Një pakt i ri Francë-Gjermani, gjesti më i fundit i miqësisë së ngushtë mes dy vendeve, synon të thellojë bashkëpunimin mes tyre, por edhe të shtrojë rrugën për reforma në Bashkimin Europian.
Ndërsa shënuan në qytetin gjerman të Ahenit 56-vjetorin e Traktatit të Elizesë, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel përgatitën të firmosin traktatin e ri të miqësisë që duhet t’i çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel tjetër dhe të përmirësojë jetët e qytetarëve në të dy vendet.
Kjo ide në fakt nuk është një risi. Parisi ka këmbëngulur rregullisht për rinovimin e paktit që kur ai u nënshkrua dekada më parë, duke e kërkuar këtë pavarësisht faktit që në rrjedhën e viteve janë shtuar një sërë amendamentesh. Traktati fillestar daton në vitet ‘60, vetëm 18 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
22 janarin e vitit 1963, dokumenti historik mori me firmat e Presidentit francez Charles de Gaulle dhe kancelarit gjerman Konrad Adenauer, duke vulosur kështu pajtimin e dy armiqve të mëdhenj. Thelbi i tij nuk do të ndryshojë as tani, por do të ketë shtesa e përmirësime që synojnë përçimin e një mesazhi politik, avancimin e bashkëpunimit franko-gjerman dhe përgatitjen e terrenit për reformimin e BE-së.
Ky partneritet i intensifikuar shihet si sfidë ndaj rritjes së populizmit dhe nacionalizmit në Europë.
l.h/ dita
Lidhja Franko-Gjermane eshte strumbullari i demokracise, ekonomise dhe bashkimit politik paqesor te Evropes. Ky bosht duhet te kete obligimin qe te stabilizoje edhe Ballkanin duke demokratizuar Serbine qe te njoh Kosoven e Shqiptareve dhe Serbia, si me e zhvilluar industralisht, te imitoje qe Gjermanine dhe ta quaj Kosoven shtet te llidhur per progresin. E Ballkanit dhe Evropes.
Po te mose kishte pasur Serbija sherbetor te iqur nder shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise njohen e Kosoves ajo do ta kishte bere e hartuar prej kohesh kuptohet , me nji qmim sbume me te ulet dhe me pasoja shume me te vogla per shqiptaret por , nuk ishte keshtu keto 20-30 vite te shkuara. Serbija gjeti nder shqiptar persona ne te cilet investoi shume, perdori gjitha mjetet e lejueshme dhe te palejueshme , institucionale e jashte institucionale etj qe ata ti mbeshtes dhe perkrah per te atdhur ne poste vendimarreve si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove
Te kujtojme se dhenja e Qelesit te Arte te Tiranes kriminit Goran Bregoviq
( antarit te rrok grupit ” Bjelo Dugme te Bosnjes ) nga ana e Edi Rames ishte filiimi i ketij nenshtrimi te shqiptareve para diktatot serb.
Largimi i qellimeshem shtrirjes se pushtetit nga Veriu i Mitrovices dhe braktisja ne dore te kesaje pjese te rendesishme te Kosoves ne duar te grupeve kriminale serbe dhe shqiptare te Kosoves eshte edhe nji deshmi tjeter qe Serbija edhe me keto forma joinstitucionale ishte perpjekur ti fuse ne kyhetrat e saje lideret shqiptar nepermes te cileve ajo pastaj ndikoi ne vendime corroditese dhe stagenimin e shkaterrimin e mireqenjes s e popullit shqiptar ne dy anet e kufirit
Ripertritrja e marreveshjes se vjeter Gjermani – Franceze mese ish kancelarit gjerman Konard Adenauher dhe ish presidentit Francez
Charlie De Goll nga viti 1963 rrite shpresat e popujve te ballkanit pra , edhe te shqiptareve se keto rrjete politike dhe kriminalo-mafijoze serbe me ne fund do te shkaterrohen dhe bashke me to edhe shqiptaret do re flojne te marrin fryme lireshem
armiqte me te medhenj ,qe pas luftes se dyte boteror, u bene miq per koke .
hallduperia shqipetare behet mike (madje vella) me kryehallduperine turko mongole dhe armike per vdekje me fqinjet nga ka gjysmen e kombit dhe buxhetit . rezultati; jashte europes ….30 vjet .