Dihet tashmë që për shkak të korrupsionit të lartë, publiku shqiptar ka humbur besimin në institucionet dhe në punonjësit e shëndetësisë. Për mendimin tim, kjo është humbja më e madhe në shërbimin shëndetësor shqiptar. Procesi mjekues është vështirë të kryhet pa besimin reciprok midis të sëmurëve dhe shëronjësve. Pikërisht, për këtë arsye, reforma duhet të fillonte me reformimin e këtyre marrëdhënieve. Kjo do të thotë që mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor, tani, duhet të nxiten të mendojnë dhe të veprojnë ndryshe nga më parë.
Për të shkruar këtë artikull më nguci një prononcim i Ministrit të Shëndetësisë, i cili tha tekstualisht: “Mungesa e protokolleve korrekte e shkencore të mjekimit dhe procedurave standarde të punës në spitalet tona, ndikojnë duke rritur ndjeshëm keqpërdorimin dhe abuzimin në barna dhe materiale mjekësore”.
A do ta rregullonin protokollet shëndetësinë e mjeruar shqiptare? Kundër kësaj praktike diagnostikimi e mjekimi sipas algoritmeve, pra protokolleve, në datën 21 Prill 2012, kam shkruar artikullin “Reforma në shëndetësi është me kosto të lartë humane”. Në këtë artikull kritikoja qeverinë e Partisë Demokratike, që në qendër të reformës së saj për shëndetësinë kishte vënë, pikërisht, këtë parim, që sipas shumë studimeve, është me shumë të meta.
Partia Socialiste, midis shumë gjërave të tjera, u votua nga populli edhe për të kryer reformën shëndetësore, pra për të vendosur sistem shëndetësor universal dhe të barabartë. Përmirësimi i punës në mjekësinë shqiptare, kërkon të kryhen ndryshime të mëdha në filozofi, në psikologji dhe në praktikë. Por që të realizohen këto ndryshime, duhen rrugë të reja e jo duke përdorur të vjetrat. Parimi i Qeverisë Demokratike, që në qendër të shëndetësisë së sigurimeve vinte mjekimin sipas protokolleve, në këtë pikë, nuk ka asnjë ndryshim, nga ajo që kërkohet sot nga drejtuesit socialistë.
Më duhet të them se, mjekimi sipas protokolleve, në të vërtetë, është iniciuar e përkrahur nga burokratët e kompanive të sigurimeve shëndetësore. Përmes protokolleve ata bëjnë planifikimi “per capita”, ndajnë pjesën e tyre të luanit dhe ajo që mbetet nga fondet e shëndetësisë, përdoret për të sëmurët. Por, e keqja nuk mbaron këtu. Mjekimi sipas protokolleve ka edhe shumë të meta të tjera:
1. Ai nuk merr parasysh veçoritë dhe nevojat e të sëmurëve. Të sëmurët janë individë me specifikat e tyre biologjike, fiziologjike, psikologjike dhe edukimi, ashtu janë edhe sëmundjet e tyre. Ata, kurrsesi, nuk mund të trajtohen të gjithë në të njëjtën mënyrë. Mirë ata që kanë një sëmundje, po të sëmurët me shumë sëmundje, sipas cilit protokoll do të mjekohen?.
2. Mjekimi me protokolle nuk respekton dijet dhe eksperiencën e mjekëve. Ai mpin mendimin dhe nuk u lihet atyre hapësirë për të treguar dijet dhe shkathtësitë që kanë fituar.
3. Mjekimi me protokolle, nuk lejon të dallohen cilët mjekë janë më të mirët e më të përkushtuarit, gjë që është me shumë rëndësi në punën në mjekësi.
