Nuk është hera e parë që qeveria Rama dhe Bankers përplasen.
Në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend.
Në atë periudhë (17 prill 2014) Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare.
DITA raportoi me detaje në atë periudhë mbi këtë ndërhyrje strategjike në sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri që kishte në epiqendër të vëmendjes kompaninë “Bankers Petroleum”.
Për të pajtuar konsulentin e specializuar që do orientonte qeverinë nëse duhej të kalonte ose jo në arbitrazh, u zhvillua një tender në Tiranë.

Këtë tender e fitoi një kompani angleze e quajtur:“Omnia Strategy LLP”.
Omnia do të orientonte qeverinë shqiptare në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante me kontratën koncesionare me “Bankers Petroleum”.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se Presidente dhe drejtuese e kompanisë angleze “Omnia Strategy LLP” është zonja Cherie Blair.
Ajo është bashkëshortja e ish-kryeministrit anglez Tony Blair, ndërsa ky i fundit është prezantuar në Tiranë si një këshilltar (pa pagesë) i qeverisë.
Rezulton se kompania e zonjës Blair është themeluar në vitin 2011, por kjo kompani ka pasur dhe bashkëpunime të mëparshme me qeverinë shqiptare në të kaluarën madje para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Bëhet fjalë për pajtimin në vitin 2012 të kësaj kompanie me qëllim mbrojtjen e shtetit shqiptar në Arbitrazh për zgjidhje kontrate me kompaninë e naftës “SKY Petroleum” që kërkonte 600 milionë euro dëmshpërblim.
Një vit më vonë shteti shqiptar doli fitues nga kjo çështje, kërkesa e “SKY Petroleum” u rrëzua.
Dy vjet pas kesaj kompania e zonjës Blair u pajtua nga qeveria “Rama” jo për të ndjekur një proces gjyqësor, por thjesht për të orientuar nëse ia vlen ose jo të hapet një proces gjyqësor me “Bankers”.
Duket si një konsulencë e thjeshtë, por nuk është aspak e tillë, ndonëse pagesa për konsulentin ishte vetëm 20 mijë euro.

Sektori i energjisë, përfshirë atë të hidrokarbureve, nuk funksionon thjesht si një treg, por si një treg strategjik. Çka do të thotë se asete të rëndësishme të këtij tregu, asnjëherë nuk gjenden në duar të rastësishme.
Kontrolli mbi to ka gjithnjë prapavijë të fortë politike, herë kombëtare, herë ndërkombëtare, ose dhe të kombinuar.
Kur “Bankers” nisi të operonte në vendin tonë, shpalli si pjesë të Bordit Drejtues të kësaj kompanie një VIP jo pak të njohur për shqiptarët: Gjeneralin Wesley Clark. Ai ishte drejtuesi ushtarak më i lartë i NATO-s, që nën iniciativën dhe direktivën e dyshes Clinton-Blair, drejtoi operacionet ushtarake në Kosovë pas gjenocidit të shtetit serb.
Zoti Clark është shumë popullor ndër trevat shqiptare, por pas tërheqjes nga karriera ushtarake ai i është futur biznesit, ka hapur dhe ai një firmë konsulence, por ndërkohë rezulton dhe në Bordin Drejtues të kompanisë “Bankers Petroleum”.
Zoti Clark dhe zoti Blair janë ndër më të spikaturit në atë që quhet “Iniciativa Clinton”, një konglomerat personalitetesh ndërkombëtare të botës së politikës dhe biznesit që shpesh i dedikohet bamirësive, por nuk lë pas dore as lobingun, sidomos kur vjen puna për vendet e botës së tretë.

Duket si një ‘garë’ mes miqsh të vjetër, nga njëra anë “Bankers” që është në shënjestër për abuzime flagrante me koncesionin e Patos-Marinzës dhe që në Bordin Drejtues ka gjeneralin Clark.
Nga ana tjetër kemi qeverinë shqiptare, që pajtoi euro firmën konsulente “Omnia Strategy LLP “të zonjës Blair.
Sipas kontrates se 2014-s zonja Blair dhe kompania e saj duhej të dorëzonte pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar të vlerësimit mbi nismën e arbitrazhit (brenda muajit korrik te atij viti).
Ne baze te ketij raporti qeveria shqiptare do të merrte vendimin e saj përfundimtar mbi këtë çështje.
Se çfare raporti ka bërë Omnia (në latinisht do të thotë “gjithçka”) qeveria nuk dha detaje.
Por hapat e qeverisë shqiptare për prishjen e kontratës me Bankers u stopuan prej atëherë / DITA
SH QARTE!
JA PRA KU FLIKA LEPURI!!!
FEMIJET ATJE LE TE VDESIN NGA GAZI, VETEM XHEPAT E ZOTIT DHE ZONJES BLER TE JENE PLOT
PFFF CFARE NEVERIE
CFARE QEVERITARESH SHPIRTKATRAN QE KEMI.
JANE ME TE ZINJ SE NAFTA
🙁
MJERE NE
Ja fut kot!!! Bankers ka permiresuar ndjeshem kushtet e punes dhe te nxjerrjes ne fushe marinez..Nuk e di nese kishe hedhur nje sy me pare kur ndoteshin edhe lumenjte me naften e albpetrolit..
