Agim Tori, ish zyrtar i lart i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në një letër drejtuar gazetës Tema sqaron rrethanat se si e ka fituar të drejtën për pronën në Ksamil dhe thotë se nuk e ka përdorur detyrën e tij si ish zyrtar i lart i kthimit të pronave. Sipas zotit Toto, për fitimin e kësaj prone janë përdorur këto dokumenta:
1. Fletë e Regjistrit Kadastral lëshuar nga Arkivi Qendror i Shtetit Fondi 610, viti 1926, dosja 54, fleta 2 ku përcaktohet se Bido Toro, është një nga bashkëpronarët e kullotës në Ksamil. Sipërfaqja e bashkëpronësisë është 31051 strem ose 3200 ha dhe Bido Toro është pronar i 4 e ½ të 96 pjesëve që ndahet kjo kullotë. Në këtë dokument jepen edhe kufitë e saktë të bashkëpronësisë, Nga një anë deti – Nga ana tjetër lumi Vivar – Nga e tretë Liqeni Dajlan – Nga an e katërt Kullota që lidhet me Manastirin e ShënJorgjit të quajtur Dhema.
2. Dokumenti i Prefekturës së Gjirokastrës për pronarët e pyjeve dhe kullotave të kësaj prefekture të lëshuar nga Arkivi Qendror i Shtetit Fondi 494, Viti 1945, dosja 493, fleta 11 ku përcaktohet se pronarë të kullotës në Ksamil janë bashkëpronarët Bido Toro …. dhe se sipërfaqja e kësaj kullote është 3200 ha.
3. Vendimi gjyqësore të formës së prerë të marë nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë nr. 794 dt. 07.07.2003 lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokatër që vërtetojnë faktet e mësipërme, por që korigjojnë sipërfaqen e bashkëpronësisë nga 3200 ha në 1320 ha. Pra na ulet sipërfaqja. Ky përfundim i gjykatës ka ardhur si rezultat i matjeve të realizuara edhe nga Ndërmarja e Shërbimit Pyjor Sarandë dhe Kadastra e rrethit Sarandë sepse kufijtë e kësaj prone janë natyrorë dhe që nuk kanë ndryshuar.
4. Harta e përgatitur nga Ndërmarrja e Shërbimit Pyjor Sarandë dhe Kadastra e rrethit Sarandë për shtrijen e kësaj prone në kufijtë e shënuar në dokumentacionin e mësipërm si dhe sipërfaqet e tokës sipas zërave kadastralë. (VKM 560 dt.16.10.1995 pika 5.1.b)
5. Vërtetimin shkresor të përgatitur nga Ndërmarrja e Shërbimit Pyjor Sarandë dhe Kadasra e rrethit Sarandë për zërat kadastralë të ndarjes së kësaj prone në tokë truall, tokë bujqësore, pyll e kullotë si dhe hartën përkatëse me ndarjet e sipërfaqes sipas zërave kadastralë. (VKM 560 dt.16.10.1995 pika 5.1.c) etj.
Gjithashtu, në vitin 2014 u gjendën në Arkivin e Shtetit në Tiranë edhe dokumanta të tjera që plotësojnë të dokumentat e mësipërm të cilat janë:
1. Dy tapitë që vërtetojnë blerjen nga Bido Toro të kësaj pasurie në vitin 1921
2. Proçesverbali i mbajtur nga një komision shtetëror i kohës për kufijtë, sipërfaqen dhe pronarët e kullotës nël Ksamil ku përmendet se Bido Toro është një nga bashkëpronarët.
3. Harta e prodhuar nga ky kalorësi i pyjeve për kullotën në Ksamil, antar i komisionit shtetëror ngritur për këtë qëllim.
Këto dokumenta janë të vitit 1930 Mbështetur në dokumentat e mësipërme si dhe në aktet përkatëse të trashëgimnisë hapëm pranë KKKPronave të Bashkisë Sarandë dosjen me kërkesën për kthimin e tokës të emërtuar truall sipas zërit kadatral të vitit 1996. Sipas kërkesës sonë, por edhe të bashkëpronarëve të tjerë, Bashkia Sarandë bëri një studim urbanistik dhe në bazë të këtij studimi u vendos për kërkesën e trashëgimtarëve të Bido Toros por edhe të bashkëpronarëve të tjerë duke marë vendimet përkatëse. Për trashëgimtarët e Bido Toros u mor vendimi nr. 308 dt.26.04.1996 e KKKPve, Sarande na njohur e drejtat e pronesise dhe na eshte kthyer truall si me poshte: Njohur e drejta e pronesise per Bido Toron, pronar te Sip.16.960m², sipas kufizimeve te percaktuara ne GentPlan. I kthen trashegimtareve ligjore te Bido Toro, Sip.10.000m² ne fshatin Ksamil, nga te cilat:
1. Parcela Objekt Nr.9, Sip.793m²
2. Parcela Objekt Nr.1, Sip.8898m²
3. Parcela pjese e Objekt Nr.3, Sip.500m² truall U kompenson ne natyre Sip.5000m²
4. Parcela Objekt Nr.9 Sip.885m²
5. Parcela Objekt Nr.7 Sip.3924m²
Bazuar ne kete Vendim te KKKPve, kemi realizuar regjistrimin ne regjistrin Hipotekor Nr.5, date 25.09.1996, per Pasurine me Nr.1991. Po kështu u mor në shqyrtim dosja për trajtimin e tokës bujqësore nga KKKPronave të Këshillit të rrethit Sarandë, i cili me Vendim nr. 1 dt.26.02.1997 na u njoh e drejta e pronësisë për 22,9 ha tokë bujqësore si dhe e drejta për të na e konpensuar sipas rregullave të kohës. Ky kompensim nuk u realizua. Në vitin 2003 nga KKKPronave të Qarkut Vlorë u mor vendimi nr. 167 dt. 19.12.2003 i cili na u njoh e drejta e pronësisë 8,9 ha pyll dhe 24,375 ha kullotë, e cila do të na konpesohej me 10000 m2 truall. Kjo e drejtë asnjëherë nuk u relizua.
Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998 bëri që ligjshmëria e kthimit dhe kompensimit të pronave të rishikohej tërësisht duke hequr kufizimet. Kështu u miratua ligji nr.9235 dt.29.07.2004 i cili na e kthente tërësisht tokën tonë. Në këtë ligj në nenin 22 pika 1 përcaktohet “Vendimet e mëparshme” “1. Në rast se në dosjet e depozituara në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, të ngritura sipas ligjit nr.7698, datë 15,4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ishpronareve”, ekziston dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e pronësisë për pronën që do të përfitohet sipas këtij ligji, subjekti i shpronësuar paraqet vetëm kërkesën me shkrim për njohjen, kthimin ose kompensimin e pjesës se mbetur te pronës së paluajtshme.
Vendimet e dhëna ne bazë te ligjit nr.7699, date 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me troje të ishpronareve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve” që nuk janë realizuar, konsiderohen të vlefshme për njohjen e se drejtës se pronësisë dhe komisioni përcakton nëse është i mundur kthimi i pronës së paluajtshme apo kompensimi i saj”.] Nisur nga këto të drejta ligjore ju drejtuam përsëri KKKPronave të Qarkut Vlorë e cila, në mbështetje të ligjit të ri plotësoi vendimet e sipërpërmendura nr. 1 dt.26.02.1997 dhe nr. 167 dt. 19.12.2003 duke bërë plotësimin e këtyre vendimeve:
Vendimi nr.103 dt.31.03.2008 i AKK Pronacve të Qarkut Vlorë, i cili na ktheu në natyrë sipërfaqen prej 22,9 ha tokë bujqësore brenda kufijve të përgjithshëm në V Lidhja me Manastirin e ShënJorgjit, L Liqeni i Butrintit, J – lumi Vivar apo kanali i Butrintit dhe P – deti Jon. pa e ndarë atë nga bashkëpronësia. Ky vendim kaloi të gjitha hallkat administrative në Avokaturën e Shtetit dhe AQKKPronave në Tiranë duke i dhënë atij formën e prerë dhe duke e kthyer në titull ekzekutiv. Vendimi nr.261 dt.31.07.2006 i KKKPronave të Qarkut Vlorë, i cili na ktheu në natyrë sipërfaqen prej 8,9 ha pyll dhe 24,375 ha kullotë brenda kufijve të përgjithshëm V Lidhja me Manastirin e ShënJorgjit, L Liqeni i Butrintit, J – lumi Vivar apo kanali i Butrintit dhe P – deti Jon pa e ndarë atë nga bashkëpronësia.
Ky vendim kaloi të gjitha hallkat administrative në Avokaturën e Shtetit dhe AQKKPronave në Tiranë duke i dhënë atij formën e prerë dhe duke e kthyer në titull ekzekutiv. Në të dy rastet e këtyre vendimeve nuk jemi përpara vendimev të reja por ndryshimi i një të drejte reale nga njohja e të drejtës së pronësisë dhe kompensimin e saj (vendimet, 1 dhe 167) në kthimin fizik në natyrë të pronës sipas të njëjtave kufijve të shprehura në aktin e pronësisë qysh në vitin 1926. Në asnjë rast, unë apo bashkëtrashëgimtarët e tjerë nuk kemi ndarë sipërfaet tona ashtu siç keqinformon gazeta “Tema” e datës 24.07.2015, duke botuar në internet edhe hartën e ndarjes së pjesës që i takon Bido Toros. por brenda kufijve të bashkëpronësisë. Gjithashtu në të dy vendimet si kufi perëndimor është deti Jon dhe në asnjë rast nuk janë të përfshirë ishujt, sepse kufiri perëndimor i pronës së kthyer është deti Jon.
Gjithashtu dua të theksoj se në asnjë rast nuk kam qënë pjesë e këtyre vendimmarrjeve. Nëndrejtor i Përgjithshëm i AKKP kam qënë vetëm gjashtë muaj qershor – nëntor 2013.
E KA PERDORU APO JO KY DETYREN PER PROBLEMET E TIJA PERSONALE ESHTE GJE TJETER.
FAKTI ESHTE QE EDI RAMA PO I GRABIT EDHE ATO PAK PRONA QE I KANE SHPETUAR KRIMINELEVE PERPARA TIJ.
PLUBMI I NDALON KETA KRIMINELE.
Të gjith të përqendruar në pasuri të patundshme.