Para nje jave bota u njoh me emrin e ri te Atit te Shenjte qe do te udheheqe Kishen Katolike ne vitet e ardheshme. Me siguri ajo qe goditi menjehere prej tij ishte thjeshtesia perballë detyres se re dhe pervujteria me te cilen menaxhoi situaten! Nje Pape qe refuzon luksin dhe pasurine, qe ka bezdi trajtimin preferencial, qe se ka problem te shkoje dhe te paguaje personalisht faturen e dhomes se hotelit, qe madje leviz me autobuz dhe qe gatuan vete! Personalisht u ndjeva krenar qe nje njeri i tille do te perfaqesoje besimin tim ne mesin e kombeve!
Si antagonist i persosur i kesaj … gjate meshes se pare qe Ati i Shenjte zhvilloi ne Rome, nje tjeter person, qe pa deshiren time pretendon se me perfaqesoi edhe mua atje, ne te vertete shkoi dhe me tregoi se cfare do te thote te te vij turp nga Kryeministri yt! Jo vetem qe ishte jashte kontekstit sepse s’ka pik lidhjeje me besimin katolik, jo vetem qe fjalet dhe veprat e Papes i shikon si dicka e larget dhe pa pika takimi me karakterin e vet, por guxon dhe te lidh suksesin e tij politik me bekimet Hyjnore!
Nuk dua te merrem ketu nese nje gje e tille eshte apo jo blasfemi, sepse ndoshta se kam kompetencen. Ajo qe me ben pershtypje eshte se si Berisha flet ne emer te katolikeve Shqipetar sikur te ishte ai Arqipeshkevi i tyre dhe jo Imzot Rrok Mirdita!
Personalisht une jam katolik, por nuk pretendoj te flas ne emer as te Kishes, as te laikeve te saj! Ky eshte opinioni im! Dhe opinioni im eshte se duhet te marre fund epoka kur katoliket identifikohen me Berishen! Duhet te marre fund epoka kur katoliket e Shqiperise identifikohen me Jozefina Topallin, Nard Ndoken apo me PD-ne dhe parti te tjera! Katoliket nuk mund te identifikohen me me shperthimin e Gerdecit. Katoliket nuk mund te identifikohen me me personin qe zhyti vendin ne varferi. Katoliket nuk mund te identifikohen dhe te ngjyejne duart me gjakun e protestuesve te Janarit 2011. Katoliket nuk mund te identifikohen me asnje qeveri qe varferon popullin dhe shkaterron vlerat! Katoliket nuk mund te jene ne anen e tradhetareve te kombit! Katoliket nuk mund te jene ne anen e atyre qe vrasin shpresen dhe jeten! Katoliket nuk mund te jene me nje qeveri qe e ka zhveshur njeriun nga cdo dinjitet njerezor dhe e trajton ate si nje “gje” per te fituar me shume para!
Katoliket, te pakten ne bote, jane ata qe luftojne per vlerat si jeta dhe dinjiteti njerezor! Jane ata qe gjenerojne solidaritet, qe mbrojne familjen dhe te varferit! Qe kujdesen per barazine sociale dhe per shperndarjen e barabarte te te ardhurave. Jane katoliket qe sot luftojne per paqen ne bote dhe per mbrojtjen e mjedisit! Jane ata pishtari i arsimimit dhe i sherbimeve spitalore ne mbare boten! Jne ata qe kujdesen per emigrantet dhe integrimin e tyre! Dhe une si katolik s’kam pare asnjeren prej ketyre pikave te jetesohet ne qeverisjen e vendit tim!
Perkundrazi, me 7 vjet sherbim brenda Kishes Katolike, kam pare nje Shqiperi te varfer, analfabete, te vuajtur, te poshteruar. Pa shkolla. Pa spitale. Pa nje sistem gjygjesor qe te mbroje te drejtat e njeriut dhe te qytetareve! Te degjeneruar dhe shpartalluar ekologjikisht. Qe nxit gjuhen e urrejtjes me fqinjet dhe qe thellon hendekun mes te pasurve dhe te varferve! Qe braktis emigrantet dhe qe as interesohet per integrimin e tyre!