Sa per eren e keqe kjo vjen nga puset e albetrolit dhe nga rafineria e azerbajxhanit (tacit) por ka qene qe ne kohe te dudumit..mos bej populizem gamgam si Rama..
JO KAQ, POR E KA CUAR PRODHIMIN NE SHIFRA REKORD, MBI 1 MILION TON NE VIT.
Te vjen te ulerish per kete shtet lubi-rrangalle qe ja u ka nxjerre edhe lekuren shqiptareve ne shitje.Eshte e njejta derexhe me ate te atij mbretit morracak ,qe e tregetoi gjithe popullin per ekzilin dhe valixhet e tij, mbushur me flori.
shkresen qe permendni ne artikull e gjen ne faqen e akbn.
Problemi eshte qe kompania ka ushqyer regun mediatik me reklama pa fund pasi e kishte parashikuar kete situate. Bravo i qofte dites qe e nxjerr nje lajm te tille.
8 vite me humbje te pakten 1 euro duhet te jete plus ne bilancin e Berishes
Sic thote dhe artikulli, nxirren gati 3.000 tone ne dite. ne faqen e kompanise kam pare se mesatarisht nxjerrin ~20.000 fuqi nafte bruto. Nje fuqi ka ~ 158-160L. Raporti 1ton metrik eshte ~ 7fuqi. Nga 20.000 fuqi ne dite, dalin ~ 7.300.000 fuqi ne Vit. Me raport 1:7 kemi 1.000.000 Ton. Sot, ne tregjet nderkombetare “one barrel of crude oil” (nafte bruto) eshte $104.30/ Nga Prill 2009 – Prill 2014, brenda nje viti cmimi eshte ngritur nga ~$85 per Fuqi ne $104.3 me ca orshilacione te vogla gjithmone ka shkuar me ngjitje. Ne varesi te kualitetit dhe te shpenzimeve (hiq investimet fillestare, pagat, siguracionet, borxhet etj) e duke llogaritur se gjithmone ka treg per nje produkt te tille, nuk ka sesi kjo kompani te dale pa fitim. Pretendohet se kane investuar $1.5 Miliarde. Dicka e tille – dhe nese do kish paguar taksat ne rregull, do i kishte lare (me ekagjerim ne raport) brenda 5 vjeteve. Kjo eshte nje kompani qe ka 10 vjet ne operim Nese marrim 7.3 Milion fuqi nafte me cmim $104.30 = $761.000.000, kjo eshte shuma totale-vjetore qe arketon kompania.
—
BankersPetroleum, ka 3-4-5 aksionere, dhe Abby (Abdel) si personi kryesor ka grupin me te madh te “shares” aksioneve. Zakonisht nje kompani publike (e kuotuar ne bursat nderkombetare) i ka aksionet e hapura dhe shume financues, per disa arsye. Kjo kompani duket nen radar. Po ashtu “nen Emrin e Shqiperise” (kjo do lexuar si “vend ne zhvilim, dhe jo ne menyre te drejte” ka marre Hua nga dy institucione Financiare borxh-dhenese; per te mbeshtetur operacionet e saj. Dicka qe nuk do e arrinte nese do ish 1)Kompani private 2) Kompani jo-koncesionare ne ne shtet te caktuar.
* Dokumentet Financiare (ne websitin e saj) jane te pa-plota dhe me shume boshlleqe.
* Raportet e detyruara dhe bilancet, s’jane te paraqitura.
* Kjo Kompani rezulton e hapur ne 2004, pikerisht ne kohen kur i eshte dhene koncesioni. a) duhet hetuar se kush firmosi per kete koncesion b) si lejohet nje kompani pa eksperince (i) ne fushen e hidrokarbureve dhe energjise (ii)pa- baze operacionale (iii) pa-praktike ne shendet e siguri (iv) pa-pervoje mbrotje ambjenti; te marre koncesion me nje Shtet si partnere?!
* Kompani te sapokrijuara mund te rezultojne te demshme per Ambjentin, shume shtete pranojne te shkojne me “dreqin qe dihet” me Kompani qe kane dhjetra apo 00 vjet ne operim, per arsye se dhe kur ikin; ne raste qe ka katastrofa/ demtime ambjentale, akoma mbahen pergjegjese. Nje kompani qe hapet 25 vjet me pare – vetem per nje qellim – pa dege nderkombetare, pa asete e burime te qendrueshme, po aq lehte dhe mbyllet.
* Kur kjo kompani ka vetem nje “figure head” (thuaj -boss/ agjent) qe operon per qellime te momentit dhe fitim te shpejte, qofte ne perfaqesi te nje grupi bankash, ne nje sektor kaq te rendesishem, me implikime afatgjata ne jeten e shtetit/ banoreve, treguesit jane shqetesues.
* Sikur te kete sot aksidente e probleme ne puse e Naftes, dhe nese besohen fjalet e tyre, dhe letrat qe shohim; duket Fare Qarte, se Bankers Petroleum s’eshte e afte te perballet me to.
