Partia Demokratike ndryshon listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Konkretisht, në vendin e 31-të në listë do të jetë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, ndërsa në vendin e 32-të, ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu. Ata kanë zënë vendin e Sait Dollapit dhe Krenar Alimehmetit.
Këta dy emra nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së.
Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit. Kjo shton edhe më shumë dyshimet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar një listë e bardhë nga PD, duke shkelur ligjin. Dhe KQZ e Lleshit ka marre pjese ne kete shkelje ligji.
**************
A ka dorëzuar Berisha listë përfundimtare deputetësh në KQZ?
Botuar dje ne DITA
Fillimisht qarkulloi si thashethemnajë, por me kalimin e orëve po merr trajtën e një skandali të padëgjuar më parë. A i ka dorëzuar vërtet listat e deputetëve në KQZ Partia Demokratike, pra Sali Berisha? Apo janë duke luajtur një super-mashtrim të ri, duke shfrytëzuar që në KQZ kanë mbetur vetëm anëtarët e tyre?
Para se t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve, le të shohim shkurt disa rrethana të këtyre ditëve:
1 – Ende nga PD nuk është dërguar në media ndonjë deklaratë zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë. Pra, asnjë gjurmë “zyrtare”. Emrat që kanë qarkulluar janë marrë nga media në media, me burim fillestar të dyshimtë dhe të lëvizshme në shumë segmente të renditjes.
Si për ti shtuar dyshimit hije të reja Berisha dha një deklaratë të cuditshme për media: akuzoi mediat se kanë gabuar katërcipërisht me listat që kanë publikuar paraprakisht. I njohur për dinakërinë e tij, Berisha duket sikur i ka hapur rrugë një “liste të papërfunduar”. Në cdo moment më vonë mund të thotë: ju thashë që listat nuk janë ato që kishit botuar.
Atë natë u pritën shumë orë që PD të kishte një komunikim me gazetarët për të publikuar listat zyrtare, por nuk ndodhi. Edhe gjatë ditës së djeshme ka ndodhur e njëjta histori, mediat kanë kërkuar informacion nga zyra e PD dhe nuk ka gjetur asnjë bashkëpunim. Të gjithë emrat që janë botuar janë arritur të merren në rrugë jo zyrtare nga burimet që gazetarët kanë në selinë blu.
Në mbledhjen e kryesisë së PD-së pati debate mes Berishës dhe Topallit, ndërsa prej dy ditësh kryetarja e Kuvendit ka shkëputur çdo mjet komunikimi me mediat dhe me gazetarët të cilët e ndjekin çdo ditë aktivitetin e saj. Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Berisha pati një takim me kryesinë ku ra në sy mungesa e Jozefina Topallit.
2 – Ka edhe një provë vizive pse ekzistojne dyshime te forta qe Partia Demokratike ne daten 7 maj 2013, (pervecse ishte jashte afatit ligjor me rreth 7 minuta), nuk ka depozituar ne kete date dokumentacionin e kerkuar nga Kodi Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetë.
Shikojeni me kujdes pamjet që DITA ka zgjedhur nga kronikat televizive të televizioneve TCH dhe Vizion Plus. Pamjet janë marrë nga gazetarët rreth orës 24.00 që ishte afati ligjor i dorëzimit. 7 minuta pas orës 24.00 ose në 00 e 07 shfaqet Njazi Kosovrasti. Para tij kishin mbërritur te gjithe perfaqesuesit e partive politike të tjera dhe , ishin “te ngarkuar” me peshen e dokumenteve per kandidim. I vetmi si “lepuri kembeshpejti” me një cantë fare të lehtë e të hollë në duar ishte z.Kosovrasti.
Shikojeni me kujdes çantën që kanë në duar përfaqësuesit e PS që janë kapur gjithashtu nga kamerat. Janë dy vetë njëri me një çantë përpara dhe tjetri me një çantë të fryrë me dokumente pas tij.
Kosovrasti lëviz fare lehtësisht me një cantë që duket ashiqare që nuk ka asnjë ngarkesë. Ai e kalon madje me lehtësi çantën nëpër derën e KQZ duke u kthyer anash i ngushtuar nga prezenca e gazetarëve. A ka në atë çantë rreth 600 fletë që është dokumentacioni për kandidatët? Zor të besohet. Shikoni këto foto të shkëputura nga pamjet filmike, shikoni edhe vetë pamjet filmike sot online dhe do bindeni.
Pse 600 fletë dokumente?
