Pandeliu Yne nuk u zbythe sepse helbete me Fatos Nanon nuk behej shaka sepse BOSI i PS-se dhe Kryeministri Fuqiplote i vendit kishte bere hesap te pasurohej si Ali Babai me nendetset e Enverit qe ne fakt ishin te Rusit DE JURE. Keshtu qe Pandeliu Yne mberriti deri tek dyert e Kremilinit ne Moske dhe kerkoi audience me BOSAT bolshevike: “Kam ardhur qe t’ju shes nendetset sovjetike te Kohes se Qepes kur ishim MIQ po u beme ARMIQ per palo gje.”e filloi Pandeli Majko ligjeraten e tij. Ushtaraket ruse te Kremilinit u habiten nga kjo kerksese e cuditshme e Ministrit shqyptar dhe u pergjigjen: “Po ato jane nendetset tona po pse mallin tone kerkon ti qe te na shesesh o mashtrues albanez njesoj si Enver Hoxha vite me pare? Ne vend qe te na paguani qerane e tyre per 70 vjet me radhe tani kerkoni pa piken e turpit te na kerkoni edhe LEKA.” Pandeliu e pa qe puna po merrte per keq ja ktheu me te shpejte: “Tavarishi Druzja prostitje ( me falni shoke e Miq) une propozoj qe tí bejme skrap dhe te ndajme LEKAT jek e jek.” Gjeneralet e Kremilinit u pane me njeri tjetrin dhe njezeri u pergjegjen: “Po ju albanezet jeni ne NATO”qysh keshtu?” “Varja atyre te NATOS Tavarishi” nuk keni degjuar ju ketu ne Kremlin se shqyptaret festuan 29 nentorin e Clirimit te Shqypnise nga LANC-i i Komandatit Legjendar Enver Hoxha me me teper madheshti se ju sovjetiket festoni ne Sheshin e Kuq 9 majin Diten e Fitores kur ngritet flamurin bolshevik draper e cekan ne Berlin? Po nuk keni degjuar ju o gjenerale te Kremlinit per ministrat e qeverise sone qe shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me shallin e kuq ne qafe dhe me grushtin bolshevik lart mbi koke? Po pionieret e Enverit a i pate ne Permet si u betuan para kamerave TV qe do te hakmerreshin per gjakun e deshmoreve komuniste duke vrare te gjithe ARMIQTE e Kllases? Po Kryeministrin tone Edi Rama, Artist prej Verteti a e pate si i quajti TRADHETARE te gjithe ata qe nuk pranojne 29 nentorin komunist si festa e shqyptareve dhe e Internacionales Komuniste?” Keshtu foli para gjeneraleve te Kremlinit Pandeli Majko dhe i la me goje hapur keta gjenerale famoze qe po cuditeshin me aftesite oratorike te Pandeli Majkos per te mbrojtur Kauzen qe i kishte ngarkuar Partia dhe Fatos Nano.
Cfare ndodhi me tej? Kjo eshte nje ceshtje tjeter.
ZMajko eshte figure e pasterte dhe njeri i veprimit per evolimin e Pspor shume tolerues me PD gje e cila i ka dhene shume pasoja vendit si nenshtrimin jashte limit te pranushem te organizatave nderkombetare qe kerkojne qe vendu yne te kryej detyrimet dhe shume e vogel ndihma per zhvillimin ekonomik te vendit sot qe partia socialiste po ecen ne rrugen e drejtimit individual dhe jo kolegjalle Zeri kritik izotit Majko po arin ne zero se di te sakte shpirti i tij besoj se vuan per ta lehtesuar ate duhet sakrifice besoj qe e ardhmja do te tregoj vlerat elarta te tij persa i per kontributit per plurarizmit ne shqiperi nuk perben ndonje gje te madhe ne krahasim me shtimin dhe vlerave te verteta demokratike
Majko, ne kohen tone i thonim; kush pordhi dhe kush mori groshet.
Po,zotni mako e ka mesuar demokracine nga nje babe komunist,prandaj kuptohet pse jemi ne kete gjendje mjerin ekonomike , intelektuale e shoqeror!
Po ju zj lili, nga babai koperativist e ke mesuar?
Politikisht nuk pajtohem kurrsesi me z. Majko, por edhe ju e dini se asnje prej nesh, pershire edhe z. Majko, nuk e mesuam demokracine nga baballaret. Ata na mesuan te jemi re njerezishem, te mendojme mbare, e te kos bejme keq.
Prandaj kujdes me dozen e sarkazmes. Sa per qartesim, nje pyetje retorike: Kush ja mesoi Saliut demokracine, babai i ndjere, apo ne mbledhjet e komunisteve ku militoi per 22 vite me devotshmeri?
Majko e thote me sinqeritet, ose ashtu e mban mend, ate periudhe te jetes se tij. Ne kemi degjuar e duruar plehra qe jane pergjegjes per kete gjendje intelektuale e shoqerore, perfshire edhe ju, e perse te mos degjojme dike qeperfaqeson nje te majte, qe e deshirojme, por nuk e kemi.
Mos je nga ajo e majta shqyptare qe shkon dhe ben homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore bashke me Pandeli Majkon?
avrizuja,
Cfare diplome te shkolles se larte ke more Burr i dheut ? Pse nuk pergigjesh ? Edhe ne se je pa diplome nuk eshte turp.
Pershendetje
Baba ime ndryshe nga baballaret e juaj morrin armet e luftoj kunder ketij regjimi déri ne 1953…keshtu qe kooperativist kur nuk u ba!edhe po,demokracine e kam mesuar prej tij,sic kam mesuar cka eshte te jesh nje shqiptare prej tij.Sa per Sali Berishen,ne kur nuk e kemi marr per demokrate se e kemi pa ne Paris kur ky ishte shurrmbjatesi i hysni kapos!( me vjen me qesh kur mendoj se keta kishin nje shqiptare ne servicin ku ky kapo ishte shtri e kur kujtoj se si keta u perllajshin para ne pa e ditur se kane ‘rra’ ne duart e ‘armiqeve! Francezet jane ndoshta idiot po deri dikund ju kane besuar edhe kane marr n’ate repart nje shqiptare,apo doni t’ju tregoj per vleresimin e berishes nga shefat e tij ne cardiologie ku urdhri ishte mos zbatoni kur pa na pyet prescription e tij,c’est un danger public!).edhe besoj se ne qofte se percjelleni forum et do e shini se une haptas kam dallur kunder ketij,e po deshtet ne inox va dergoj edhe emri Tim!
Sa per zotni majkon,perkunder sarcazmit Tim,prape se prape kam respekt per te se eshte nje nder ato te rallet qe eshte pak i ndershem n’albanistan e qe tregon sinqerisht pse nuk ka mujt me bâ ma shume…kjo per mû vlen ma shume se ‘Njeshat gjithmone ne ball ‘!Po kjo prape se prape nuk e shfajson per situaten ku jeni sot ne shqiperi si politikan.
Eshte shume budalla, se po te kishte pasur me pak tru ne tocin e tij komunist do te kishte bere LEKA njesoj si BOSAT e tij rufjane te vertete.
Student i leshit, ka kalonte me mik, se kishte mamane sekretare ne fakultet. I ziu ki, u rrit dhe dore nuk hoqi nga brockullat.