Presidenti Meta dekretoi të premten Kryeministrin Edi Rama në postin e Ministrit të Jashtëm. Dekretimi vjen 4 ditë pas propozimit të kryeministrit Rama për të qënë ai Ministër i Jashtëm dhe bëhet pa konsumuar afatin prej 7 ditësh që Kushtetuta i jep Presidentit në raste dekretimesh të anëtarëve të qeverisë.
Në një njoftim të Presidencës theksohet se “emërimi i Kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
Jo thellimit të krizës institucionale
Të tjera konsiderata kanë fituar ndaj “rastit të veçantë dhe të paparashikuar” në Kushtetutë. Në njoftimin për shtyp të Presidencës theksohet se “kreu i shtetit merr në konsideratë që struktura e kabinetit qeverisës është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Por krahas kësaj të drejte ka edhe një arsye tjetër madhore: evitimi i thellimit të krizës institucionale Presidencë-Kryeministri dhe dalja e diplomacisë nga ngërҫi që “do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, vë në dukje njoftimi. Me dekret të Presidentit Meta është shkarkuar edhe Ditmir Bushati, nga detyra e Ministrit të Jashtëm.
Cili do të jetë qëndrimi zyrtar i Tiranës për marrëveshjen Serbi-Kosovë?
Nuk është sekret se ish-ministri Bushati kishte mbajtur qëndrime të qarta kundër opsionit të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk është sekret edhe që Presidenti Meta ka shprehur të njëjtin qëndrim. Nuk është sekret që Kryeministri Rama nuk është prononcuar kundër ndaj opsionit të ndryshimit të kufijve, duke lënë hapësirë që të mendohet se mund edhe të mos jetë kundër.
Madje edhe refuzimi i Presidentit Meta për të dekretuar propozimin e Kryeministrit Rama që Ministër i Jashtëm, në vend të Bushatit të ishte i riu 28-vjeçar nga Prishtina, Gent Cakaj, u mbështet në deklaratat e këtij të fundit pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, të cituara nga vetë Meta, se “shkëmbimi i kufijve po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.
Përballë këtij qëndrimi, Presidenti Meta nxitoi të shprehet se “Integriteti territorial dhe Pavarësia e Kosovës janë të paprekshme”. Që të dy, Presidenti Meta dhe ish-Ministri i Jashtëm Bushati, me qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, janë në të njëjtën linjë me Kancelaren Merkel dhe diplomacinë gjermane. Por nuk përjashtohet që ndikimi personal i Kancelares Merkel kundër korrigjimit të kufijve mund të ulet pas vendimit të saj për t’u larguar gradualisht nga skena politike, gjë që mund të lerë një hapësirë potenciale për rritjen e rolit të SHBA apo aktorëve të tjerë si Rusia.
Rritja e rolit amerikan u duk në ftesën e Presidentit Trump për dy presidentët Thaçi dhe Vuçiç, për të firmosur në Washington “marrëveshjen historike”, nëse ajo arrihet mes tyre. Presidenti serb Vuçiç tha gjatë vizitës në Beograd të Presidentit rus Putin të enjten se “Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë”. Pritshmëritë janë se është koha që Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Rama të deklarojë qëndrimin e Shqipërisë, nëse opsioni i ndryshimit të kufijve mbetet dominant për të normalizuar marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrë nga Deutsche Welle
Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan edhe mendon…….
Ç’të bënte xha Hasani, ashtu ishte koha atëherë, Shqipëria e vogël ishte në pritje të udhëheqësit të madh të BRSS. Ishte hapur fjala se baba Stalini do të vinte të na bënte vizitë dhe xhaxhi Hasan, një goxha plak që i ishin shteruar fuqitë prej moshës, ishte në hall se nuk do shkonte dot të takonte mikun e madh. Prandaj kishte vendosur të rrinte në oxhak dhe të pinte duhan pranë vatrës së tij.
Sot xha Hasani rri pranë televizorit, pi duhan dhe mendon: Vallë a do vijë Trampi apo Putin të na vizitojnë dhe të na pyesin se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne, të majtët dhe të dhathtët e Shqipërisë së vogël, për kufijtë e Ballkanit? Pse jo, bile ata duhet të na pyesin dhe të na marrin pëlqimin edhe për kufijtë e Botës.
