SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar Dita! Pamë ditën e shtunë forcat e ushtrisë që pastronin plehra nëpër rrugë. Pamë edhe znj.Mimi Kodheli, një zonjë shumë të nderuar që u mburr me punën e ushtrisë. Mirë bën znj.ministre, por i kujtojmë asaj se misioni i FA nuk janë plehrat, sepse nuk është ndërmarrje komunale, por misioni i ushtrisë është mbrojta e sovranitetit kombëtar dhe siguria kombëtare. Ose vendosi emrin “Ushtria e plehrave”. Boll e pamë ushtrinë e Fatmir Gërdecit dhe Imam Arbenit, që e kthyen ushtrinë në mejhane pa asnjë lloj arme, ku ja humbën dinjitetin dhe e shkatërruan atë duke e vjedhur dhe shitur edhe rrethimet e reparteve për skrap, duke i kthyer ushtarët në roje objektesh, që vetëm roje nuk janë, por çobanë. Skifteri, Krujë.