Dhjetë fëmijë afganë kanë vdekur gjatë një sulmi të NATO-s në Afganistan. Ngjarja ka ndodhur në Shigal, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie kanë mbetur të vdekur 10 fëmijë, 6 gra dhe janë plagosur edhe 2 persona të tjerë.
Burime lokale bëjnë të ditur se operacioni që solli ngjarjen tragjike ishte i përbashkët mes NATO-s dhe policisë afgane.
Mësohet se përveç viktimave të pafajshme, operacioni ka eliminuar edhe tetë talebanë. Misioni i NATO-s, Isaf, sqaron se i ka ardhur në ndihmë policisë vendase vetëm nëpërmjet ajrit.