Për të shëruar plagët nga humbja me Barçën në El Clasico, te Los Blancos ka menduar pikërisht ai, komandanti Cristiano Ronaldo. Me 5 golat e tij të rekordit kundër Granadës, portugezi tërhoqi natyrshëm të gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Një Cristiano rekordesh” shkruan në Francë “L’Equipe”, ndërsa e përditshmja gjermane “Bild” vendos zërin e tifozëve në titullin: Madridi thërret Ro-Ro-Ro-Ronaldo.
Më dramatike bëhet “The Guardian” në Angli që shkruan “Cristiano shënon 5 në masakrën ndaj Granadës”, ndërsa jehona përtej kontinentit evropian transmetohet me ngjyra festive nga “Globoesporte” në titullin e saj “Pashkë me manita”.
Në vendlindjen e Messit, pra në Argjentinë, e përditshmja “Canchallena” shkruan se Reali është rikthyer në origjinë në lajmin që e transmeton me titullin “Reaksion Merengues”.
Los Blancos qëndrojnë ende 4 pikë prapa blaugranave në luftën për titullin, por me këtë fitore, optimizmi se gjithçka është e mundur nuk është thjesht një tog fjalësh në Madrid. Ronaldo i ka bërë të gjithë te Reali që të ndiejnë ngrohtësinë e pranverës, pas atij dushi të ftohtë 2 javë më parë në Camp Nou. “Nuk kam ç’të them më për Ronaldon”, komentoi Ancelotti pas festivalit të golave me Granadën sepse në të vërtetë i ka thënë të gjitha.
Ky është momenti më kulminant në garën e golave mes portugezit e argjentinasit. Me manitën e tij Cristiano komandon sërish në La Liga me 36 gola, kundrejt 32 të Leos, por lufta mes tyre nuk është vetëm për trofeun Pichichi. Janë përsëri ata, dy rivalët e përjetshëm Ronaldo e Messi që hahen kokë më kokë për Këpucën e Artë, të shkëputur nga të tjerët si Diego Costa, Harry Kane, Alexander Meier e Carlos Tevez.
Komandant le te behej kur luajti me Barcen ky ose kur luajti Portugali- Serbi.
Gjeten nje kale te ngordhur keta dhe e shaluan!
Deri tani shqiptaret vetem balte kan hedhur mbi Kristiano Ronaldon, vetem per ti bere qejfin Messit, gjithashtu nje lojtar i madh.
Por duhet te dini, se Ronaldo, ndryshe nga Messi, eshte treguar edhe shume solidar me shqiptaret.
Sduhet te harrojme nderhyrjen qe Ronaldo beri ne policine e Majamit, per ta nxjerre nga burgu nje shqiptar, fans te tijin.
Mos harroni se me ndeshjen Serbi Shqiperi, Ronaldo protestoi ne UEFA, per dhunen ne fushe, nga serbet dhe e fundit, qe ne shqiptaret duhet ta respektojme Ronaldon, eshte goli qe i shenoi Serbise, ku deklaroi se golin ja dedikoj Shqiperise.
Per kete, por dhe per shume raste bamirsie, qe tek Kristiano Ronaldo, nuk mungojne, ju bej thirrje, respektojeni kete lojtar te madh, se ai eshte edhe nje mik i yni.
Ne jemi afeksionuar tek Messi, nje lojtar magjik, por sduhet qe per hater te Messit, te fyejme nje dashamires te shqiptareve.
Po kush tha qe Mesi eshte antishqiptar, dhe personi ne fotografi na qenka dashamires i shqiptareve, bile dhe avokat i tyre?
Juga, asnje ska thene qe Messi eshte antishqiptar, biles ma do mendja, meqe robaqepsi i tij eshte shqiptar, besoj se duhet te kete simpati per shqiptaret.
Por ketu eshte fjala per Ronaldon dhe kaq.
Cristiano eshte njeri punetor. Ka arritur me shume pune tek Reali.
Mos ngatero kekun me byrekun!
Po flasim per futboll dhe jo per filmin “Pagesa e Frikes”….
Ne ndeshjen kunder Serbise nuk e pame te shenonte gol, atehere cilin gol i dedikoj shqiperise, mos eshte perseritur ndeshja dhe nuk dime gje, se sa per gol eshte e sigurt qe nuk ka bere ate ndeshje
Golat u shenuan nga kavahlo dhe koentraho, ju te mencmit e komenteve, por Ronaldo deklaroi se goli i dyte i realizuar nga koentrao,i dedikohet kombetares shqiptare, qe ju hoqen tre pike me pa te drejte.
Pirdhuni
real madrid
real madrid
vetem tifozet e bardhoshkave mburrin red-nalden .
nuk e kuptoj pse doni qe me doemos ta faktorizoni kete palacon-mistrecin -rrugacin ,provokatorin -simuluesin -arrogantin -pord…in .kur nuk di te fitoje dhe te udheheqe ekipin kur ai ka nevoje .
ronalda mesataren e golave te pergjithshem e ka 0.66 gola ne ndeshje kurse messi e ka 0.83 gola ne ndeshje .
messi punon sa per 3 pozicione ne fushe ,si mez-fushor ,si pasues dhe realizator .
nuk ka rendesi patriotizmi i ronaldos qe eshte fallco sepse ne stadiumin e bardhoshkave shkruhet :kosovo es serbije ,kurse fotografia e messit eshte pare duke reklamuar shtetin e kosoves .
dhe sot ajo mund te shenoje gol ,por do ta shohim se sa do ta ndihmoje realin me atletikon ,2 here ,me sevilen ,me celten dhe me valencjen .