Koncesionet jane kontrata substanciale dhe ka disa tipe te tyre; mund te paguajne per te drejten e shfrytezim/operimit dhe taksa, ose disa paguajne perqindje nga fitimet; ne shumicen e rasteve ato ofrojne nje sherbim te cilin shteti dhe ai rajon nuk e ofron dot vete. Perdoren per aeroporte, hidrokarburet, rruge, sherbime ujore etj. Dhe kontratat duhen bere me mend, nisur nga fakti se dhe diferenca prej 1-5% mund te ndikojne ne humbje/fitim per palet.
Si/ dhe/ a mund te prishet nje kontrate?
_______________________________
Prishet, dhe eshte dicka e zakonshme ne biznesin e perditshem. Forma me brutale eshte konfiskimi dhe ri-nacionalizimi tipik komunist apo “ala Chavez” por sot kjo nuk eshte e rekomendueshme.
a) Mund te kerkosh “ri-shikim” ne Gjyq, duke ja lene gjykates nese obligacionet kontraktuale nuk po plotesohen nga pala tjeter; ne keto raste eshte e keshillueshme te kerkosh “demtime”, nje nga faktoret baze qe te jep te drejten e ri-shikimit. (demtimet- keq-realizim detyrimesh, mos pagim taksash, ndotje e palejueshme ambjenti, parregullsi operacionale, magesi ne rekorde apo tentativa qe prekin transparencen dhe obligimet etj)
b) “nen presion” kjo vlen me teper per pale individuale, kur njera pale eshte jo ne gjendje te sakte (alkohol, droge, probleme mendore) e detyrohen qe nen kercenim -te firmose.
c) mashtrim, keq-interpretim dhe mos-permbushje; te gjitha keto jane shkaqe per te prishur nje kontrate. Ketu futet (kujdes!) rastet kur nje Pale pretendon se po del pa Fitime, Shteti Shqiptar s’ka te beje fare me kete, biznesi mori kete risk persiper me vetdije!
d) premisa te gabura, nje nga keto eshte Korrupsioni (nese provohet) pamundesia/ mos-profesionalizmi dhe shkaqe te tjera qe tregojne se kjo Kontrate eshte bere “nen fallcitet” si ne hyrje, si ne aprovim; kushtdo ta kete fajin (dhe zyrtaret shteterore te atherheshem) Shteti Shq. e prish kontraten. Nje dicka ideale ne kete rast do jete nese “personi/grupi” pergjegjes i asaj kohe “denohet dhe penalizohet” sipas procesist Penal te shtetit Shqiptar. Penalizmi gjithmone cimenton nje ceshtje te mepashme Civile, duke e bere fitimin e saj, gati-gati nje formalitet.
e) “termination clause” Cdo kontrate ka provizione te tilla, ku te dyja palet “i thone njera tjetres” se “dicka e caktuar” mund te aktivoje kete veprim esktrem, dhe te dyja ndahen ne kete pike, nepermjet pranimit te saj ne advance.
f) variacione (ndryshime) te perkohshme, nese te dy palet determinojne se nje “arbitrim i gjate” do jete i kushtueshem nga ana ligjore, ato bejne nje “ri-shikim” deri ne nje kontrate me solide.
g) “kosto e daljes” Nese Qeveria Shqiptare vendos se po humb me teper sesa ka fituar, dhe nuk sheh rruge per te ardhmen, por ka fakte se do i rekuperoje humbjet e neser del me fitim (nga nje kontraktor tjeter) ajo “blen pjesen e mbetur te koncesionit” sigurisht me miratimin e pales tjeter, e kontrata mbyllet miqesisht. Kjo eshte me teper nje mundesi teorike per Shqiperine.
Shteti Shqiptar duhet te pergatitet dhe te mendohet mire perpara se te futet ne situata te tilla, duhen juriste dhe financiere te specializuar per kete pune; Gjykatat deri ne pike te fundit dhe per sa kohe nuk shpjegon qarte Gabimet/ Demtimet/ Thyerjet dhe mos-plotesimet e angazhimeve kontratuale, tentojne te jene elastike me Biznesin. a) fjala Shtet ka shume peshe, dhe “te dobetit” konsiderohen Pala e Biznesit, qe ka nevoje “per fairness” Ana tjeter…”vogelsia e kesaj Kompanie” ne kete rast shkon ne favor te saj, dhe Gjykata “perkujdeset” Sikur te ishte British Petroleum, do shihej si peshkaqen i madh. Sigurisht keto jane Subjektive, por shumica e “kontratave/ gjykimeve te tilla” Fillojne e bien, ne Subjektivitet, pervecse kur ka fakte absolutisht te pa-kundershtueshme.
—
Kujtese per Gazeten DITA,
“mos na lini ne” tek fusha e postimeve te perfshihemi ne akuza, sharje, permendje emrash apo tregues direkte ” qe i dine te gjithe” pasi ne cdo situate te jete kjo Kompani, ka me shume burime se ju; e ju komplikon operacionin ditor deri ne pika qe mund te sjelle vendime punitive; te cilat mund te mos i perballoni. Ketu jeni pertej territorit “berisha burre i keq” Nje Biznes qe do te mbroje asetet e tij, si fillim hidhet ne kundersulm, “kapet nje njerin dhe vendos ta beje shembull” Aty ku dikujt i preket reputacioni…veprohet me shume mend e kujdes; i.e. “raportim i thate, kuotohen burime, intervista direkte e gjithmone i jepet hapesire Pales, per sqarime dhe pergenjeshtimre. Sic dhe cdo koment ne Forumin tuaj – si Platforme Mediatike- ligjerisht ngelet pergjegjesia juaj. Miqesisht.
