Pershendetje Dita. Une qe po ju shkruaj quhem Edi Spahiu, banues ne qytetin e Beratit dhe me profesion gazetar dhe radiokronist sportiv. Do te deshiroja qe te jem sot pjese e rubrikes Posta e Lexuesit. Ajo qe me ka shqetesuar realisht janë lajmet e ditëve të fundit se nga ana e Prokurorise se Pergjithshme gjoja qenkan gjetur fakte te reja ne lidhje me disa procese te njohura gjyqësore sic eshte konkretisht rasti i ish deputetit te ndier Xhindi, Eleni Bashos, apo edhe e ish punonjesit me te larte te SHISH ne Durres Isa Copja. Pse me ka bere shume pershtypje? Sepse bëj pyetjen: Pse pikerisht ne nje moment te tille kane ridale ne skene keto dosje? Sipas mendimit tim këto nuk kane te bejne aspak me gjetjen e “fakteve te reja” pasi sic i thone nje shprehje “qeveria (po te doje) e kap lepurin me qerre”.
Unë e konsideroj si nje bllof te rradhes te Prokurorise qe kerkon te largojë vemendjen e opinionit nga skandalet e kesaj qeverie. Do ta shohim në të ardhmen e afërt që janë vetëm një bllof këto që thuhen sot. Jam i bindur se kjo është nje taktike krejt e ndyre dhe me qellime aspak serioze dhe profesionale. Po kerkojne te shperqendrojne opinionin e gjere nga temat aktuale te dites qe jane te lidhura me nje sere skandalesh te medha qeveritare. Me respekt nga Edi Spahiu.
Letër e nënshkruar: Edi Spahiu
Kështu mendoj dhe unë, z. E. Spahiu. Kemi të bëjmë me show ,,hetimor” Z. Llalla bën mirë ti rihapi e ti zbardhi dosjet e ,,harruara” apo të ,,vështira” por nuk është nevoja të ,,rrahi gjoksin” se ç far do të bëjë me ato dosje. Z. Prokuror i Përgjithshëm, bën mirë tu rikthehet dy dosjeve tragjike të cilat kullojnë gjak qytetarësh të pa fajshëm, Dosja ,,Gërdec 2008” dhe Dosja ,,21 Janar 2011”. Në se ka përgjegjësinë qytetare e profesionale dhe don të hyjë në histori si Prokurori i Drejtësisë Shqiptare, për të parën të marrë në ndjekje penale ish ministri e mbrojtjes dhe për të dytën, të marri në ndjekje penale S. Berishën dhe E. Ramën. Le ta bëjë këtë edhe për të vënë para provës madhe Gjykatat Shqiptare të tre niveleve. Por, me sa duket, ai nuk është nga ata modele. Fatkeqësi……!