4. Mjekimi me protokolle nuk është kompatibël me sistemit shëndetësor universal dhe të barabartë, që kërkon punonjës shëndetësie të ndërgjegjshëm, të ditur dhe nikoqirë. Ai kërkon që mjekët të jenë të lirë e të mos mjekojnë “për të qenë brenda”, nga frika e litigimit. Kërkon mjekë, që me vullnet të plotë dëshirojnë të vënë në shërbim të të sëmurit dijet dhe eksperiencën e tyre. Kërkon punonjës shëndetësie, që nuk nxiten nga incentiva financiare, por nga gara për t’u shërbyer sa më mirë të sëmurëve.
Mjekimi me protokolle nuk është as ekonomik. Ai nxit mjekimin “për të qenë brenda”, ose siç quhet ndryshe, mjekësinë defensive. Kjo do të thotë të harxhohen mjete dhe para, edhe atëherë kur nuk duhet,vetëm, që doktori të jetë i sigurtë se nuk do ta gjejë gjë.
Për ta bërë më të qartë, le të supozojmë një rast, nga ato që ndodhin çdo ditë në institucionet shëndetësore:
Në urgjencën e spitalit ose në poliklinikë, vjen një i sëmurë me dhimbje të fortë migrenoze. Doktori e ekzaminoi këtë pacient dhe në ekzaminimin fizik, neurologjik dhe në fundus oculi nuk gjeti asgjë. Protokolli kërkon që të gjithë të sëmurët me dhimbje koke duhet të bëjnë një MRI ose një CAT scan, për të përjashtuar një tumor, një aneurismë, ose një hemorragji subdurale në tru. Mundësia që i sëmuri me dhimbje koke të ketë ndonjërën nga këto patologji, është një në dhjetëra mijëra raste. Por doktori, do t’i kërkojë këto ekzaminime, tek të gjithë të sëmurët që i paraqiten me dhimbje koke. I përfytyroni gjithë këto shpenzime, vetëm, për të kapur një rast të rrallë?
Nuk ndodhte kështu përpara mjekësisë së inshurancave dhe para mjekimit me protokolle. Doktori do t’i fliste të sëmurit me sigurinë e mjekut, do ta qetësonte me një bar kundër dhimbjes dhe do ta dërgonte në shtëpi me porosinë : “Po qe se nuk do të jesh mirë, më telefono për gjendjen nesër në mëngjes”. Dhe e dini çfarë? I sëmuri do të ikte i gëzuar dhe do të ndjente kujdesin e shërbimit mjekësor. Kjo e gjitha do të bëhej pa prishur gjithë ato para për MRI dhe CAT scan. Pse nuk ndodh kështu me mjekësinë e protokolleve? Sepse për doktorin, fakti, që njëri nga qindra mijëra raste me dhëmbje koke mund të ketë një tumor, një aneurismë, ose një hematoma subdurale, e detyron t’i bëjë këto ekzaminime që kërkon protokolli edhe kur nuk ka bindje klinike. Ai nuk udhëhiqet nga dijet dhe eksperienca e tij, por nga çfarë thotë protokolli. Mos e dhëntë Zoti, që i sëmuri i tij të ketë një patologji të tillë, që ndodh shumë rrallë dhe ai harroi t’i bënte CT scan dhe MRI. Kjo do t’i kushtojë atij karrierën, pensionin, edukimin e fëmijëve, gjithë kursimet jetësore dhe gjithë dinjitetin, madje edhe burgun. Dhe e gjitha kjo, për shkak të një gjëje kaq të vogël, që nuk plotësoi protokollin. Pyetja e parë që prokurori do t’i bënte doktorit është: Pse nuk zbatove protokollin?. Ai do të paditet në gjyq. Litigimi, ose paditja në gjyq e doktorëve, është bërë shumë e shpeshtë, atje ku mjekohet në bazë të protokolleve.
