Grupi i punës i ngritur pranë Ministrisë së Financave, pritet t’i japë sot dorën e fundit paketës fiskale 2014, që më pas të bëhet pjesë e diskutimit kuvendor. Të gjithë deklarimet e javës që kaluan janë mbështetur në ato çfarë kanë dalë nga ky grup pune, si fjala vjen rritje e taksës për karburantet, taksë progresive për pagat në katër nivele, tatim fitim për biznesin në bazë të deklarimit vjetor, rritje të taksës për makinat e vjetra, etj. Pra e thënë me fjalë të thjeshta ajo që e pret biznesin dhe konsumatorin këtë vit është rritja e taksave. E natyrisht kur përmendet fjala taksë, të gjithë duan të shpëtojnë prej tyre. Por a është kjo mënyra më e mirë, sa më shumë taksa për të korrigjuar gabimet e një qeverie të shkuar? A mos është ky një risk për rritje informaliteti dhe kthim në dy bilance të deklaruara të biznesit, një për hesapet e veta dhe një për shtetin? A nuk do të ishte më e udhës që para se të shkohej në rritje të taksash të shihej tregu informal aktualisht? A nuk do të ishte e udhës fjala vjen që para se të aplikohej rritja e taksës së ndotjes së ambjentit nga 7 lekë në 14 lekë për karburantet, të shihej sa e ka normën reale të fitimit ky treg dhe jo 5 për qind sa e deklaron tani? Pasi ende pa u vendosur taksat, thjesht në diskutime dhe ca fjalë të dala në media, tregu ka filluar të lëvizë në rritje çmimesh, pasi sipërmarrësit e zgjidhin në mënyrën më të thjeshtë taksën që ju vendos shteti duke e çuar tek konsumatori.
A përfitojnë SME-të nga taksimi progresiv?
Si një nga pikat e taksimit, tatim fitimi shihet si mundësi e mirë nga qeveria për t’i dhënë frymë sipërmarrjeve të vogla. Dhe në të vërtetë më shumë se 80 për qind e bizneseve janë të vogla dhe të mesme në vendin tonë. Grupi i punës që po punon për paketën e re fiskale, pranon që tatimi mbi fitimin do të jetë në dy nivele, 15 për qind për biznesin që ka më shumë se 5 milionë lekë xhiro në vit dhe 7.5 për qind për biznesin e vogël me xhiro nga 2-5 milionë lekë. Në këtë sektor pritet të jetë ndikimi i parë pozitiv i taksimit, por nëse informaliteti mbetet në këto nivele dhe taksat e tjera do të vendosen pa u diskutuar në mënyrë të kujdessshme, bizneset e vogla nuk do të arrijnë të përfitojnë nga kjo mënyrë taksimi.
Taksa progresive, zgjidhja që duhet?
Paketa e re fiskale ka shqetësuar biznesin vendas dhe të huaj, edhe pse ai akoma nuk po reagon fort dhe shpreson ende në favore nga qeveria. Sinjalet e para të mospëlqimit të biznesit, dhomat e tregtisë dhe shoqatat e tjera përfaqësuese të tij, i kanë dhënë me kohë. Askush nuk ka gëlltitur idenë e opozitës së deridjeshme, sot në pushtet, për të taksuar progresivisht biznesin për tatim-fitimin. Sidomos sipërmarrja e huaj, e mësuar zakonisht të punojë me karta në rregull. Biznesi vendas mbijeton, arrin të punojë me dy bilance dhe edhe me sistemin e taksës progresive, mund t’ja gjejë anën tatimorëve tanë. Biznesi i huaj është më seriozi. Ai i bën hesapet. Deri tani Shqipëria ka qenë tërheqëse, pse ka patur taksën e sheshtë 10 përqind mbi fitimin dhe krahun e lirë të punës.
