Leonardo di Kaprio mund t’i ketë bërë shumë femra të mendojnë se është tërhequr nga tregu i beqarëve, pas fotove në krah të bukuroshes kosovare, Afërdita Dreshaj. Por si aktori i Hollivudit, edhe modelja shqiptare e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e një lidhjeje. Ata thonë se fotot janë bërë gjatë një qëndrimi si dy shokë në Majami.
“Ne jemi thjesht shokë”, thotë Dreshaj për “E! News”, e cila nuk heziton të bëjë një krahasim mes bukuroshes kosovare dhe të dashurave të mëparshme të Di Kaprios.
Por Afërdita nuk ka qenë e vetmja që është shfaqur në ballkonin e Di Kaprios. Edhe aktori Bradli Kuper është fotografuar të njëjtën ditë, duke shijuar bukuritë e plazhit të Majamit.
Gjithsesi, pasioni i Di Kaprios për modelet bjonde nuk mjafton për ta “lidhur” atë me bukuroshen Afërdita, e cila e ka theksuar shpesh në media se është në një lidhje serioze me këngëtarin Shpat Kasapi, me të cilin ka ndërmend të martohet.
Detyrat e shtepise po benin qe ju kishte dhene zysha dje.Sa mendje te pista qe keni.
yyyyyyyyyyyyyyyyypppp Nardi yyyyyyyyyyyyyyyypppppp hahahahhahahaha