I nderuar lexues!
Hidrocentrali i Fierzës (dikur quhej Drita e Partisë) është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978.
Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë.
Është më i madhi në vend dhe ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. Është i parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, dhe ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW).
Është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, por jo më i madhi. (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi).
Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës.
Me falni ,po e kini gabim ! Hidrocentrali me i madh ne vendin tone e ne Ballkan eshte hidrocentrali ” Sali Berisha ” I Banjes ne Gramsh. Eshte inaguruar nje here nga Ramiz Alia dhe 25 here nga Sali Berisha. Ka filluar “ndertimin” atu nga vitet 1986 dhe nuk ka perfunduar akoma ,per aresye se pret qe te vdesi Saliu e ti vene emrin ,pasi nuk pranon qe te marri emrin e tij. Eshte burre shteti dhe “lufton” kultin e individit. Per ceshtjen e kultit u prish” edhe me Enverin, Se deri ku kane arritur ndertimet nuk e di,po di qe lumi “Devoll” kalon i qete si me pare.
Referuar fuqise se instaluar , HEC-i me i madh ne shqiperi eshte ai i Komanit ( 600 MW ) por persa i perket ujembledhesit, punimeve civile dhe permasave te diges eshte HEC-i i Fierzes. Si lloj dige, me keto permasa eshte me e madhja ne Ballkan.