Sa mire ia beni llogarite tjetrit qe nga shtepia, sikur te kishit bere tuajat kaq mire Shqiperia do ishte nje Zvicer tjeter ne Europe. Kujton se ajo kompani auditohet nga injorante apo tatimet nuk kane shkuar asnjehere per kontroll aty. A thua e eksportoi naften ne epruveta qe i kishin fshehur ne valixhe dhe nuk ua gjeti dot dogana.
S’ta ka fajin Bankers se s’ke industri perpunuese te naftes ne vend ti. Edhe nje Armo qe ishte e shkaterruan me deshire te plote. Vendi qe eksporton lende te para eshte i predispozuar te mbetet vend i varfer, kush e perpunon dhe e shet si produkt perfundimtar eshte ai qe merr benefitet me te medha.
Boll mo njerez me kete vrull revolucionar kunder biznesit te huaj.
Tjetri normal ka ardhur per te fituar ne Shqiperi, ka investuar (gje qe shteti yne s’ka kellqe ta beje) dhe normal pret te fitoje ne te ardhmen. I paguan shtetit 10% rente minerare dhe do i paguaje 50% te fitimit kur te filloje te fitoje ndonje gje. Normal qe per demet qe ben duhet te paguaje, por mos i vini vendit njolla te zeza duke larguar investitoret e huaj. Hiqeni nga mendja, nuk largohet kollaj pa kosto per shtetin nje biznes qe ka investuar 1 miliarde dollare ne kete vend.
nuk auditohet nga injorante, por injorancia shqiptare lejon auditimin nga kriminele.
mos repliko me se je per turp
Shko o proletar, bashkohu me turmen, futini kazmen bizneseve gjakpirese, socializmi le te triumfoje!
S’ke lidhje me ekonomine e tregut, s’ke asnje koncept. Nuk e sheh qe ekonomine e ke me breket ne fund te kembeve e s’te afrohet investitor, qe kur sheh edhe injorancen tuaj u behet me i lehte vendimi per mos e shkelur kete vend, por do te vesh edhe kushte sikur je superfuqi.
Ta kam shkruar me siper, per aq kohe sa nafta krudo nuk perpunohet ne vend, ashtu sikurse dhe kromi, bakri e gjithe mineralet e tjera, Shqiperia nuk ka per ta ndjere ndonjehere perfitimin real te pasurive te veta natyrore.
Por per kete nuk eshte as faji i Bankers e as atyre te tjereve qe eksportojne lende te paperpunuara, ketu eshte faji i shtetit dhe i proletareve te demokracise qe i shkaterruan keto industri perpunuese ne vend.
bravo mirel!
Oh sa mirë me kenë shqiptar (por me banim jashtë dhe shtetësi të huaj ) !
Do bej dhe nje shtese te fundit. Behet fjale per dicka shume substanciale, jo vetem me efekt ditor e per te nesermen por nje reaksion zhinxhir, se ku te shpie abuzimi me asetet natyrore. Ne rastin me e keq eshte “vjedhje e tradheti Kombetare” ne me te mirin eshte “injorance dhe humbje” nga padija. Duke lene nje tolerance prej -20% ne shifrat me lart, te themi se nga Kualiteti Nafta jone nuk eshte e standartit me te mire; nese shitet me $80-82 per fuqi-nafte. [cmimet tregu i jep per Naften Bruto, prej saj mund te marresh 50% gazoline a produkte te tjera e adxhuston tek produkti final sipas rajonit/ duke shtuar kosto rafinimi dhe transport ] ne Shqiperi kjo kompani fiton gati 80 x 7.3 M fuqi ne vit ~ $600.000.000. Sido te jete koncesioni (kete nuk e dime akoma) me perqindje, a ne vlere operacionale + taksim te drejte; shteti Shqiptar ne $5-8 Miliarde qe ka fituar kjo kompani, plus () interesin e ketyre parave ne 10 vjet, ka humbur qindra milione – $. 9ndoshta (£2-300.000.000) Duhet kuptuar se c’dem kolosal kemi pasur.
Ketu vime tek FMN-ja. Shkuam te lypim borxh pikerisht per 00-Milione $ qe dikush thote jane 300, njeri 500 e disa $900 Milione. Nese nga ky Burim Natyror do i kishte shteti keto qindra milione -$ S’do shkonte tek “rreziku qe paraqet” borxhi i FMN-se. Borxhe te tilla, rriten ne menyre eksponenciale, e nje krize nderkombetare apo inflacion ne dy shifra a afer tij (8-9%), do e fundoste plotesisht fuqine ekonomike te shtetit Shqiptar; si ne liquiditet e si ne besueshmeri. Ky 1$ miliard “i vogel” si borxh i yni tek FMN-ja (qe Qeveria do marre ne 3 vjet, BB etj) te shtyn deri… ne devaluim monedhe. Ka raste qe borxhet aftagjata, me “interesa te bute” dhe me ri-pagime te vogla ne keste, jane me te keqija se nje borxh me interes me te larte dhe keste pak me te medha ne ri-pagim me te shpejte.
