Kopilët dhe Papagalli Milioner
Organet tatimore, po zbardhin çdo ditë e më tepër grabitjen me “skemën 2%”. Dolën përfundimet edhe për dy “kopilë” të tjerë, me dy përmbarimorë Julian Ahmetaj dhe Gelas Yzo. Ky i dyti administroi shoqërinë e përmbarimit “EPSA” sh.p.k në kohën e parajsës “2%”.
Të frymëzuar nga “gjeniu” përmbarimor, historinë e të cilit e lexuat dy ditë më parë, edhe dy djelmoshat që po prezantojmë sot, me shumë energji për të mbledhur para filluan të rrjepin 2 përqindshat e tyre. Standardi i tyre buxhetor me rritje fantastike në muajt e 2011-s korrespondoi me afatin ligjor të dy-përqindshit.
Blenë zyra të mëdha te ish-blloku, bash në krye të vendit përballë derës së shtëpisë së xhaxhit Enver. Konkurruan edhe biznesmenë të kalibrit të bllokut me punën e re “2%”.
Gjërat shkonin vaj. Puna ecte “fort”, po aq sa udhëtimet, shpenzimet, argëtimet…: Parisi, Milano, Lihtenshtajni dhe plazhet magjike. Bingo!
Vetëm me një rast të vetëm çunat futen në xhep më shumë se 240 mijë euro të 2%.
I gjithë opinioni publik mban mend rastin e “Birra Norga” dhe konfliktin që u bë në Vlorë midis 200 punëtorëve, biznesmenit të firmës “A&B GRUP” dhe… bankës. Të gjithë iu hakërryen bankës.
Por askush nuk e dinte, nuk i njihte deri sot “gjenitë” përmbarimorë që u morën atëherë me këtë rast. Kredia 12 milionë euro. 2% = 240 mijë euro. Ata i thanë bankës dhe debitorit të shkretë që përveç 12 milionshit ne na duhen edhe 2% për t’i çuar në buxhet të shtetit. Banka ia dha paraprakisht, “e hëngri”, ndërsa debitori nuk mori vesh gjë… ai e kishte mendjen tek rrëmuja që po bëhej me biznesin e tij. Po ia merrnin.
Media e atyre ditëve të nxehta qershori 2011, u mbush me skena të dhunës policore, shtetërore ku punonjësit e “Fabrikës së Birrës Norga” merreshin zvarrë dhe nxirreshin në rrugë me dhunë. Askund nuk doli emri apo fytyra e Gelas Yzos dhe Julian Ahmetit. Ata thjesht duhet të bënin ‘detyrën’, të firmosnin. Të rrinin urtë dhe pastaj dy përqindshin. 2% do merrej, ndërsa për fabrikën do fliste tjetërkush(l).
240 mijë euro u zhvatën me një dorë. Tatimet zbuluan se nuk figuron askund kjo shumë. Ku vajti? Pyesni papagallin në supin e Gelasit.
Çështja dikur u qetësua. Në atë kohë çdo gjë sistemohej si me magji. Shqipëria ishte vagoni i parë, pas lokomotivës fiskale të Evropës – Gjermanisë.
Skema e këtyre kopilave kishte një dirigjent edhe nga jashtë – Zyrën Përmbarimore shtetërore Tiranë. Madje, ish-kryetari i kësaj zyre për 8 vite rresht, mendohet se është edhe ‘truri’ i kësaj firme.
Për maskimin e skemës, si edhe për të “humbur” gjurmët bënë edhe një firmë tjetër, “TRIS” sh.p.k.
Blenë 160 m2 zyra në mes të bllokut. Vlera? Gjejeni vetë.
Si në një organizatë të strukturuar kriminale, me organizatorë, bashkëpunëtorë dhe ekzekutorë dosjet e bizneseve, hallexhinjve apo njerëzve të thjeshtë liheshin pa u prekur në zyrën e shtetit derisa banka detyrohej ta çonte aty ku ‘duhej’, tek dy gjenitë tanë.
Me qindra dosje u transferuan dhe u shtinë në dorë nga dyshja magjistare. Dyshohet se shumë dy-përqindsha kanë humbur rrugën në transferim e sipër. Dyshohet, se ky është një rast për vjedhje të drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit.