Këshilla e xha Hasani të për të gjithë këta që po i mëshojnë qëndrimit për kufijtë e Ballkanit dhe më gjërë, është mos u përqëndroni në një gjë që nuk keni as këllqe dhe as ndonjë rol të rëndësishëm, mbasi ata të mëdhenjtë e xha Hasanit kur vendosin, të fundit jeni ju që as nuk u bini ndër mend atyre.
Që nga i madhi e me radhë mos i jepni shumë vlera vetes, por bëni mirë të ulni shkopinjtë e nervave ndaj njëri-tjetrit dhe mendoni vërtet për të ndërtuar strategjiitë për zhvillimin e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe të bashkëkombasve.
Shkurt: Nëse jeni të mençur, të ditur dhe atdhetarë filloni të kryenin mirë e qartë DETYRAT E SHTËPISË.
Arbëror Epiroti
Se cili do të jetë qëndrimi zyrtar i Tiranës për marrëveshjen
Serbi-Kosovë tani pasi shef i diomacise shqiptare u dekretua nga Presidenti Meta kryeminisyri aktual shqiptar Edi Rama , nuk duhet edhe shume menquri per te ia qelluar pasi kryeminisyri shqiptar Rana asnjiher deri sot nuk u shprehe se Qeverija e Shqiperise e perkrah ndryshimin e kufijve mese Kosoves dhe Serbise apo, Qeverija e shtetit shqiptar eshte kunder ndryshimit te kufijve mese Kosoves dhe Serbisr .
Pasi behet fjale per te njejtin person Edi Ramen minister i Europes dhe i jashtem i Shqiperise ateher , edhe qendrimi i te njejtit person duhet te jete i njejte karshi ndryshimit te kufijve Kosove :Serbi e kjo do te thote se edhe ne te ardhmen nuk mund te presim qendrim te prere te ministrit te jashtem pose HESHTJES
Heshtje sepse gjate gjithe kohes kryeministri Rama edhepse kishte qene pjesemarres ne planin e fshehte te Vuciq rethe ndarjes se Kosoves ai gjithe kohen kushte zgjerur heshtjen si deklarate zyrtare te shtetit shqiptar dhe, nese ky plan do te dhkonte sipas projektit te Vuciq -Rama -Thaci ateher Serbija do ta aneksonte veriun e Kosoves kurse pjesa tjeter e mbetur e Kosoves do ti bashkohej Shqiperise . Ne rast se ky plan vertet do realizohej keshtu dhe keshtu do perfundonte , kryeminisyri Rama dhe ministri per Europen dhe punet e jashtme te Shqipetise sikur aktualishte eshte
( vete pashe , vete subash ) do ta kishte shume me lehte qe 12 miljre detare te Detit Jon te ia jape ose fale me shume lehtesi Greqise dhe keshtu do te perfundonte projekti ” madhor ” i treshes Vuciq – Rama – Thaci sipase nje thenje popullore ” gjithe ujqerit e ngopur , gjitha delet ne numer ”
Por , eshte edhe nji thenje tjeter popullore e cila thote se ” hesapet e shtepise , s ‘ qiten ne qarshi ” sepse treshes Vuciq -Rama -Thaci mund tu dale pake si dallash ngase , per keta kufij aktual te Kosoves ne paguam nji fature shume te larte dhe gjate nji shekulli e ca per Kosoven u derdhe shume gjak dhe ky fakt Vuciqi e Rama edhe mund te mose kene edhe aq shume njohuri per mizorite dhe gjenocidin serb ushtruar ndaje popullates shqiptare te Kosoves kurse Thaci e di por , per hater te nji marreveshje ” te madhe , historike ” etj etj dokrra , me Serbine paska qene i detyruar ta pranoje kete projekt serb
Mirpo , nqs. vertet ky projekt super i fshehte perfundon ashtu si e paskan projektiar 2 lideret shqiptar dhe ai serb ateher qe tani ne ta dijne se vala e tmerreshme e gjakederdhjes kete here nuk do te mbetet ne kufijte e Kosoves , apsolutishte jo por , do ta perfshije edhe Serbine ne permasa shume shume me te gjera se sa mund ta imagjinoje kaptina e Vuciq , Rama dhe bashkemendimtaret e tyre te lig