Si konkluzion; Shteti Shqiptar duhet te beje nje “lidhje te shkurter” e me mend ti drejtohet nje Kompanie serioze [pa i zbuluar keto negociata per tani] ato te keshillojne se “ku jane gabimet” nga eksperienca e tyre, e me nje “mbyllje syri” per te ardhmen, u jep te kuptojne se e kane nje shanc te hyjne ne loje. Ne aspekt nderkombetar 7.000.000 fuqi Nafte ne vit, jane te pakonsiderueshme; nje nga shkaqet qe ne shtete si Ne mund te krijosh kompani “brenda vitit” e te japin koncesionin. Se te medhajat ndoshta nuk kane leverdi. Iraku – p.sh. prodhuesi i 5-te ne Bote per naften, ka 140.000.000.000 fuqi Nafte. Dhe ate qe ne nxjerrim ne 1 vit (6-7 milione Fuqi) i nxjerr ne 2-3-4 dite, me kapacitet prej 2.000.000 fuqi ne dite. Nga ana tjeter nisur nga a) infrstruktura ekzistuese b) pervoja disa dekadave c) lehtesia ne cpim 4) thellesia/ afersia ne reserve; kontratat qe jep u dalin Kompanive me $1.4 dollare per fuqi; meqe u duhen leke shume/ dhe shpejt, ka gjetur kete rruge. Ne Iraq Nafta “merret gati falas” me ~$2 per fuqi e shitet aq sa munden nga kompanite shfrytezuese $100+.
Media Shqip duhet te gjeje “kostot operacionale” dhe “koston totale” se sa kushton nxjerrja e nje fuqie Nafte ne Shqiperi, pastaj fitimet kalkulohen me kollaj. Nese sic pretendon Kompani se dalin pa fitime- dhe themi se jane pa humbje…atehere i bie qe ne Shqiperi nje Fuqi Nafte kushton ~$80+ vetem te dale nga toka! Ketu lind pyetja “naive” perse kjo Kompani rri akoma aty…a eshte organizate bamiresie apo biznes?! Dhe nese nuk jane transparent Shteti Shqiptar ka te drejte te vere gjoba-prapavepruese per aq sa ka humbur ne taksim/fitim, sipas legjislacionit Shqiptar. Ekstremi eshte ne “ngrirje akontosh dhe asetesh” ne vendin ku eshte [Shq} ne vendin e origjines [Kanada] duke bere kerkese, dhe me presione ndaj pronareve dhe mbeshtetesve Financiare, te cilet dhe nese z Abby zhduket neser apo “semuret” kane nje reputacion per te mbrojtur e detyrime per te dhene. Por duhet “mbajtur dora” ne kete stad, pasi qellimi final eshte ” te marresh sa mund te marresh” me pas shohim e bejme… .
Thene keto, burimet e hidrokarbureve nuk nenvleftesohen askund, e per nje vend te vogel si i yni, jane te respektueshme ne Sasi e Para. Kjo, ne situaten ekonomike neper te cilen po kalon, eshte Imperative per Shtetin Shqiptar. Kjo me sa shoh deri tani eshte pertej Shtetit tone, ato duhet te grumbullojne prova e te tregojne vullnet dhe te marrin sherbimet e nje firme serioze konsulentesh nderkombetare. Dhe me ato duhet kujdes, pasi “pagesa e konsulences eshte ene kornometer” dhe jo falas. Por ka dhe nje ndryshim..dhe KETE ASKUSH NUK PO NA E THOTE NE. Ne 2006 mendohej se kishte 100 milione Fuqi nafte ne ate zone; a eshte keq-llogaritur a fshehur asnje se di. Sot parashikimet thone se jane 20-50-400x me shume, ose dhe me teper.
Ju kujtohet Ceshtja Albpetrol e Vektro?
Sipas njeres nga faqet me te besueshme per Cmimet e Karburanteve e shfrytezimet oilprice.com, Ne tender, nje nga 6 kompanite pjesmarrese ishte dhe BankersPetroleum! Me mbi £300.000.000 oferte ne tenderim. Ketu gjindet ne Rekord Publik, Kanadezi Mark Hodgson, Zv-President i Zhvillimit te Biznesit per Bankers, “Cmimi i larte i Albpetrolit, rrit vleren e aseteve te Bankers!” Kjo Kompani ka investuar $450 milione ne Patoz-Marinze dhe $215 milione tashme ne Kucove!! E ne ate kohe zv-Presidenti vazhdoi (se po u fliste tregjeve dhe jo z Cani & Co!) “Albpetroli eshte bureokratik e i ngadalte, vendimet e tij shpesh jane politike, e jo me motivacion finaciar. Jemi te eksituar te zgjerojme prodhimin e Naftes ne Shqiperi dhe te RRISIM pagesen ne Taksa.”
d.m.th. Shqip- po na shkon puna jo thjesht mire por shume mire…e jo vetem kemi fitime per vete por po Shtojme taksat ne Ndihme te (lexo-permbushim kontraten) ne … ndihme te shtetit SHQIPTAR. Ku jane Taksat??