Është ndryshe kur mjekimi nuk bëhet me protokolle. Doktori i lirë e i pavarur, pyetjes pse nuk bëre CT scan, do t’i përgjigjej “kështu e mendova “ dhe do të jepte plot arsye. Atë askush nuk do ta trazonte. Doktori bën atë që di nga përgatitja dhe eksperienca e tij, pa abuzuar me kompetencat që ka. Nuk them, që doktori nuk duhet të kërkojë e t’i përjashtojë këto gjendje eventuale. Por, një doktor i pavarur, e bën këtë kur simptomat persistojnë. Ndërkohë, që protokolli e kërkon të bëhet menjëherë, ta bëhet atë natë, të bëhet edhe në një klinikë private me para në dorë,(sepse aparati i spitalit është prishur), madje, të bëhet edhe atëherë, kur i sëmuri nuk do të ketë më kurrë shqetësime në jetën e tij.! Tani më thoni, a është kjo shkencore dhe ekonomike?
Si ky rast i supozuar ka qindra të tjerë, ku mjetet dhe paratë shkojnë kot. Kush mund të thotë sa i madh është shpenzimi për analizat laboratorike ambulatore, që kurrkush nuk i merr parasysh në spitale dhe zyra private, dhe ato përsëriten disa herë?. Cili kirurg e fut të sëmurin në operacion me analizat e bëra ambulatorisht?
Ekzistojnë studime, që tregojnë se këto shpenzime të kota janë më të mëdha nga shpenzimet dhe mjetet mjekësore që, vërtet, duhen. Unë nuk di të ketë ndonjë studim të tillë në Shqipëri, ndaj po sjell një fakt nga Amerika, që e provon këtë që sapo thashë. Kur President i Amerikës ishte Bill Klintoni, administrata e tij ofroi 35 milion dollarë, vetëm, që të kryente një studim, i cili duhej të vlerësonte sa e madhe ishte shuma që shkonte kot, për arsye të mjekësisë defensive në Amerikë. Sipas American Medical Assosiation u vlerësua, se shuma që shkonte kot ishte mbi 100 miliard dollarë, ndonëse, ekspertët thanë, se humbjet reale janë shumë më të mëdha.
E solla këtë shembull për të kuptuar çfarë do të thotë mjekësia sipas parimit “për të qenë brenda”, që ministria e shëndetësisë e inkurajon përmes reformën që përpiqet të bëjë, duke insistuar për mjekimin sipas protokolleve.
Mjekësia për të qenë brenda, që synohet të ingranohet në mjekësinë shqiptare, duhet të konsiderohet një praktikë jo e mirë. Po t’u shtojmë këtyre që thashë më sipër, edhe sorollatjet e të sëmurëve nga një doktor e specialist në një tjetër, nga një laborator e farmaci në një tjetër, që në shumicën e rasteve, bëhen jo nga nevoja e të sëmurit, por për përfitime korruptive, shpenzimi bëhet i pallogaritshëm.
Në shëndetësi, kurrë, nuk do mjaftojnë paratë dhe mjetet, sado e madhe të jetë pjesa e GDP për shëndetësinë, po qe se nuk punohet për të patur punonjës të formuar e të ndërgjegjshëm, po qe se nuk bëhet punë parandaluese (jo vetëm depistime aktive të shtrenjta për bujë), po qe se nuk luftohet kundër mjekësisë “për të qenë brenda”, po qe se nuk luftohen me infeksionet spitalore që kanë kosto të lartë. Këto faktorë negativë që sapo përmenda, janë vetëm kreu i një liste që është shumë më e gjatë dhe që duhen rregulluar.
Shpresoj dhe dëshiroj, që Qeveria Socialiste të arrijë të realizojë programin e saj për reformimin e shëndetësisë shqiptare.
VR!!! O zoti beqja? Ja ku e kini këshilltarin,ekspertin,humanin,qytetarin dhe patriotin që duhet të kini pranë !? Quhet adem harxhi. Pse nuk e merni? Apo vepron me filozofine e cdo lloj pushteti,-mos e mer prane te mencurin dhe intelektualin se te hap telashe?
Nuk ben dot reforme nje minister qe nuk njeh mjekesine si Beqja. Shendetesine e rregullojne vete njerezit kur per cdo lek qe i kerkohet te kerkojne FATURE. Vetem me sistem faturimi per me kryesoret,operacionet,do vije ne brazde grykesia e mjekeve sharlatane e jo dokrra te kota teorike per reforma imagjinare.
