Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kryetarja, Lefterije Luzi nderohen me dy çmime ndërkombëtare për zgjedhjet në Afrikë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë nderuar me Çmimin Ndërkombëtar për Menaxhimin e Zgjedhjeve, “Election Management Award 2014”, në Simpoziumin e 9-të Ndërkombëtar të Çështjeve Zgjedhore, që u mbajt në Cape Town të Afrikës së Jugut.
Gjithashtu, Kryetarja e KQZ-së, është vlerësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (The International Centre for Parliamentary Studies), edhe me çmimin për Menaxhim të Përsosur të Procesit Zgjedhor, “Aëard for Excellence in the Management of the Electoral Cycle”.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga Komiteti i Çmimeve, në përbërje të së cilit ishin përfaqësues të Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR, IFES dhe shumë organizmave të tjerë prestigjiozë ndërkombëtarë, në bazë të vlerësimeve të bëra për zgjedhjet dhe organet e menaxhimit zgjedhor.
Në vlerësim të performancës së trupës zgjedhore gjatë menaxhimit të zgjedhjeve dhe rezultateve të arritura, ndarja e Çmimeve Ndërkombëtare Zgjedhore (International Electoral Aëards), kishte për qëllim vlerësimin e punës, arritjeve, iniciativat dhe përkushtimin e vazhdueshëm të organeve që menaxhojnë zgjedhjet.