Si pasoje … une si katolik refuzoj te votoj Berishen ne keto zgjedhje! Qofte ky edhe i mbeshtetur nga ndonje perfaqesues fetar, miqesia me te cilin mund ti siguroj ndonje vote ne teper ne toke… por kurre asnje te tille ne qiell!
Une dua te eci nen gjurmet e Schumann, De Gasperin, Adenauer, J. Bech, Kennedy, Havel, Blair etj etj…. keta jane Katoliket qe dua te ndjek… jo Berishen! Une dua te eci nen gjurmet e Papa Franceskut! Papes tim i cili me ben krenare dhe me frymezon te sherbej me teper! Te parit Pape shtrengimi i duarve i te cilit do te coje ne disfaten e diktatures dhe ne rilindjen e nje kombi, simboli i se cilit eshte Nene Tereza!
Jezusi kur hyri ne qytet ishte mbi nje gomar, Papa ne meshen e inagurimit takoi nje gomar(Berisha).
Shyqyr qe doli njeri me fol se kur flitet per ne Katoliket i shko mendja robve direkt te vicidoli! Zoti na falt po edhe ai Rroku ngjit mas PD rri gjithe diten e ka bo Kishen SHPK! Turp!
Kush e mbeshtet me Berishen mes Katolikve pervec Rrok Mirdites dhe ndonje Prifti te lidhr me pushtetin? Asnje! Bravo autorit! Mori fund epoka e Berishes! Na duhet pokitike e vlerave! Na duhet rilindje!
Te lumt pena or ti cun! Na vie turp na ky cop maskara qe shko e flet per tbekume nga Hyu mu nmes tVatikanit!
Te ngresh pyetjen se a e perfaqeson Berisha kristianizmin ne Shqiperi eshte si te marresh nje goditje ballore gjate nje ndeshje boksi.
Ky njeri qe ne fillim te pushtetit te tij na antaresoi ne lidhjen e vendeve arabe duke dashur edhe te parathote menyren e tij te pushtetit.
Ky njeri i lidhur ngushte me qarqet me shoviniste te Serbise ( ku eshte dhender dhe bashkepunetor i UDB ) dhe Greqise cdo gje mund te jete por jo njohes dhe aq me shume ndjekes i vlerave kristiane.
Sali Berisha eshte nje njeri qe se ndal as vjedhja , perdhunimi as vrasja ne sherbim te qellimit te tij primar pushtetit absolut. Me pak fjale eshte nje kriminel i babezitur qe nuk ndalet para asgjeje.
Persa i perket Jozefina Topallit ajo eshte thjeshte nje femer e eksituar nga Sali Berisha qe s’ka as moral dhe as personalitet keshtu qe eshte humbje kohe te merresh me te.
Nuk mund te them per askend ne politiken e sotme Shqipetare qe eshte ndjekes i vlerave kristiane. A mund ta pohoje njeri se Edi Rama qe ndau gruan me femije , qe masakronte femrat qe bashkejetuan me te eshte njeri me vlera kristiane – kurre.
Paste Zoti meshire per ne se deri tani akoma s’ka njeri ne politiken tone qe mund ti besosh as 10 % te fjaleve qe thote.
me pelqeu artikulli ..Qe me te vertet shum i goditur nga permbajtja….
Me kujton nje thenie te Julio Andreotit “prifti voton, zoti jo”
Kurrsesi! Katoliket, nese ndonjehere kane kryer faj, duhet te kerkojne faljen dhe te pendohen dhe te mos e perserisin me krimin. Nderkohe qe Saliu jo vetem qe nuk pendohet por krimet e tij, elektorale dhe njerezore nuk kane te sosur.