Sipas nenit 72 te Kodit Zgjedhor, udhezimeve si dhe modeleve te dokumentacionit per kandidim, qe ka miratuar KQZ, per zgjedhjet e vitit 2013, çdo subjekt zgjedhor duhet te paraqese dokumentacionin e meposhtem:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, per cdo zone zgjedhore (12 cope lista);
b) deklaraten e subjektit paraqites te listes shumemerore, per vendet sipas kuotes gjinore, per cdo liste zone zgjedhore (12 cope)
b) emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit (kjo plotesohet ne nje deklarate me vete per secilin kandidat, pra 140 cope) si dhe një kopje të dokumentit të identifikimit (140 cope);
c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, (deklarate me vete per secilin kandidat 140 cope),
d) sipas rastit deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes (kopje e doreheqjes nga kandidatet qe kane qene ne detyra te larta shteterore mund te jene rreth 20 te tille), të depozituar pranë institucionit përkatës;
ç) deklarimin e kandidatit se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor tjeter në zgjedhje (deklarate nga secili kandidat pra 140 cope).
Pra ne total mund te jene rreth 600 flete.
Canta e Kosovrastit nuk ka këtë volum dokumentash Brenda, kjo është shumë e dukshme. Në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PD ka cuar vetëm një letër të bardhë sa për të marrë një numër protokolli? Lista e deputetëve dhe materialet shoqëruese sipas ligjit nuk janë dorëzuar, për të pritur datën 14 maj që është dhe data për publikimin e listave nga ana e KQZ-së? Berisha ka hedhur në eter emrat e një liste tashmë të shpërndarë në media dhe po teston terrenin? Ka fituar kohë për të bërë gjithë korrigjimet e mundshme, për të testuar të futurit dhe të hequrit në lista? Dhe KQZ e mbetur me 4 anëtarë të vetët ka marrë pjesë në këtë mashtrim dhe shkelje ligji? Keto pyetje te lindin nese sheh keto pamje dh ei bashkon me rrethanat e ketyre diteve qe lidhen me listat e PD-se
Video: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=QdEBhwHMLRo
********
Çanta e Kosovrastit
Në orën 00:07 minuta të datës 7 maj në derën e hyrjes së KQZ ka hyrë Njazi Kosovrasti, i cili në fakt mban në dorë një çantë që është e qartë se nuk ka materialet e nevojshme që duhen për 140 kandidatët në 12 qarqet. Duke u bazuar në Kodin zgjedhor, çdo parti duhet të dorëzojë 4 fletë format A4 për çdo kandidat që duke i shumëzuar për 140 kandidatë duhet të jenë 560 fletë të tilla. Plus këtyre, sipas Kodit duhet të jenë dhe dy formularë për çdo qark që duke i shumëzuar duhen 24 fletë. Pra, në total duhen 584 fletë për t’u dorëzuar në KQZ, për të pasur të drejtën kandidatët e partisë të regjistrohen për zgjedhjet e 23 qershorit. Çanta që mban në dorë zoti Kosovrasti është e pamundur të ketë kaq shumë materiale siç duket edhe nga pamjet video në linkun http://vizionplus.al/listat-ne-kqz-ne-limitin-kohor/. Dy përfaqësuesit e PS, të cilët kanë shkuar në KQZ më herët se Kosovrasti mbajnë në duar dy çanta të mbushura dhe një qese që i ka ndihmuar për të transportuar bazën materiale.
Dyshimet e sipërpërmendura janë ngritur në KQZ edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. “Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje”, tha përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj. Por kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, tha se listat do të publikohen brenda datës 14 maj, kur dhe është afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ. “Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partitë”, tha Lleshi. “Nuk do të guxoja të kërkoja asgjë të paligjshme në propozimet e mia, por ne na intereson transparenca në këtë proces”, tha Gjonçaj në përfundim të mbledhjes.
KQZ, palë në “taktika elektorale” teresisht te jashteligjshme?
Partia Demokratike këtë manovër e cila është kryekëput antiligjore e ka kryer edhe për shkak se në KQZ mungojnë anëtarë të opozitës dhe aksesin në informacion e kanë vetëm përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët në këtë rast s’bëjnë asgjë më tepër se një shërbim të paligjshëm ndaj partisë që i ka propozuar në atë pozicion.
Ky eshte nje fakt me shume, qe administrata e KQZ zbaton ligjin ne menyre preferenciale, duke u perdorur nga shumica, si dhe sa here ata e deshirojne. Mosdetyrimi per zbatimin e ligjit dhe afateve te Kodit, njesoj per te gjitha subjektet zgjedhore, cenon besimin ne institucionin qendror te administrimit te zgjedhjeve. Kjo tregon qe ky institucion, tashme me shume se kurre eshte nje zgjatimi i Partise dhe shumices ne pushtet. KQZ eshte e pashprese ne perpjekjen e saj per te mos qene transparente ndaj publikut, subjekteve te tjera te perfshira ne zgjedhje, pasi ne asnje dispozite te Kodit, nuk parashikohet mospublikimi i listave pas depozitimit te tyre nga partite politike sic I është përgjigjur dje znj.Lleshi një kërkese për të bërë publike materialet që ka dorëzuar PD-ja. Procesi i verifikimit te dokumentacionit nga KQZ, eshte thjesht nje proces administrativ, i cili nuk ka pse te pengoje transparencen, ne kete faze te depozitimit te listave.
