Aleanca Kuqezi ka nisur në sheshin “Skënderbej” tubimin e saj me moton “7 prilli pa Berishën”. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, u shpreh se për këtë forcë, Shqipëria është mbi të gjitha. Ai u shpreh se AK do të vijojë protestat për të larguar nga pushteti kryeministrin Berisha, të cilin e quajti “tradhtar” dhe “krimineli më i egër”. “Më 1 maj me një milion kuqezi do të largojmë Berishën. Përulemi para viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit. Shqipëria mbi të gjitha. Askush nuk mund të jetë para saj. Ne do të ulemi dhe përulemi përpara Zotit dhe Shqipërisë, sepse ne lidhim sot një kontratë publike kuqezi në interes të vendit. Të nderuar ju kuqezinj, që nuk jeni mbledhur këtu as nga 20 përqindëshat e LSI-së, as nga administrata e qeverisë, ju jeni këtu se AK është opozita më e denjë. Ne nuk shkelim mbi parimet tona. Ne do të mbledhim 1 milion kuqezi, ne nuk mund të lejojmë që faqeziu dhe i pandehuri Berisha të qeverisë sërish. Ne do të punojmë për të realizuar aspiratën e shqiptarëve për bashkim kombëtar”, tha Spahiu.
“7 prilli pa Berishën”, sot protesta e AK në sheshin “Skënderbej”
Aleanca Kuqezi mban sot në sheshin “Skënderbej” protestën “7 prilli pa Berishën”. Protesta që do të nisë në orën 11:00 është paralajmëruar prej disa javësh nga kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu. Data që është zgjedhur për mbajtjen e një proteste, që sipas AK pritet të jetë masive, nuk është e rastësishme. 7 prilli i zbarkimit të pushtuesit italian në Durrës shkon paralel me moton e AK për të “larguar perandorin Berisha nga pushteti”.
Një ditë më parë, kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestë.
“Liria dhe demokracia për të vendosur fatet e gjithsecilit prej nesh lyp nevojën për mobilizimin dhe bashkimin e fuqisë së zërit dhe mendjes”, – tha dje Balla. Sipas tij, “demokracia, liritë, të drejtat dhe e ardhmja tashmë janë përqendruar në duart e pista të shtetasit Berisha dhe një
grushti njerëzish që kombin dhe atdheun e vendosin në plan të dytë, pasi në plan të parë kanë vendosur interesat e ngushta dhe meskine të gjithsecilit prej tyre”.
Ndërkohë, mësohet se mbrëmë policia ka tentuar të bllokojë autobusët e aktivistëve që janë nisur drejt Tiranës.
Akz+ps+pds+pds+ppdnj+lsi+ngjela+cdo shqiptar i lire = Sali berisha ne burg i sigurt
ti rruani lesht saliut
Saliun tend do ta fusim ne nje burg te standarteve europiane. Kurse ti do rrish i trembur mbas fustanit te jozit
loriti ruaj gjakftoftsin se po shpertheve me siguri do trembish zogjet.
1. Goditja e luftetareve te UCK-se 2.Furnizimi i Miloshevicit 3- Futja e percarjes veri-jug 4- Shkaterrimi i Shqiperise 1997 5- Puci armatosur dhe destabilizimi i Shqiperise 1998 , kur serbi vriste Adem Jasharin me shoke 6- Trafiku i armeve dhe vrasjet dhe shkaterrimet Gerdeci 7- Futja e Fazllicit ne Keshillin e Sigurimit Kombetar 8- Thirrja per mos nenshkrimin e Rambujese 9- Falja e Territorit grekeve 10- Vrasjet e 21 janarit dhe shkelja e Kushtetutes per mbrojtjen e krimit 11- Vjedhjet galopante te ekonomise kombetare dhe zhveshja e Shqiperise nga pasurite e saj 12 – Shkaterrimi i demokracise dhe perqendrimi i pushtetit ne duart e mafies serbo greke ku kryetari ne Shqiperi eshte vete Sali Berisha …….
Ja disa nga krimet antishqiptare per te cilat duhet jo vetem te futet ne burg doemos Sali Berisha , por t’i konfiskohen te gjitha pasurite si te tijat dhe familjareve ashtu edhe personave te lidhur me te ! Antishqiptaret ne teresi duhet te kuptojne se askush tjeter nuk mundet te luaje ne kurriz te fateve te Shqiperise !
Bravo Lleshi.
Shikojeni kush eshte Bewrisha http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=3639
Berisha krimineli me i eger, te bashkohemi te gjithe per xhepin e Spahiut, sot nk ja dolem dot por do rikthehemi perseri me 1 maj. gjithsesi urime per deshtimin e sotem
Pershendetje Kreshnik ! Ty e kalove proven e zjarrit, i mblodhe njerezit dhe i drejtove ne shesh kunder qeverise dhe kryeministrit te padenje per te udhehequr nje popull. Bravo!
Por mos haro Kreshik se nuk bie Berisha me nje proteste. Ai pati per te dhjeten a njezeten here 150 mije vete poshte dritares dhe, kur e pa se perseritja perbente rrezik, perdori armet.
Thote populli “bashkimi ben fuqine”, kete mos e haro. Eshte pikerisht koha kur te ka ardhur nje ftese publike nga Rama dhe PS-ja per aleance e bashkepunim, per tu rreshtuar ne frontin antiberishe. Pranoje ate ftese fute AK-ne ne frontin opozitar dhe ze vendin tend ne skarkjeren politike.
Ne kete menyre ty do ta rritesh politikisht AK-ne dhe do ta besh me reale peshen politike te LSI-se, si dhe do ta sigurosh qeverisjen e ardheshme te shqiptareve nga abuzivizme dhe korrupsioni. Aq me teper do te jesh katalizatori me i fuqishem per te filluar e vazhduar nje proces llogaridhenieje te politikaneve per papergjegjshmerine e deftuar ne karriget e qeverise.
Keshtu do besh te mundur qe “shtetasi Berisha”(sic ke qejf ta quash) te jape llogari para popullit.