Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 5-ish zyrtarët e Ministrisë së Punës të cilët akuzohen për abuzim me tenderin e aktivitetit për festën e 1 majit 2010.
Prokuroria e Tiranës, ka dorëzuar sot dosjen në Gjykatën e Tiranës, ndaj pesë ish-zyrtarëve Kleves Bitro, Murat Mehmeti, Flora Batusha, Ilir Ibrahimi dhe Besnik Dema.
Në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, thuhet se: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 06 tetor 2011 ka regjistruar procedimin penal nr. 4166 për vepren penale të falsifikimit të dokumenteve, të parashikuar nga neni 186 I Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar pas kallezimit të shtetases M. B. Kjo shtetase ka kallezuar funksionare të lartë të MPCSSHB Tiranë për veprime në kundershtim me ligjin gjatë organizimit të aktivitetit “1 Maji, Dita Ndërkombetare e Punetoreve”.
Kërkesa e plotë e Prokurorisë
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.4166/2011 , kundër të pandehurve :
1. Kleves Bitro, i dtl . 22.02.1976, i hetuar ne mase sigurimi arrest ne burg ne mungese, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
2. Murat Mehmeti , i dtl . 01.03.1964, i hetuar ne mase sigurimi arrest ne burg ne mungese, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
3. Flora Batusha , i dtl . 25.08.1969, i hetuar ne mase sigurimi detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
4. Ilir Ibrahimi, i dtl . 25.02.1968, i hetuar ne mase sigurimi arrest ne shtepi, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
5. Besnik Dema , i dtl . 03.03.1962 , i hetuar ne mase sigurimi arrest ne burg, akuzuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka per detyre te leshoje aktin te kryer ne bashkepunim , te parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 06.10.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.4166 per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve , te parashikuar nga neni 186 I K.Penal. Ky procedim penal eshte regjistruar pas kallezimit te shtetases M.B. Kjo shtetase ka kallezuar funksionare te larte te MPCSSHB Tirane per veprime ne kundershtim me ligjin gjate organizimit te aktivitetit ‘1 Maji , Dita Nderkombetare e Punetoreve’.
Shtetasja kallëzuese pretendon ne kallezimin e saj se eshte thirrur nga shtetasi Kleves Bitro( drejtor I kabinetit te MPCSSHB) nga mesi I muajit Maj te vitit 2010 dhe I eshte kerkuar te nenshkruaje si anetare e Komisionit per organizimin e aktivitetit. Kallezuesja nuk ka pranuar dhe sipas saj ky ka qene shkaku i largimit nga puna. Te njejtin qendrim e kane mbajtur gjate deklarimeve te tyre dhe shtetaset K.M dhe A.SH.
Me date 21.05.2012 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte depozituar kallezimi penal i Kontrollit te Lartet e Shtetit , ne ngarkim te punonjesve te MPCSSHB Tirane per vepren penale te shperdorimit te detyres, te parashikuar nga neni 248 I K.Penal . Sipas kallezimit , gjate organizimit te aktivitetit per festen e 1 Maji-t 2010 eshte vepruar ne kundershtim me ligjin dhe ne praktiken per organizimin e ketij aktiviteti ka mungesa te shumta per dokumentimin e aktivitetit , duke vleresuar per nje dem ekonomik per shtetin ne vleren 9.237,863 leke.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane pas regjistrimit si procedim penal me nr.3781 te kallezimit penal te KLSH, me date 22.05.2010 ka vendosur bashkimin e procedimeve ne nje te vetem , ate me nr.4166 te vitit 2011.
