Një aferë korruptive mes Tiranës dhe Prishtinës është dërguar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku të akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë disa zyrtarë të lartë në të dy vendet. Konkretisht i pandehur është marrë Enver Hasani, ish-Rektori i Universitetit të Prishtinës, Hakif Veliu, ish-Shefi i Zyrës së Prokurimeve në këtë universitet dhe Albert Rakipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë. Rakipi ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Sipas aktakuzës “të pandehurit, Enver Hasani, Hakif Veliu dhe Albert Rakipi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale ‘Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës’”.
“Sipas marrëveshjes paraprake, të pandehurit kanë hartuar një kontratë të re, në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale, duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit 12.65€ për 1000 fjalë kanë shënuar çmimin 12.65€ për 1000 karaktere”, raporton Lapsi.al.
“Në këtë mënyrë të pandehurit i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70.426,90€”.
“Kontratën e falsifikuar, më datën 13 dhjetor 2008, i pandehuri Enver Hasani, e ka dërguar në Tiranë tek i pandehuri Albert Rakipi, i cili e ka nënshkruar dhe vulosur atë në emër të Institutit”.
“Duke e shfrytëzuar kontratën e falsifikuar i pandehuri Albert Rakipi, më datën 13.07.2009, e ka dërguar në Universitetin e Prishtinës, faturën për përkthimin e librave të llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere” në shumë të përgjithshme prej 87,541,80 euro, të cilën pagesë e ka lejuar i pandehuri Hakif Veliu”.
“Gjithashtu, më datën 02.12.2009, i pandehuri Albert Rakipi ka dorëzuar në Universitetin e Prishtinës edhe një faturë për përkthimin e njëmbëdhjetë librave, të llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere”, në shumë prej 299.488,75€, e cila faturë nuk është paguar, dhe për të cilën ISN-ja pretendon se UP-ja i ka borxh”.
“Me çka të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 341 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës”.
Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka kërkuar që Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana t’ia kompensojë Universitetit të Prishtinës dëmin në shumën prej 70.426,90€.
Sot ndodhen në çorçaf të urinuar.
Bravo Kosova! Po ne Shqiperi, a do vije ajo dite kur te fantaksurit pas korrupsionit te ulen ne banken e te akuzuarve? Na eshte premtuar per ne vjeshte. Te shohim se sa do e mbajne fjalen. Po presim….
Prandaj krekosen keto shtaze dhe i kane mbushur garderobat me kostume firmato.Sa 70 mijeshe kane shvatur makutet,sa te tilla kane ndare me gjyqtare…Ne Shtator thone-do fillojme keto e ato kontrolle…..Bej sa te duash kontrolle.Po nuk u fute ne njesite vendore,te evidentosh banesat,te kujt jane,sa kane etj dhe ti saktesosh ne hipoteke,nuk ke bere gje.Ka te tille me 10 dhe 20 banesa e me shume.Tatoji,ose konfiskoi,bej ti dridhen leqet,se nuk po dine ku ti shpenzojne parate,po marrin ne qafe dhe veten,jane dhjamosur,diabetosur dhe po i vijne ne ndihme “shoket”per te bere “detyrat e shtepise”,ose po i ikin grate…..