A mund te jetoj nje njeri i qete ne ketë vend? Besoj se jo. Por po te drejtohem ty o pushtetar, kujdes kur flet e firmos, se edhe ti jeton ne këtë Shqiperi qe po shkatërroni me veprimet tuaja. Do ta pësoni si ai fshatari që shkoi ne qytet per te shitur fiq dhe rrugës i urinoi. Tha s’ka gje se qytetaret do ti hane. Por ne darke kur u kthye në shtëpi, me fiqtë e mbetur pa shitur në shportë, e zuri nata rrugës dhe pastaj e kapi uria. Iu kthye fiqve që shurrosi duke gënjyer veten “ja ky ktu nuk do jetë lagur, as ky tjetri, as ky tjetri” derisa i hëngri të gjithë.
Email nga adresa: [email protected]
Leave a comment