Ne kuader te hetimeve paraprake rreth ketij procedimi penal ka rezultuar se :
Me urdherin date 26.04.2010 te Ministrit te MPCSSHB ( me poshte Ministri) eshte urdheruar ngritja e Komisionit per ndekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve ne marrjen pjese te ngjarjes ‘1 Maji, Dita Nderkombetare e Punetoreve’ me kete perberje : Murat Mehmeti Kryetar I KOmisionit, shtetasit Kleves Bitro, Flora Batusha, Ilir Ibrahimi dhe BEsnik Dema anetare te Komisionit. Po me urdher te Ministrit, date 26.04.2010 eshte urdheruar ngritja e Komisionit per specifikimet teknike te evenimentit ‘1 Maji , Dita Nderkombetare e Punetoreve’ me kete perberje : Murat Mehmeti Kryetar, shtetasit Kleves Bitro, A.L, G.XH dhe R.J. anetare te komisionit.
Vlera per organizimin e ketij aktiviteti ishte caktuar 19.800.000(nentembedhjetemilione e teteqindmije ) leke.
Me date 26.04.2010 rezultojne se jane derguar ftesa per organizimin e aktivitetit tre subjekteve , “S…. shpk”, “M… shpk”, dhe “U…..”, se bashku me specifikimet teknike per organizimin e aktivitetit. Me date 29.04.2010, rezultojne se jane protokolluar tre ofertat e subjekteve per organizimin e atij aktiviteti. Me shkresen date 30.04.2010 , Kryetari I Komisionit , njeheresh Sekretar I Pergjithshem I Ministrise se PCSSHB, shtetasi Murat Mehmeti , njofton Ministrin duke I dorezuar raportin e hollesishem per realizimin e procedurave te organizimint te aktivitetit per diten e 1 Maji-t. Me date 30.04.2010 eshte lidhur kontrata e sherbimit midis MPCSSHB perfaqesuar nga Ministri dhe subjektit “M….” shpk, per organizimin e aktivitetit ‘1 Maji Dita Nderkombetare e Punetoreve’.
Subjekti “M….” shpk , me date 05.05.2010 ka leshuar faturen tatimore te shitjes per bleresin MPCSSHB ne Shumen 19.800.000 leke. Me date 26.05.2010 nga ana e MPCSSHB eshte leshuar urdheri I shpenzimit per kalimin e kesaj shume ne favor te MC shpk.
Ne vijim te hetimeve eshte kerkuar informacion televizioneve ku sipas ofertes se paraqitur nga subjekti fitues do te transmetohej spoti televiziv per festen e 1 Maji-t.
Nga informacionet e 3 televizioneve, rezulton se :
-Subjekti “M….” shpk , ka lidhur me televizionin e pare kontraten per transmetim reklame me date 27.04.2010 per nje afat te transmetimit nga data 27.04.2010-01.05.2010 ne Shumen 256.667 leke.
-Televizioni i dyte me subjektin “M…..” shpk nuk kane perpiluar nje kontrate formale , por sipas dokumentacionit bashkelidhur rezulton se subjekti ka paguar per transmetimin e spotit Shumen prej 1.522.844 leke dhe spoti per festen e 1 Maji-t eshte transmetuar ne datat 27.04.2010 derime30.04.2010.
-Televizioni i trete ka informuar se “M….” shpk ka leshuar faturen tatimore te shitjes date 04.05.2010 per transmetimin e spotit per Festen e 1 Maji-t per datat 27.04.2010-01.05.2010 ne vleren 1.382.355 leke.
-subjekti “P…..” rezulton se ka lidhur kontrate me subjektin “M…..” shpk me date 28.04.2010, per vendosjen e CTL ne datat 28.04.2010 deri me 04.05.2010 ne vleren 8000 euro me TVSH.
Sa me siper eshte provuar se nga ana e anetareve te Komisioneve te ngitura me urdher te Ministrit jane konsumuar elemente te veprave penale te falsifikimit te dokumenteve, parashikuar nga nenet 186/3 e 25 te K.Penal.
