Shefi i Milanit, Adriano Galliani, ka këmbëngulur se transferimet e janarit që ka bërë ekipi i tij kanë qenë shumë të suksesshme.
Rossonerët janë në mes të tabelës së Serie A, në pikë të barabarta me vendin e 10-të Torinon, por vetëm pesë pikë larg Europa Ligës.
“Atmosfera është përmirësuar shumë dhe sigurisht se fitoret ndihmojnë. Transferimet e janarit gjithashtu po bëjnë mirë, si Honda, ashtu dhe Taarabt. Adil Rami po bën mirë po ashtu. “Honda është lojtari më i mirë në Azi dhe ne duhet që të kemi durim me të. Jam i sigurt se me kohën ai do të justifikojë vendimin për t’i dhënë fanellën me numrin 10. Rezultatet pozitive u bëjnë mirë të gjithëve, e nëse ne zgjodhëm Seedorfin, është për shkak se mendojmë se ai mund të bëhet trajner i mirë”, ka thënë Galliani.