Agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin, thotë se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me rebelët në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al- Asad.
“Shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë.
Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi.
Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri.
Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në.
Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35 vjeçarit mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do shkonte të punonte në Turqi.
Familja Xhelo po ashtu refuzon që të flasë,” raporton AFP.
Por jo vetëm në Shqipëri, edhe nga Kosova po vërshojnë luftëtarët e xhihadit drejt Sirisë.
“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Asad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40 vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri.
Por nëse problemi është kaq i përhapur, shqetësues është fakti që autoritetet në Shqipëri nuk flasin. / TEMA
O ju trutharet “revolucionar”,per ke doni te luftoni ne Siri ???? Aq mir e njihni prapaskenen qe vraponi te lini koken per ke??Gjynah se lini jetima ,lini dhimbje te nena ,motra ,vllezer e shok e shkoni te luftoni e te leni jeten per nje dhe te huaj !! Juve kujtoni se po amerika te doj te mbaroj ajo luft e ka te veshtir? Jo aspak, por ata jan vet ne dilem se nuk din cfar do sjell pos ASSAD ! I thon te kerkosh te vesh vetulla e te nxjeresh syt ! Ka shum mundesi qe renia e Assadit te sjell me shum ngateresa dhe shkaku kryesor esht feja qe i ka percar ! Por megjithate nuk esht vendi per sqarime por fatkeqesia e ktyre shqiptareve qe len atdheun e behen mish per top ne ate Siri te mbytur ne gjak ,viktim e ksaj “pranvere”arabe ! Rini ne atdheun tuaj qe ka akoma rug te madhe per te ber e mos humbni ne nje luft te huaj e te cuditeshme larg vendit tuaj se askush nuk do kujtohet per ju……..Gjynah …gjynah……
KOKAT HENGERSHIN, AQ KANE AQ MARRIN
Po çfar kerkoni o Shqipetare ne Siri,shikoni femijet familjen tuaja.
Po he do zoti te gjithe trecerekshat b..thperpjete ge kthehen neper kutira!
A thua e dinë pse po vdesin dhe për kë po vdesin?