—
@ Media. Me shume qe kam menduar per kete, me shume shoh qe ka dicka qe eshte gabim ne menyre fondamentale. (a) Nje Kompani qe i thote Shtetit Shq. nuk po fitojme dhe s’paguajme dot taksa. 9b) ne bote pretendon se po i shtohet rendimente/ prodhimet, vlerat ne asete e projektimet per te ardhmen..e per me TEPER, po zgjeron fushen operacionale.
1) Pyesni inxhiniere te vjeter te Naftes. Mendoj (dyshoj) se ka “keq-transparence” ne shifra te Burimeve Natyrore. Dikush nen hunden tone, po manipulon jo vetem me parane por dhe me Vleren e Projektuar e Kapacitetin Total. Diku lexova nje shprehje qe na fuste “ne fushat nfatembajtese me te te medha ne Europe”…e shume si keto. Ekspertet Shqiptare dhe ju, Nuk duhet te flini gjume kur perballeni me Probleme te tilla.
2) ri-evaluim i ligjit te 1994-tes, ku Kompania Kanadeze akoma po shfrytezon klauzolen qe percakton se per sa kohe qe “Investimet kalojne shifren e fitimeve” s’detyrohen te paguajne “taksen Korporative” Biznesi nuk vepron me mendesine e shtetit, e eshte plotesisht i afte ta shfrytezoje kete, ndemjet “ri-investimit” te perseritur ne cdo faze [sigurisht kan investuar, por…] Pa llogaritur qe jane gati 2 miliard tone kubik te gazit ne Dumre.
Ne nuk duhet ti gezohemi deklaratave Patetike per “naftembajtesin, e korridoret nga Rusia” se kjo nuk na ben pike te rendesishme (o te marre! @ politikanet) por te fut ne Varesi gjeo-strategjike; kur hapi No1. eshte kontroll i plote dhe i sakte, i shfrytezimit te Burimeve Kombetare; mesa po duken bathet…Reservat jane shume, shume me shume se c’na kane thene. Kjo kompani duhet te jape llogari per cdo fuqi te nxjerre e cdo Studim te bere per te ardhmen.
HETONI! Dite e nate, dhe verifikoni se c’po ndodh.
Hartim i bukur, me nja 2-3 gabime ortografike. Ne shqipen tone te shkruar, fjala FUQI, nuk perdoret si matese e kapacitetit prodhues te nje sipermarrje private.
Nga ajo sallate numurash qe na parashtron si te qena, e deri tek konkluzioni personal se rezervat na qenkerkan “shume me te medha sec na kane thene”, eshte nje rruge e gjate hamendesimesh dhe xhonglimesh me “fakte tipike fshataresh” ku miu behet shpejt elefant apo anasjelltas.
Personalisht, do mjaftohesha me transparencen e kontratave dhe kontrollin e imtesishem mbi prodhimin, sasine dhe cilesine e tij, permbushjen apo jo te parametrave teknike gjate punes dhe dokumentimit e demshperblimit te menjehershem te gjithe demeve te kryera.
Sa i perket prishjes se kontratave.!! Perdorimi i teknikave te palejuara nga ana e sipermarrjeve, ku demet ne prona dhe fauna jane fakte te pakonstetueshme, perbejne nje justifikim ligjor, per trajtimin e cdo kontrate si te pavlefshme.
ou, te paska konfuzuar q-ja e fuqise ty
po ne treg me sa matet sasia e naftes, a nuk matet me njesi volumi, te quajtura dhe fuqi??
ti o fuci o ska
e shef, nje germe te ngaterron shqipen, po nje flali e tere, po nje artikull i tere?
Merret me mend, nuk kupton fare..
Zogu ne krahasim asgje s’ka bere!
@P.A.B.
Faleminderit per kete informacion te hollesishem dhe shume sqarues. Lexoj dhe pyes vehten se kur shitet budallalleku c´e do mencurine dhe kur shitet paaftesia cé do aftesine? Perse njerez me kapacitet si ty dhe te tjere jane emigrante rrugeve te botes dhe nuk kane force te kthehen dhe te kontribojne per atdheun e tyre, qe sic duket nga angazhimi yt ne keto komente te Dites jane atdhetare te ndershem? A nuk jane keto qendrime tonat qe e bejne te keqen te fitoje gjithmone ne Shqiperi?
PASURITE TONA NATYRORE PO GRABITEN NGA INJORANCA DHE LAKMIA E PUSHTETAREVE TANE.
Cpimi per nafte dhe gaz ne thellesi te madhe eshte i njohur nga shkenca dhe teknollogjia ne Bote, por gjithashtu njihet se ka pasoja te renda per gjeollogjine e nentokes me pasoja te paparashikuar per mjedisin rrethues. Enver Hoxha kerkoi ta shfrytezonte kete teknollogji me forcat e veta, por me debilet qe kish nga pas i hasi sharra ne gozhde dhe preu shume koka komunistesh duke filluar nga Lipe Naci e deri tek sekretari i partise Gusho ne Fier me nje ushtri ARMIQSH nga pas. Sot shume firma boterore dhe kryesisht amerikane kane kerkuar te opereojne ne zonen e Ballkanit, vecanerisht ne Rumani dhe Bullgari per te kryer cpime ne thellesi te medha, por nuk jane lejuar nga shtetet perkatese per shkak te presionit te shoqerise civile dhe kryesisht nga kundershtimi i shoqatave ekologjike.