Organet tatimore, ndërkohë, janë duke kryer një punë intensive në lidhje me shpërdorimin gjigant që është bërë edhe në zyrën e shtetit nga “truri” i skemës. Kontrolli është voluminoz, pasi përfshin 8 vite aktivitet abuziv financiar.
Vetë, Ministri i Drejtësisë, para një jave në një prononcim të tij në parlament u shpreh për “…një zyrtar që e kishte kthyer zyrën e shtetit në “exchange parash”.
Të gjithë u habitën: si mund të kthehet zyra e shtetit në “change”? Por Ministri duhet besuar. Vjedhja duket të jetë më e madhe, se kjo që tatimorët kanë nxjerrë deri tani, vetëm për dy përmbaruesit e “EPSA”.
Dosjet transferoheshin prej kësaj zyre nga bankat, sepse shteti s’kishte fuqi t’i realizonte dhe më pas firma e gjenive i “sistemonte”. Dyshohet se edhe përfaqësues të dy bankave kanë lidhje me skemën e grabitjes financiare.
Kryeqytetet e Evropës erdhën nën këmbët e tyre shumë shpejt.
Edhe vetë papagalli që s’di shqip, i magjepsur mësoi të thotë në shqip “2 përqind… 2 përqind”.
Përtej Groteskut Përmbarimor
Rastet që po dalin në dritë si abuzime masive të njerëzve të veshur me pushtet apo mantel shtetëror nuk janë të panjohura për publikun, apo jetën e përditshme të tij. Kudo kur dëgjojmë… në familjet tona, rrethin shoqëror, madje edhe me veten kur bisedojmë për njerëzit e drejtësisë që nga hiçi i rrogës bëhen milionerë, nuk habitemi më:
Një gjyqtar nga marangoz dikur, del e të gjykon me çekiç floriri sot. Një prokuror nga si të gjithë, hallexhi i djeshëm, bëhet pronar milionash i sotëm. Pastaj kemi magjistarët e avokatisë, noterisë. Shyqyr përmbarues të tillë nuk ka. Nuk i ka zënë ende sëmundja e milionave, por ajo e miliardave.
Milionerët e drejtësisë përshëndesin njëri-tjetrin në mëngjes, kur shkojnë për në “punë”, ndërsa ne presim radhën të… gjykohemi.
Milionerët e drejtësisë shkojnë në forume apo emisione, ne i dëgjojmë duke i parë në TV.
Milionerët gjykojnë njëri-tjetrin kur bëjnë “gabime”, ne prapë se prapë presim dhe shpresojmë drejtësi.
Nuk na bën më asnjë habi në këtë vend: kur pallati i vjedhur i padrejtësisë ia bën me sy pallatit përballë të gjykimit të saj. Ne kalojmë poshtë dhe presim radhën për të dalë në udhëkryq… sot bëj kujdes: vër rrypin e sigurimit…!
Nuk ka më asnjë mëdyshje: gjërat shkojnë keq në këtë vend. S’ka drejtësi. S’bëhet drejtësi. Nuk po jepet drejtësi. Duket si pa shpresë drejtësia që do rilindte pas verës së nxehtë…
Pardje Ministri i Financave doli me një deklaratë të ‘fuqishme’ konstatuese për prokurorinë që i bën ‘fresk’ rasteve që ai çon atje për hetim. Prokuroria nga ana e saj, doli dje me një përgjigje etiko-profesionale, në respekt të ligjit: Puna vazhdon, po shqyrtojmë rastet dhe do merremi me ato më pikantet!
Kush janë pikantet?! Ndërkohë, e hëna filloi dhe “gjinët” e drejtësisë do përshëndeten në mëngjes nëpër zyra. Sigurisht, ata do qeshin me qesëndi kur të diskutojnë për fundjavën bezdisëse mediatike. Kur të diskutojnë për ne do qeshin më shumë… Pallatin e drejtësisë e kanë në dorë vetë. Janë edhe pronarë dhe administratorë të tij!
Në ditët në vijim përveç zbardhjes së skandalit financiar, do dalin edhe autorët e vërtetë të kesaj maskarade. Ata qe licensuan dhe lejuan këtë maskaradë.