Ndoshta KQZ e mbetur, nepermjet veprimeve te saj, po perpiqet t’i jape edhe kete here nje dore Partise ne pushtet, per te shpikur dhe vene ne levizje taktika elektorale teresisht te jashteligjshme.
Botuar dje ne DITA



Le te coje ne KQZ ke liste te doje, me ke kandidate te doje e kur te doje. Nuk e shpeton asgje nga humbja!
Tung,
Blendi
plehra!!
KJO ESHTE NJE GJE E VOGEL QE BEN KRYEMINISTRI YNE SALI BERISHA.
KU DO I DALI FUNDI SALIUT NUK E DI NJERI.
HISTORIA PERSERITET SI PUNA E MODES..
1– NE NDENJEM GATI 450 VJET NEN PUSHTIMIN TURK, DHE KJO ESHTE REKORD GINNES QE NJE POPULL RRI NEN SUNDIMIN E NJE SHTETI TJETER.
2— NE NDENJEM 45 VJET NEN DIKTATUREN E KOMUNISTAVE (( SALI BERISHA )).
3– NE JEMI 22-23 VJET AKOMA NEN SUNDIMIN E KOMUNISTAVE (( SALI BERISHA, SKENDER GJINUSHI,MINISTER I ARSIMIT, KASTRIOT ISLAMI KRYETAR KUVENIDI, DHE SA SPIUNA KA AKOMA NE PARLAMENT.
4— PO KETO KOMUNISTA PSE SI KANE HAPUR PER POPULLIN DOSJET SEKRETE TE SIGURIMIT. FLASIN DHE VETEM FLASIN.
O allaman!
Mendon se Sala eshte me komunist se i biri i Kristaqit qe per tri dite e la te varur Avzi Nelen?
Iu eshte bere opsesion juve sala,per cdo gje e fajeasoni,edhe kurr te bie shi ai eshte fajtor,edhe kurr te rreshqet dheu prape ai fajtor,edhe dallget e detit po te trazohen ai eshte fajtor,edhe kurr te shterren lumen jte prape fajtor,edhe termeti po te godet vendin ai fajtor,edhe tradhetite martesore,po ky fajtor,edhe aksidentet ne trafike po ky fajtor,po dhuna ne familje ky se ky,po pedofilet kush tjeter,po GAY-et prape Sala,po s`kunduan zogjtet e malit kush tjeter.
Ia futni kot ore dashamire!
Mungesa e transparences pjall gjithmone veze qe dalin lluk.
Parti malokaresh ka qenë dhe mbetet PD!Parti vrasesish qe prune luften civile ne Shqiperi ku gjer me sot kane humbur jeten mjerisht mijra shqiptare dhe korrupsioni i zi i Sali Berishës ka pushtuar shtetin!Shqiptaret e vertet tanime kane vetem nje mision, te largojne Berishen dhe banden e tij antishqiptare, stalinisto-ramiziste dhe te ndalojne luften civile! 23 Qershori ndan dy bote,boten e krimit, te urrejtjes,percarjes duhet ta varros, dhe boten e Rilindjes qe duhet ta kurorezoje per ardhmerine duke arrestuar me ligj Sali Berishen dhe banden e tij! Ky eshtë mision i madh historik i opozites se shkaterrimit ekonomik dhe moral te Shqiperise,opozita nuk ka c’ti bejë! Nje tjeter Levizje…do duhet të ringreje,pas Rilindjes pozitiviste Shqiperine!Si Tsunam Levizja…do zbarkoje shpejt dhe ne Shqiperi!Va fa…Berisha,va fa…PD…va fa…KASTE e partive politike!Kjo do te jete nje nga parrullat qe Shqiperia të ringrihet!Sot duhet mbeshtetur perkohsisht opozita e cila duhet të largoje e prangos shkaterrimtarin Berisha!…
Or i padishem!
Vrane demokratet “ne luften civile” apo ishin viktime?
Banda jote e beri kete,dhe do e perserise po si fitoi votat.Baballaret dhe dajallaret e liderit tende ishin komuniste te perbetuar qe vrane e masakruan dhe i dergjen ne burgjet e tyre mijera shqiptare. Nuk ditke ti kend e kishte per babe Ramboja yt,e kend daje?
