Për t’u pasuruar mund të ketë mënyra të ndryshme, por më origjinalja duket se mbetet ajo e shqiptarit Gjergji Pelushi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa hiqej herë si agjent i CIA-s dhe herë si i FBI-së, emigranti nga Shqipëria u premtonte punësim dhe lirim nga akuzat bashkëatdhetarëve të tij, kundrejt pagesave në këto institucione ligjzbatuese, duke u hequr si mik i zyrtarëve amerikanë me peshë. Dhe kjo aventurë nuk ka zgjatur shumë, sepse 28-vjeçari është arrestuar nga vetë ‘kolegët’ me të cilët pretendonte se punonte. Dy shqiptarë e kanë denoncuar se Pelushi u ka marrë rreth 35 mijë dollarë dhe një makinë nëpërmjet mashtrimit për punësim, por që nuk u arrit kurrë. Por më interesante bëhet kjo histori kur mëson se Pelushi ishte i sëmurë, pasi priste një transplant të dyfishtë në mushkëri dhe gjykata nuk e ka burgosur, por e ka lënë në “arrest shtëpie”…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.
Mos ndoshta gabimisht ka dale fotografia e Ed Rames ne shkrim. Apo ky ” Agjenti ” eshte tamam sozia e Kryeministrit te Rilindjes.
Kan thene te paret tane cfar te ben femija sta ben dhe perendija,me vjen shume keq per prinderit e tij ,dy prinder te mrekullushem qe ju perkushtuan sherimit te djalit dhe ja perfundimi