28 Prill
Të kapësh këta “të pafajshëm” është fare e thjeshtë. Nuk lodhesh shume as me gazetari investigative dhe as me procedura të koklavitura hetimore. Shikojeni buzëqeshjen e pafajshme. Gelas e ka shpalosur gjithçka vetë në FB. Strati madje e mban ende oxhakun e tij në fb si status krenar. E deklarojnë me krenari pasurinë e tyre: Të gjitha kryeqytetet që kanë shëtitur, stadiumet, plazhet, argëtimet. Shumë para në kohe krize…kur njerëzit e thjeshtë s’kanë bukë të kalojnë muajin.
Megjithatë, të gjithë bien dakort edhe kur i shohin në FB. Askush nuk denoncon jetën e tyre. Si mund të blihen për një vit pune, çfarëdo pune apo biznesi: 1 pallat, 1 vilë në plazh, 2 apartamente kryeqyteti, zyra kryeqyteti dhe makina? Bëhen posi…po të jesh i zoti.
Të gjithë thonë: Bravo janë KOPILA!
* * *
Gazeta Dita e datës 25 prill zbardhi skandalin e 15 përmbaruesve që në mënyrë skandaloze abuzuan në një kohë rekord me vlera marramendase parash. Kjo skemë doli në në dritë pasi një grup tatimorësh të Tiranës ushtruan kohët e fundit një kontroll mbi aktivitetin e disa përmbaruesve privatë të licencuar tre vite më parë nga Ministria e Drejtësisë. Rezultatet e kontrollit lanë “gojëhapur” tatimorët, referuar shifrave abuzive bombastike që u konstatuan se ishin përvetësuar nga individët që Ministria e Drejtësisë kishte përzgjedhur. Afera në fjalë ka qenë prezent për tre vite rresht. Qëllimisht ka mbetur e pazbuluar nga ish-autoritetet tatimore, por edhe nga Ministria e Drejtësisë që e ka detyrë funksionale, mbikëqyrjen dhe kontrollin e Përmbaruesve. Nisur nga të dhënat shifrore të bankave – (si biznese që deklarohen në organet tatimore në lidhje me hyrje-daljet e likuiditeteve të tyre) – tatimorët pikasën fillimisht shuma të ndryshme pagesash që këto të fundit ua kishin kaluar në llogari Përmbaruesve. Shumat e parave ishin të konsiderueshme, madje shumë të fryra për të qenë tarifa shpërblyese për këta punonjës të drejtësisë.
Një ditë më pas, 26 prill në gazetë doli në dritë dhe emri i parë i kësaj klase të pasuruar sa hap e mbyll sytë, e ku në tefterët e deklaruar figuronte me një pagë minimale. Në komentet e shumta që shoqëruan skandalin e zbardhur dje nga gazeta Dita me tarifat e përmbaruesve, kishte edhe skeptikë që kërkonin emrat. Siç i premtuam lexuesit tonë do të vijmë me emra dhe rrethana konkrete, për zhdukjen e miliona eurove të 2 për qindëshit si tarifë ekzekutimi që duhej të përfundonte në arkën e shtetit, por u përvetësua në mënyrë gati të pabesueshme. Duke parë dosjen voluminoze të hetimit tatimor për këtë rast çudia e parë e asaj çka bie në sy ishte: Si është e mundur që një personi fizik me një pagë minimale të deklaruar në shtet, i besohen shuma miliona dollarë për t’u ekzekutuar? Besimi fjala vjen i është dhënë personit fizik, Gentian Strati. Këtë “besim” ja kanë dhënë një njeriu që në nivel page është i krahasuar me një sanitare, por me siguri duhet të ketë mendjen e një gjeniu, pasi ka arritur t’i bëjë i vetëm të gjitha veprimet. Të mbledhë shumat e parave, të ekzekutojë vendimin, madje të kërkojë dhe 2 për qindëshin e vlerës për shtetin.
po kush do i denoj keta legena,vetem ju te DITES po ngrite zerin diku me larte,ose te hapni po ju vete 1 proces gjyqesor per keto para.se ndryshe eshe thjesht show i radhes.
hahahaha Po me pelqejne keta shkerdhata –Po qenkan treguar te zgjuar –Bravo !
Si i kane bere gjithe keto leke -WOW !
Po e kane prishur ne fund idiotet —
Po mire bere gjithe ato leke ,.Tani futi ne nje banke te huaj sic kane bere Majko me shoke dhe ik nga Shqiperia ,
e shkermoqi parate andej nga Bernabeu sic ben Taulant Balla me te shoqen ….
