Te gjithe shqiptareve data 7 Prill i kujton invazionin italian te vitit 1939, ku vendi yne u sulmua dhe u braktis pabesisht nga “mbreti” Zog. Më 1 shtator 2011, me rastin e 83 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë si “mbretëri demokratike parlamentare dhe e trashëgueshme”, kryeministri i tejlodhur dhe narcist, z. Sali Berisha, zyrtarisht nuk mungoi të bënte mëtime të panevojëshme për ish mbretin e shqiptarëve, Zogu I (1928 – 1939). Aq i pakontrolluar dhe patetik ishte kryeministri ynë, sa nuk nguroi t’i bënte elozhe groteske dhe qesharake të ndjerit Ahmet. Lind pyetja: ‘Për cilat arsye duhet mbajtur gjallë nostalgjia inekzistuese për Ahmet Zogun?’… Përgjigja mjerane e kryeministrit Sali Berisha është kjo: “Sepse mue më duket se “mbretëria është faqja më e ndritur e historisë” sonë…
Kryeministri i përkohshëm, z. Sali Berisha, duke mëtuar vlera të paqena, ose inekzistuese për kohën dhe figurën historike të ish “mbretit” Ahmet Zogu, krejt apriori, pa bërë asnjë studim dhe pa marrë pëlqimin e popullit, e ka shnderruar në bronx monumental baltën historike të zogizmit.
A e “meriton” bustin prej bronxi stërnipi i atij zabitit matian, që tradhëtoi Ali pashe Tepelenën? (ishte stërgjyshi i “mbretit” Zog personi të cilit i ishte besuar komanda dhe detyra për mbrojtjen e kalasë së Litharicës në Janinë, por ai dezertoi nga detyra, u largua natën, tinës dhe pabesisht së bashku me garnizonin vartës, për t’i falur sulltani gradën e mirmiranit dhe cifligun e Burgajetit).
Sic dëshmojnë ngjarjet historike, edhe djali i ish pashait matian Zogolli, që i shërbeu me besnikëri deri sa vdiq sulltanatit, kish trashëguar ndër deje genin e ikacakut dhe tradhëtarit dhe kërkoi strehim politik tek mbreti i Greqisë.
Pikërisht sepse ky “mbret bastard” nuk kreu detyrën patriotike për mbrojtjen e atdheut përballë agresionit ushtarak të fashizmit. Kryeministri në largim, z. Sali Berisha, ‘tepër mirënjohës ndaj frymës antipatriotike të mbretit’, i ka ngritur “mbretit” dezertor një bust me kurriz nga drejtimi i agresionit.
Pse t’i ngrihet bust atij, që ka nënshkruar 13 marrëveshje bilatarale të favorëshme për qeverinë fashiste të Romës dhe të gjitha në kundërshtim me interesat strategjike themelore të Shqipërisë..? Pse t’i ngrihet bust një “mbreti” të korruptuar, që zhyti në borxhe Shqipërinë, i cili ngriti pallatet dhe vilat e veta me fonde publike dhe pranoi në formë dhurate me qindra ha tokë shtetërore cifligun e Divjakës, Karavastasë etj. Pse t’i ngrihet bust “vrasësit” të Bajram Currit, apo parlamentarizmit inekzistues zogist, që në fillim të vitit 1925 ratifikoi për kapitalin fashist italin të drejtën e “kombit më të favorizuar”, ndaj dhe prodhimet italiane u përjashtuan nga taksat…?
Bust për “mbretin” supergënjeshtar, që ndonëse premtoi nuk i filloi asnjëherë punimet e parashikuara për kanalizimin e Myzeqesë, të fushës së Vlorës, të Bregut të Matit, për tharjen e kënetave të Shëngjinit, të Durrësit e të tjera si këto…? Zoti e ruajt popullin e shumëvuajtur shqiptar nga liderët e papërgjegjshëm.
Letër e nënshkruar: Klajdi Myzaferaj
Meriton nje BRAVO te madhe…….Ne TV, ne nje kanal historik, jepej ajo pjese e historise se Frances, qe bente fjale per nisjen e revolucionit francez kunder Luigjit te 16……dhe kur ai se bashku me familjen, tentoi te arratisej, e kapen dhe e gjykuan per tradheti, dhe i prene koken…..ndersa neve, tradhetise se bretit, i bejme momumente dhe i japim pallatet qe i ngriti me parat e popullit, i mbajme te nipin, idiot, me rroge te majme etj benefice te pa merituara…….e gjitha kjo sepse nje shpellar po si ai, i ka marre koka ere dhe do te perjetesohet edhe ai…….te dy keta do te ngelen te perjetshem ne historin tone por si tradhetare dhe hajdute kalibri……
Klajdi :Nuke e paske harruar cfar kan thene komunistet per A Zogun.
Or Mark! Kundershtoji me kunderfakte FAKTET qe Klajdi ka argumentuar Tradhetine e Mbretit Ahmet Zog si edhe ditirambet qe Berisha i beri dhe vazhdon t’i bej atij!
andrea:Po te jap vetem nje fakt,ne kohen e Zogut shqiptart shetisnin ne gjith Europe pa viza,vetem me pasaport.Shqiperia u lidh me te gjitha vendet Europiane ne reng ambasadash.Doni te tjera se ka sa te duesh dhe dihen. Pervec atyre qe nuk dine vetem cfar tha Enveri e vendosi partia.
Keto po qe jane argumente …… ! Por interesante eshte se njerezit mbanin pashaporte , por nuk dinin se cfare shkruhej aty sepse 98% e popullsise ishte analfabet !
Ha….ha….ha…. keshtu eshte kur plehun ta tregojne per menu restoranti !