Quhet Alisia Duval ish-modelja angleze që ka thyer rekordet për numrin e operacioneve të kirurgjisë estetike.
71 ndërhyrje plastike nën efektin e anestezisë që ndahen në: 49 operacione në fytyrë, 17 në gjoks, 1 në bark, 2 në fundshpinë dhe 2 në këmbë.
Këtyre iu shtohen edhe 260 trajtime më pak invazive si injektimet me botoks, duke ia kaluar kështu edhe amerikanes Sindi Xhekson, e njohur deri më tani si klientja më e mirë e kirurgëve estetikë.
Tani është 34 vjeç, por ajo filloi t’iu nënshtrohej ndërhyrjeve estetike që kur ishte vetëm 17 dhe sot numëron plot 330 të tillë.
Në fytyrën e saj i ka provuar të gjitha që nga lifting (tërheqje e lëkurës së fytyrës), ndërhyrjet në sy, në buzë, në hundë, dermoabrazionin (pastrim dhe rigjenerim i lëkurës), trajtimet me lazer etj.
Gjithashtu, Alisia i është nënshtruar 16 operacioneve për zmadhimin dhe ngritjen e gjoksit, duke përfshirë këtu edhe një për reduktimin e tij, për të vazhduar me një ndërhyrje në bark për thithjen e dhjamit dhe vënien e protezave të silikonit te të pasmet, për të cilat më vonë ndërroi mendje dhe i hoqi sërish.
Madje, edhe këmbët nuk i shpëtuan dot dorës së kirurgut. Ndonëse ka harxhuar më shumë se 1 milionë paund, rezultati është sa i dukshëm, aq edhe i kritikuar.
Ish-modelja pranon se obsesioni i saj për përsosmërinë e pretenduar i ka shkatërruar jetën: përjetësisht e pakënaqur me paraqitjen e saj, ajo është shndërruar në një kukull plastike.
Mania e saj, e cila është ushqyer nga kirurgë të paskrupuj quhet “çregullim dismorfik”, një sëmundje mendore që i bën subjektet të kenë një perceptim të shtrembëruar për veten.
Alisias i dukej vetja e shëmtuar dhe nuk jetonte dot me përshtypjen që kishte krijuar për imazhin e saj, por me kalimin e viteve shqetësimi i saj arriti deri aty sa t’i nënshtrohej çdo javë një ndërhyrjeje estetike.
Në një intervistë për “Daily Mail”, ajo pranon se të gjitha kursimet i kishte shpenzuar në këtë mënyrë, me përjashtim të parave të paguara për edukimin e së bijës, e cila tani është 17 vjeç.
“Kam ngrënë fasule dhe bukë të thekur. Nuk kam vajtur kurrë me pushime. Kam arritur deri aty sa të bind të dashurit e mi që të më paguanin operacionet”, thotë Alisia.
Por rezultati i të gjitha përpjekjeve janë pasojat dramatike në fytyrën e saj, e cila nuk ka më pothuajse asnjë shprehi, nuk arrin të buzëqeshë dhe mezi merr frymë.
Ka harxhuar çdo gjë që kishte për maninë e saj të perfeksionit dhe jo vetëm që nuk arriti të kënaqej ndonjëherë, por akuzon mjekët se e kanë shndërruar në një “të varur nga bisturia”.
“Asnjë nga mjekët që më ka operuar nuk është përpjekur të më ndalojë. Mendoj se dëshironin thjesht paratë e mia”, ankohet ish-modelja.Alisia tani po ndjek një kurs rehabilitimi për të mposhtur tundimin që i shkatërroi jetën.
Qëkur ka lindur vajzën e dytë, e cila tani është 15-muajshe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe shpreson që të arrijë të rezistojë sa më gjatë.
k.a. / dita
Si dexhall qeke bo mi goce