Duke qene se subjekti “M…..” shpk ka kontraktuar me tre televizionet dhe subjektin “P…..” qe ne datat 27.04.2010 dhe 28.04.2010 , konkurimi rezulton te jete bere fiktiv , pasi nga dokumentacioni rezulton se oferta e subjektit fitues te jete protokolluar ne Ministri me date 29.04.2010 dhe kontrata qe e ka shpallur fitues eshte lidhur me date 30.04.2010, pra subjekti fitues eshte paracaktuar dhe nuk ka patur konkurim.
Ne lidhje me vleren e demit cmojme si vlere demi faktin qe reklamat e vendosura nga “P……” qe sipas preventivit eshte ne vleren 5.500.000 leke, kane patur vleren e vertete 8000 euro me TVSH dhe kohezgjatja e vendosjes se ketyre reklamave shkon pertej dates 1 Maji qe eshte dhe dita e organizimit te aktivitetit qe reklamohej si e tille dhe para dates 30 Prill 2010 qe eshte data e lidhjes se kontrates. Dem per interest e shtetit perben edhe vlera qe eshte paguar per transmetimin e spotit ne televizionet e perzgjedhura para dates 30.04.2010 , pasi ne specifikimet teknike , kerkohej transmetimi I spotit vetem per dy dite. Transmetimi i spotit jashte ketyre datave , minialisht nuk duhet te ishte paguar nga Komisioni i ngarkuar per verifikimin dhe nga financa e MPCSSHB pasi eshte jane kushteve te kontrates se lidhur. Ky fakt provon fiktivitetin e procedures dhe kontrates se lidhur.
Nga ana e punonjesve te MPCSSHB eshte vepruar ne kundershtim me ligjin pasi eshte bere pagesa per subjektin me date 26.05.2010 pa u njohur me te gjitha dokumentet qe sipas kontrates subjekti kishte detyrim ti paraqiste per te provuar se kishte vepruar sipas preventivit. Nese keto dokumente do te ishin paraqitur, Ministria nuk duhet te kishte paguar nje pjese te mire te vleres prej 19.800.000 , pasi sherbimet jane kryer nga “M…..” shpk jashte periudhes se kerkuar nga Ministria.
E gjithe procedura e ndjekur qe prej dates 27.04.2010 deri me date 30.04.2010 eshte teresisht fiktive , pasi kryetari i Komisionit te perzgjedhjes se subjektit fitues , i pandehuri Murat Mehmeti , rezulton se ka qene gjate kesaj kohe jashte territorit te Republikes se Shqiperise.
Nga sa siper rezulton e provuar se te pandehurit ka falsifikuar dokumente zyrtare duke qene i ngarkuar ne perpilimin dhe nxjerrjen e tyre.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të K. Pr. Penale,
K Ë R K O J:
Gjykimin e procedimit penal
Per masarain Ksera dhe balilin e ti Ilir Ibrahimi denimin maksimal se kane qene kusare te te varferve!
Vini re sa e ka bere qafen Ksera, po te ishin dy si ky, ne pranvere,po tu vinim nje plug te rende do na plugonin tokat e nje komune ne pranvere.
Ksera meriton burg afatgjate,por nuk mbetet mbrapa me marifetet e tij edhe ky i riu Veliaj….! Nje ndryshim kane nga njeri tjetri,Ksera vepronte sipas modelit KCK(kap ca tkapim) ku edhe 100 euro kishin vleren e tyre,pse jo edhe nje dreke peshku zinte vendin e vet ashtu si dhe shume banalitete te tjera. Ky i riu i do te trasha eurot me shume zero dhe kane filluar ti lezetojne,sidomos kur i merr nga ‘specialistet’ e vjeter qe ky po mbeshtet. Drekat dhe darkat i lezetojne edhe te riut sidomos tek Mrizi. Kujdes Erion, ti po gabon…..
Kleves Bitro duhet me burgim te perjetshem se jo vetem ka vjedhur po mori ne qafe dhe 10 punonjes te tjere duke I kercenuar me vendin e punes, nje evgjit ordiner qe duhet te kalbet ne burg .