Kara Delevinj nxjerr në pah pak “mish” ndërsa ka një veshje të hollë teksa mbështetet në një sëpatë për një set fotografik.
Shumë njerëz i kanë imagjinuar druvarët si njerëz të mëdhenj dhe të veshur me këmisha të leshta, të cilët çajnë dru gjithë ditën në pyll. Por këtë imagjinatë e thyen modelja Kara Delevinj, e cila e ka nderuar këtë profesion duke pozuar për një set të ri fotografik.
E veshur me një bluzë të hollë, gjoksi i 20-vjeçares mezi mbulohet duke zbuluar goxha mish ndërsa e bën prerjen e druve të duket shumë joshëse.
E veshur me një palë xhinse me bel të lartë dhe një veshje “Bucci” të kuqe, modelja e momentit tregon format e gjoksit të saj, të vogël, por perfekte, për Revistën i-D.
Një nga këmbët e saj është vënë mbi dru, ndërsa ajo mbështetet mbi një sëpatë, sikur është diçka e zakonshme për të. Flokët e saj janë stiluar me ondet e stilit hollivudian dhe sytë e saj janë theksuar me shumë grim, ndërsa shumë ngjyra janë shtuar me një buzëkuq të fortë.
Shumë e kënaqur nga një shkrepje e tillë, Kara, e cila tashmë ndodhet në Nju Jork e shpërndau fotografinë me shënimin: “Druvarja Bucci në revistën i-D”
E megjithatë vrulli i saj nuk ndalet aty? Sepse Kara ka është zhveshur plotësisht në një set filmik të guximshëm për revistën.
Duke u zhveshur nga pardesyja bezhë “Burberry” për të cilën është shumë e njohur, 20-vjeçarja pozon tepër joshëse në video, par se të heqë të brendshmet e saj ngjyrë bojëqielli.
Modelja, e cila është bërë e famshme për sjelljet e saj të çmendura pas kuintave, mbulon flokët e saj bjonde me një parukë rozë në xhirimet për revistën i-D.
Sytë e saj janë rënduar me një tualet të zi, ndërsa mban një palë vëthë shumë të mëdhenj.
Ylli i ri ka veshur një palë taka të larta ndërsa fillon të zhvishet…