Sikur te ishin te verteta keto qe na thot ky doktor,asnje shtet ne bote nuk do perdorte protokollet!!!
Po ka qe ndodh e ku derra edhe gjithe shtetet ne bote perdorin e keshillojne te perdoren protokollet,te cilet si pas gjithe studimet skencore risin cilesin e sigurine e mjekimit.
Doktor jone ngaterron prescriptionin,e cila eshte gjithmone individus le,me protokolin i cili eshte per shumicen e patienteve edhe mundet me u applikuar edhe pa prezencen e mjekut nga infirmieret qofte nevoja-edhe shume here kudo ndodh tek ne.
Per humbje kokes protokoli punet me qe per shembull paracétamol 1 g cdo 4 ore,kontrol tensionit cdo 3 ore,loxen20 ne qofte se tension eshte mbi18|10 edhe vetem ne qofte se vazhdon humbje me shenja neurologjike behet scanner.
Protokoli nuk eshte per te shpenzuar sa ma shume,perkundrazi eshte per te bâ biologjin e radio qe Jane te nevojshme e vetem te nevojshme ,jo per te bâ gjithe examinimet e mundshme!
Edhe cdo protokol analizohet nga Mjeket edhe adaptohet ne ambientin e punes:protokoli i new yorkut ku scanner eshte lente punet me u adaptuar me nje scanner ne qofte se mbasat x y nuk sjellin permiresim!Protokolet sjellin ma shume siguri,per patientin edhe per staffin mjeksor,protokolet mundesojne krahasimet-edhe ne rastin e patientave polypathologjike-edhe protokolet mundesojne edukimin e patientit me semundje e tij . Eshte vertet jo vetem antiskencore sot me thane se nuk duhen protokolet e mjafton miresjellja e mjekut me patientin,po eshte edhe gabim professional!
PS:edhe infeksionet spitalore Jane pikerisht nje nder fushat ku protokollet Kane treguar suksesin e tyre ma te madhe,Duke mundesuar masat parandaluese sapo te sfaqet shenjat,edhe pa pasur analisat apo Mjeket prane! De haxhiu,duhet pak te aktualizoje njohurit e tij!
Nuk edi per ameriken ku pratikohet kudo mjekesi’defensive’po ne per evrope ka per shembull nje faqe me protokole edhe per migré en nuk keshillohet scaneri qe ne Stuart po vetem kur past mjekesore nuk zbutin dhimbjen edhe ku protokoli mundeson rifreskimin e shenjave te diagnozes,me shenjat krahasueses edhe dalluese!
http://medicalstar.over-blog.com/pages/protocole-douleurs-neurologiques-5652733.html
KREUMinistriaSekretar i pergjithshem
Mirela Cano
Sekretare e Përgjithshme
+ –
Sekretare e Përgjithshme
Mirela Cano
Tel: +355 (0) 42 376194
email: [email protected]
Sekretare e Përgjithshme
Mirela Cano
Tel: +355 (0) 42 376194
email: [email protected]
Skandali i tenderit prej 1.1 milionë euro që ka përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bankën Botërore, duket se është më i thellë se sa duket.
Një lexues i Tema Online, që duket se është shumë i informuar për këtë çështje, na shkruan se përfaqësuesi i kompanisë Piliphs-it, e cila mori tenderin, është Petrit Vargu, miku i Ilir Metës dhe Petrit Vasilit.
Ky i fundit është anëtar i Këshillit Drejtues të LSI-së, ndërsa ka qenë edhe këshilltar po i LSI-së në Bashkinë e Tiranës.