PS -ja eshte nje sistem referimi se si ti fshehesh & si ti shpenzosh parate e pista
Ka plot si keta permbarues!
Ata punojne ne dy krahe:
Bejne kontrate me nje huadhenes dhe bejne pazare me huamarresin!
Perfundimi dihet:
-Kam 13 vjet qe nuk i marr leket e dhena HUA nje maskarai,qe ka disa prona te dhena me qera ne autostrade dhe ndonese merr cdo muaj nga 30-40 mije euro qera, per 6 vjet nuk dergon bilance ne tatime apo QKR dhe nuk i paguan shtetit asnje takse!
Nderkohe qe ky maskarai milioner,u ka borxhe disa personave,por ato nuk ua jep sepse te gjithe permbaruesit….KANE HESHTUR CUDITERISHT!
Edhe tatimoret heshtin,qe per 6 vjet kete firme “SARA-AT” shpk ne autostraden Tirane -Durres nuk e kontrollon njeri!!!
Dhe futen ne burg hallexhinjte qe nuk paguajne dot energjine elektrike!
SHTETI DO BURRA e jo burrece qe te mbahet!
Prandaj ne Shqiperi ka korrupsion ne Drejtesi dhe VETGJYQESI!
po ky mo? kta sikur ngjakan te gjithe me njeri tjetrin. mos jane vellezer kopila me gjith mend?
Cfare proces gjyqesor thoni more?Ne cdo vend ku funksionon shteti, deer me tani sektori i krimit ekonomik duhet te kishte kerkuar arrestimin e te gjithe Kopilave dhe te atyre qe fshihen nga pas. Informacioni bazohet mbi te dhenat e hetimit tatimor,e pra denoncim me zyrtar se ky nuk ka se ku te shkoje. Saimir Tahiri mos te krekoset me kapjen e atyre qe vjedhin celulare nderkohe qe ne zemer te Tiranes keta hajdute profesioniste po bejne kerdine. Me sa duket nuk kane te sosur vjedhjet e shpures se Sali qenit.
kini harruar ta fusni ne thonjza fjalen kopilat. jane gati per padira keta “kopilat” edashur DITA prandaj do kujdes nga ana gramatikore. JU LUMTE ! VAZHDONI ME KURAJO TE DENONCONI BIRBOT E KORRUPTUAR, POR VETEM ME FAKTE! DHE DO KINI SUKSES NE TURBULLIREN E QELLIMSHME “AS MISH AS PESHK” QE BEJNE GAZETAT ETJERA QELLIMISHT! KJO ESHTE NDERSHMERIA E POPULLIT QE SHFAQET NE GAZETEN “FYTYREN” E GAZETES DITA ! BRAVO HEROIKU ADRIAN THANO !
Po cfare presin punonjesit e shtetit apo kur te vjedhin bangen me gjithe tulla atehere do te nderhyjne. Cohini perpara drejtesise te gjithe ata qe kane vjedhur.
Nga ta zesh e nga ta lesh.Le te vjetrit qe spo gjykohen (as vrasesit) po na dalin dhe te rinj.
po çfare drejtesie do ti gjykoje,nasip naço? -JO,jepi ati 0.5% dhe ne rregull,keshtu funksionon.Pushteti qenka per te vjedhur e sunduar e jo per te qeverisur e drejtuar,po te ishte e dyta nuk do kishim nje lsi te tille e ne pushtet.KY VEND NUK BEHET.Po vdes e pastaj do te rilinde.
Kopila, apo zogj kurvash si i thone nga Shkodra?
Keta KOPILAT ngjajne me njeri tjetri se kane te gjithe nje baba, Sali C4 dhe me nena te ndryshme, por qe kane nje ADN ate te PD, si ish Ministrat : Kapter Jar Uloku, Aldo Bumja shok dhe mik i Shkerdhenit, i “perbetuari” hajduti ordiner me ze te holle fshatari Halim Heqimi dhe keta Kopila jane mbrojtur nga Kllocka e korrupsionit fshatri nga Rakicka me shkolle bujqesore, flokelepiri Ridvon Bolja. Paskemi qene shtet i pasur, nuk po mbarojne dollaret, eurot dhe floriri i ketij populli, jo ai i krrabes se e ka ai qe quhet Ilir Floriri.