Tani ngelet vetëm krahu i lirë i punës, edhe ai në shtrenjtim e sipër. Për biznesin e huaj të rrezikosh kapitalin në vendin tonë bëhet gjithnjë e më pak me leverdi. Shumë biznese italiane, por edhe austriake, greke, etj., po e mendojnë seriozisht nëse duhet të qëndrojnë akoma në Shqipëri, apo t’i transferojnë linjat e tyre të prodhimit në vende të tjera. Paketa e re fiskale pritet të gjejë shumë kundërshtime. Që përpara 23 qershorit, Dhoma Amerikano-Shqiptare e Tregtisë e shprehu qartë se biznesi i huaj kërkon që sistemi fiskal të ngelet ai që është. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe dhomat e tregtisë dhe shoqatat e tjera. Pra, që taksa e sheshtë të mos hiqet. Të ngelet ajo që është, 10 përqind. FMN dhe Banka Botërore që këshillojnë rritjen e taksave nuk janë në anën e biznesit. Duket se betejën me opinionin qeveritar e kanë fituar këto institucione të huaja. Për to, kryesorja është shëndoshja e treguesve makroekonomikë, frenimi i borxhit publik, ulja e defiçitit buxhetor, mbajtja nën kontroll e inflacionit. Nëse Shqipëria ia del të frenojë borxhin e saj publik, të ulë defiçitin buxhetor, specialistët e FMN-së raportojnë se vendi ka ecur përpara dhe paratë e tyre në këshillimet që japin, janë të justifikuara bindshëm. Për biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri, kryesorja janë investimet publike, mundësia e tenderave dhe kontratave të reja të punës, si dhe mbajtja e një sistemi fiskal pro-biznesit, me barrë të ulët fiskale dhe pa ndryshime të befta.
Nëse sistemi ynë fiskal tkurret rreth vetes dhe kërkon të shtrydhë bizneset për të nxjerrë vetëm para për të mbushur Arkën e Shtetit, nuk kemi arritur asgjë. Shëndoshja e treguesve makroekonomikë nuk është qëllim më vete. Me këto veprime, programi fiskal i qeverisë i ngjan një djali kapriçoz që mbyll sytë me shami në shtëpi dhe shkel pa kujdes porcelanat dhe gjërat me vlerë të shtëpisë, duke i thyer. Qëllimi kryesor, edhe i qeverisë, duhet të jetë rritja ekonomike, njësoj si edhe i biznesit. Qeveria t’i krijojë kushte të përshtatshme biznesit, që ai të realizojë fitimin e tij të natyrshëm. Nuk mund t’i thotë: “Ndalu pak, dil për ca kohë me humbje, sa të shëndosh unë llogaritë e mia”. Biznesi investon jo kur do qeveria, por kur sheh se mund të sigurojë fitim të mirë. Me një sistem taksash ku përparësia është mbushja e Arkës së Shtetit, qeveria praktikisht do nisë të sharrojë degën ku ka hipur. Nuk mund të kontribuojë më shumë një biznes që nuk siguron fitimin e mjaftueshëm për të lulëzuar. Nëse tatimi progresiv aplikohet pa dallim te të gjithë sektorët e ekonomisë me paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ky progresivitet rrezikon të thajë investimet e huaja në vend dhe ta vendosë biznesin vendas me shpatulla për muri.
Taksimi nuk duhet te jete i njellojte,per ate qe nuk paguan qira per nje biznez e per ate qe e ka te tijen,pra nuk i dedidikohet kerkujt e per nje biznezmen qe i dedigkohet dikujt nje qira te permuajshme!Pra duhet ti meret parasysh qiraja,ndersa qiramarsit duhet qe shteti ta tatoje,deri ne gjysmen e qirase?
Shtepite gjithashtu deri ne 50%?
Te ardhurat nga perqindjet ne depozita,jo si e qeverise se meparshme,ku priviligjohej kapitali ne 10% por ne shifra si ne vendet me sistem social ku tatimet harijn shifren e 24%!
Pra vetem keshtu mundet tu permbushim vertdiktin e votuesve per nje qeveri socialiste qe ka per qellim nje sistem qe vertet do te plotsoje nje nga problemet qe votuan votuesit!
fillimisht na u tha gjate fushates se tatimi progresiv nuk do te zbatohet ne rastin e tatim fitimit qe paguajne bizneset por do te zbatohet vetem mbi tatimin e te ardhurave personale. pra kjo qeveri ka bere nje genjeshter te madhe. vetem te din nje gje, por nuk u arrit formalizimi i ekonomise cdo nderhyrje ne sisteimin e taksimit me qellim ngritjen e tyre do tu kthehet ne bumerang.
