Partia ekstremiste greke, Agimi i Artë, vijon provokimet ndaj shqiptarëve. Duke iu përgjigjur deklaratës së bërë dy ditë më parë nga sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Aleancën Kuqezi, Lisen Bashkurti, ekstremistët e djathtë grekë thonë se ndërsa qeveria e tyre hesht, do të jenë ata vetë që do të dalin në ballë të luftës për të vënë në vend nderin e Epirit të veriut. Në shkrimin e publikuar në faqen e kësaj partie thuhet madje edhe se heroi kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, është grek dhe lufta e tij ishte një luftë e ortodoksisë kundër turqve.
“Shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Georgio Kastriotin, lufta e të cilit ishte luftë e ortodoksisë kundër turqve. Në mënyrë të padrejtë shqiptarët përdorin flamurin e Perandorisë bizantine si flamur kombëtar. Epiri ishte grek, paraardhësit tanë janë nga Epiri”, shkruajnë ekstremistët grekë.
Duke cituar Bashkurtin, i cili pak ditë më parë tha se grekët janë një komb i falimentuar ekonomikisht dhe moralisht, Agimi i Artë në mënyrë ironike kujton se në këtë vend jetojnë mijëra shqiptarë, që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë ”vendit të lulëzuar, me nivel politik, ekonomik, institucional, moral dhe kombëtar dhe ndërkombëtar, siç është Shqipëria”.
Te urdherojne ta marrin ate qe kerkojne, kur jane kaq trima.
urdheroni pederast te greqise po ju presim…do j merrni mamit ne goje me duket sic na e merrte babi juaj dikur
ja kush jane greket
http://youtu.be/vpVMx2PlTVc
A nuk jane te njejte ne arsyetime partite e vogla greke me partite e vogla shqiptare. Ne do t’u shkojme ne Athine, ne rast se…., ata do te v ijne deri ne Shkumbin, ne rast se…
Idiotizmat e te vegjelve nuk kane kufij.