Më poshtë është informacioni i vënë në dispozicion nga ana e lexuesit të gazetës sonë online me nick name soni, informacion të cilin për momentin nuk mund ta konfirmojmë:
“Perfaqesuesi i Piliphs-it qe mori tenderin eshte Petrit Vargu, miku i Ilir Metes dhe Petrit Vasilit. Shuma prej 600.000 dollaresh plus 360.000 nga 10%, shkon 960.000 dollare dhe eshte nje shume e kenaqshme per Ilirin. 700.000 mije dollare Iliri(ketu varion gjithmon ai), 200.000 Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe 60.000 mije Sekretaria e Pergjithshme e Ministrise se Shendetesise Mirela Cano(bashkeshortja e Drejtorit te tatimeve, Jovan Caco dhe motra e pronarit të red bullit)”.
Ne keto diskutime mund te permenden pro-s dhe cons-e per secilin variant lidhur me aplikimet e protokolleve apo dhe fleksibilitetit te punes se profesionistit te shendteit. Por nje trajtim kaq bardhe e zi padyshim me tregon handikapin e formimit profesional te dr. Ademit. Ndonese mund te duket si paragjykuese, por te sjellesh shembuj nga Sh.B.A duke pretenduar qe te vlejne ne Shqiperi tregon, dhe te mos kuptosh qe aplikimi i parimeve te caktuara varet shume nga konteksi i nje vendi, tregon limitin e theksuar qe mund te lidhet me formimin (i dominur nga shendetesi klinike), moshen dhe shkeputjen nga realiteti i ketij profesionisti te nderuar (te pakten kur flet per ceshtjet e seksualizmit).
Per tju kthyer argumentit te ketij artikulli, eshte “uluritese” qe te lexosh kaq paragrafe rreth te keqijat e protokolleve dhe te mos kerkosh te jesh i balancuar edhe per te mirat qe sjellin protokollet; ja disa pre tyre
1. Permiresojne shpejt cilesine e kujdesit shendetesor (sidomos kjo po te konsiderojme boshlleqet qe kane mjeket me rekomandimet me te reja shkencore)
2. I krijojne mjekut qetesine e nevojshme perballe mundesise per gabime mjekesore (te cilat artikull-shkruesi mund ti gjeje te dokumentuara mjaftueshem ne ameriken e tij). Sot mungesa e protokolleve e ben pune e mjekut (dhe jo vetem te mjekut) te veshtire jo vetem perballe lligjit por edhe inateve dhe ndershkimeve qe burojne nga familjaret e te semureve;
3. Permiresojne punen ne ekipet multi-disiplinare, cka i mungon ndjeshem stilit te punes ne shendetesine e sotme. Konkretisht protokollet percaktojne detyrimet dhe pergjegjesite e mjekut te familjes, infermjeres, mjekut specialist etj etj etj.
4…..ka dhe shume te tjea por nuk po i vendos ketu sepse i largohen audiences se keti artikulli
Eshte mire qe dr.Harxhi te merret me ceshtjet e seksit dhe ta lere kete pune ne dore te atyre qe kane lexuar ndonje rresht me shume. Mjeku nuk ben shkence zoteri, por zbaton konkluzionet qe kane nxjerre studiuesit. Protokolli supozohet te jete koncentrati i dijes se perfituar prej vitesh. Nese protokolli ka gabime apo vjeterohet, del nje i ri qe bazohet ne nje studim te ri dhe perditesohet. Eshte si puna e ligjit ne drejtesi. Ne mjekesi ligji eshte protokolli. Ajo qe meson mjeku ne fakultet eshte protokoll kur i thuhet qe ne kete rast duhet bere kjo apo ajo. Shqiperia vuan pikerisht nga mungesa e protokolleve te mjekimit prandaj ndryshe e mjekon nje semundje dikush ne Shkoder dhe dikush tjeter ne Sarande. Bota ka ecur perpara ne momentin kur ka standartizuar dijen, klasifikuar dhe bere te aksesueshme per pasardhesit