Nga rritja e taksave fiton populli si gjithmone NDER TRE POPULLI FITON ME TE GJATIN
Kulmi i mashtrimit.Do rriten taksat do rritet akciza e naftes e per rrh-jelloje edhe te gjitha cmimet
Kur Rama tha Rilindje ka dashte me thane RILINDJE E VARFERISE
Saimir, perpara se te besh komente ben mire ta lexosh njehere draftin e ligjit.
Pasi ta lexosh, po pate mundesi ta interpretosh do te kuptosh qe te gjithe personat qe marin nje page deri 90.000 leke (900.000 te vjetra) dhe qe perbejne te pakten 80% te popullsise, do te paguajne me pak sipas ligjit te ri.
Keto llogari behen me makine llogaritese dhe jo vetem duke pare qe nga 10% u be 15%.
Sipas Ligjit aktual nje person me pagen 35000 leke paguan tatim mbi te ardhurat personale:
35000 * 10% = 3500 leke
Sipas ligjit te ri do te paguaje:
(35000 – 30000) * 15% = 750 leke
Sipas Ligjit aktual nje person me pagen 60000 leke paguan tatim mbi te ardhurat personale:
60000 * 10% = 6000 leke
Sipas ligjit te ri do te paguaje:
(60000 – 30000) * 15% = 4500 leke
Siç e sheh pra per pjesen me te madhe te shqiptareve ka ulje dhe jo ngritje taksash…
Keto llogari behen me makine llogaritese dhe jo vetem duke pare qe nga 10% u be 15%.
Sipas Ligjit aktual nje person me pagen 35000 leke paguan tatim mbi te ardhurat personale:
35000 * 10% = 3500 leke
Sipas ligjit te ri do te paguaje:
(35000 – 30000) * 15% = 750 leke
Sipas Ligjit aktual nje person me pagen 60000 leke paguan tatim mbi te ardhurat personale:
60000 * 10% = 6000 leke
Sipas ligjit te ri do te paguaje:
(60000 – 30000) * 15% = 4500 leke
keto sisteme taksimi mund ti aplikoje nje ekonomi e konsoliduar tip Danimarke, Norvegjie apo Gjermanie , me kapacitete serioze prodhuese e me biznese solide,nje ekonomi e ngordhur qe nuk prodhon asgje,qe mbahet vetem me syprina kepucesh ,cifla kromi, kanace birre dhe impulse celularesh,eshte shume e riskuar nga keto marifete taksimi.Shteti duhet ti inkrajoje bizneset dhe tu hape perspektiva zhvillimi,gje qe nuk ndodh nese ti iu merr me shume para atyre.Reziku i dyte eshte qe shteti do te godase fort ( ne vend qe ta stimuloje) shtresen e mesme sepse do te kaloje ne site cdo te ardhur tjeter jo formale (psh te ardhurat nga qeraja e shtepive, apo do te fuse hundet neper depozita e individeve , qe mund te jene sakrifica te nje brezi dhe te emigracionit te pergjakshem nder vite,e qe mund te jene jo detyrimisht mjet pasurimi ,,por nje menyre e permiresimit te statusit social).Shteti nuk duhet te konsideroje patjeter mbushjen e buxhetit si element primar, dhe te uli menjehere borxhin e krijuar ne 25 vite, askush nuk ka vendosur qeverise afate per shlyerje te borxhit, dhe perse ta beje kete menjehere mbi shpatullat e dobeta akoma qofte te biznesit e qofte te individit.Dhe se fundi edhe nese duhet bere duhet bere ne kushte sipas meje te formalizimit total te ekonomise, dhe te gjithe jetes ne pergjithesi.Me fjale te tjera atehere kur edhe berberi qe na qeth te na dorzoje nje fature per shpenzimet qe kryejme
Ti o beni ja keput si kau peles.Cjane ato qe thua o byrazer?Me sa duket ti nuk e njef fare kapitalizmin.
Se te ngrefet ty te vish ne Tirane e te marresh nje dyqan me qira dhe duhet te paguash takse sa gjysma e atyre qe e kane te vetin?!!!!
Si thua ti beno,ti qe ke 50000leke ne banke do respektohesh me teper se ai qe ka 50000000!!!
Apo mos valle pronaret e shtepive e kane ndertuar bashke me shtetin?!!!
Thirri mendjes o byrazer se jemi ne KAPITALIZEM dhe ata qe paguajn respektohen me teper.