Nuk do ta ringrite as rilinde Rambo shqiperine por do ta rikethej tek daja e baba.
Ti nuk di ku je,por une nuk jam me ty.miop je!
i çon kur te doje sa te kete leshin e nishanin tung e ponin
Pse nuk na habit me asgje qe ben ky individ me pasuesit e tij? Ndoshta per faktin se ai qe vret mund te beje gjithcka tjeter…????
Privatizimi i KQZ nga Sali Kafsha, filloji tradhetine ndaj ligjit , kushtetutes dhe popullit Shqiptar, kjo ishte me se e priteshme, nuk perben surprize. PS dhe e majta te mos bejne sehir veprimet e plehrave te Koqeve te KQZ, te ndemarin hapa ligjor dhe te infomojne Trupin Dilomatik te akredituar ne Tirane dhe organizmat e BE si dhe qerndren e OSBE ne Vjene. Turp edhe per ne qe lejojme nje kafshe te terbuar, te sillet me Shqiptaret e Shqiperine , sikur te jemi Kirkistanii e Afganistani dhe akoma me keq se ato. Ky kriminel ka kohe qe ka mbushur kupen, por cdo ore, dite qe kalon e ka trashur shume zullumin e duhet qeruar nje ore e me pare ,ky paranoje dhe shpirt katran me emrin Sali Bisha.
BAY BAY CARI!
Nuk ka kemikalje qe ta pastron ate goje te felliqur.SA HERE QE POSTON KOMENTE PREJ SAJ VJELLE FEQE.SI NUK TE MBYTE KUNDERMIMI? Cfare edukate ke,PER ARESIMIM PO SHIFET. Ste vie turp prej fjaleve t`ua e lere me prej tyre qeua drejton. Pos koqeve dhe ka…..,nuk njehe tjeter ne anatomine e njeriut.Ty te ka mbetur te keshillosh per veprimet qe duhet marre Ramboja yte.Kerkoi njehere koqet e ti se po thone se ka me bollek,ndoshta te kenaqe e nuk i peermewnd me! Pisi i zanave!
bjerini daulles te gjith ju,,,,,,kur dihet qe ne shqiperi nuk ndeshkohet askush cprisni qe te bejn ata te kqzpd-s nuk ka shtet nuk ka ligj sala ben cti doj palla kurse edi i bie sahanit per dit nuk di gje vtjeter vecse te nderroj kollaret nga lejla ne roze<<<<<<<
Tani e kuptuat ju kete gje? Kjo dihet qe do çoje liste tjeter. Berisha ben qejf me debilitetin e opozites qe e le KQZ-ne pa perfaqesues.
Z.Erion!
Ja disa parametra per dokumentacionin prej 600 fletesh:
– nje Ris (top letre) permbane 5oo flete,
– pesha e nje risi eshte 2 kg.
– gjatesia, 3o cm.,
– gjeresia,21 cm.
– trashesia 5 cm.
Per 100 flete plus,llogarine bere vete.
Vezhgo canten,mendon se nuk i nxene dokumentet prej 6oo fletesh?
Perse gjith ay pluhur?
I merre per ekuivalence cantat e PS, po ata mun te kishin me vehte edhe arkate e pajes(nusnise),a duhet edhe PD te kishte 1+1 persona,dhe nga e di ti se personi i dyte ka materiale te kandidateve te PS?
Berisha çdo gje qe eshte mbi kete toke e ka bere. Tani i ngelet dhe varri i tij pa bere.
Eshte e peshtire te lexosh komentues, qe bejne kritika mendimit te tjetrit, komenti behet ne lidhje me artikullin e botuar dhe jo per komentuesit. Nuk ke se cfare te besh, jetojme ne boten e nje thundrakeve, qe duhet ti mbathesh, me patkoj, e me gozhda nallbani. Canta e plehres Njazi eshte bosh dhe e mban aq lehte, sa vetem, idiote te llojit te PD marrin guximin si Shvejku t’a mbrojne. KQZ eshte kthyer ne nje seksion keqberes, antikushtetues i PD vrastare. Mbas 23 Qershorit ky mender komisjon do te kene boll materiale dhe urdheresa te marra nga krimineli Sali, per te treguar e deshmuar ne dem te DEMOKRACISE, ne bangat e drejtesise, qe aq shume e respektojne me llafe. Tyc & Toc.
po cfare ndershimi more zotrinj .Ne vend te 31 dhe 32 kush fiton apo beni zhurme kot.
Po po cfare ndershimi se na kenaqet
ahahha po te ishte e vertete kjo tani rama do i kishte ngrit militantet e tij para kryeministrise ose do kishte ngrit ndonje cader me greviste ne bulevardin e tiranes, jeni per te ardhur keq.