Përshëndetje DITA. Z.Viktor Malaj ka të drejtë kur thotë që duhet që zyrtari amerikan, që pritet të vijë sot në Tiranë z.Xhonatan Mur, të dëshmojë një qëndrim pa ekuivokë për ato po ndodhin tani në vendin tonë. Në këtë mënyrë, edhe respekti dhe dashuria e shqiptarëve për këto vende do të njohë vetëm rritje.
E dinë zyrtarët që vijnë për zgjedhjet që u bë publik në media një formular i ndërtuar nga administrata shtetërore, që i kërkonte çdo punonjësi të administratës të siguronte 20 vota për Partinë Demokratike?! Mënyra e ndërtimit të formularit, presioni ndaj një punonjësi të thjeshtë të paradeklaronte jo vetëm votën e tij, por dhe të 20 njerëzve të afërt të tij, është një asgjësim i lirive politike në Shqipëri. Ky është një presion i tipit ‘Gestapo’. Por ironia e fatit është se në vend që ky skandal të ishte debati kryesor në vend, po kthehet në debat miratimi i tre ligjeve të mbetura të paketës së Brukselit, një prej të cilëve ka të bëjë pikërisht me statusin e nëpunësit civil. Me të drejtë Mero Baze analizon që përfytyroni që ditën e hënë parlamenti të ngrejë dorën për të miratuar ligjin për të drejtat e nëpunësit civil dhe ditën e martë Flamur Noka (medemek ministri i Republikës) të vazhdoj të shpërndajë formularin që i kërkon çdo nëpunësi 20 vota të paradeklaruara për Partinë Demokratike??
Lajmet e përditshme flasin dhe dëshmojnë se Sali Berisha po i prish zgjedhjet. Terrori mbi administratën publike, këmbëngulja për të mos plotësuar KQZ dhe kriza reale e Berishës me Perëndimin, janë lajmet e vërteta të këqija që po prodhon Shqipëria.
Email nga adresa: [email protected]
O moj shqypni, e mjera shqypni,
kush të ka qit me krye në hi,
ti ke pas kenë nji zonjë e randë,
burrat e dheut të thirshin nanë…..
Po ku janë burrat në shqipëri vallë???