Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, ndërsa njofton se pas 2601 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë 326 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 133 pacientë të prekur nga Covid, ndërsa 13 prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar.
Në të gjithë vendin janë aktivë 5640 qytetarë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 206 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki:
134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.
o.j/dita