SMS në DITA
Në 0689073730
Dita e dashur! Abuzimi me përkrahjen sociale dhe kempin është i paimagjinueshëm. Janë me mijëra në të gjithë vendin që e marrin padrejtësisht. Kryesisht janë militantë, e më së shumti të PD-së. Janë të shëndoshë si kokrra e mollës, dhe kanë 20 vjet që e marrin paturpësisht atë. Po të bëhet një kontroll i imtësishëm, do gjeni xhevahire të atilla sa do dukeshin të pabesueshme. Ka akoma emigrantë, apo me makina luksoze që janë nëpër këto bordero. Korrupsioni bën muuuuu aq shumë, sa vetëm një budall nuk e kupton. Këta hajdutë të administratës kanë harruar të hanë drekën apo darkën në shtëpi, sepse drekojnë me këta hallexhinj që i pagujnë faturat e restoranteve. Nga ky abuzim disa miliona euro, hallexhinjtë do merrnin goxha më shumë para në muaj. Bëjeni një kontroll i dashur Erion Veliaj, sepse do i bëni një shërbim super hallexhinjve të Shqipërisë!