me qellim qe te mesonin nga gabimet dhe pervoja e tjetrit. dhe te mos nise cdo njeri ciklin nga e para. Une duhet ta filloja dijen atje ku e kishin lene ata para meje jo te ecja ne te njejten rruge te tyre me te njejtat vuajtje te tyre per te arritur ne fund te ciklit jetesor ne te njejtin nivel te tyre. Ku eshte zhvillimi ketu? Fatkeqesi eshte qe kjo gazete e nderuar nuk ka nje filter shkencor (jo censure) per te rritur cilesine e shkrimeve te saj. A eshte me mire nje vend ne anarshi dhe pa ligje apo nje vend me ligje qe permiresohen vazhdimisht? C’liri profesionale i prek atij mjekut ne fshatrat e largeta? Ku do te kishte me te lumtur se ne sikur mjeket tane te fillonin te zbatonin mjekimet e miratuara nga autoritetet shkencore te vendit. Dihet lobimi qe bejne kompanite farmaceutike per te nderhyre ne protokollet e mjekimit. A mos valle per shkak te kesaj te shkaterrojme protokollin? Te heqim fare celularet nga perdorimi sepse perdoren per atentate me tritol? Kjo eshte logjika? E dini sa ekzaminime te kota kryhen sot ne Shqiperi pikerisht per shkak te mungeses se protokolleve? Mos te guxoje njeri te shkele ne spitale private sepse do e dendin me analiza te panevojshme vetem per ta rrjepur. Ne sistemin publik kete kosto e ka shteti dhe duke qene nje buxhet i mbyllur, po abuzove diku do kursesh diku tjeter qe te nxjerresh vitin. Po antibiotiket qe merren si embelsira lart e poshte? Ka degjuar dr.Harxhi per Decision Support Systems? A e di dr.Harxhi qe motori i ketyre sistemeve jane pikerisht protokollet? Pra jane keto sisteme inteligjente qe kane mbledhur dijen ne nje nozologji te caktuar dhe ne baze te algoritmeve matematikore i sugjerojne mjekut vendim-marrjen duke e mbeshtetur ate. Me vjen keq sepse si njeri i shkences qe pretendon te jete dr.Harxhi duhet te dije qe gjithcka ne natyre e ka nje rregull, nje ligjesi. Pse nuk e dime ne akoma, nuk do te thote qe nuk ekziston. Njutoni nuk e shpiku gravitetin, e zbuloi. Mjekesia ka ligjesite e veta fiziologjike, biokimike. Ato aty jane. Presin te zbulohen dhe te klasifikohen per te ndertuar protokollet. Asgje nuk ndodh rastesisht qe na u dashka liria profesionale. Thuhet qe ne mjekesi 2+2 mund te bejne 4 apo 5 apo cdo lloj vlere. Kjo eshte e vertete deri ne momentin kur nuk eshte zbuluar mekanizmi i plote i semundjes se caktuar dhe gjithcka ka mbetur ne nivel empirik apo hamendesues. Njeriu eshte nje “pajisje” e komplikuar qe nuk eshte zberthyer teresisht. Kjo nuk do te thote qe nuk jane hedhur akoma bazat e zberthimit te tij. Pjese te caktuara te anatomise dhe mekanizmave fiziologjike jane dokumentuar ne detaje dhe nuk ka pse te mos perdoret kjo dije dhe te standartizohet nderhyrja. Ne si shqiptare nuk bejme dot shkence. As nuk kemi bere ndonjehere dhe nuk kemi per te bere sepse shkencen e bejne investimet. Jo vetem financiare. Ato qe nje profesor shqiptar i meson kur behet gati per te dale ne pension, jashte shtetit i kane koncepte baze qe nisin nga femijeria. Nuk eshte blasfemi te ndryshosh nje protokoll te vjeteruar. Hawking doli para ca ditesh dhe hodhi poshte veten per vrimat e zeza sepse gjeti fakte te reja qe i ndryshuan pikeveshtrimin. Nje ligj eshte i mire deri ne momentin kur i vjen dita te permiresohet. Sa me shpejt protokollet e mjekimit te semundjeve.