300 mijë lekë është shuma e mbledhur nga sms-të e dërguara në fasadën e selisë së Kryeministrisë gjatë festave të fundvitit.
Zv.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, ka deklaruar se kontributi prej 300 mijë lekësh do t`i dhurohet Shtëpisë së Fëmijës, ndërsa ka theksuar se mesazhet janë dërguar nga qytetarë të thjeshtë, kompani të ndryshme dhe deputetë.
“Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron” ishte nisma e Kryeministrisë, ku të ardhurat nga mesazhet e urimit të dërguara në një numër telefoni do shkojnë për bamirësi.
Çdo qytetar mund të dërgonte një sms në numrin e dhënë me urimin përkatës, dhe ky urim do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë këtu në kryeqytet.
Pagesat për P.A.K
Ndërkohë, zv.ministrja Kospiri duke iu referuar pagesës për personat me aftësi të kufizuar theksoi se pavarësisht se është shlyer vetëm muaji dhjetor ka ende muaj të tjerë të pashlyer.
Ajo ka shtuar se ka abuzime të shumta me skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike , sidomos në Bashkinë Kamëz ndërsa shtoi se vijon auditimi për ndihmën ekonomike në institucionet e pushtetit vendor. / Ora News
Kjo qeveri ka zgjuar humanizmin e shume shqiptareve.
Duke pare shume kanale televizive, qe duhen falenderuar per perpjekjet qe bejne, per te senzibilizuar opinionin, por dhe vete disa qeveritare, qe i bashkohen shume projekteve, po shof nje angazhim gjithnje e me te madh, nga shqiptaret, te cdo moshe dhe firmave private.
Po hyjme ne nje moment te vecante, qe duhet mbeshtetur, te rikthejme edhe njehere vullnetarizmin dhe solidaritetin, qe shqiptaret e kane patur si moto te tyre dhe te japim shembullin, qe pervec harmonise fetare, te dallojme edhe ne humanizem.
“Horri i bulevardit”? Lutem shihni tek forumi per djegien e vendit te aksidentit te olldashit komentin tim te fundit! Nderime!
VR!!! “Horri i bulevardit”? Lutem shihni tek forumi per djegien e vendit te aksidentit te olldashit komentin tim te fundit! Nderime!
Qeveria Rama eshte per tu pergezuar per nismat e humanizmit.
Nji nisem qe sa po vjen dhe po perkrahet nga qytetar te thjeshe.
biznezmen te vegjel dhe te medheje.
Kjo nisem eshte gure prove per humanizmin e popullit Shqiptare,
ky virtut ishte i njohur ne shekuje per Shqiptaret,po fatekeqesishte ne keto vite te “demokracis”sikure u harrue.
Qeveria e re po jepe shpresen per nji bashkejetes vllaznore,pa mplikime ne bindjet fetare,po duhet luftuar c’do dite qe edhe bindjet partiake te mose jene nji modhe sherri,populli te mesohet qe te votoje ate ma te mirin,ate qe i sherben mireqenjes dhe bashkejeteses ne paqe dhe armoni.
Po deshi vertet Rama te beje bamiresi te mos beje kot show neper mure ndertesash por te hapi mensa per fukarenjte dhe te duket pastaj si do punoje qeveria. Po u pakesuan fukarenjte mensa rri bosh, po shtrengoi rripin qeveria atehere ne mensa bamiresie do jete gjithe Shqiperia. Te na rroje Rama.