KU GJENDET SHQYPNIA E MJERE NE KETE RADHE DREJT BE-SE?
Atje ku e la Enver Hoxha vite me pare ne injorancen totale intelektuale, pa shoqeri civile dhe pa organizata ekologjike dhe duke i shtuar klasen politike mafiozo komuniste, partite lakmitare grabitqare politike qe per disa rryshfete minimale shesin cdo gje edhe pasurite tona natyrore me vlera te pakrahasueshme edhe BYTHEN e vet te komunistit bolshevik, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit kur eksportonte te gjitha pasurite shqyptare te Zotit bile edhe produket ushqimore me trena dhe vapore per te blere nje veture te markes BENC ne Perendim. Prandaj edhe firma grabitqare Bankers ka gjetur shesh dhe po ben pershesh dhe Edi Rama me Like Floririn qeshin dhe bejne sehir duke fekuar duart te kenaqur nga KOCKAT qe keta terminatore kanadeze me prapavije nga ryshfetciu anglez Toni Blair po u hedhin klases sone debile politike sikur te ishin qen te urritur rruge.
PUSHTETAR SKEMI SE JAN HAJDUT PO SKEMI AS GAZETAR PROFESJONIST TE IVESTIGOJN DHE TU NXJERIN KALLAJN SE BOJA U KA DAL POLITIKANEVE SHQIPTAR SHIKONI IVESTIGONI RIDVAN BODEN KA BLER VAJZES SHPI NE VJEN KU I GJETI LEKET DHE MAKINAT LLUKSOZE QE NDERON VANI KTO SHIKONI
o shqipe qe e gjuhen te bukur,………
Ti do info,zbardhje kontratash…etj bla bla.
Ti shoku dhe shume te tjere mos harro daten 21 te shkosh e te votosh,KAQ,Detyra jote fillon dhe mbaron aty!!!!
Mqns do nje info…….50-60% te Ballshit eshte ne pronesi te Azereve,Security I GJITHI eshte nen logon angleze(bler),…..tani boll kaq info,se me shumw trullepsesh.
NJE PERGJIGJE PAB-it
Na mbyte me boshlleqet e lajmeve dhe kercenimeve qe i drejton DITA-s dhe ne njekohesisht si bashkeudhetare te saj. E ke kaq te veshtire te mos jesh jo ripetitiv, duke perseritur deri ne zvenim te njejtat pallavra.
DITA- eshte bazuar dhe bazohet ne shumicen e lajmeve qe publikon, ne fakte, dokumenta dhe deshmi te mire provuara, e nuk besoj se ka nevoje te “perkujtohet” nga turtulle qe mbushin boshlleqe me sqep-gericjet e tyre te matufepsura.
Ke degjuar per bilancet e shoqerive qe jane te detyruara ti depozitojne prane agjensive te Tatim Fitimeve dhe ne Ministrite e Ekonomise dhe te Industrise?.
Aty, ne ato grumbull genjshtrash te çertifikuara nga kompani te huaja (KPMG ne rastin e Bankers Petroleum) duhen gjetur skandalet qe sot perjetojme.
Ne 2014-ten shpenzimet operative te Bankers Petroleum i kaluan te 95 milion dollaret, 22 milion per pagat dhe 60 milion dollar per shpenzime transporti.
Persa i perket pagave, Brisejda Shehaj, zylyfja e turnit te Kalifit te Surrelit, me skllavin e saj te Fierit Fation Krakullin, duhet te bllokojne çdo page dhe rimbursim te atribuar personave qe jetojne jashte Shqiperise, eshte shume e thjeshte apo jo?
Te njejtin kontroll duhet te bejne edhe per shpenzimet operative, qe duhet te mbulojne vetem ato te kryera ne territorin shqiptar, eshte edhe kjo shume e thjeshte apo jo?
Ndersa Irena Beqiraj, zevendesuesja e Spiropall-es, duhet te çveshe nga shpenzimet e transportit, ato te kryeara jashte territorit shqiptar, thjesht duke bere vetem detyren me te cilen kane abuzuar dhe vazhdojne te abuzoine edhe sot.
Borxhet e Bankers Petroleum, me qindra miljona dollare, nuk ka pse ti paguajne kurrizthyerit shqiptare, duke qene se jane perdorur ne pjesen me te madhe per te blera tokat ne Texas te USA-s, jo prodhuese deri me sot, vetem gllaberuese fondesh dhe te veshtira e jo rentabile per nje prodhim te mundeshem nafte me metoda tradicionale.
E per me shume, duke u nisur edhe nga ngjarjet kriminale te ketyre diteve, zonat tona naftembajtese po i sherbejne Bankers Petroleum, si laboratore aplikimi te metodave te ndaluara me ligj ne territorin amerikan.
Behu me komunikues e jo i merzitshem, jo per tjeter, po duhet te rrotullojme disa here mousin per te kaluar “pordhet me rigon” qe kerkon te na shesesh, edhe duke kercenuar.
