DITA po publikon këto ditë emrat e mijra qytetareve shqiptare qe ndodhen ne listat zgjedhore tashme te afishuara: Pardje botuam shtetas shqiptarë që jane paraqitur ne keto lista me emra ZZZZZZ, atesi XXXXXXX, mbiemra 99999, dhe anasjelltas. Dje botuam mijëra shtetas shqiptarë me moshë mbi 100 vjec mes të cilëve, 130, 140 deri edhe 156 vjecarë. Nuk janë asgjë ato që kemi botuar përballë kësaj që po nisim të botojmë sot. Mijëra e mijëra shqiptarë fantazmë rezultojnë shtetas shqiptarë.
Jane 33 mijë e 688 te provuar deri me tani nga raporti i auditit te listave nxjerre nga regjistrat e Gjendjes Civile te Republikes se Shqiperise. Si jane prodhuar keta shtetas? Nga rastet e paraqitura ne raport shkeputem nje shembull: Nje familje me 4 anëtarë, duke siguruar fillimisht certifikata false është riregjistruar në Gjendje Civile duke ndërruar nga një element të identitetit (gërmë te emrit, mbiemri, atësia apo mëmësia ose shifër te datëlindja). Jo vetëm kaq. Ka shtuar në certifikatë edhe dy anëtarë të tjerë familje. Kështu është krijuar një familje fantazmë, e pajisur e gjitha më pas me karta identiteti dhe pasaporta. Dhe nuk mjafton me kaq. E njëjta katërshe e fillimit ka krijuar edhe një familje të dytë fantazmë duke ndërruar kësaj here, elementë identitarë të 6-shes së familjes së parë fantazmë. Nga 4 persona realë posedohen 12 karta identiteti që rezultojnë votues në 3 qendra të ndryshme votimi. Raporti ka numrin e saktë dhe vendodhjen e personave të përfshirë në këtë skemë që kanë prodhuar e riprodhuar identitete të dyfishta e të trefishta.
Sigurisht që problemi më akut i tyre është mundësia e shndërrimit në falsifikatorë të votimeve të 23 qershorit. Dhe po e trajtojmë këto ditë në këtë prizëm. Por skandali është shumë më i gjerë se kaq. Këto identitete të rreme janë aktualisht në shitje dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në duar trafikantësh, kriminelësh, etj. Do flasim për efektet e kësaj rrumpalle skandaloze në numrat në vijim. Tani për tani, le të rrimë te listat.
Ajo që konstaton një sy i shpejtë lexuesi është se ne pergatitjen e listave zgjedhore, detyre kjo e qeverise shqipetare, nuk ka seriozitet , nuk ka profesionalizem, nuk ka pergjegjshmeri. Qyetaret shqipetare kur lexojne listat dhe konstatojne keto parregullsi skandaloze, nuk mund te besojne me, perbetimet qaramane te kryeministrit se zgjdhjet do te jene me te mirat, se rregjistrat tona jane me te mirat ne bote, se ne kemi sistemet me te sofistikuara etj.
Theksojme se raporti zyrtar që DITA posedon dhe prej të cilit po citojmë këto publikime eshte njoftuar ne vijimesi, pranë Qeverisë përkatësisht Ministrisë së Brendshme dhe KQZ-së, dhe posaçerisht Kryetarës së ketij Komisioni Lefterie Lleshit. Indiferentizmi i saj per te ndikuar ne permiresimin e te gjithe perberesve zgjedhore ne listen e zgjedhesve te krijon idene se ajo megjithese ngarkohet nga ligji per te detyruar te gjithe subjektet pergjegjese per pergatitjen e listes, deri tani ndoshta nuk e ka kuptuar rolin qe ka, apo nuk eshte e interesuar qe lista te permiresohet. Por kjo e fundit e ngarkon ate me pergjegjesi ligjore.
Ne do botojmë identitete fantazëm emër për emër, duke nisur që sot. Ne DITA-n e sotme keni 8 faqe plus me emrat e parë të zbuluar nga raportii audituesve. Përsërisim që i njëjti raport gjendet në duart e qeveritarëve të vendit dhe anëtarëve të KQZ-së
historikish te njejte gje ka bere nuk eshte cudi qe do ta bej prape se tani i duhet te garantoj dhe nje mandat tjeter per te justifikuar ato qe ka vjedhur .Pergjegjesi kane dhe pushtetet vendore qe administrohen nga socialistet te cilet nuk duhet te flene por ti refuzojne listat ne menyre urgjnte ne te kundert eshte me shum pikpyetje ecuria e metjshme e votimeve
33 mije jane pak por ka shum me shume ne lista kjo kerkon qe grupet e punes ne bashki e komuna te miren seriozisht me kete pune dhe te nxiren te sakta listat dhe te reklamohen ne media e shkruara dhe jo te bejne vetem retoriken e fitores qe me dokumenta duket qe ne nisje rezikohet procesi
Ju faleminderit gjithe stafit te gazetes DITA. Po i beni nje sherbim te pazevendesueshem ne te gjitha aspektet, Shqiperise dhe KOMBIT Shqiptar ne pergjithesi. Ju urojme nga zemra mbaresi ne punen tuaj FISNIKE.
Ve bast jane te gjithe maloke si shpellari Salì. Normale, ata kane nga shtate emra per person Llesh Ndue Kole Doda Prendi. Keshtu qe matematikisht ka shume mundesi kombinimesh per te njejtin njeri: Ndue Lleshi, Prend Doda etj… etj… Kuptohet qe edhe Muli luan rolin e vet, qe mos ti hame hakun.
o koli i ke rene pikes tamon cecent e saliut,ja ka gjet saliu formulen ketyre cecenve 1 vote me nje pale breke,1 vote me nje thes miell hajde cecen hajde…
Gabimet i ka sjelle sistemi i ri i internetit . Jane te hedhura ne sistemin eloktonik dhe kjo ka sjelle gabimet e radhes