Vertet e merni seriozisht se kjo Qeveri dhe ky Kryeminister i djathte i nje partie te majte , kerkon te anulloje kontraten me BANKERS ? Nuk po shikoni qe Ai po ben gati te shes edhe ato pak pasuri qe kane mbetur si ALBPETROLI ?
Jane vetem mashtrime , asgje tjeter .
Anglia shteti me i poshter i Globit
Mire more miq mire, por situata ku jemi katandisur kerkone ZGJIDHJE URGJENTE…..
Dhe a di nod kushe te na jape ndonje me dime se si ky popull duhet te dale nga ky kolaps ku e kane futur POLISHEJTANET SHQIPTARE E TRADHETARET ?
A mund RAMA ra caj kete akull? Ne mos le te largohet…..
Anglezi thote “enough is enough” qe do te thote: boll se na plaset, pra nuk mbane me uje pilafi
SHQIPTARET KANE PRANUAR TE JENE SKLLEVER ME DESHIRE. KETE E KANE MIRATUAR ME VOTAT E TYRE KETO 25VJETE. PER ME TEPER VZHDOJNE TE FLENE…
GJUME TE EMBEL. SA TE FLINI JU JU VODHI SALA, RAMA BASHE, META E KOMPANI…
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .
PERPARA RILINDJA E KORRUPSIONIT.
Shqiperi ne kthetrat e kapitalit te Marksit . Qe jemi katandisur ne kete fare gjendje kuptohet qarte .Merrni cte doni une te jem ne karrike .Hani ju e vjedh une .Keto gabime qe jane bere me pasurite strategjike si bejne as vendet e Afrikes .Pushtetaret tane nuk kane as mendjen e kryetarve te fiseve Afrikane qe ruajne me gjak pasurite e tyre .
Jane bere gabime qe ,si shtet i ngordhur ,ose i dorezuar ,skemi asnje mundesi ti riparojne. Brezat tane perfundimishte jane te kapitulluar dhe skane asnje mundesi te gezojne frutet e kesaj toke te mallkuar flori .
Jane nenshkruar ne kohen e Saliut dhe Rama dredh zinxhirat e skllaverise qe i eshte vene popullit .Eshte i perfshire dhe zoti Klark.I pleksur me shume interesa nderkombetare .Ka perfunduar cdo gje dhe mos prisni ti shohim hairin .Jane ligjet e kapitalizmit qe nuk kthehen mbrapsh.Vetem me epokat e revolucjoneve prishen keto raporte . – Populi ine me kllasen tene politike drejt fitoreve te reja -.
O shqiptare!Duke publiku oraret e zones Blair ketu me ate omnia etj,asgje nuk i ndodh asaj,po sa t’ia kaloni keto lajme miqeve gazetat ne angli,thé guardian per shembull ose times ,ose per weslay Clark huffington post-it,do jeni reagime zyrtare nga ajo…se gazetaret e huaj nuk Jane si gazetaret shqiptare qe as nje kerkese per sqarim nuk ia kerkojne kur moisveprimi i sa kushton jeté njerezisht …
Qe BANKERS ka 11 vite qe ka vjedhur miliarda euro, kete e kupton dhe nje idiot, por konflikti i tanishem me te eshte se KOCO KOKEDHIMA (ALBPETROL) nuk po arrin t’ju vjele bakshishiin qe do.
Si e merr KOCO bakshishin?
Te gjitha kompanite naftenxjerrese paguajne tek KOCO bakshish ne formen e naftes se paperpunuar, qe KOCO e con tek RAFINERIA E FIERIT, ku e “perpunon” pak dhe e hedh ne tregun shqiptar pafature. Kjo eshte skema me e madhe e vjedhjes se RILINDJES, e cila nuk le gjurme (pasi nuk ka dokumenta e fatura). Dhe ne te ardhmen ne se dikush do te hetoje kete grabitje te naftes, eshte e pamundur, per mungesa gjurmesh dokumentare.
Pra kjo, krahas vjedhjes se BANKERS, eshte vjedhja me e madhe qe po realizohet ne Shqiperi nga KOCO KOKEDHIM dhe RILINDJA, qe vetem nje hajdur gjeni, si KOCO mund ta dizenjonte.
Por per te mos e lene dhe SALI BERISHEN pa gje, qe te mos ngrere zerin per kete vjedhje, Ministria e Energjitikes ne dijeni te plote te EDI RAMES dhe KOCO KOKEDHIMES i kane aprovuar transferimin e aktivitetit te kompanise se naftes STREAM OIL, prone e SHKELZEN BERISHES, tek nje firme amerikane TRANSATLANTIC PETROLEUM, tek e cila po SHKELZEN BERISHA eshte aksjoner.
Kush ka deshire te hetoje, jemi te gatshem te japim materjale:
[email protected]
R I L I N D J A e VAZHDIMIT te VJEDHJEVE te BERISHES por me LEJEN e KOCOS
kjo cherry aq e zonja oshte sa 1 here u bo tape ne pub edhe harroi femijen e vet,,,,,imagjinojeni cilen kemi si keshilltare per ceshtje te tilla,,,,,,po normale si do ta lante kallomi borxhin ndaj padronit bler,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!